"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Nga Dorcha Lee ?Brussels Times?
Diku në Afrikë ekziston një fis i largët dhe i izoluar, që mblidhet një herë në muaj për të shfryrë zemërimin ndaj Hënës së plotë. Gratë tundin grushtet ndaj saj,ndërsa burrat gjuajnë me shigjeta në drejtim të diskut të madh prej argjendi me që duket sikur ka një fytyrë njerëzore.
Synimi është të paralajmërojnë Hënën, të cilën ata e konsiderojnë si një qenie të ndjeshme dhe kërcënuese, që të mos guxojë të zbresë në Tokë. Fisi në fjalë beson se rituali i tyre mujor e ka shpëtuar botën nga katastrofa. A e besoni ju këtë histori?
Si do t?i qëndronte ajo kontrollit të fakteve? Dhe ky kontroll faktesh, bëhet duke përdorur praktikat më të mira gazetareske. Ai nuk është shumë larg metodologjisë së përdorur nga ushtria për t`a shndërruar informacionin në një informacion të inteligjencës ushtarake.
Pyetja e parë që duhet të bëhet, është ajo në lidhje me burimin e informacionit, dhe cila është ?agjencia? që po e raporton historinë. Besueshmëria ime si ?agjenci?që e rrëfen historinë mund të duket ?ok? në fillim të kësaj analize.
Rekordi im mbi historitë e tjera supozohet se është i besueshëm, ndërsa unë nuk kam asnjë përvojë personale që mbështet të vërtetën e vetë historisë. Po në lidhje me burimin tim? Problemi është se nuk mund t`a kujtoj se ku e kam lexuar historinë, në ndonjë artikull apo diku tjetër, shumë vite më parë.
Pyetja e dytë që duhet të shtrohet, ka të bëjë me vetë historinë. A është ajo e besueshme? Paqartësia e historisë, e minon besueshmërinë e saj. Afrika është një vend vërtet i madh. Mund të ketë shumë fise të izoluara, por pa informacione më të sakta mbi vendndodhjen e këtij fisi është e pamundur të kontrollohet fakti.
Gjithsesi, nëse në vend të Afrikës, unë do të sugjeroja që rituali të zhvillohej në Kilkenni të Irlandës, kontrollori i fakteve do të ishte në gjendje të vërtetonte të vërtetën ose trillimin e historisë. Fiset e njohura të izoluara dhe të largëta në Kilkeni mund të identifikohen shumë më shpejt.
Pra këtu thelbi është e paqartësia, është një mjet i dobishëm në krijimin e lajmeve të rreme dhe, rrjedhimisht një pengesë për kontrollin e fakteve. Synimi i krijimit të lajmeve të rreme, është të ndikojë tek opinioni, fillimisht i individit, dhe tek e fundit i audiencës së synuar.
Ndarja e faktit nga trillimi, është një pjesë thelbësore e vërtetimit të së vërtetës. Kur mbështetemi vetëm në kujtesën e njerëzve, ekziston një problem shtesë. Kujtesa nuk bazohet plotësisht në fakte. Ajo është një përzierje e faktit dhe imagjinatës.
Në përgjithësi publiku ka burime të shumta informacioni, që e ndihmojnë atë të formojë mendimet. Ka pasur një periudhë kur media e shkruar ishte burimi kryesor. Në fakt, brezi i vjetër e mban mend mirë statusin e mbajtur nga gazeta e tyre e preferuar.
Shpeshherë herë një histori pranohej thjesht sepse dilte në shtyp. ?Duhet të jetë e vërtetë, e lexova në gazetë!?-i vihej vula nje narrative si e vërtetë e konfirmuar. Ne në Perëndim ndjenim keqardhje për njerëzit e varfër që jetonin pas Perdes së Hekurt, mendimi i të cilëve u formua nga mediat e kontrolluara nga shteti.
Por pikëpamje të tilla zhdukeshin me shpejtësi, kur ndiqnim një kurs në Kolegjin Ushtarak Irlandez në kulmin e Luftës së Ftohtë. Instruktori, një folës i rrjedhshëm i rusishtes, u kthye në dërrasën e zezë dhe shkroi me shpejtësi dy fjalë në alfabetin cirilik:?Pravda? që do të thotë e vërteta, dhe Izvestia që do të thotë lajme. Këto i dinim se ishin dy pikat kryesore të kontrolluara nga shteti për informacionin e shtypur të disponueshëm në Bashkimin Sovjetik.
