Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Njerëzit kanë jetuar nën një stres të madh gjatë kësaj pandemie, dhe kjo ka pasur një ndikim negativ në mirëqenien tonë. Pak stres është pozitiv dhe thelbësor për mbijetesën e njeriut, por stresi i madh ose i zgjatur në kohë, mund të rrisë rrezikun për sëmundjet e lidhura me stresin, duke përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin, depresionin, sëmundjen Alzheimer, kancerin dhe të tjerat.
Stresi kronik mendohet se sjell një inflamacion të tepërt në të gjithë trupin, dhe kjo luan një rol të madh në fillimin dhe përparimin e sëmundjes së lidhur me stresin, së bashku me nivelet e ngritura të hormonit të kortizolit.Ja cilat janë disa nga këshillat e ekspertëve për të ulur nivelet e stresit.
Provoni të meditoni
Sipas një studimi të vitit 2017 që rishikoi 45 studime të mëhershme mbi këtë fushë, praktika e meditimit, çon në uljen e treguesve fiziologjikë të stresit. Në mënyrë të veçantë, meditimi mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kortizolit, presionit të gjakut dhe rrahjeve të zemrës. Dhe për të medituar, mjafton që të përqendrohemi plotësisht tek frymëmarrja juaj, duke thithur dhe nxjerrë frymën përmes hundës.
Gjeni një hobi që ju pëlqen
Kjo mund të nënkuptojë praktikimin e një instrumenti, pikturimin, gatimin ose lojën me fëmijët tuaj. Ekspertët thonë se gjithçka që ju largon nga shqetësimet e përditshme, është e dobishme për uljen e niveleve të stresit.
Planifikoni ecjen apo ushtrime ditore
Angazhimi në një aktivitet të rregullt fizik, është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar në menaxhimin e stresit, por edhe në forcimin e sistemit tuaj imunitar. Ushtrimi aerobik, që rrit rrahjet e zemrës dhe sasinë e oksigjenit në trup, shton nivelet e endorfinës, të cilat ndikojnë direkt në trurin tuaj për të zvogëluar dhimbjen dhe rritur kënaqësinë.
Shtoni konsumin e ushqimeve që zvogëlojnë stresin
Ushqime si salmoni, trofta, sardelet dhe harengat, janë një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 që çojnë në uljen e stresit. Po ashtu ushqimet e pasura me vitaminë C, si specat e kuq dhe jeshil, portokalli dhe kivi, mund të jenë të dobishëm në uljen e stresit psikologjik dhe presionit të gjakut. Edhe ushqimet e fermentuara si kosi dhe lakra turshi përmbajnë baktere miqësore të njohura si probiotikë, të cilët kanë aftësinë për të zvogëluar stresin dhe nivelet e kortizolit.
Shmangni dietat e forta
Studimet kanë treguar se kufizimi i kalorive në nivele shumë të ulëta, rrit nivelet e kortizolit. Konsumi i karbohidrate në sasinë e mjaftueshme është shumë i rëndësishëm, pasi ato e nxisin trurin të prodhojë serotoninën, një neurotransmetues që ka një efekt qetësues në trup. Nga ana tjetër, dietat që janë shumë të ulëta në karbohidrate mund të rrisin nivelet e kortizolit. Gjithashtu është e rëndësishme që të shmangni kohët e gjata pa ushqim. Kjo mund të shkaktojë rënie të sheqerit në gjak, gjë që shkakton nervozizëm dhe e përkeqëson stresin. Ndaj mundohuni të hani diçka çdo 4 orë apo më shumë.
Reduktoni konsumin e kafeinës
Sasitë e larta të kafeinës mund të rrisin nivelet e kortizolit, dhe të intensifikojnë efektet e stresit në trup. Është e rëndësishme t?i kushtoni vëmendje mënyrës se si trupi juaj reagon ndaj kafeinës. Nëse ndjeheni të stresuar, mund të reduktoni kafeinën dhe të pini më shumë çarja bimorë.
Përmirësoni higjienën e gjumit
Mungesa e sasisë së duhur të gjumit mund të prodhojë nivele më të larta stresi, të cilat nga ana e tyre mund të kontribuojë në cilësi të dobët të gjumit, duke e shtuar stresin. Synimi për të fjetur 7 deri në9 orë gjumë është thelbësor, pasi ndihmon në uljen e kortizolit dhe ngarkesën në veshka.
Provoni të merrni me Joga
Shumë studime kanë treguar se Joga mund të ndihmojë në uljen e niveleve të kortizolit dhe presionit të gjakut. Ndaj praktikimi i rregullt i Jogës ndihmon në zvogëlimin e niveleve të stresit.
Shijoni natyrën
Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, dalja për shëtitje dhe kalimi i disa momenteve në natyrë mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit, përmirësimin e humorit dhe forcimin e ndjenjave të lumturisë dhe mirëqenies.
Dëgjoni Muzikë
Dëgjimi i këngëve tuaja të preferuara mund të zvogëlojë nivelet e stresit. Një muzikë ritmike optimiste mund të jetë e dobishme si një përforcues i humorit. Por edhe muzika më e qetë, mund të ndihmojë në qetësimin e mendjes, çlodhjen e muskujve dhe largimin e stresit./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://us.cnn.com/2021/02/08/health/habits-to-reduce-stress-pandemic-wellness/index.html
Nga Adam Finn “The Guardian”Shpërndarja e vaksinave Covid-19...
Nga Kate Golembiewski “Discover Magazine”Ju mund të keni një...
Një studim i kryer të fundmi në Poloni, ka zbuluar se njerëz...
Shkencëtarët që po hetojnë origjinën e koronavirusit të ri, ...
Nëse dyshoni se dikush po ju gënjen, kushtojini vëmendje gje...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”Një pikturë murale e vizatua...
Vaksinimet janë shpëtimtarët më të mëdhenj të jetës së njeri...
Në kohën kur i riu Feliks Dadaev, që vinte nga një fshat i D...
Nga Aarti Narsee “Carnegie Europe”Viti 2020, testoi në shumë...
“I shëndoshë si një elefant”, nuk është vetëm një epitet fye...
Nga Grace C.Roberts “The Conversation”Viruset endemike quhen...
Nga James Jay Carafano “National Interest”Presidenti i SHBA-...
Temperaturat globale bien në mënyrë periodike, në Pole formo...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Covid-19 është i dëmshëm jo...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Më 22 nëntor 1963, Li Harvi Osv...
Fushata e vaksinimit kundër Covid-19 ka filluar. Masat mbroj...
Nga David Marcus “The Federalist”Pavarësisht një tronditje t...
Nga Sergei Kuznetsov “Politico.eu”Në Ukrainë dhe Bjellorusi,...
Një studim i kohëve të fundit, paraqiti një panoramë optimis...
Prindërit e dinë shumë mirë skenarin:fëmija i tyre sillet ke...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...