web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Historia tronditëse e Robert Hansen/ Agjenti i FBI-së që në 22 vjet u shiti rusëve sekretet e SHBA-së

21 Prill 2021, 08:34, Blog CNA

Kur u kap në vitin 2001, Robert Hansen kishte fituar mbi 1 milion dollarë nga spiunimi
për llogari të sovjetikëve. Për banorët e periferisë së qetë të Vjenës në shtetin e Virxhinias, Robert Hansen ishte fqinji i përsosur.

Një katolik i devotshëm, një baba i dashur dhe një punonjës i përkushtuar i Byrosë Federale të Hetimit (FBI). Ndaj,dikush nuk mund ta imagjinonte se 56-vjeçari ishte diçka tjetër, përveç atij që njihnin. Në fakt, për më shumë se20 vjet, Robert Hansen ishte gjithçka tjetër përveçse jo qytetari amerikani deal.
Për drejtuesit e KGB-së, ai ishte Ramon Garsia, një nga informatorët e tyre më të vjetër dhe një burim i pafundmë i informacioni mbi spiunazhin, sigurinë dhe sistemet kompjuterike të Shteteve të Bashkuara. Deri në kohën kur u kap, Hansen u kishte dhënë rusëve sekrete të panumërta, kishte shkaktuar vrasjen e 2 informatorëve të SHBA-së, dhe hyri në histori si ?spiuni më i dëmshëm në historinë e FBI-së?.

Robert kishte pasur një jetë jo pak të trazuar përpara se të niste të punonte për FBI. Thuhet se babai i tij, Hauard, e kishte përçmuar, ngacmuar dhe keqtrajtuar djalin nga fëmijëria deri në momentin kur ai shkoi në universitet. Ndonëse Hauard e nxiti Robertin të bëhej mjek, ai nuk kishte interes për këtë profesion, ndaj u diplomua për kimi në vitin 1966.

Megjithatë pasioni i tij jo shumë i fshehtë ishte për kodet, radiot dhe pajisjet. Hansen ndoqi disa kurse në gjuhën ruse gjatë kohës që ishte në universitet, dhe vendosi që një dite të takohet me agjentët sovjetikë. Punoi për pak kohë si llogaritar përpara se të aplikonte për punë në Departamentin e Policisë së Çikagos në vitin 1972, ku u pranua shpejt si një hetues i fshehtë për sektorin e punëve të brendshme.

Ai e pa punën interesante, por shumë shpejt u lodh me të. Ndaj, në vitin 1975 aplikoi në FBI, dhe pas një trajnimi disa javor u betua si një agjent special,duke u zotuar për besnikërinë e tij ndaj Shteteve të Bashkuara. Në vitin 1979, çifti Hansen dhe 3 fëmijët e tyre u transferuan në Nju Jork. Jeta e shtrenjtë në këtë qytet e zhyti familjen e tij në borxhe. Me gjithë pagën e ulët, orët e gjata në punë, FBI i besoi atij më shumë përgjegjësi. Kur u transferua në sektorin e kundërzbulimit, Hansen nisi të ketë qasje në dokumentet sekrete më të ndjeshme në lidhje me spiunazhin në Shtetet e Bashkuara.

Ai mësoi të gjitha detajet që kishin të bënin me operacionet e mbikëqyrjes, që kishin në shënjestër qytetarët dhe zyrtarët sovjetikë në vend, kush vëzhgohej dhe kush rekrutohej si spiun. I dëshpëruar për të gjetur një rrugëdalje nga problemet e tij financiare, Hansen i dërgoi një letër anonime një zyrtari sovjetik në OKB.

Ai i ofroi emrin e gjeneralit sovjetik Dimitri Poljakov, një drejtues i nivelit të lartë në GRU, shërbimi sekret ushtarak sovjetik, në këmbim të 20.000 dollarëve. Nëse zyrtari sovjetik binte dakord, ata mund të organizonin shkëmbimin përmes një reklame personale në ?The Village Voice?.
Vetëm disa javë më vonë, përgjigja erdhi dhe Hansen u bë zyrtarisht agjent i Bashkimit Sovjetik.

Ndërkohë, ai u promovua në detyrë dhe u caktua sërish në Uashington, për të punuar në zyrën e buxhetit. Ai kishte qasje në informacione edhe më sekrete për gati çdo operacion aktiv, përfshirë emrat, fondet, vendndodhjet dhe datat, si dhe aktivitetet e agjentëve, spiunëve dhe informatorëve.
Pasi bleu një shtëpi prej 150.000 dollarësh në Vjenë të Virxhinias, Hansen iu kthye spiunazhit për të siguruar jetesën. Kështu,më 1 tetor 1985, ai shkroi një letër tjetër, këtë herë drejtuar Viktor Çerkashin, një oficer i lartë i kundërzbulimit të KGB, që vetëm disa muaj më parë kishte rekrutuar tashmë një agjent të CIA-s me emrin Eldrih Ejms.

