Ja tek cilët njerëz kanë pasur efekte pozitive bllokimet e Covid-19
Gati 1 vit pas fillimit të makthit të pandemisë, efektet neg...
Teoritë e konspiracionit se kush i ndërtoi piramidat në Egjipt nuk kanë fund. Shpesh ato përfshijnë alienët e lashtësisë, njerëzit në formë hardhucash (lizardët), masonët apo një qytetërim i përparuar që përdorte një teknologji që më vonë u harrua.
Shkencëtarët janë përpjekur por kanë dështuar që t?i hedhin poshtë këto ide shpeshherë të pabazuara në fakte. Por ndërkohë ekziston edhe një keqkuptim tjetër mbi ndërtimin e piramidave që i ka munduar për shekuj me radhë studiuesit:Piramidat nuk u ndërtuan nga skllevërit.
Prova të forta sugjerojnë që punëtorët e piramidave ishin vendas, të cilët paguheshin rregullisht për shërbimet e tyre, dhe ushqeheshin shumë mirë. Ne e dimë këtë pasi arkeologët kanë gjetur varret e tyre dhe shenja të tjera të llojit të jetës që ata patën në atë kohë.
Në vitin 1990, një numër vendvarrimesh të thjeshta të punëtorëve të piramidave u gjetën në një distancë çuditërisht të vogël nga varret e faraonëve. Brenda tyre arkeologët zbuluan të gjitha mjetet e nevojshme që u duheshin punëtorëve të piramidave për t?ia dalë në jetën e përtejme, dhe të cilat nuk kishte të ngjarë t?u jepeshin skllevërve të zakonshëm.
Por nuk është kjo e gjitha. Arkeologët kanë gërmuar për vite me radhë në një kompleks të gjerë që mendohet të ketë qenë një qendër e përkohshme ku qëndronin mijëra punëtorë. Vendi quhet Heit El-Gurab, dhe ka të ngjarë të ketë qenë pjesë e një qyteti më të madh portual përgjatë lumit Nil, ku ushqimi dhe furnizimet për punëtorët që ndërtonin piramidat, si dhe materialet e ndërtimit, importoheshin nga i gjithë rajoni.
Brenda rrënojave të Heit El-Ghurab, ata gjetën prova të ekzistencës së kazermave të mëdha ku mund të kenë fjetur bashkë 1.600 ose më shumë punëtorë. Arkeologët zbuluan gjithashtu mbetje të shumta nga vaktet ushqimore që ata kishin konsumuar, përfshirë bukë
të bollshme dhe sasi të mëdha mish lope, deleje, dhie dhe peshku.
Në të gjitha ndërtesat ku ata u angazhuan, mund të gjendet grafitet e këtyre punëtorëve. Simbolet të shkruara në gjuhën egjiptiane, ishin fshehur në blloqe brenda piramidave, dhe nuk ishin menduar të shiheshin ndonjëherë. Ato përmbajnë emrat e grupeve të ndryshme të punës, si ?Pijanecët e Menkaures?, dhe ?Pasuesit e Kurorës së Bardhë të Fuqishme të faraonit Kufu?. Të dy grupet u emërtuan sipas faraonëve përkatës të kohës së tyre. Ndërkohë shenja të tjera tregojnë qytete dhe rajone të ndryshme në Egjipt. Disa duket se funksionojnë si hamajli që përfaqësojnë një lloj ndarje midis punëtorëve, dhe paraqesin imazhe të ndryshme kafshësh.
Këto hieroglife u kanë dhënë mundësi arkeologëve që të mësojnë se nga vinin punëtorët, si ishte jeta e tyre dhe për kë punuan ata.
Ata nuk kanë gjetur askund shenja të skllevërve apo punëtorëve të huaj. Ndërkohë, ka prova të shumta për mbledhjen e taksave të punës në gjithë Egjiptin e lashtë. Kjo ka nxitur disa studiues të sugjerojnë se punëtorët mund të jenë ndërruar gjatë turneve të ndërtimit, si një formë e shërbimit kombëtar.
