Studiuesit: Ja çfarë e bën një njeri, një përhapës të madh të Covid-19
Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik, e kanë ditur ...
Nga Victor Davis Hanson ?American Greatness?
Senati i kontrolluar nga demokratët po zhvillon aktualisht një gjyq për fajësimin kundër një presidenti që nuk është më president. Lirimi nga akuzat duket tashmë një rezultat i paracaktuar, ashtu si në përpjekjen e parë të fajësimit një vit më parë.
Gjykatësi kryesues i procesit, i mandatuar me kushtetutë – kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara – refuzoi të paraqitej. Kreu i sistemit të drejtësisë Xhon Roberts, me sa duket beson se gjyqi ndaj një qytetari privat është ose humbje kohe ose antikushtetues, ose që të dyja bashkë.
Demokratët në Kongres janë të zënë aktualisht me linçimin e kongresmenëve republikanë që cilësohen si ekstremistë. Për herë të parë në historinë e vendit, njëra palë shkarkon anëtarët e palës tjetër në komisionet parlamentare. Pra demokratët, administrata e re, shteti administrativ dhe e majta politike, janë të fiksuar me copëtimin e ?kufomës presidenciale? të shtetasit privat Donald Trump. Mesa duket ata kanë frikë se një ditë ai do të ri-ngrihet për t?u hakmarrë. Nga ana tjetër udhëheqësit tanë janë shumë të shqetësuar mbi krizat ekzistenciale të lëna të patrajtuara.
Merrni borxhin kombëtar. Tani është 28 trilionë dollarë. Dhe po rritet me gati 2 trilion dollarë në vit. Askush në Uashington nuk po flet për uljen e defiçitit vjetor. Zyrtarët nuk e kanë aspak mendjen të gjejnë mënyrat për të balancuar buxhetin. Ideja e shlyerjes së një borxhi të tillë monstruoz, mbetet një fantazi.
Përkundrazi, përfaqësuesit tanë të zgjedhur po diskutojnë nëse do të marrin hua edhe 1 apo2 trilion dollarë të tjerë, pa u shqetësuar se nga vjen ai apo si do të shlyhet. Por paratë nuk janë ilaçi mrekullibërës për çdo rast. Me kaq para që po futen në treg, ne do ta paguajmë koston përmes taksave më të larta, inflacionin më të lartë, apo një stagflacioni të ngjashëm me vitet 1970, ose Amerika do të heqë dorë nga borxhi i saj, duke e shkatërruar besueshmërinë e qeverisë amerikane. Aleatët tanë si Franca demokratike,po e paralajmërojnë Amerikën se po ?ha? vetveten, dhe po bëhet e rrezikshme për të tjerët.
Armiqtë tanë si kinezët totalitarë, janë të kënaqur me qasjen tonë vetëvrasëse. Kostoja e këtij qëndrimi, nuk janë vetëm miliardat e dollarëve e shkatërrimit nga trazirat e verës së shkuar, e mijëra përmendore dhe statuja të shkatërruara, dhe dëmtimi i qindra shkollave dhe ndërtesave që do të riemërtohen. Shumë më e rëndësishme është shtypja e mendimit krijues, nga studimet humaniste tek kërkimi shkencor. Bota Islame, siç vërejti dikur historiani Bernard Luis, ngeci në shekujt XIX-XX, pikërisht pasi islamikët radikalë nisën të shtypnin qëtë gjitha studimet e lira që shqetësonin shkollat fetare.
Shkencat humane dhe shkencat ekzakte u futën në kaos në vitet 1932-1945 në Gjermani si pasojë e ndërhyrjes së censorëve nazistëracistë. Edhe ajo që u shkrua në Evropën Lindore komuniste dhe Bashkimin Sovjetik, është kryesisht e diskretituar duke pasur parasysh faktin që ishin zyrtarët komunistë ata që përcaktonin rregullat e botimit dhe kërkimit shkencor.