 

Në letër, Hansen ofroi emrat e 3 spiunëve sovjetikë që ishin në listën e pagave të FBI-së,
së bashku me provat përkatëse. Ai kërkoi në këmbim 100.000 dollarë. Ai nuk kishte se si ta dinte që këto informacione i ishin dhënë tashmë sovjetikëve nga agjenti i CIA-s, por gatishmëria e tij vetëm sa konfirmoi besueshmërinë e tij ndaj tyre.

Ndërkohë, 3 agjentët e dekonspiruar nga Hansen u ekzekutuan menjëherë. Në këmbim të viteve të spiunimit për sovjetikët, Hansen fitoi në total 1.4 milion dollarë në para dhe diamante. Më 2 nëntor, pas një debati të gjatë në Moskë nëse mund t?i besohej këtij njeriu, Hansen u udhëzua të shihte poshtë një ure në Parkun Notouei në Vjenë. Atje, ai gjeti një qese të papërshkueshme nga uji që përmbante paratë e tij. Ishte fillimi i një karriere të gjatë si agjent sovjetik. Gjatë viteve që pasuan, Hansen i shiti sekrete të shumta Çerkashin në këmbim të disa dhjetëra mijëra dollarëve.

Gjatë gjithë kohës, FBI e ngarkoi atë me detyrën e rekrutimit të spiunëve të mundshëm. Përmes Hansen, KGB mësoi për ekzistencën e një tuneli sekret që ishte gërmuar nën ambasadën Sovjetike në Uashington. Ai madje i inkurajoi eprorët e tij të KGB-së që të rekrutonin shokun e tij më të mirë të fëmijërisë, një nënkolonel në shërbimin sekret të ushtrisë.

Ai i nënshkroi të gjitha letrat e tij drejtuar Çerkashin si ?Ramon Garcia?.Në atë kohë, Hansen krijoi lidhje me një striptiste, udhëtoi më të në Hauai dhe i bëri shumë dhurata.Por ky stil jete mori shpejt fund në dhjetor 1991, kur u shemb Bashkimi Sovjetik.

Në vitin 1994, u kap Eldrih Ejms, ndërsa FBI dhe CIA punuan së bashku për të gjetur tradhtarin tjetër. Ata ranë në kontakt me Aleksandr Sherbakov, një ish-agjent i KGB-së që kishte hapur një biznes privat, dhe ishte gati të ndante atë që dinte në këmbim të 7 milion dollarëve. Sherbakov u dha agjentëve një dosje që përmbante prova të forta që e implikonin Hansen. Në vitin 2000, Hansen u promovua sërish në detyrë si një nga ekspertët kryesorë të sistemit kompjuterik të FBI-së. Ai promovim u shoqërua me disa përfitime, përfshirë një zyrë private dhe një asistent personal.

Por ai nuk e dinte se promovimi ishte në fakt një justifikim për ta mbajtur atë në Uashington, ku mund të vëzhgohej. Ndihmësi i tij, Erik O?Nill, ishte atje me të për të mbledhur prova dhe për të provuar se Hansen ishte fajtor për atë që dyshohej. Ai vuri re se Hansen përdorte një kompjuter personal Palm III për të ruajtur informacionin. Më15 Shkurt 2001, ai e mori kompjuterin nga zyra e Hansen dhe ia dorëzoi një ekipi specialistësh, të cilët shkarkuan dhe deshifruan përmbajtjen. Aty gjetën prova përfundimtare që Hansen kishte tradhtuar FBI-në.

Më 18 shkurt 2001, ai çoi një mikun e tij në aeroport dhe u largua me makinë në drejtim të Parkut Fokstoun në Vjenë, vendi ku merrte rregullisht paratë e tij. Ndërsa po kthehej tek makina e tij me paratë në dorë, dy furgonë ndaluan aty pranë dhe prej andej dolën disa agjentë të armatosur që e arrestuan.?Pse ju desh kaq shumë kohë që të më kapnit??- u tha Hansen.

I akuzuar për 14 akuza për spiunazh dhe një akuzë për komplot për të kryer spiunazh, Robert Hansen rrezikonte dënimin me vdekje, sidomos pasi veprimet e tij kishin çuar në ekzekutimin e informatorëve sovjetikë që spiunonin për llogari të Shteteve të Bashkuara.
Ai u dënua me 15 burgime të përjetshme radhazi, të cilat po i vuan aktualisht në burgun federal Florens në Kolorado. Ai qëndron në izolim 23 orë nga 24 orë të ditës, dhe nuk ka asnjë mundësi që të kërkojë lirimin me kusht./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://allthatsinteresting.com/robert-hanssen





Lajmet e fundit nga