Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Covid-19 ka shkaktuar tashmë shumë vdekje dhe dëshpërim në Brazil. Por tani, 1 vit nga nisja e pandemisë, ky vend po vendos një tjetër rekord negativ. Asnjë vend tjetër që ka përjetuar një shpërthim të madh epidemik, nuk po përballet aktualisht me një numër kaq shumë të lartë të vdekurish,dhe me një sistem shëndetësor në prag të kolapsit.
Përkundrazi, shumë kombe të tjera të goditura rëndë disa muaj më parë, po ndërmarrin hapa e parë drejt një lloj normaliteti. Por Brazili po lufton kundër një variant më ngjitës të Covid-19, që u vërejt për herë të parë në një qytet të madh dhe që po përhapet me shpejtësi. Të martën, Brazili regjistroi më shumë se 1.700 vdekje nga Covid-19, numri më i lartë që nga fillimi pandemisë.
Studimet paraprake, sugjerojnë se varianti i ri që është zbuluar në qytetin e Manausit, jo vetëm që është më infektiv, por duket gjithashtu se është në gjendje të infektojë edhe njerëz që tashmë janë shëruar nga versionet e tjera të virusit. Dhe ky variant ka dalë tashmë nga kufijtë e Brazilit, duke u shfaqur në 20 e ca vende të tjera të botës. Megjithëse testet e një numri vaksinash, tregojnë se ato mund të mbrojnë njerëzit nga format e rënda të sëmundjes, edhe kur nuk parandalojnë dot infektimin, shumica e botës nuk është ende e vaksinuar.
Kjo do të thotë që edhe njerëzit e shëruar tashmë dhe që e kishin menduar veten të sigurt tani për tani, mund të jenë ende në rrezik, ndërsa liderët botërorë mund të mos heqin shumë shpejt masat kufizuese.?Për të shmangur më të keqen duhen vaksina?- thotë Uilliam Heneixh, epidemiolog në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard. Rreziku nga variantet e reja të Covid, ka shqetësuar shkencëtarët në të gjithë botën.
Roshel Valenski, drejtoresha e Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC)kërkoi nga amerikanët këtë javë që të mos e ulin vigjilencën e tyre. ?Me këtë nivel rastesh, ne duhet të mos e humbasim plotësisht terrenin e fituar që e kemi fituar me shumë vështirësi?- tha ajo.
Brazilianët shpresonin se e kishin kaluar më të keqen e pandemisë vitin e kaluar. Manaus, kryeqyteti i shtetit verior të Amazonas, u godit aq shumë në prill dhe maj të vitit të shkuar, sa që shkencëtarët po diskutonin nëse qyteti mund ta kishte arritur imunitetin e tufës. Por pastaj në shtator, rastet në këtë shtet nisën të rriten përsëri, duke i habitur zyrtarët e shëndetësisë . Përpjekja e guvernatorit të Amazonas, Uilson Lima për të vendosur një karantinë të re përpara festës së Krishtlindjes, u prit me një rezistencë të ashpër nga pronarët e bizneseve dhe politikanë të shquar pranë presidentit të vendit Zhair Bolsonaro.
Nga janari i këtij viti, shkencëtarët kishin zbuluar se një variant i ri, i cili u bë i njohur si P.1, ishte bërë dominues në këtë shtet. Brenda disa javësh rreziku i tij u bë i qartë, ndërsa spitalet në qytet nuk kishin më oksigjen, gjë që çoi në asfiksimin e shumë pacientëve. Maria Glaudimar, një infermiere në Manaus, tha se u bllokua nga tmerri. Në punë, pacientët dhe të afërmit e tyre i luteshin për oksigjen,ndërsa të gjithë shtretërit e kujdesit intensiv ishin të zënë. Në shtëpi, djali i saj u prek nga tuberkulozi pasi ishte prekur më parë nga Covid-19, ndërsa bashkëshorti humbi mbi 10 kg gjatë kohës që ishte i sëmurë me koronavirusin.
Që atëherë, kriza e koronavirusit është lehtësuar disi në Amazonë, por është përkeqësuar në pjesën më të madhe të Brazilit. Shkencëtarët janë përpjekur të mësojnë më shumë rreth variantit brazilian, dhe të gjurmojnë përhapjen e tij në të gjithë vendin. Por burimet e kufizuara për testime, i kanë detyruar ata të ndjekin kurbën në ngjitjen të infektimeve, ndërsa po përpiqen të përcaktojnë se çfarë roli po luan varianti iri. Anderson Brito, virolog brazilian në Universitetin e Jeilit, tha se vetëm laboratori i tij sekuencoi gati gjysmën e më shumë gjenomeve të koronavirusit. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë kryer sekuencimin gjenetik të afro 1 në 200 raste të konfirmuara, Brazili sekuencon rreth 1 në 3.000.