Diçka e ngjashme frikësuese po ndodh tani në Shtetet e Bashkuara. Studiuesit, gazetarët, artistët dhe akademikët, mendojnë se ata duhet të jenë politikisht korrekt. Ata e modifikojnë vazhdimisht diskursin e tyre publik nga frika e shkatërrimit të karrierës. Për të mos rrezikuar jetesën, ata përpiqen të sinkronizojnë kërkimet e tyre, me disa ideologji të aprovuara tashmë. Kur profesorët duhet të shkruajnë ?deklarata të diversitetit? dhe të punësojnë, promovojnë apo pushojnë nga puna në bazë të racës, modeli nuk është Kushtetuta e SHBA-së, por diçka nga Kina bashkëkohore .
Askush nuk i kushton shumë vëmendje fakti që kryeqyteti ynë vazhdon të jetë i mbushur me mijëra ushtarë në kamuflazh dhe me shumë rrethime me tela me gjemba. Që nga Lufta Civile, Uashingtoni nuk kishte parë një shtet policor kaq të madh. Ushtarakët veteranë që dikur e paralajmëruan Donald Trump të mos nxirrte në rrugëtrupa federale për të garantuar sigurinë e Shtëpisë së Bardhë nga demonstruesit ANTIFA dhe ?Black Lives Matters?, tani heshtin kur një ushtri e vërtetë është vendosur në Uashington.
Xho Bajden ka anuluar ligjin federal të emigracionit. Amerikanët duhet të testohen para se të udhëtojnë me avion brenda apo jashtë vendit. Ndërkohë, emigrantët e paligjshëm sigurisht që nuk do të testohen kur ata ta kalojnë kufirin. Irani është një vend i falimentuar, i izoluar, dhe i përbuzur plotësisht nga shumica e vendeve në Lindjen e Mesme. Tani Amerika po bën çmos që të ringjallë regjimin më radikal dhe anti-amerikan në botë,duke dëmtuar interesat e aleatëve tanë në botën arabe, Izraelit, dhe interesat e vetë Amerikës. Ndërsa jemi të zënë duke i bërë gropën njëri-tjetrit, Kina po buzëqesh, pasi kapitalistët dikur të frikshëm amerikanë janë bërë policët qesharakë që patrullojnë përgjatë projektit tashmë të anuluar të gazsjellësit ?Keystone? midis SHBA-së dhe Kanadasë./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://amgreatness.com/2021/02/10/the-world-goes-on-while-america-sleeps
Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik, e kanë ditur ...
Gjatë një takimi të mbajtur javën e kaluar në Bruksel, diplo...
Nga Amber Athey “Spectator”Pra sipas gjetjeve mëtë fundit të...
Ajo që ishte në fillim një dokument, që tregonte pëlqimin e ...
Njëra nga dhjetëra simptoma e pazakonta, që janë shfaqur tek...
Njerëzit kanë jetuar nën një stres të madh gjatë kësaj pande...
Nga Adam Finn “The Guardian”Shpërndarja e vaksinave Covid-19...
Nga Kate Golembiewski “Discover Magazine”Ju mund të keni një...
Një studim i kryer të fundmi në Poloni, ka zbuluar se njerëz...
Shkencëtarët që po hetojnë origjinën e koronavirusit të ri, ...
Nëse dyshoni se dikush po ju gënjen, kushtojini vëmendje gje...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”Një pikturë murale e vizatua...
Vaksinimet janë shpëtimtarët më të mëdhenj të jetës së njeri...
Në kohën kur i riu Feliks Dadaev, që vinte nga një fshat i D...
Nga Aarti Narsee “Carnegie Europe”Viti 2020, testoi në shumë...
“I shëndoshë si një elefant”, nuk është vetëm një epitet fye...
Nga Grace C.Roberts “The Conversation”Viruset endemike quhen...
Nga James Jay Carafano “National Interest”Presidenti i SHBA-...
Temperaturat globale bien në mënyrë periodike, në Pole formo...
Nga Pierre Haski “Internazionale”Covid-19 është i dëmshëm jo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...