web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vaksina e AstraZeneca, dhe rreziku i mpiksjes së gjakut, ja çfarë duhet të dini

18 Mars 2021, 08:30, Blog CNA

Nga Gideon Meyerowitz ?Sciencealert?

Vaksinat janë inovacione të mahnitshme dhe shpëtuese të jetës. Dhe vaksinat kundër Covid-19 nuk bëjnë dallim. Ashtu si me çdo procedurë mjekësore, edhe ato kanë të meta të mundshme gjatë përdorimit të tyre. Por ne e dimë nga studimet e gjëra shkencore se vaksinat anti-Covid janë si të sigurta po ashtu edhe efektive.

E megjithatë, siç e keni dëgjuar në lajme, shumica e Evropës ka ndaluar përdorimin e një vaksine specifike, atë të AstraZeneca/Oxford, për shkak të frikës nga efektet anësore. Por unë gjykoj se nuk keni pse të shqetësoheni mbi këtë vaksinë.
Ideja themelore e përdorimit të vaksinave është e thjeshtë. Ju përjashtoni efektet anësore të zakonshme dhe të rrezikshme gjatë testeve klinike, dhe identifikoni të gjitha efektet e zakonshme dhe të moderuara, si dhimbjet e kokës dhe dhimbjet në vendin e vaksinës.

Sidoqoftë, edhe me studimet e mëdha me mbi 10.000 njerëz të përfshirë, është e pamundur të përjashtohet ndodhja e ndonjë të papriture.
Nëse një efekt anësor i ndodh vetëm një në 200.000 njerëz që marrin vaksinën, do t?ju duhet një provë klinike që përfshin miliona individë për të arritur të kapet një rast i tillë. Kjo ngre një çështje, pasi në fund të fundit ne vaksinojmë në nivel popullsie.
Diçka që i ndodh njërit në 200.000 njerëz mund të tingëllojë tepër e rrallë dhe është e tillë, por do të ndodhë edhe dhjetëra herë nëse vaksinoni 80 milion njerëz. Dhe mos harroni, që është shumë e rëndësishme për pjesën më të madhe të Evropës që ata të vaksinojnë sa më shumë njerëz sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh shpërthimet e mëdha të Covid-19 në të gjithë kontinentin.

Pra, ne bëjmë diçka të zgjuar. Ne kemi vendosur sisteme monitorimi që vëzhgojnë njerëzit në popullatën e përgjithshme, të cilëve u është bërë vaksina. Në këtë mënyrë, ne mund të vërejmë nëse ka ndonjë sinjal rreziku në grupin e madh të njerëzve të vaksinuar, pasi kjo vaksinë është licensuar dhe mund të përdoret në popullatën e gjerë. Ajo që ka ndodhur me vaksinën AstraZeneca është se disa vende kanë vënë re një rrezik shumë të vogël, por potencialisht të konsiderueshëm, një lloj të rrallë të mpiksjes së gjakut në të dhënat e tyre të monitorimit, dhe kështu e kanë ndaluar përkohësisht shpërndarjen e këtyre vaksinave për të hetuar më tej.

A është ky një vendim i mirë? Kjo varet nga shumë gjëra. Pyetja e parë është mjaft e qartë – cili është sinjali i rrezikut që ka shkaktuar shqetësime në Gjermani, Norvegji, Spanjë dhe gjetkë? Sipas agjencive rregullatore të vendeve të përfshira, bëhet fjalë për një lloj të rrallë, por serioz të mpiksjes së gjakut në tru të quajtur trombozë e sinusit venoz. Këto raste janë shfaqur kryesisht tek njerëz mjaft të rinj (të moshës 20-55 vjeç) dhe kjo është arsyeja se pse ekziston ky shqetësim.

Agjencia gjermane e shëndetit publik ka publikuar gjetjet e saj, duke treguar se kishte gjithsej shtatë raste të këtyre mpiksjeve të gjakut në popullatën e vaksinuar prej 1.6 milion njerëzish të moshës 20-55 vjeç, ndërkohë që ata prisnin të ndeshnin vetëm ndonjë rast në mënyrë rastësore. Tani, pyetja qëndron se çfarë do të thotë kjo?Epo, ndoshta do të ishte e dobishme të përpunohen të dhënat në këtë rast. Nëse është e vërtetë që të shtatë mpiksje u shkaktuan nga vaksina, që u ishte injektuar 1.6 milion njerëzve, atëherë kjo është e barabartë me një normë prej afërsisht një mpiksje për 230.000 vaksina të bëra ose 0.00044 për qind.