Varianti i ri i Covid-19u përhap shumë shpejt. Në fund të janarit, një studim nga studiuesit e qeverisë, zbuloi se ai ishte i pranishëm në 91 për qind të mostrave të sekuencuara në shtetin e Amazonës. Deri në fund të shkurtit, zyrtarët shëndetësorë kishin raportuar raste të variantit P.1 në 21 nga 26 shtetet braziliane.
Gjatë gjithë pandemisë, studiuesit kanë thënë se ri-infektimet me Covid-19 janë jashtëzakonisht të rralla, gjë që ka bërë që njerëzit që shërohen të supozojnë se kanë imunitet, të paktën për një fare kohe. Por kjo para se të shfaqej P.1, kur mjekët dhe infermierët filluan të vërenin diçka të çuditshme.
Zhoao Alho, një mjek në Santaram, një qytet në Para, një shtet që kufizohet me Amazonën, tha se disa kolegë të cilët u shëruan nga Covid-19 muaj më parë, ishin sëmurur sërish me variantin e ri. Brazili filloi në fund të janarit vaksinimin e grupeve prioritare, përfshirë mjekët dhe të moshuarit.
Por qeveria nuk ka arritur të sigurojë një numër mjaft të madh dozash. Vendet më të pasura kanë blerë tashmë pjesën më të madhe të furnizimit në dispozicion, ndërsa Bolsonaro ka qenë skeptik si për ndikimin e sëmundjes, ashtu edhe për vaksinat. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë,pak më shumë se 5.8 milion brazilianë – afro 2.6 përqind e popullsisë – kishin marrë deri të martën të paktën një dozë të vaksinës anti-Covid. Vetëm rreth 1.5 milion kanë marrë që të dyja dozat. Brazili po përdor aktualisht vaksinën CoronaVac të prodhuar në Kinë, për të cilën testet laboratorike sugjerojnë se është më pak efektive ndaj P.1 sesa kundër varianteve të tjera, dhe atë të prodhuar nga kompania farmaceutike britaniko-suedeze AstraZeneca.
?Vendet e tjera duhet të kenë shumë kujdes?- thotë Ester Sabino, studiuese e sëmundjeve infektive në Universitetin e Sao Paulos, dhe një ndër ekspertët kryesorë të variantit P.1.?Nëse në një vend tjetër të botës, shfaqet një variant i ri, ju mund ta vaksinoni gjithë popullatën tuaj dhe ta kontrolloni virusin vetëm për një periudhë të shkurtër kohore?- thotë ajo./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.nytimes.com/2021/03/03/world/americas/brazil-covid-variant.html
Nga Janet Bednarek “The Conversation”Në janar të këtij viti,...
Strategjia e vaksinimit të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ...
Nga Ido Vock “New Statesman”Javën e kaluar, nisën të bëheshi...
Nga Larry Bell “Newsmax”Të gjithë oratorët e Konferencës së ...
Operacionet kirurgjikale çezariane, kanë qenë një pjesë e ku...
Kur pacientët me Covid-19 mbërrijnë në urgjencën e një spita...
Nga John Grant “Smithsomian Magazine”Kjo është një pyetje, q...
Parandalimi i infeksionit Covid-19, ndodh përmes shumë gjest...
Nga Robert Zapesochny “Newsmax”Kur Rusia pushtoi Krimenë në ...
Një studim i botuar në “Nature Human Behavior”, i kryer nga ...
Nga Fabienne Martin-Juchat “The Conversation”Disa udhëheqës ...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Për mua ishte inkurajuese të s...
Nga Tucker Carlson “Fox News”A keni vënë ndonjëherë, që asku...
Një studim i ri sugjeron, se njerëzit që e kalojnë Covid-19 ...
Nuk ka nevojë që të jesh shkencëtar, që të kuptosh se e qesh...
Sot çdo mashkull ka vetëm gjysmën e numrit të spermatoziodev...
Nga Kelly Oakes “BBC”“A është ai ende në dhomën e tij?”- ësh...
Ne kemi jetuar me COVID-19 për më shumë se një vit dhe përgj...
Nga Jason Chaffetz “Fox News”Muaji i parë i plotë i administ...
Nga Angela L.Rasmussen “The New York Times”Synimi i vaksinav...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...