Auditorët e BE: Projektet e transportit në Shqipëri dhe Ballkan, të ngadalta dhe të pambikëqyrura
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Nga Gerard Baker ?The Wall Street Journal?
?Kapitalistët do të na shesin litarin me të cilin do t?i varim!?. Ky citat, që i atribuohet Leninit, ishte një metaforë e gjallë mbi ato që marksistët i quajnë kontradiktat e brendshme të kapitalizmit. Besimi në pashmangshmërinë e natyrshme të rënies së afërt të Perëndimit, i motivoi komunistët sovjetik deri në vitin 1989, kur sistemi i tyre u tregua më shkatërrues ndaj vetvetes sesa gjithçka tjetër që mund të përdorte kundër tij kapitalizmi.
Por kjo maksimë e vjetër, ka marrë sot një formë të re dhe më të besueshme. Ajo ishte më se e dukshme javën e kaluar në takimin e parë midis ekipeve të politikës së jashtme të presidentit amerikan Xho Bajden dhe përfaqësuesve modernë të Marksizëm-Leninizmit në Partinë Komuniste Kineze.
Që në momentin kur të dyja palët u ulën në tryezë ishte e qartë se një udhëheqje kineze e guximshme, po e kupton shumë mirë se arma më e madhe ideologjike që po mbështet luftën e saj gjithnjë e më ekzistenciale kundër Amerikës, është entuziazmi i madh për vetë-shkatërrimin që e karakterizon aq shumë mendimin aktual të elitave në SHBA. Kur shefi i punëve të jashtme i Partisë Komuniste, Jang Jieçi i mbajti një leksioni Sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, mbi historikun e të drejtave të njeriut në Amerikë, mbi trajtimin që SHBA-ja u ka bërë pakicave të saj, dhe mbi pabarazinë e lindur të sistemit të saj, gjithçka që ai tha, mund të ishte marrë shumë lehtë nga uebsajti i platformës elektorale presidenciale të Partisë Demokratike, nga historitë e rrëfyera nga gazetarët fitues të Çmimit Pulitzer, apo nga shënimet e një studenti të zakonshëm nga leksionet që mbahen çdo ditë në universitetet më të mira të Amerikës.
Në kundërpërgjigje, një Blinken dukshëm i zhgënjyer, murmuriti diçka të tipit:?Të paktën Amerika përballet hapur me problemet e saj?. Pastaj u ankua, si një debatues më i mirë, se kundërshtari i tij e kishte tejkaluar kohën e caktuar për të folur.
E vërteta më e madhe është se njerëzit që kontrollojnë institucionet kryesore kulturore të Amerikës,tani edhe qeverinë amerikane,kanë prodhuar me padurim shumë ?litarë ideologjik? për ?xhelatin? kinez, dhe e kanë shtuar shumë prodhimin gjatë vitit të kaluar.
Lëvizja e tyre intelektuale, ka qenë forca që qëndronte pas shkatërrimit të planifikuar – figurativisht dhe fjalë për fjalë – të shtyllave kryesore të autoritetit të Amerikës në botë:ideja që kombi më i madh në planet, u themelua mbi idealet universale të lirisë dhe dinjitetit njerëzor.
Në vend të kësaj, kjo lëvizje këmbëngul, njëlloj si komunistët kinezë, se pretendimi për një status unik në botë ka qenë një mashtrim i madh, prapa së cilit Amerika ka qenë – dhe mbetet – një forcë e shtypjes dhe shfrytëzimit. Po si mund të dominojë një komb në një luftë ideologjike globale, kur udhëheqësit e tij besojnë se vlerat thelbësore të një kombi janë thelbësisht të mbrapshta? Jang dhe kolegët e tij duhet të kenë qeshur jo pak me njëri-tjetrin gjatë rikthimit për në Pekin.
Në fakt,ata ndoshta po tallen më shumë me atë çka shohin tek vlerat dhe parimet,ndaj të cilave zotërinjtë e rinj të Amerikës – më falni, figurat udhëheqëse jo-legjendare – kërkojnë besnikëri. Është e vështirë të imagjinohet një shoqëri e suksesshme, në të cilën pretendimi për të qenë viktimë e një shtypësi – shpesh një pretendim i rremë – është rruga më e shpejtë drejt ecjes përpara.
Fjala është për shkatërrimin e idesë së përsosmërisë akademike, që tani duket se dominon në pjesën më të madhe të institucioneve arsimore në SHBA. Demokratët që qeverisin qytetet kryesore të SHBA-së, janë të zënë me eliminimin e shanseve për disa nga fëmijët e tyre më të pa favorizuar që shkojnë në universitete mbi bazën e talentit. Na është thënë se kjo gjë është diskriminuese. Rezultati është rënia e nivelit. Dhe sigurisht që këmbëngulja fanatike tek cilësitë që na ndajnë sesa na bashkojnë në si amerikanë – raca, orientimi seksual dhe ?gjinia? e shumëllojshme -janë bërë sot tiparet kryesore të identitetit. Është një ironi e hidhur fakti që teoritë marksiste të shtypjes strukturore, që u diskredituan nga përvoja e kundërshtarëve ideologjikë të Amerikës gjatë shekullit të kaluar, të kenë sot një ndikim kaq të madh tek shtresat më me ndikim të shoqërisë amerikane.
Lenini mund të qeshte me të madhe. Kinezët kanë dëshmuar se janë shumë më të aftë se sa paraardhësit e tyre rusë në përshtatjen e porosive të marksizmit me realitetin ekonomik. Siç e parashikoi Lenini, në këtë proces ata kanë pasur shumë ndihmë nga kapitalistët amerikanë. Por elitat tona kulturore kanë qenë gjithashtu të zëna me eksportimin e litarit të xhelatit përtej Paqësorit. Të paktën, kapitalistët ua kanë shitur atyre. Pjesa më e madhe e Amerikës moderne duket se synon t?ua dhurojë atë./Përshtatur nga CNA.al
Detyra e çdo zyrtari të policisë është të mbrojë sigurinë e ...
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Nëse do t’u besojmë disa zë...
Shumica e njerëzve e mendojnë historinë e njerëzimit si një ...
Nga Miron ÇakoIkona në vetvete, është një pikturë e shenjtë ...
Bota ka dëgjuar jo pak histori të njerëzve, madje edhe fëmij...
Nga Selam Gebrekidan & Matt Apuzzo “The New York Times”Në di...
Nga Lionel LaurentFushata e vaksinimit në kontinent është në...
Nga Paul Krugman “The New York Times”Shtetet e Bashkuara kan...
Nga Amina Khan “Los Angeles Times”Në një vaksinë antik-Covid...
Nëse ka ndonjë vend në glob që mund të frymëzojë ndjesinë e ...
Nga Mary A.Shiraef “The Conversation”Udhëtime të anuluara: 2...
Vendimi i nxituar dhe i pamatur nga shumica e shteteve evrop...
Nga Gideon Meyerowitz “Sciencealert”Vaksinat janë inovacione...
Nga Armstrong Williams “The Hill”Demokratët në SHBA ishin kr...
Nga Annamaria Testa“Nostalgjia është delikate por e fuqishme...
Fenomeni i hezitimit ndaj vaksinimit është krijuar me vetë v...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Historia mbretërore britanike, tregon se me një pushtet të m...
Nga Michael Rubin “National Interest”Rexhep Taip Erdogan kre...
Cilido që është i interesuar mbi shkencën, e di se për të pa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...