“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga Dominic Green ?The Wall Street Journal?
Udhëheqësit e Evropës u kanë thënë qytetarëve se në krizën e Covid-19 të gjithë janë bashkë. Por në Britaninë e Madhe, gati 40 për qind e popullsisë e ka marrë të paktën një vaksinë Covid-19. Përtej kanalit, vetëm rreth 13 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian kanë marrë një vaksinë.
Në Francë, shifra është afro 10 për qind. Në Britani, norma e rasteve të reja dhe shtrimet
në spitale po bien, ndërsa ajo e vdekjeve masive nga Covid-19 ka shkuar drejt zeros. Por në Gjermani, kancelarja Angela Merkel ka paralajmëruar një rritje ?eksponenciale? të rasteve. Ajo paralajmëroi një bllokim për Pashkë, por më pas u tërhoq. Italia, ku më shumë se 1 milion njerëz mbi 80 vjeç që nuk janë vaksinuar ende, dhe ka hyrë në një bllokim tjetër. Parisi dhe qytetet e tjera të mëdha franceze janë mbyllur.
Frederic Valletoux, kreu i rrjetit spitalor të Francës, thotë se shtretërit e reparteve të kujdesit intensiv në rajonin e Parisit janë të tejmbushur. Valletoux ka raportuar numra alarmantë, teksa shton se vetëm bllokimet mund të parandalojnë një ?tronditje të paparë? mbi sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit.
Vala e tretë e Covid-19 në Evropë do të kushtojë mijëra jetë njerëzish dhe miliarda euro. Pushuesve të sezonit veror, që janë thelbësorë për ekonomitë e Evropës Jugore, mund t?u duhet të qëndrojnë larg për vitin e dytë radhazi. Kjo gjë do të zgjerojë hendekun e konkurrencës dhe borxhin midis veriut të pasur dhe jugut të varfër të eurozonës.
Shtetet jugore mund të kërkojnë një tjetër paketë financiare ndihme, një skenar aspak i preferueshëm për votuesit gjermanë, të cilët shkojnë në votime në zgjedhjet parlamentare të shtatorit. Udhëheqësit e zgjedhur të Evropës, presidenti francez Emanuel Makron dhe sidomos Merkel, janë përgjegjës për gabimet tragjike që kanë shkaktuar dështimin e madh me shpërndarjen e shpejtë të vaksinave në kontinent.
Ata dhe partitë e tyre, kanë filluar që të paguajnë koston politike të gabimeve të tyre. Gjatë zgjedhjeve rajonale të mesit të këtij muaji, Unioni Kristiandemokrat i Merkelit pati performancën më të dobët në 2 prej bastioneve të saj historike. Në landin jugperëndimor të Baden-Vyrtembergut, të cilin CDU-ja e drejtoi për 58 vjet me radhë deri në vitin 2011, partia e zonjës Merkel fitoi vetëm 23 për qind të votave. Ndërkohë në landin Reinland-Pfalz në Perëndim, ku nisi dikur karriera e Helmut Kol në CDU, kjo parti mori vetëm 26 për qind të votave, shumë prapa socialdemokratëve të qendrës së majtë.
CDU po bie edhe në sondazhet kombëtare.
Programi problematik i vaksinimit, skandalet e korrupsionit dhe humbjet rajonale, e kanë rihapin betejën për pasuesin e zonjës Merkel kur ajo të dalë në pension pas zgjedhjeve të shtatorit. Në janar, anëtarësia e CDU-së zgjodhi si lider të partisë Armin Lashet. Por ai do të përballet me një sfidë të fortë nga Markus Soder i partisë motër bavareze CDU, Unioni Kristiansocial, që është më pak centrist se Merkel dhe Lashet. Dhe kjo nuk është trashëgimia që kishte në mendje zonja Merkel, në detyrë që nga viti 2005.
Në Francë, ku zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të mbahen në prillin e vitit 2022, sondazhet tregojnë se populistja Marin Lë Pen e mund Emanuel Makron në raundin e parë të votimit. Ajo parashikohet ta mposhtë sërish atë në raundin e dytë. Sistemi francez me dy raunde është krijuar enkas për të penguar ngjitjen në pushtet të nacionalistëve si zonja Lë Pen. Por diferenca e raundit të dytë të Makron po tkurret deri afër kufirit të gabimit të sondazheve. Për dy dekada, centristët e Francës janë mbështetur tek ?frontin republikan?, në të cilin votuesit e moderuar të së majtës dhe së djathtës bashkohen kundër kandidatëve radikalë.
Por ai koalicion po shkatërrohet. Në vitin 2002 Zhak Shirak mundi Zhan Mari Lë Penin, babain e zonjës Le Pen, me diferencën më të madhe në një palë zgjedhje presidenciale, 82 përkundrejt 18 për qind. Në vitin 2017, Makron e mundi zonjën Lë Pen me shifrat 66 përkundrejt 34 përqind. Sondazhet nga fillimi i marsit, parashikojnë një fitore të Makron në shifrat 53 përkundrejt 47 për qind. Gabimet, të cilat po ndryshojnë hartat zgjedhore të BE-së ishin të shmangshme. Makron dhe Merkel u përpoqën që ta shndërronin një krizë të kujdesit shëndetësor në një mundësi për të provuar epërsinë e teknokracisë së Brukselit.
