Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Nga Gideon Rachman ?Financial Times?
Sa herë që Evropa goditet nga një krizë – qoftë e borxheve, refugjatëve apo e Covid-19 – profetët e katastrofave parashikojnë më të keqen për Bashkimin Evropian. Në kulmin e krizës së euros, shumë nga ata sugjeruan se monedha e përbashkët e unionit nuk do të arrinte të mbijetonte.
Unë vetë isha ndër ata që menduan se kriza e refugjatëve e vitin 2015, mund ta bënte Brukselin shumë të parëndësishëm në skenën globale. Shtypi britanik pro-Brexit, vazhdon të parashikojë thuajse çdo javë shembjen e BE-së. Pandemia e Covid-19, ka sjellë shpërthimin e një vale të re pesimizmi.
Ekonomisti amerikan Paul Krugman, analizoi kohët e fundit menaxhimin e pandemisë në vendet e BE, duke arritur në përfundimin:?Projekti Evropian është në telashe të mëdha!?.Ka pak dyshime se performanca e BE-së përballë Covid-19 ka qenë e dobët.
Por kjo nuk duhet të çojë në një dëshpërim melodramatik mbi të ardhmen e organizatës. Projekti Evropian ekziston prej rreth 70 vjetësh, që nga themelimi i Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut në vitin 1951. Gjatë asaj kohe, ai u ka mbijetuar shumë krizave dhe plagëve të vetë-shkaktuara, dhe është më shumë se 4-fishuar në madhësinë e tij. Mos ndoshta ka ardhura koha ta pranojmë se është një organizatë mjaft elastike? Në fakt, nëse jeni duke kërkuar entitete politike që janë në ?telashe të mëdha?, apo që janë të kërcënuar nga shpërbërja, SHBA-ja dhe Britania e Madhe janë aktualisht kandidate më të besueshme sesa BE-ja.
Amerika sapo përjetoi një sulm mbi Kongres nga një turmë e zemëruar, dhe një nga dy partitë e saj të mëdha politike, ka ndërmarrë sulme periodike kundër demokracisë amerikane. Mbretëria e Bashkuar po përpiqet të parandalojë ringjalljen e dhunës në Irlandën e Veriut, dhe nga ana tjetër të shmangë një referendum të dytë për pavarësi në Skoci, që nëse ndodh dhe ka sukses do të sillte humbjen e një të tretës së territorit të saj.
Krahasuar me këto, problemet e BE-së duken relativisht më të lehta. Megjithatë mosbesimi në lidhje me të ardhmen afatgjatë të BE-së është i vazhdueshëm. Ai mund të burojë pjesërisht nga natyra unike e kësaj organizate.
BE është të një organizatë ndërkombëtare që ka shumë nga karakteristikat e një shteti, përfshirë një monedhë, një parlament, një gjykatë të lartë dhe një bankë qendrore. Kjo natyrë hibride e BE-së i josh të huajt, të mësuar të merren me shtetet-kombe, që ta konsiderojnë BE-në si diçka të panatyrshme, apo edhe të deformuar, dhe për këtë arsye edhe një kandidate të dukshme për të përjetuar një vdekje të hershme, si një njeri që ka lindur me organet e trupit në vendin e gabuar.
Por në realitet, kërcënimi i një krize ekzistenciale që mund ta shkatërronte BE-në, tashmë po zbehet. Pas votimit të Britanisë së Madhe pro Brexit në vitin 2016, ekzistonte një rrezik i qartë që edhe vendet e tjera evropiane mund të largoheshin nga BE.
Në Francë, udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marin Lë Pen bëri fushatë pro Frexit; ndërsa Mateo Salvini në Itali, udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë të Lega Nord, promovoi idenë se vendi i tij duhet të linte eurozonën. Por tani nacionalistët e Evropës e kanë ndryshuar ?muzikën? e tyre.
Ndërsa po përgatitet për zgjedhjet presidenciale franceze të vitit të ardhshëm, Lë Pen e ka braktisur idenë e largimit të vendit nga BE, dhe ka premtuar ta mbajë Francën në eurozonë.
Politika e saj e re është të qëndrojë brenda BE-së, dhe të bëjë fushatë për një ?Evropë të kombeve?.
Në Itali, Salvini po mbështet aktualisht një qeveri teknokrate dhe pro-BE të udhëhequr nga Mario Dragi, ish-president i Bankës Qendrore Evropiane. Lë Pen dhe Salvini nuk u bënë befas eurofilë emocionalë. Ata i lexojnë me kujdes sondazhet.
