E vërteta e shëmtuar mbi të “ndershmin” Joe Biden
Nga Miranda Devine “Fox News”Tani që zgjedhjet kanë mbaruar ...
Në luftën kundër sëmundjes së koronavirusit (Covid-19), një nga armët e përdorura nga njerëzit për të parandaluar prekjen nga infeksioni është mbajtja e maskave të fytyrës. Edhe pse shumë vende nuk e kërkojnë këtë masë, ajo mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër thithjes së spërklave dhe aerosolëve të mbushura me viruse.
Një studim i ri, i botuar në revistën ?Biophysical Journal? nga studiues të Institutit Kombëtar të Diabetit dhe Sëmundjeve Tretëse dhe Veshkave (NIDDK), pjesë e Institutit Kombëtar të Shëndetit (NIH), tregoi se maskat e fytyrës e shtojnë lagështinë në ajrin që thithin përdoruesit e maskave.
Dhe niveli i lagështisë në ajrin e thithur, mund të lidhet me nivele më të ulëta të ashpërsisë Covid-19 tek të sëmurët. Sezonaliteti i sëmundjeve të frymëmarrjes, ka qenë i lidhur me një lagështi të ulët në natyrë si dhe relative të ambienteve të brendshme. Gjatë këtyre kohërave, ka një avullim të shtuar të ujit në pjesën mukozale të traktit respirator. Dhe dihet që nga hidratimi i traktit respirator përfiton sistemi imunitar. Nivelet e larta të lagështisë, mund të zvogëlojnë përhapjen e një virusi në mushkëri.
Pasi lagështia promovon pastrimin mukociliar (MÇ), një mekanizëm mbrojtës i trupit që heq mukusin dhe grimcat virale nga mushkëritë. Përveç kësaj, një nivel i lartë lagështie mund të nxisë sistemin imunitar që të prodhojë proteina speciale të quajtura interferone. Këto të fundit i luftojnë viruset përmes një mekanizmi të quajtur përgjigje e interferonit, dhe që mund të shpjegojnë pse është më e zakonshme që njerëzit të preken nga infeksionet
e frymëmarrjes në sezonet e dimrit apo të ftohtit.
Studiuesit treguan se fibrat e maskës lejojnë një frymëmarrja normale. Ata testuan 4 lloje të zakonshme maskash, përfshirë maskën N95, një maskë kirurgjikale me 3 shtresa, një maskë prej pambuku-poliester me 2 shtresa dhe një maskë të trashë pambuku. Ata u kërkuan vullnetarëve që të nxirrnin frymë brenda një kutie çeliku të mbyllur, për të matur nivelin e lagështisë. Ekipi bëri matje në 3 temperatura nga 8 në 35 gradë Celcius.
Ata zbuluan se kur vullnetarët mbanin një maskë, grumbullimi i lagështisë brenda kutisë ra ndjeshëm. Më tej, të katërta maskat e testuara e shtuan nivelin e lagështisë së ajrit të thithur me shkallë të ndryshme. Për maskat e pambukut me dy shtresa, të cilat kanë një kapacitet të konsiderueshëm nxehtësie, temperatura e ajrit të thithur rritet mbi temperaturën e dhomës. Rritja efektive e lagështisë relative mund të kalojë 100 për qind.
?Ne mendojmë se efekti i zbutjes së sëmundjeve nga maskat i raportuar së fundmi, diktohet nga rritja e madhe e lagështisë së ajrit brenda maskave. Kjo lagështirë e shtuar promovon pastrimin mukociliar të patogjenëve nga mushkëritë, si para ashtu edhe pasi të ketë ndodhur një infeksion i traktit të sipërm të frymëmarrjes, shkruajnë studiuesit në studimin e tyre. Kur ekziston një pastrim i suksesshëm i mukozilit, kjo gjë mund të vonojë dhe zvogëlojë infeksionin e traktit të poshtëm të frymëmarrjes, duke kufizuar kësisoj edhe ashpërsinë e sëmundjes së Covid-19. Maskat mund të garantojnë mbrojtje si ndaj spërklave të frymëmarrjes, dhe në të njëjtën kohë, zvogëlojnë rrezikun e infeksionit duke rritur nivelet e lagështisë. ?Ne zbuluam se maskat e fytyrës e shtojnë shumë lagështinë në ajrin e thithur, dhe supozojmë se hidratimi i rrugëve të frymëmarrjes mund të jetë përgjegjës për zvogëlimin e ashpërsisë së sëmundjes Covid-19?-thotë dr.Adrian Baks.
Sipas tij është treguar se nivele të larta të lagështisë kanë treguar se zbusin ashpërsinë e gripit, dhe e njëjta gjë mund të zbatohet për ashpërsinë e Covid-19 përmes një mekanizmi të ngjashëm. Mbajtja e maskave të fytyrës është pjesë e fushatës në mbarë botën për respektimin e masave të parandalimit të infeksionit.
Ndërsa vaksinat janë duke u shpërndarë, parandalimi i infeksionit mund të mbështetet në mbrojtjen e vetvetes nga bartësit e SARS-CoV-2. Përveç mbajtjes së maskave, higjiena e rregullt e duarve dhe distancimi fizik mund të zvogëlojnë rrezikun e infeksionit./Përshtatur nga CNA.al
Nga Miranda Devine “Fox News”Tani që zgjedhjet kanë mbaruar ...
Të gjithë përjetojmë herë pas herë dhimbje koke. Nga dhimbje...
Nga Stephanie Pappas “Live Science”Në fjalimin e tij përurue...
Nga Ross Clark “The Spectator”Të shtunën qeveria britanike e...
Ne flasim shpesh mbi “kiminë” midis 2 njerëzve, për “flutura...
Nga Luke McGee “CNN”Ka vetëm 6 javë që ka hyrë, e megjithatë...
Në jetën e tij, Vladimir Komarov ishte një kozmonaut sovjeti...
Ndërsa vaksinat mbi koronavirusin po bëhen më të kudogjendsh...
Kopshtet e Elnuik ndodhen në rajonin Nortumberlendit në Angl...
Që të gjithë njerëzit kanë baktere që banojnë në aparatin e ...
Shumë nga masat tona mbrojtëse, distancimi social, mbyllja e...
Nga Sebnem Kalemli-Ozcan “The Conversation”Shpërndarja e një...
Teoritë e konspiracionit se kush i ndërtoi piramidat në Egji...
Gati 1 vit pas fillimit të makthit të pandemisë, efektet neg...
Nga Victor Davis Hanson “American Greatness”Senati i kontrol...
Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik, e kanë ditur ...
Gjatë një takimi të mbajtur javën e kaluar në Bruksel, diplo...
Nga Amber Athey “Spectator”Pra sipas gjetjeve mëtë fundit të...
Ajo që ishte në fillim një dokument, që tregonte pëlqimin e ...
Njëra nga dhjetëra simptoma e pazakonta, që janë shfaqur tek...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...