Ndërsa qeveria e Boris Xhonson në Britani porositi vaksina nga burime të shumta dhe sa më shpejt që ishte e mundur, homologët e tyre varën shpresat tek 2 vaksina franceze, njëra nga kompania farmaceutike ?Sanofi?, tjetra nga Instituti Lui Pastër.
?Sanofi? thotë se mund të ketë një vaksinë të sajën deri në fund të këtij viti. Në janar 2021, Instituti Pastër, e braktisi vaksinën e tij. Në fillim, Makron dhe Merkel e nënvlerësuan suksesin e Britanisë, dhe përçmuan efikasitetin e vaksinës AstraZeneca.
Makron pretendoi se ajo ishte ?gati joefektive? për njerëzit mbi moshën 65 vjeç, ndërsa Merkel tha se si një 66-vjeçare, nuk do të pranonte të vaksinohej me të për shkak të shqetësimeve që ajo sjll, të cilat u hodhën poshtë nga Britania e Madhe. Pastaj nën presionin e Berlinit, Bashkimit Evropian e pezulloi përdorimin e AstraZeneca, për shkak të shqetësimeve të pabazuara në lidhje me mpiksjen e gjakut.
Pavarësisht kësaj, Franca dhe Gjermania ia hedhin fajin për problemet e tyre Britanisë, duke pretenduar se nuk i ka furnizuar si duhet me vaksinën AstraZeneca. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, ka bërë thirrje për konfiskimin e vaksinave në territorin e BE-së. Në një samit të BE-së të zhvilluar të enjten e shkuar, komisioni miratoi kufizimet në eksportin nga BE të materialeve të vaksinave drejt shteteve që kanë aktualisht norma më të larta të vaksinimit.
Dhe në dallim nga qeveria e Britanisë së Madhe, Bashkimi Evropian po mbetet shumë prapa në angazhimin e tij ndaj programit të Kombeve të Bashkuara për të vaksinuar kombet më të varfra. Ndërkohë, përgjigjja e supozuar e unifikuar e BE-së, po kthehet në një reagim të tipit ?secili për vete?.
Gjermania ka siguruar një sasi prej 50 milion dozash nga kompania amerikane Moderna.
Hungaria është rebeluar duke miratuar dhe blerë sasi të mëdha të vaksinës ruse Sputnik V. Kryeministri i Sllovakisë, është zotuar se do të japë dorëheqjen pasi bleu sasi të mëdha të vaksinës ruse pa miratimin e partnerëve të tij të koalicionit.
BE-ja e ka kthyer krizën e Covid-19 në një mundësi që Vladimir Putin të përfitojë nga diplomacia e vaksinave. Reagimi i dobët e ka minuar premtimin e nënkuptuar të teknokracisë – dorëzimin e lirisë në këmbim të sigurisë – dhe diskreditoi centristët që janë në pushtet në Francë dhe Gjermani.
Vende si Britania, Izraeli dhe Hungaria, kanë vepruar të pavarur. SHBA-ja po e vaksinon me shpejtësi popullsinë e saj.
Ashtu si me monedhën e saj, BE-ja e ka mbivlerësuar vazhdimisht veten dhe në fund ka vepruar më dobët sesa pritej. BE nuk do të jetë një viktimë e Covid-19. Por ajo po pëson një vdekje të ngadaltë nga një mijë plagë që i ka shkaktuar vetes./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.wsj.com/articles/europes-covid-bill-is-coming-due-11616795722?mod=opinion_lead_pos8
Në vitin 2006, disa biologë që punonin pranë Islandës, gjetë...
Sipas analistëve të kompanisë “Jefferies” brenda 10 deri 20 ...
A u përpoq shërbimi sekret të fshihte incidentin me armë të ...
Nga William S.Smith “The American Conservative”Ka vetëm një ...
Nga Havier SolanaFjala “qëndrueshmëri” (resilence në gjuhën ...
Nga Gerard Baker “The Wall Street Journal”“Kapitalistët do t...
Detyra e çdo zyrtari të policisë është të mbrojë sigurinë e ...
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Nëse do t’u besojmë disa zë...
Shumica e njerëzve e mendojnë historinë e njerëzimit si një ...
Nga Miron ÇakoIkona në vetvete, është një pikturë e shenjtë ...
Bota ka dëgjuar jo pak histori të njerëzve, madje edhe fëmij...
Nga Selam Gebrekidan & Matt Apuzzo “The New York Times”Në di...
Nga Lionel LaurentFushata e vaksinimit në kontinent është në...
Nga Paul Krugman “The New York Times”Shtetet e Bashkuara kan...
Nga Amina Khan “Los Angeles Times”Në një vaksinë antik-Covid...
Nëse ka ndonjë vend në glob që mund të frymëzojë ndjesinë e ...
Nga Mary A.Shiraef “The Conversation”Udhëtime të anuluara: 2...
Vendimi i nxituar dhe i pamatur nga shumica e shteteve evrop...
Nga Gideon Meyerowitz “Sciencealert”Vaksinat janë inovacione...
Nga Armstrong Williams “The Hill”Demokratët në SHBA ishin kr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...