Dhe në Francë, ato sugjerojnë se një shumicë e madhe njerëzish e mbështesin qëndrimin brenda BE-së. Në Itali, në fillim të krizës së koronavirusit, kishte sondazhe që sugjeronin se më shumë se 40 për qind e italianëve donin largimin e vendit nga BE. Por që nga ajo kohë BE-ja ka miratuar një fond qindra miliarda euro të rimëkëmbjes nga Covid-19, një pjesë e mirë e të cilit do t?i jepet Italisë. Salvini e ka kuptuar se thirrjet për t?u larguar nga BE apo euro, nuk janë ato që dëshiron të dëgjojë elektorati.
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, që i pëlqen të tallet me Brukselin dhe liberalizmin, ndodhet në një pozitë të ngjashme. Ai e di që vendi i tij përfiton shumë nga fondet e BE, dhe qasja në tregun e përbashkët. Pavarësisht marrëdhënieve të tij të këqija me Brukselin, Orban nuk do të largohet nga BE.
Ai mund të jetë cinik, por nuk është budalla. Procesi i ndryshimit të qasjeve, zhvillohet në
të dyja drejtimet. BE është shumë e pakënaqur mbi drejtimin që kanë marrë gjërat në Hungari dhe Poloni, dhe i ka vënë që të dyja në shënjestër për shkak të problemeve me sundimin e ligjit.
Por nuk ka gjasa që asnjëra prej tyre të dëbohet nga BE. Një fitore e Marin Lë Pen vitin e ardhshëm, që është e mundshme, do të ishte gjithashtu një tronditje e madhe për Brukselit. Por, edhe nëse Frexit është jashtë ?menysë?, BE do të merrte një goditje nëse do të fitonte Lë Pen.
Me kalimin e kohës, projekti evropian mund të bëhet gjithnjë e më i sigurt. Sondazhet tregojnë se të rinjtë janë më pro-BE sesa të moshuarit. Ndryshimi i mjedisit ndërkombëtar po e favorizon BE-në. Me Kinën dhe Rusinë që duken si më kërcënuese se më parë, dhe më SHBA-në që duket si më pak e besueshme si partnere, për evropianët është duke u bërë më bindëse nevoja për të qëndruar të bashkuar.
Asnjëra nga këto nuk do të thotë se BE-ja mund të jetë e vetëkënaqur për të ardhmen e saj, ashtu siç Kina, SHBA-ja apo Mbretëria e Bashkuar, nuk mund të supozojnë me shumë siguri se stabiliteti i tyre politik është i garantuar.
Gabim është të besosh se strukturat unike dhe shpesh konfuze politike të BE-së, e bëjnë atë veçanërisht të ndjeshme ndaj një kolapsi të mundshëm. Në realitet, BE-ja gjendet në një ekuilibër i kujdesshëm dhe në zhvillim midis pushtetit kombëtar dhe atij mbi-kombëtar, dhe midis teknokracisë dhe demokracisë. Dhe ky është një burim i qëndrueshmërisë dhe forcës, jo i dobësisë apo i brishtësisë./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.ft.com/content/4e5cf2d3-9978-400a-b62f-2266dc86ce41
Nga Cody Cottier “Discover Magazine”Transaksionet njerëzore ...
Nga Hans von der Burchard, Maia de la Baume, Adam Bouzi & Fl...
Fati është një koncept interesant por edhe shumë subjektiv. ...
Atentatet që e ndryshuan rrjedhën e historisëFjala asasin (v...
Bota ka shumë legjenda dhe mite. Përmes përsëritjes së vazhd...
“Financial Times”Prioriteti më madhor në betejën mjekësore k...
Ernest Heminguei:Jeta mes letërsisë, peshkimit dhe shërbimev...
Nga Maxim Samorukov “The Moscow Times”Pas 6 vitesh të një ar...
Nga Covid-19 tek kurimi i kancerit:Si mund ta ndryshojë botë...
Nuk është gjithmonë e qartë se çfarë bën tamam një Papë, por...
Nga Ian Bancroft “Open Democracy”Një video promovuese e BE-s...
“National Riview”Hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Gjetja e një kure për kancerin është aq e kërkuar sa çdo the...
Nga Lindsey Bever “Washington Post”Deri tani shumë njerëz ja...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”Nëse N...
Nga David B.Feldman “Psychology Today”Sapo mbusha 45 vjeç. D...
Kompania amerikane Pfizer në mesin e javës së kaluar zhvillo...
Nga Dominic Green “The Wall Street Journal”Udhëheqësit e Evr...
Në vitin 2006, disa biologë që punonin pranë Islandës, gjetë...
Sipas analistëve të kompanisë “Jefferies” brenda 10 deri 20 ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...