Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Nga Dominique Moisi ?World Crunch?
Një ditë Covid -19 do të mposhtet. Por përpara se të ndodhë kjo gjë, pandemia mund të marrë me vete një viktimë si një lloj dëmi anësor:projektin evropian. Virusi po e sulmon fort Bashkimin Evropian në dy mënyra:nga njëra anë duke nxjerrë në pah mungesën e solidaritetit midis anëtarëve të tij, dhe nga ana tjetër duke ekspozuar burokracinë e tij të rëndë dhe jo funksionale.
Në retrospektivë, për BE do të kishte qenë më pak e kushtueshme të harxhonte pak më shumë para për t?i prodhuar vaksinat më shpejt, sesa të përballej me rrezikun shëndetësor, ekonomik dhe politik, duke e gjetur përkohësisht veten të ?çarmatosur? kundër virusit. Përballë ?ngadalësisë së BE-së?, Danimarka dhe Austria po i drejtohen Izraelit për të prodhuar vaksina së bashku. Republika Çeke, Sllovakia dhe Hungaria po porosisin sasi të mëdha vaksinash ruse dhe kineze, edhe pse ato nuk kanë ende autorizimin e unionit. Edhe shumë vende të tjera evropiane, përfshirë Gjermaninë, thonë se janë të gatshme të përdorin vaksinën ruse, Sputnik V, çka përbën pa dyshim një fitore për Moskën për sa i përket imazhit publik.
Para pandemisë u tha se BE kërcënohej nga ?viruset? e terrorizmit dhe populizmit të ekstremit të djathtë. Por me krizën shëndetësore, kërcënimi kryesor me të cilin përballet aktualisht unioni, viruset mund të jenë ?gabimet? e tij. Kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe sigurinë, BE-ja mund të justifikojë mungesën e saj të veprimit koheziv, bazuar në faktin se e ashtuquajtura ?taksë e gjakut? nuk mund të delegohet. Secili komb është vetë përgjegjës për të vendosur nëse do të dërgojë ose jo ushtarët e tij për të luftuar dhe potencialisht vdekur në luftërat e huaja.
Por tani bota është në luftë kundër Covid-19. Dhe ne jemi duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme nga siguria në kuptimin tradicional të fjalës në sigurinë shëndetësore. Në mendje më vijnë fjalët e Rudjard Kiplingut:?Udhëton më shpejt ai që udhëton vetëm!?.
Përhapja e vaksinave në Britani duket të jetë një rast i tillë, edhe pse një përgjigje fillestare katastrofike ndaj pandemisë. Gjithsesi, britanikët pas Brexit janë në gjendje që të theksojnë kontrastin midis performancës së tyre dhe asaj të vendeve të BE-së. Ne thoshim deri dje se shteti-komb ishte shumë i vogël për të menaxhuar probleme të mëdha, dhe shumë i madh për probleme të vogla. Por sikur kjo kritikë të përdoret sot për vetë BE-në?A nuk është BE shumë e vogël për ta përballuar sfidën e pandemisë, e cila përfshin bashkëpunimin global midis shkencëtarëve në të gjithë botën?
A nuk është ajo shumë e ngurtë, burokratike dhe e ngathët për sa i përket menaxhimit të krizave? Në këtë rast nuk ndihmon as fakti që edhe në nivelin individual, qeveritë e vendeve anëtare e kanë shumë të vështirë të përcaktojnë dhe zbatojnë politikat e duhura për kontrollin e virusin.
A mund të ndodhë që për shkak të vetë natyrës së pandemisë, rajonalizmi në stilin e BE-së të jetë më i rrezikuari? Është një pyetje legjitime, por përgjigjja nuk është aspak e qartë, pasi problemi shkon përtej vetë BE-së. Përballë shkallës së pandemisë, shkencëtarët janë detyruar të bashkohen dhe të ndajnë informacionin shumë shpejt në një univers gjithnjë e më global dhe të ndërvarur. Sigurisht që kjo nuk ishte e vështirë për ta, pasi ishte në ADN-në e tyre. Por suksesi i tyre nuk është më pak i jashtëzakonshëm. Ata bënë një mrekulli. Në të kundërt, politikanët kanë zgjedhur rrugën e kundërt. Ata ndonjëherë i nënshtrohen tundimit të ?nacionalizmit të vaksinave?. Dhe ata që e paguajnë çmimin janë qytetarët.