?Çdo moskovit e di që nuk ka asnjë të vërtetë tek Pravda dhe asnjë lajm tek Izvestia?- na tha ai. Duke shtuar se gazetat në Bashkimin Sovjetik lexoheshin kryesisht për të ditur qëndrimet e Partisë Komuniste mbi ngjarjet aktuale, në vend se të ishin shtylla kryesore e formimit të opinionit publik.
Një nga paradokset e periudhës post-sovjetike, është që njerëzit në Rusi i besojnë më lehtë mediat shtetërore tani sesa gjatë viteve të Luftës së Ftohtë, edhe pse media e kontrolluar nga shteti po kryen akoma në thelb të njëjtin funksion.
Për shembull, pas 10 ditëve të luftës Rusi-Gjeorgji në gushtin e vitit 2008, propaganda arriti rekorde të reja në të dyja anët, dhe vazhdoi edhe për shumë kohë pas përfundimit të konfliktit. Ndikimi i mediave të kontrolluara nga shteti rus, ishte aq i madh sa që në një sondazh të kryer një vit më vonë(në Moskë dhe rrethina), shumica e rendiste si kërcënim më të madh për Rusinë Gjeorgjinë, dhe jo SHBA-në.
Lajmet e rreme promovojnë tani teori konspirative, të cilat synojnë shpesh destabilizimin e opinionit publik dhe minimin e besimit të publikut në udhëheqjen e tij. Pavarësisht përparimeve në arsim, shpërthimit të mediave sociale dhe internetit, njerëzit mund të jenë sërish po aq syleshë si kurrë më parë.
Ndaj ndërsa duhet të jenë të lirë të besojnë atë që dëshirojnë, nuk duhet t?u jepet liria për të rrezikuar jetën e njeriut duke përhapur gënjeshtra në lidhje me pandeminë aktuale. E drejta e lirisë së fjalës, nuk është kurrë absolute. Ndërkohë, kontrolli i fakteve dhe ekspozimi i lajmeve të rreme është thelbësor, për t?iu kundërvënë keq-informimeve nga anarkistët dhe kundërshtarët e vaksinave,të prirur për të minuar sistemet tona të shëndetit publik. Dhe mos thoni që nuk ju paralajmërova!/CNA.al
Nëse me fillimin e këtij viti keni nisur te ecni, për të rri...
Historia e evolucionit të pandemisë së Covid-19 është e njoh...
Nga Josef Joffe “Project Syndicate”“Nord Stream 2”, gazsjell...
Në orët e para të 25 marsit 1990, një i ri zemëruar u shfaq ...
Nga Adam J.Powell&Peter Moseley “The Conversation”Ishte një ...
Nga Nicu Popescu “European Council on Foreign Relations”Prag...
Nga Steven Smith “The Conversation”Qëllimi i vaksinave anti-...
Nga Miguel Farias “The Conversation”Studimi konjitiv mbi fen...
Nga Ben Weingarten “The Federalist”Administrata e Bajden dhe...
Temuxhin Borjixhin, ky është emri i parë i një prej udhëheqë...
Në luftën kundër sëmundjes së koronavirusit (Covid-19), një ...
Nga Miranda Devine “Fox News”Tani që zgjedhjet kanë mbaruar ...
Të gjithë përjetojmë herë pas herë dhimbje koke. Nga dhimbje...
Nga Stephanie Pappas “Live Science”Në fjalimin e tij përurue...
Nga Ross Clark “The Spectator”Të shtunën qeveria britanike e...
Ne flasim shpesh mbi “kiminë” midis 2 njerëzve, për “flutura...
Nga Luke McGee “CNN”Ka vetëm 6 javë që ka hyrë, e megjithatë...
Në jetën e tij, Vladimir Komarov ishte një kozmonaut sovjeti...
Ndërsa vaksinat mbi koronavirusin po bëhen më të kudogjendsh...
Kopshtet e Elnuik ndodhen në rajonin Nortumberlendit në Angl...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...