web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vaksinat: Arsyet e katastrofës evropiane

20 Mars 2021, 12:40, Blog CNA

Nga Paul Krugman ?The New York Times?

Shtetet e Bashkuara kanë shumë për të mësuar nga sukseset e politikave të Evropës, sidomos kur është fjala për kujdesin shëndetësor. Çdo komb i pasur evropian ofron sigurim shëndetësor universal në një kohë që shpenzon shumë më pak se ne, edhe pse sistemi ynë lë dhjetëra miliona njerëz të pasiguruar.

Dhe të gjitha të dhënat tregojnë se cilësia e përgjithshme e kujdesit shëndetësor në Evropë është shumë e mirë sesa në SHBA. Për shembull, francezët mund të presin të jetojnë 4 vjet më shumë sesa amerikanët.

E megjithatë, në këtë moment vendimtar të sagës së Covid-19, kur vaksinat e reja po ofrojnë më në fund një perspektivë reale të kthimit në jetën normale, politika në Bashkimin Evropian ka shkuar nga dështimi në dështim.

Vaksinimi në kontinent filloi shumë ngadalë:Në raport me popullsinë, Britania dhe SHBA kanë kryer 3 herë më shumë vaksinime sesa Franca ose Gjermania. Dhe vendet e BE-së vazhdojnë që të ecin ngadalë me këtë proces, duke vaksinuar 50 për qind më pak sesa ne në një ditë.

Është e sigurt se dështimi i Evropës në këtë proces, do të shkaktojë mijëra vdekje të panevojshme. Dhe çështja është se politikat e kontinentit nuk duken si raste të izoluara, pra si disa vendime të këqija të marra nga disa udhëheqës të këqij.

Përkundrazi, këto dështimet duket se pasqyrojnë të metat themelore në institucionet dhe qasjet e BE-së- përfshirë të njëjtën ngurtësi burokratike dhe intelektuale që e përkeqësoi më shumë sesa parashikohej krizën e euros një dekadë më parë.

Arsyet e këtij dështimi janë komplekse. Por filli i përbashkët që i lidh, duket të jetë fakti se zyrtarët evropianë nuk ishin të ngathët vetëm përballë rreziqeve reale, por edhe ndaj rreziqeve të imagjinuara.

Ata u panë shumë më të shqetësuar për mundësinë e pagimit me një çmim të lartë të vaksinave anti-Covid, apo kishin frikë se mos zbulonin se kishin hedhur para për vaksinat që ose do të rezultonin joefektive ose me efekte anësore të rrezikshme.

Kësisoj, ata i minimizuan këto rreziqe duke e vonuar procesin e blerjes së vaksinave, duke bërë pazar për çmimet dhe duke refuzuar të toleronin kompanitë në heqjen dorë nga përgjegjësia për produktin e tyre.

Ata u shqetësuan shumë më pak mbi rrezikun real që shumë evropianë mund të sëmureshin apo edhe të vdisnin, për shkak se shpërndarja e vaksinave ishte shumë e ngadaltë. Duke lexuar historinë e vaksinimit të ngadaltë në Evropë, m?u kujtua përkufizimi i H.L. Menken për puritanizmin si ?frika e madhe se dikush diku mund të jetë i lumtur?.

Ngjashëm, eurokratët duken se janë të përndjekur nga frika se dikush, diku – qofshin kompanitë farmaceutike apo punonjësit e sektorit publik grek – mund t?ua hedhin me diçka.

Gjatë krizës së euros, ky qëndrim çoi në imponimin e politikave të ashpra dhe shkatërruese të kursimit për vendet debitore, që ata të paguanin në një farë mënyre koston e duhur për papërgjegjshmërinë fiskale të mëhershme.

Në këtë rast, kjo sjellje nënkuptonte fokusimin tek arritja e një marrëveshje të vështirë me kompanitë farmaceutike, madje edhe me koston e një vonese vdekjeprurëse, që të mos kishte në asnjë rast ndonjë aluzion mbi përfitimet e mëdha të kompanive në kurriz të unionit.

Nuk ka nevojë të thuhet se këtu në Amerikë ne kemi një qëndrim shumë më liberal ndaj  përfitimit të korporatave. Por në këtë rast kjo qasje na shërbeu për mirë, sepse ne nuk mund të kursenim disa qindarka më tepër në kulmin e një krizë shëndetësore.

Por, mjerisht Evropa ka edhe probleme të tjera. Vaksinimi u vonua edhe për shkak të përpjekjeve për të ndjekur një politikë të përbashkët evropiane, e cila do të ishte normale  nëse Evropa do të kishte ndonjë gjë që i ngjante një qeverie të unifikuar.

Por nuk është kështu. Në vend të kësaj, qeveritë kombëtare arritën marrëveshje individuale me kompanitë, ndërsa ishin në pritje të konsensusit. Për më tepër, blerja e vaksinave nuk është fundi i historisë, pasi ato duhen injektuan në krahun e njerëzve.

Dhe në Evropë nuk ka asgjë të krahasueshme me ndonjë fushatë kombëtare të vaksinimit, sikurse po ndodh në SHBA qëkur është ngjitur në pushtet administrata e Xho Bajdenit.

Së fundmi, Evropa rezulton të ketë një problem me armiqësinë e përhapur ndaj shkencës. Sigurisht, këtë problem e kemi edhe ne në Amerikë, por ai i tyre është i ndryshëm, dhe në forma që po sjellin shumë dëme.

Në Amerikë, shumica e armiqësisë ndaj shkencës vjen nga e djathta, veçanërisht e djathta fetare. Ne jemi një komb plot me anti-evolucionistë, mohues të ndryshimeve klimatike dhe, së fundmi mohues të Covid, pra forma të mohimit të shkencës që janë shumë më pak të zakonshme në Evropë.

Ndërkohë hezitimi për t?u vaksinuar ekziston edhe në SHBA, por ndjenja anti-vaksinë duket se është jashtëzakonisht më e madhe në Evropë, sidomos në Francë. Të gjitha këto probleme arritën kulmin këtë javë, kur një numër vendesh evropiane pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca, bazuar ndoshta në të dhëna të rreme se disa nga të vaksinuarit mund të përjetojnë mpiksje gjakut.

Sërish politikë-bërësit ishin të fiksuar me rreziqet e gabuara. Edhe nëse ka efekte anësore të pafavorshme, ato me siguri që janë më të vogla në krahasim me dëmin që i shkaktohet procesit të vaksinimit.

Ndërkohë, Evropa dështoi me koordinimin. Gjermania pezulloi në mënyrë të njëanshme AstraZeneca, të tjerët ndoqën me shpejtësi shembullin e saj nga frika se do të fajësoheshin nëse shkonte diçka keq (përveç njerëzve që po vdisnin për shkak se nuk po merrnin vaksinën).

Siç e thashë më lart, gjëja më shqetësuese në lidhje me gjithë këtë dështim, është se për të nuk mund të fajësohen thjesht disa udhëheqës të këqij. Në vend të kësaj, ai dështim duket se reflekton të meta themelore në institucione dhe qëndrime. Projekti evropian është në telashe të mëdha./ Përshtati në shqip CNA.al





Lajmet e fundit nga