Rama i nxjerr “simpatizantes” së Iranit foton me kryeshërbëtorin famkeq të Ajatollahëve
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Në protestat e zhvilluara prej më shumë se tri javësh në T...
Nga Hannah Roberts ?Politico.eu?
Një pikturë murale e vizatuar në një mur në Milano në shtatorin e vitit të shkuar, e përshkruante kryeministrin italian Xhuzepe Konte si Jul Çezarin në momentin e vrasjes së tij. Midis komplotistëve të ?armatosur me thika? ishte ish-kryeministri italian Mateo Renci, që gati i dha fund karrierës politike të Kontes, kur e tërhoqi partinë e tij Italia Viva nga kabineti qeveritar, duke e zhytur vendin në një kaos politik.
Gjithsesi, ?Bruti? i ardhshëm për ?Çezarin?Konte, nuk arriti t?i jepte një goditje vdekjeprurëse dhe ta rrëzonte qeverinë e tij. Konte i mbijetoi vetëm me 2 vota jetike mocionit të besimit në parlamentin italian këtë javë. Sidoqoftë, manovrat e Rencit e kanë lënë Konte në krye të një qeverie të pakicës, dhe koha e koalicionit gjithnjë e më të fragmentuar të Lëvizjes Pesë Yjet dhe Partisë Demokratike, mund të jetë duke mbaruar.
Konte refuzoi të jepte dorëheqjen kur Renci tërhoqi ministrat e tij nga koalicioni javën e kaluar. Përkundrazi ai e sfidoi atë në një përballje në parlament, ku Konte ia doli të merrte vetëm mbështetjen e mjaftueshme, duke përfshirë atë të larguarve nga partitë e tjera dhe të pavarurve, për të shpëtuar qeverinë e tij, megjithëse nuk arriti dot të një shumice absolute.
Një akademik pa shumë pretendime, që u ngjit në pushtet si me parashutë, dhe i tallur si një kukull nga eurodeputetët dhe ish-kryeministri belg Gi Verhoshtad, Konte është treguar në fakt shumë më i fortë se sa mund t`a imagjinonte dikush.
Përpjekja e Rencit për ta rrëzuar qeverinë javën e kaluar, po duket tani si një llogaritje e gabuar, e ngjashme me gabimin e bërë nga lideri i opozitës së krahut të djathtë Mateo Salvini, kur u përpoq por dështoi të provokonte zgjedhje të reja në vitin 2019.
Teksa Konte kaloi nga e djathta në të majtë, Salvini ndodhet në opozitë që nga ajo kohë. Aftësia e Kontes për të ndryshuar taktikë sipas situatave, ka qenë thelbësor për mbijetesën
e tij. Nikola Lupo, drejtor i Qendrës së Universitetit Luis për Studime Parlamentare në Romë, thotë: ?Si një avokat i mirë, ai i përshtatet çdo situate. Është shumë pragmatik?.
Ndërkohë, Konte ka akumuluar një kapital politik me trajtimin e sigurt që i ka bërë krizës së koronavirusit. Popullariteti i tij ishte rreth 60 për qind për pjesën më të madhe të vitit të kaluar, dhe aktualisht mbetet në rreth 55 për qind. Ai fitoi vlerësimin e italianëve për sigurimin e një pjese të konsiderueshme nga paketa ekonomike e BE -së për stimulimin e ekonomisë së Italisë, vendi evropian i parë i goditur rëndë nga koronavirusi.
?Ai i ka luajtur shumë mirë kartat e tij. Mund të mos ketë gjenialitetin e udhëheqësve të pasluftës, por ka treguar instinktet e tij. Pati të drejtë që nuk dha dorëheqjen, dhe kërkoi mbështetje në parlament?- thotë Daniele Albertaci, studiues i politikës evropiane në Universitetin e Birmingemit.
Ndërsa mund të jetë aktualisht në një pozitë më të dobësuar, Konte ende ka mbështetës të fuqishëm. Me lidhje të forta në qarqet akademike dhe në establishmentin e Romës, ai i riparoi marrëdhëniet e tij të acaruara me biznesin e madh kur rihapi industrinë pas bllokimit të majit 2020.
Që nga vitet universitar, kur ndoqi kolegjin elitar katolik Vila Nazaret, Konte mbetet pranë Kishës Katolike, gjë që e ndihmoi atë të siguronte mbështetjen në votimin në Senatit këtë javë të një demokristiani veteran si Pier Ferdinando Kasini.
