web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pesë gjëra që duhet të dini para se të nxitoni t’i gjykoni vaksinat anti-Covid

9 Shkurt 2021, 08:18, Blog CNA

Nga Adam Finn ?The Guardian?

Shpërndarja e vaksinave Covid-19 po vazhdon me shpejtësi në Britaninë e Madhe dhe në
të gjithë botën, dhe shumë shpejti do të kemi më shumë të dhëna për efektivitetin e tyre fillestar. Vaksinat janë mjete jetike që do të na ndihmojnë për t?i dhënë fund kësaj pandemie, dhe shumica e njerëzve i pranojnë ato si pjesë e jetës së përditshme.
Por shumë njerëz kanë mendime të ndryshme mbi mënyrën se si duhet të përdoren ato më mirë, dhe ekziston shqetësimi se vaksinat nuk do të jenë aq efektive ndaj varianteve të reja të Covid-19. Në fakt, një studim sugjeron që vaksina e Oxford/AstraZeneca siguron një mbrojtje minimale kundër sëmundjeve të shkaktuara nga varianti i Afrikës së Jugut.
Dhe kjo do të thotë që njerëzit mund të kenë nevojë për një dozë të tretë më vonë gjatë këtij viti, për t?i mbrojtur ata nga variante të tjera. Në çdo rast, ne duhet t`a kuptojmë se çfarë janë në thelb vaksinat, si e masim efektivitetin e tyre, çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë dot ato.

1. Vaksinat dhe sëmundjet që ato parandalojnë janë të ndryshme

Edhe pse ne përdorim shumë parime të përgjithshme për të kuptuar infeksionet, secili prej tyre është në fakt unik. Madje ato ndryshojnë me kalimin e kohës, dhe ndryshojnë nga vendi në vend. Kjo krijon shumë pasiguri, çka do të thotë që ne duhet të monitorojmë vazhdimisht se çfarë po ndodh.
Ky proces quhet mbikëqyrje, dhe pa të nuk mund të zhvillohen dot vaksina efektive, apo të të rregullosh atë që po bën për të maksimizuar efektet e saj. Kjo paqëndrueshmëri do të thotë se të gjithë duhet të presim që këshillat të ndryshojnë shpesh, teksa në muajt e ardhshëm mbërrin një informacion i ri rreth mënyrës më të mirë të përdorimit të vaksinave.

2. Vaksinat nuk garantojnë mbrojtje të plotë

Njerëz të ndryshëm, do të kenë përgjigje shumë të ndryshme, dhe disa njerëz do të mbeten
të prekshëm ndaj një virusi. Zakonisht, vaksinat parandalojnë në mënyrë më efikase sëmundjen e rëndë sesa atë në një formë më të lehtë. Por në një pandemi kemi nevojë për rezultate të shpejta. Ndaj,që të gjitha studimet janë duke vlerësuar parandalimin e rasteve relativisht të lehta, por më të zakonshme, në mënyrë që të marrin shpejt të dhënat. Vlerësimet e efikasitetit të raportuara gjerësisht për vaksinat e ndryshme nga testimet e fazës së tretë, përshkruajnë aftësinë e tyre për të parandaluar sëmundje relativisht të lehta.
Pra, nëse merrni një vaksinë që raportohet të jetë, le të themi 80 për qind efikase kundër sëmundjes simptomatike, mundësia që ju të sëmureni vërtet rëndë do të reduktohet me më shumë se 80 për qind, ndoshta dhe afro 100 për qind, megjithëse një vaksinë nuk mund të garantojë 100 për qind mbrojtje maksimale.

3. Ju nuk mund të krahasoni shifrat nga testime të ndryshme

Çdo testim që bëhet përfshin njerëz të ndryshëm nga vende të ndryshme, dhe përcaktimet që përdoren për të vendosur nëse ata kanë sëmundjen ose jo janë gjithashtu të ndryshme. Vetëm kur dy vaksina krahasohen ?kokë më kokë? në të njëjtin testim, mund të gjykoni me saktësi nëse njëra është më efikase se tjetra, por kjo ndodh rrallë. Është shumë e vështirë t`i rezistosh të bërit krahasimin midis vaksinave,duke nisur nga rezultatet e testimeve të ndryshme të fazës së tretë, por krahasime të tilla janë çorientuese.

4. Ju nuk mund të krahasoni rezultatet e testimeve të rastësishme, me rezultatet e studimeve në popullatën e gjerë

Për të bërë testime përzgjidhen kryesisht njerëz të rinj dhe të shëndetshëm, më pak të prirur të sëmuren, kjo për arsye të ndryshme, duke bërë që testimet të zhvillohen pa probleme dhe më shpejt. Ata paraqiten si vullnetarë dhe më pas kontrollohen dhe zgjidhen përpara se të marrin një vaksinë apo të bëjnë një kontroll placebo.
Pasi vaksinat të jenë për përdorim të përgjithshëm, njerëzit që pranojnë të vaksinohen nuk kontrollohen në të njëjtën mënyrë. Vaksinat e Covid-19, do t?i marrin në fillim kryesisht njerëz më të moshuar se sa vullnetarët që janë përdorur në testime – dhe njerëzit e moshuar zakonisht kanë një përgjigje më të dobët imune, dhe janë më të prirur të sëmuren më rëndë nga infeksionet virale.
Në testime, shansi vendos se kush do t`a bëjë vaksinën dhe kush jo. Ndërsa në botën reale, shumë faktorë të tjerë jo-rastësorë përcaktojnë atë që ndodh, kështu që rezultati e të krahasuarit njerëzit që janë vaksinuar me të tjerët që nuk janë vaksinuar mund të jetë i njëanshëm.

5. Shumica e vaksinave (por jo të gjitha) e zvogëlojnë transmetimin, duke krijuar ?imunitetin e tufës?

Kjo me të vërtetë ka rëndësi, pasi siguron kompensimin e shumë papërsosmërive të programeve të vaksinimit masiv. Disa njerëz nuk e marrin vaksinën – edhe për shkak se vaksina nuk mbërrin tek ta, ose ata e refuzojnë atë. Disa njerëz e marrin vaksinën dhe
ndodh që ajo mos të jetë efikase për ta, ose e kundërta, është shumë efikase.
Mbrojtja nga vaksina zakonisht zhduket me kalimin e kohës, tek disa njerëz më shpejt se sa tek të tjerët. Të gjitha këto gjëra shtohen duke ju lënë një problem. Por nëse njerëzit e vaksinuar – ose të paktën disa prej tyre – në të vërtetë nuk preken fare nga infeksioni, ose preken lehtë dhe janë më pak infektues ndaj të tjerëve – atëherë vlera R e infeksionit në popullatë mund të bjeri nën 1, dhe infeksioni përfundimisht do të shuhet. Në këtë mënyrë të gjithë njerëzit pa imunitet, mbrohen indirekt nga programi.

Shënim: Adam Finn, është profesor i pediatrisë në Qendrën e Vaksinave të Fëmijëve në Universitetin e Bristolit./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.theguardian.com/commentisfree/2021/feb/08/compare-vaccines-effective-trial-data





Lajmet e fundit nga