Ndërsa rritja relative e rrezikut tingëllon e frikshme, kjo do të thotë se ajo barazohet me një rritje absolute të rrezikut për njerëzit që janë vaksinuar prej 0.00038 për qind, e cila nuk është aq e madhe sa tregojnë titujt e mediave. Ne gjithashtu mund të bëjmë krahasimin edhe me vetë rrezikun që përbën COVID-19. Edhe 20-vjeçarët nuk janë imunë ndaj sëmundjes, dhe ndërsa rreziku i tyre i vdekjes është shumë më i ulët sesa tek të moshuarit, gjithsesi edhe për këtë grupmoshë rezulton rreth 1 vdekje për 16.000 të infektuar.

Pra, nëse vaksina vërtet po shkakton këtë mpiksje gjaku, e cilat mund të jetë fatale, atëherë rreziku i vdekjes nga COVID-19 për një 20-vjeçar është rreth 15 herë më i lartë se rreziku i mpiksjes së gjakut. Dhe sërish, për shkak se të dy rreziqet janë shumë të vogla, ndryshimi absolut është gjithashtu i vogël, rreth 0.004 për qind.

Kushtojini vëmendje fjalës ?në qoftë se?. Mos harroni se, sistemet e monitorimit dhe raportimit të ngjarjeve të papëlqyeshme janë atje vetëm për të identifikuar sinjalin e rrezikut, dhe kjo nuk do të thotë se diçka që nuk ka shkuar mirë do të sjellë një problem tjetër. Kjo është ajo që bën hetimi, çka aktualisht po vazhdon ta bëjë.

Për më tepër, është mjaft e vështirë që vaksina të shkaktojë këto mpiksje gjaku. Pse?Sepse, të dhënat që vijnë nga Gjermania mbi 1.6 milion njerëz, që duket një shifër shumë e lartë, nuk janë të mjaftueshme sepse Gjermania nuk është i vetmi vend që ka aplikuar vaksinën e AstraZeneca. Mbretëria e Bashkuar ka aplikuar më shumë se 10 milion doza të AstraZeneca, dhe sistemi i raportimit nuk tregon për një rrezik kaq të shtuar.

Nëse shikoni raportet e MHRA – rregullatori mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar – do të shihni se kishte tre raste të këtij lloji specifik të mpiksjes së gjakut tek njerëzit pas bërjes së vaksinës, që në të vërtetë është më pak se sa ata prisnin nga rastet sporadike. Nëse bëni bashkë numrat e personave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë, papritmas do të kuptoni se në të vërtetë nuk ka një rrezik të shtuar të mpiksjes së gjakut!

Çfarë do të thotë e gjitha kjo për ju, personin që bën vaksinën? Së pari, këto rreziqe janë të vogla në nivel individual. Dhe nëse ky perceptim rezulton i vërtetë – çka është plotësisht e mundur – atëherë ju jeni më të rrezikuar të mbyteni në një vaskë ose të goditeni nga rrufeja sesa të keni mpiksje gjaku të shkaktuar nga vaksina AstraZeneca, bazuar në provat e deritanishme.

Po, rreziku i mpiksjes së gjakut mund të jetë i rëndësishëm për një pjesë të popullatës, por kjo është shumë e ndryshme për njerëzit e zakonshëm si unë dhe ti. Nga ana tjetër, rreziku i vdekjes nga COVID-19, madje edhe për një 20-vjeçar të ri dhe të shëndetshëm, nuk është i pa konsiderueshëm. Nëse jeni 50 vjeç, rreziku është shumë shqetësues. Ne e kemi treguar këtë vazhdimisht dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, përfshirë edhe hulumtimet e mija -se COVID-19 është një sëmundje shumë e keqe.

Vendimi për të ndaluar përhapjen e vaksinave AstraZeneca në vendet evropiane, natyrisht, varet nga ata, por është paksa konfuz. Ndërsa mund të ketë një sinjal rreziku, ai sinjal është shumë i vogël dhe sigurisht jo më i keq sesa vetë infektimi me sëmundjen.
Çfarë do të bëja unë nëse do të më ofrohej mundësia të bëja vaksinën AstraZeneca? Unë nuk mund të flas për njerëzit e tjerë, dhe padyshim që rreziku dhe përfitimi janë diçka për të cilën të gjithë duhet të mendojmë, por si një punonjës spitali në Australi jam planifikuar të marr vaksinën Astra Zeneca në dy muajt e ardhshëm. E pres me padurim.

Shënim:Gideon Meyerowitz-Katz, epidemiolog në Sidnei të Australisë./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.sciencealert.com/a-scientist-explains-why-you-don-t-need-to-panic-about-the-astrazeneca-rollout-pause





Lajmet e fundit nga