Për më tepër, edhe udhëheqësit e BE-së si Angela Merkel dhe Ursula von der Leyen e kanë bërë të qartë se ata kanë besim tek Konte, ndaj dhe i dhanë Italisë 28 për qind të paketës stimuluese të BE-së.?Ai ka një sjellje të përulur, e cila bie në sy për mirë, ndryshe nga disa udhëheqës të mëparshëm italianë që kanë qenë arrogantë?- tha një diplomat evropian në kushtet e anonimiteti.
E rëndësishme tani për Konten, është t`a sigurojë Brukselin se Italia është e qëndrueshme, dhe ai mund t`a çojë përpara me planin e tij pandemik të rimëkëmbjes ekonomike. Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis, iu drejtua Italisë në një konferencë shtypi pas një takimi të ministrave të financave këtë javë. ?Shpresoj që paqëndrueshmëria politike të mos e vërë në rrezik planin tuaj, pasi ju jeni përfituesi kryesor i planit të BE-së?- theksoi ai.
Por lajmi i keq është që Konte drejton tani një koalicion të pakicës. Lajmi i mirë për të, është se tashmë ai është i lirë nga Renci, një ?ferrë? nëpër këmbë për muaj të tërë. Konte ka mbështetës të besueshëm, në formën e një grupi parlamentar që mund të formojë bazën për një parti të ardhshme politike të udhëhequr nga vetë ai.
Sipas një sondazhi nga ?Noto Sondaggi?, një parti e drejtuar nga Konte, mund të fitojë sot
12 për qind të votave. Si pjesë e përpjekjes së tij për të fituar mbështetjen e senatorëve, Konte ka premtuar të reformojë sistemin zgjedhor, duke miratuar një sistem proporcional të përfaqësimit.
Krerët e opozitës kanë kërkuar zgjedhje të reja, por për këtë skenar ka pak interes midis partnerëve të koalicionit, pasi reformat kushtetuese për të cilat është rënë dakord për mbajtjen e një referendumi, nënkuptojnë që parlamenti do të reduktohet në madhësi me një të tretën në zgjedhjet e ardhshme. Edhe partia e vetë Rencit ka të ngjarë që të zhduket.
Me Konten e dobësuar, Renci mund të përpiqet t`a rrëzonte atë gjatë verës, por mungesa e opsioneve, nevoja urgjente për t?u marrë me pandeminë dhe frika e zgjedhjeve, i japin Kontes shansin për të rezistuar deri atëherë./CNA.al
https://www.politico.eu/article/giuseppe-conte-confidence-vote-government-italy-matteo-renzi/
Vaksinimet janë shpëtimtarët më të mëdhenj të jetës së njeri...
Në kohën kur i riu Feliks Dadaev, që vinte nga një fshat i D...
Nga Aarti Narsee “Carnegie Europe”Viti 2020, testoi në shumë...
“I shëndoshë si një elefant”, nuk është vetëm një epitet fye...
Nga Grace C.Roberts “The Conversation”Viruset endemike quhen...
Nga James Jay Carafano “National Interest”Presidenti i SHBA-...
Temperaturat globale bien në mënyrë periodike, në Pole formo...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Covid-19 është i dëmshëm jo...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Më 22 nëntor 1963, Li Harvi Osv...
Fushata e vaksinimit kundër Covid-19 ka filluar. Masat mbroj...
Nga David Marcus “The Federalist”Pavarësisht një tronditje t...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico.eu”Në Ukrainë dhe Bjellorusi,...
Një studim i kohëve të fundit, paraqiti një panoramë optimis...
Prindërit e dinë shumë mirë skenarin:fëmija i tyre sillet ke...
Ne kemi tashmë një listë të gjatë arsyesh pse duhen pëlqyer ...
Nga Doug Bandow “National Riview”Një nga çështjet e pakta mb...
Sipas një studimi varianti i ri i koronavirusit të Covid-19 ...
Nga Rod Dacombe “The Conversation”Të gjithë i kemi parë. Jan...
Nga Kai Weiss “CapX”“Reklama më e mirë për Brexit”, shkruant...
Parandalimi i infeksionit Covid-19, ndodh përmes shumë gjest...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...