Siç shkruan Juval Noa Harari në ?Financial Times?, në kontekstin e Covid-19, është sikur të kishte një të vërtetë shkencore të bazuar tek arsyeja:ne mund të shpëtojmë vetëm së bashku. Dhe një e vërtetë politike dhe emocionale:që ju mund të shpëtoni vetëm duke qenë vetëm, ose më saktësisht, duke e përcaktuar vetë përgjigjen më të përshtatshme për të luftuar në mënyrë efektive virusin. Ne duhet të shpresojmë që qasja tek vaksina nuk do të jetë më një problem në javët ose muajt e ardhshëm. Në të kundërt, qytetarët evropianë -që përballen me një çështje ekzistenciale – do të ndihen të braktisur, në mos të tradhtua nga BE.
Ky është padyshim momenti më i vështirë që nga fillimi i projektit evropian. Është një kohë kur kërkesa për mbrojtje përballë pandemisë është më e madhe. Përballë virusit, qytetarët që kanë sytë nga Brukseli, kanë nevojë për mbështetje dhe besim. E megjithatë, në vend se të qetësohen, ata kanë përshtypjen (e vërtetë apo e gabuar) se udhëheqësit rajonalë të BE-së, me pak përjashtime, janë edhe më të dobët se sa shumica e udhëheqësve të tyre individualë kombëtar. Duke mos zgjedhur sistematikisht ?më të mirën? për Evropën, që të mos i lërë në hije udhëheqësit kombëtarë, BE ?po shpërbëhet?.Në një nivel thjesht simbolik, lëvizja ka shkuar në fakt në drejtimin e kundërt. Për shembull, ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane Mario Dragi, bëri bujë kur tha se ai është ?sërish italian?, për t?i shërbyer vendit të tij.
Në këtë mënyrë, ai i dha vetes një besueshmëri dhe legjitimitet më të madh. Përçarja midis BE-së dhe qytetarëve të saj do të vazhdojë të thellohet, në rast se Evropa do të perceptohet si e paaftë për të ofruar një përgjigje të shpejtë, të qartë dhe koherente ndaj shqetësimeve të popujve të saj.
BE – jo më shumë sesa shtetet e tij anëtare – nuk mund ta shpëtojë dot vetveten. Kjo gjë duhet të përsëritet në vazhdimësi: Bashkëpunimi ndërkombëtar nuk është një shenjë e një naiviteti altruist. Është çelësi për të mbrojtur interesat kombëtare. Askush nuk do të shpëtohet, derisa që të gjithë të përfitojnë nga e njëjta mbrojtje ndaj varianteve të koronavirusit, të cilat për nga vetë natyra e tyre do të vazhdojnë të pësojnë mutacione.
Evropa nuk mund ta shpëtojë dot vetveten. Por me mjetet e veta, ajo mund të bëjë shumë për t?u vetë-shkatërruar, sigurisht me ndihmën e vendeve anëtare të saj.
Dhe kjo është pikërisht ajo që do të ndodhë nëse BE nuk shkon aq larg sa t?i adresojë që dyja sfidat, sa i përket identitetit dhe efikasitetit, me të cilat po përballet. A do t?i japë Covid-19 goditjen e fundit Bashkimit Evropian? Mjerisht sot kjo pyetje ia vlen të shtrohet./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://worldcrunch.com/coronavirus/covid-19-exposes-just-how-weak-the-european-union-really-is
Nga Martin J.Bull “The Conversation”“Është ora jonë më e err...
Al Kapone ishte një gangster amerikan famëkeq. Me trafiqet e...
Nga John Follain & Alessandra Migliaccio “Star and Stripes”O...
Nga: Ben Hall “Financial Times”Në vitn 1976, 1 vit pasi iu d...
Nga Marco Rubio “Fox News”Xho Bajden është tani presidenti y...
Nga Conrad Black “National Interest”Administrata Bajden ësht...
Nga David FarrierTë gjitha qytetet janë rrënoja në gjendjen ...
Nga Felix Light “Newstatesman”Raundi i fundit i protestave n...
Covid-19 ka shkaktuar tashmë shumë vdekje dhe dëshpërim në B...
Nga Janet Bednarek “The Conversation”Në janar të këtij viti,...
Strategjia e vaksinimit të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ...
Nga Ido Vock “New Statesman”Javën e kaluar, nisën të bëheshi...
Nga Larry Bell “Newsmax”Të gjithë oratorët e Konferencës së ...
Operacionet kirurgjikale çezariane, kanë qenë një pjesë e ku...
Kur pacientët me Covid-19 mbërrijnë në urgjencën e një spita...
Nga John Grant “Smithsomian Magazine”Kjo është një pyetje, q...
Parandalimi i infeksionit Covid-19, ndodh përmes shumë gjest...
Nga Robert Zapesochny “Newsmax”Kur Rusia pushtoi Krimenë në ...
Një studim i botuar në “Nature Human Behavior”, i kryer nga ...
Nga Fabienne Martin-Juchat “The Conversation”Disa udhëheqës ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...