Por është gjithashtu e paqartë nëse kjo do të thotë që punëtorët u detyruan të punojnë. Atëherë, pse kaq shumë njerëz mendojnë se piramidat egjiptiane janë ndërtuar nga skllevërit? Sugjerimi i parë për këtë ide na vjen nga historiani grek Herodoti. Herodoti është quajtur ndonjëherë si ?babai i historisë?, dhe herë të tjera si ?babai i gënjeshtrës?. Ai pretendoi se kishte vizituar personalisht Egjiptin, duke shkruar se piramidat ishin ndërtuar nga skllevërit. Në fakt Herodoti jetoi mijëra vjet pas ndërtimit të tyre.
Një origjinë tjetër e qartë e idesë së ndërtimit të piramidave nga skllevërit, vjen nga narrativa e vjetër judeo-kristiane, sipas së cilës hebrenjtë ishin skllavëruar në Egjipt, siç përshkruhet edhe nga historia e Moisiut në Librin e Eksodit.
Hollivudi e mori këtë ide dhe e përshtati atë në filmat e tij. Filmi ?Dhjetë Urdhërimet? i realizuar fillimisht në vitin 1923, dhe më pas i ripërpunuar në vitin 1956, përshkruanin jetën e izraelitëve të robëruar dhe të detyruar të ndërtonin godina të mëdha për faraonët.
Edhe filmi i vitit 2014 i regjisorit të njohur amerikan Ridli Skot ?Eksodi:Zotër dhe Mbretër?, përshkruan se si Moisiu çliron hebrenjtë nga skllavëria në kohën kur ata po ndërtonin piramidat.
Egjipti e ndaloi transmetimin e filmit në vend, duke akuzuar për ?pasaktësi historike. Në fakt, arkeologët nuk kanë gjetur kurrë prova se populli izraelit u skllavërua në Egjipt. Por edhe nëse do të ndodhte kjo gjë, nuk ka shumë gjasa që ata të kenë ndërtuar piramidat. Piramida e fundit, e ashtuquajtura Piramida e Ahmose, u ndërtua afro 3.500 vjet më parë. Pra qindra vjet përpara se historianët mendojnë se u shfaq për herë të parë populli i izraelit./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.discovermagazine.com/planet-earth/who-built-the-egyptian-pyramids-not-slaves
Gati 1 vit pas fillimit të makthit të pandemisë, efektet neg...
Nga Victor Davis Hanson “American Greatness”Senati i kontrol...
Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik, e kanë ditur ...
Gjatë një takimi të mbajtur javën e kaluar në Bruksel, diplo...
Nga Amber Athey “Spectator”Pra sipas gjetjeve mëtë fundit të...
Ajo që ishte në fillim një dokument, që tregonte pëlqimin e ...
Njëra nga dhjetëra simptoma e pazakonta, që janë shfaqur tek...
Njerëzit kanë jetuar nën një stres të madh gjatë kësaj pande...
Nga Adam Finn “The Guardian”Shpërndarja e vaksinave Covid-19...
Nga Kate Golembiewski “Discover Magazine”Ju mund të keni një...
Një studim i kryer të fundmi në Poloni, ka zbuluar se njerëz...
Shkencëtarët që po hetojnë origjinën e koronavirusit të ri, ...
Nëse dyshoni se dikush po ju gënjen, kushtojini vëmendje gje...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”Një pikturë murale e vizatua...
Vaksinimet janë shpëtimtarët më të mëdhenj të jetës së njeri...
Në kohën kur i riu Feliks Dadaev, që vinte nga një fshat i D...
Nga Aarti Narsee “Carnegie Europe”Viti 2020, testoi në shumë...
“I shëndoshë si një elefant”, nuk është vetëm një epitet fye...
Nga Grace C.Roberts “The Conversation”Viruset endemike quhen...
Nga James Jay Carafano “National Interest”Presidenti i SHBA-...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...