web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A ka jetë në Mars?

28 Shkurt 2021, 10:20, Blog CNA

Nga John Grant ?Smithsomian Magazine?

Kjo është një pyetje, që njerëzit e kanë bërë për më shumë se një shekull. Por, për të marrë më në fund përgjigjen, duhet të dimë se çfarë të kërkojmë, dhe ku të shkojmë në planet për të kërkuar prova të jetës së kaluar.

Me uljen me sukses më 18 shkurt të sondës ?Perseverance? në Mars, ne më në fund mund të jemi në gjendje të mësojmë se ku të shkojmë, çfarë të kërkojmë dhe të dimë nëse ekziston, apo nëse ka pasur ndonjëherë jetë në Planetin e Kuq.

Përveç fantashkencës, ne e dimë që në Mars, nuk ka pasur qytetërim antik, apo një popullatë me njerëz gjelbër. Pra, çfarë lloj gjërash duhet të kërkojmë, për të mësuar nëse ka pasur ndonjëherë jetë në Mars? Për fat të mirë, një program i fuqishëm i eksplorimit të Marsit, duke përfshirë anije dhe sonda, ka mundësuar hartëzimin e hollësishëm të planetit dhe kufizimin e informacionit të rëndësishëm për mjedisin atje.

Tani e dimë që ka pasur raste në të kaluarën antike të Marsit, kur kushtet ishin më të lagështa, dhe të paktën pak më të ngrohta sesa kushtet tejet jo-mikpritëse që janë sot të pranishme atje. Dhe dikur ka pasur ambiente të banueshme që ekzistonin në sipërfaqe.

Për shembull, sonda ?Curiosity? ka treguar se më shumë se 3 miliardë vjet më parë, krateri Gejl ishte vendndodhja e një liqeni që mbante ujë me gjasë të përshtatshëm për të garantuar ekzistencën e jetës.

I pajisur me informacione në lidhje me kushtet dhe mjediset kimike në sipërfaqe, sonda ?Perseverance?, ka në bord instrumente të shumta për nxjerrjen e informacionit në lidhje me çdo shenjë që mund të jetë e pranishme dhe që sinjalizon ekzistencën e jetës.

Por ku duhet të shkojmë në Mars, për të maksimizuar shanset depërtimit në shkëmbinjtë, që ka shumë të ngjarë të kenë mbajtur dhe ruajtur ndonjë provë të jetës së dikurshme? Për t?i dhënë përgjigje kësaj pyetje, unë bashkë-drejtova një seri seminaresh të ndjekura nga komuniteti shkencor, për të marrë në konsideratë vendet e ndryshme të uljes, dhe për të ndihmuar në përcaktimin se cila prej tyre kishte potencialin më të lartë për të ruajtur provat e jetës së kaluar.

Duke përdorur të dhëna nga orbitat e Marsit, të shoqëruara me informacione më të hollësishme nga anijet dhe sondat, ne filluam me rreth 30 vende kandidate, dhe më pas e ngushtuam listën në vetëm 4 vende. Disa prej tyre ishin qartësisht më pak të vlefshme se të tjerat, dhe u skualifikuan shumë shpejt.

Por sapo diskutimi u përqendrua në disa lloje të ndryshme vendesh, polemikat ishin më të mëdha. Në fund, komuniteti shkencor ndjeu ? dhe misioni i sondës ?Perseverence? dhe NASA ranë dakord – se krateri Jezero ishte vendi më i mirë për të kërkuar prova të jetës së dikurshme në Mars.

Çfarë është kaq e veçantë për kraterin Jezero dhe ku është ai? Krateri Jezero është 49 km i gjerë, i formuar nga përplasja e një meteori të madh, dhe ndodhet në hemisferën veriore të Marsit në kufirin perëndimor të basenit akoma më të lashtë Isidis.

Por ajo që e bën atë të veçantë këtë krater, lidhet me ngjarjet që kanë ndodhur 3.5 miliardë vjet më parë, kur uji ishte më aktiv në sipërfaqen e Marsit sesa sot. Lumenjtë e lashtë në anën perëndimore të Jezeros, përplaseshin mbi buzën e kraterit dhe derdheshin në krater, duke formuar një deltë lumore, dhe duke e mbushur kraterin me një liqen.

Nga studimi i deltave të lumenjve në Tokë, ne e dimë që zakonisht ato shndërrohen në liqene, ndërsa sedimentet e transportuara nga lumi shoqërues hyjnë në liqen, ngadalësohen dhe depozitohen. Ndërsa ky proces vazhdon, delta ndërtohet mbi majën e shtretërve të liqenit,
dhe mund të varrosë poshtë gjurmë delikate të jetës së dikurshme.

Këto ?bio-sinjale?, janë ato që do të kërkojë sondat kur të nisë të eksplorojë shtretërit e lashtë të liqenit dhe depozitat e afërta të deltës. ?Perseverance? do të përdorë instrumentet e saj, për të kërkuar shenja të jetës antike në deltat dhe depozitat e liqeneve në kraterin Jezero, dhe ne shpresojmë që kjo të na japë mundësi t?i përgjigjemi më në fund pyetjes nëse ka pasur ndonjëherë jetë në Mars.

Përveç kësaj, sonda do të nisë procesin e mbledhjes së mostrave, të cilat një ditë mund të kthehen në Tokë. Por rëndësia e rikthimit të tyre nuk mund të mbivlerësohet. Pavarësisht nëse provat e jetës së kaluar mund të gjenden nga instrumentet e ?Perseverance?, trashëgimia e mundësuar nga mostrat që mbledh sonda, do të jetë ?dhurata shkencore që do vazhdojë të na japë të dhëna?.

Sapo të kthehen në Tokë nga një mision i ardhshëm, këto mostra të plantit Mars mund t?i nënshtrohen një analize më të hollësishme nga një grup më i gjerë instrumentesh sesa ato që mund të bart aktualisht?Perseverance?.

Por edhe nëse sonda nuk gjen prova të jetës së kaluar, ajo do të mbledhë mostra, të cilat pasi të rikthehen në Tokë, mund të na japin një pasqyrë të re të evolucionit që ka përjetuar ky planet, pavarësisht nëse ka pasur ndonjëherë apo jo jetë aty./CNA.al

https://www.smithsonianmag.com/blogs/air-space-museum/2021/02/25/there-life-mars/





Lajmet e fundit nga