I nxehti përvëlon Europën Perëndimore/ Franca, Britania dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Që të gjithë njerëzit kanë baktere që banojnë në aparatin e tyre tretës. Por shkencëtarët po zbulojnë tani prova se përbërja e këtyre popullatave mikrobiale, ka lidhje me shëndetin mendor. Një studim i ri zbuloi se njerëzit me simptoma të ankthit dhe depresionit, kishin tendencën të ndryshonin nga të tjerët në sasinë e llojeve të caktuara të mikrobeve në zorrë.
Shkencëtarët kanë studiuar se si funksionon trupi i njeriut prej mijëra vjetësh, megjithatë ka ende shumë elementë që ne nuk i kuptojmë plotësisht.
Studimi i fundit rishikoi 26 studime, që kanë analizuar mikrobet e zorrëve tek njerëzit me simptoma të ankthit dhe depresionit, dhe i krahasojnë ato me mikrobet e zorrëve të pjesëmarrësve të shëndetshëm. Rishikimi zbuloi prova të qarta se njerëzit që përjetojnë ankth dhe depresion, ka më shumë të ngjarë të kenë lloje bakteresh në traktet e tyre të tretjes që nxisin inflamacionin.
Përveç kësaj, njerëzit që vuajnë nga ankthi dhe depresioni, kishin më pak mikrobe që prodhonin acide yndyrore me zinxhir të shkurtër, të cilat besohet se rregullojnë sistemin nervor qendror. Por shkencëtarët nuk i kuptojnë ende mekanizmat sesi ndodh kjo gjë.
Por ka të dhëna se disa baktere në traktin tretës stimulojnë nervin vagus, që kontrollon gjendjen shpirtërore, përgjigjen imunitare, tretjen dhe rrahjet e zemrës. Dhe ata besojnë se bakteret e tjera sekretojnë molekula që udhëtojnë përmes qarkullimit të gjakut për të arritur në tru. Studiuesit besojnë se ekzistojnë edhe lidhje indirekte.
Disa prova sugjerojnë që inflamacioni është një faktor kryesor në çrregullimet e shëndetit mendor, dhe se kombinime të caktuara të mikrobeve në zorrë e nxisin inflamacionin. Ndërkohë, disa hulumtime tregojnë gjithashtu se nënproduktet e sekretuara nga mikrobet e zorrëve, shkaktojnë çlirimin e neurotransmetuesit serotonin (i njohur si një ndihmës në stabilizimin e humorit), që del nga zorra dhe udhëton në të gjithë trupin.
Ajo që dinë deri më tani shkencëtarët është se lidhjet midis baktereve të zorrës dhe shëndetit mendor janë të shumta. Për shembull, pacientët me skizofreni që trajtohen me një antibiotik që dihet se vret baktere specifike në zorrë, kishin më pak simptoma psikotike pas marrjes së ilaçit.
Në një studim tjetër, shkencëtarët transferuan mikrobet e zorrëve nga pjesëmarrësit njerëzorë që përjetonin depresion, tek minjtë e shëndetshëm, dhe më pas zbuluan se minjtë filluan të përjetonin vetë simptoma serioze të depresionit.
Gjithsesi nuk ka ende të dhëna të mjaftueshme, për të sugjeruar një trajtim specifik në lidhje me mikrobiomën e zorrëve për shëndetin mendor. Por studimet kanë vërejtur se njerëzit që konsumojnë më shumë fruta, perime, peshk dhe drithëra integrale e zvogëlojnë rrezikun e tyre për t?u prekur nga depresioni.
Megjithëse studimi i fundit nuk ekzaminon në mënyrë specifike mikrobiomën, është e qartë se ajo që hamë ndikon në mikroorganizmat në sistemin tonë të tretjes. Tani për tani, mesazhi që duhet marrë nga ky studim është se pasja e një diete ushqimore të shëndetshme e të ekuilibruar, përmirëson jo vetëm shëndetin tuaj fizik, por ka të ngjarë të forcojë edhe shëndetin tuaj mendor./ Përshtati në shqip CNA.al
Shumë nga masat tona mbrojtëse, distancimi social, mbyllja e...
Nga Sebnem Kalemli-Ozcan “The Conversation”Shpërndarja e një...
Teoritë e konspiracionit se kush i ndërtoi piramidat në Egji...
Gati 1 vit pas fillimit të makthit të pandemisë, efektet neg...
Nga Victor Davis Hanson “American Greatness”Senati i kontrol...
Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik, e kanë ditur ...
Gjatë një takimi të mbajtur javën e kaluar në Bruksel, diplo...
Nga Amber Athey “Spectator”Pra sipas gjetjeve mëtë fundit të...
Ajo që ishte në fillim një dokument, që tregonte pëlqimin e ...
Njëra nga dhjetëra simptoma e pazakonta, që janë shfaqur tek...
Njerëzit kanë jetuar nën një stres të madh gjatë kësaj pande...
Nga Adam Finn “The Guardian”Shpërndarja e vaksinave Covid-19...
Nga Kate Golembiewski “Discover Magazine”Ju mund të keni një...
Një studim i kryer të fundmi në Poloni, ka zbuluar se njerëz...
Shkencëtarët që po hetojnë origjinën e koronavirusit të ri, ...
Nëse dyshoni se dikush po ju gënjen, kushtojini vëmendje gje...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”Një pikturë murale e vizatua...
Vaksinimet janë shpëtimtarët më të mëdhenj të jetës së njeri...
Në kohën kur i riu Feliks Dadaev, që vinte nga një fshat i D...
Nga Aarti Narsee “Carnegie Europe”Viti 2020, testoi në shumë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...