Mbyllja e kapitujve të BE për arsimin dhe kërkimin shkencor, Kumbaro: Fryt i reformave
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Shqipëria mbylli me sukses tre kapitujt e parë të Integrim...
Nga Sebnem Kalemli-Ozcan ?The Conversation?
Shpërndarja e një vaksine për të ndaluar përhapjen e një pandemie globale nuk është një proces që kushton pak. Miliarda dollarë janë shpenzuar deri tani në zhvillimin e vaksinave anti-Covid, dhe në hartimin e një programi për t?i injektuar ato në krahët e njerëzve.
Por ndërsa ndodhemi në mesin e një shpërndarje të pabarabartë të vaksinave të koronavirusit – me vendet e varfra që mbeten shumë prapa atyre më të pasura -në horizont shfaqet edhe një tjetër shqetësim:kostoja e konsiderueshme e mos-vaksinimit të çdokujt.
Unë dhe kolegët e mi jemi përpjekur të zbulojmë se cila mund të ishte kostoja totale që do të pësonte ekonomia globale nga shpërndarja e pabarabartë e vaksinave.
Për këtë, ne analizuam 35 industri – si shërbimet dhe prodhimin – në 65 vende të botës,
dhe analizuan se si ato ishin të gjitha të lidhura ekonomikisht në vitin 2019, pra përpara pandemisë. Për shembull, sektori i ndërtimit në SHBA, mbështetet tek çeliku i importuar nga Brazili.
Nga ana tjetër prodhuesit amerikanë të automjeteve, kanë nevojë për xhamin dhe gomat që vijnë nga vendet aziatike etj. Më pas ne përdorëm të dhënat mbi numrin e rasteve me Covid-19 për secilin vend, për të parëse si kriza e koronavirusit e ka prishur tregtinë globale, duke frenuar dërgesat e çelikut, qelqit dhe eksporteve në vendet e tjera.
Sa më shumë që një sektor mbështetet tek njerëzit që punojnë nga afër për të prodhuar mallrat, aq më shumë ndërprerje dhe rënie të prodhimit do të ketë për shkak të infeksioneve më të larta. Më pas ne ndërtuam një model se si vaksinimet mund të ndihmojnë për t?i lehtësuar këto kosto ekonomike, pasi një forcë e shëndetshme dhe imune është në gjendje që të rriste prodhimin.
Mbajtja e barrës
Rezultatet e studimit tonë, treguan se nëse vendet më të pasura të botës, vaksinohen plotësisht deri nga mesi i këtij viti – një synim të cilin po përpiqen ta arrijnë shumë vende -dhe ndërsa vendet në zhvillim arrijnë të vaksinojnë vetëm gjysmën e popullsisë së tyre, humbja e ekonomike globale do të ishte rreth 4 trilionë dollarë.
Ne vlerësuam gjithashtu se kostoja ekonomike globale e vendeve në zhvillim që nuk vaksinojnë dot asnjë prej qytetarëve të tyre, është rreth 9 trilionë dollarë. Është e vërtetë që punohet për të zgjeruar shtrirjen e vaksinave edhe në vendet në zhvillim.
Megjithatë ka të ngjarë që vendet e varfra të mbeten akoma pas në procesin e vaksinimit kundër Covid-19. Pavarësisht nga sasia e dëmit, SHBA-ja, Kanada, Evropa dhe Japonia do të mbanin gati gjysmën e barrës që do të shkaktohej nga ndërprerjet e vazhdueshme të tregtisë globale, edhe nëse ato vetë do të arrinin ta vaksinonin gjithë popullsinë e tyre.
Këto gjetjet vijnë në një kohë kur bashkësia globale, po kërkon mënyra sesi të adresojë pabarazinë e theksuar në fushatat aktuale të vaksinimit. Rezultatet nga studimi ynë, i botuar si një dokument pune nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike dhe homologia e saj evropiane, Qendra për Kërkimin e Politikave Ekonomike, u prezantuan në një konferencë të zhvilluar së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Koha e botimit të këtij raporti, përkon gjithashtu me njoftimin e presidentit amerikan Xho Bajden se Shtetet e Bashkuara synojnë t?i bashkohen nismës COVAX, që synon vaksinimin e të paktën 20 për qind të popullsisë së çdo vendi deri në fund të këtij viti. Por COVAX-it i mungojnë aktualisht miliarda dollarë për të qenë në gjendje ta përmbushë qëllimin që i ka vënë vetes.
Asnjë ekonomi nuk është një ishull
Studimi ynë nënvizon se është në interesin e drejtpërdrejtë ekonomik të vendeve të pasura, që të sigurojnë vaksinimin e plotë jo vetëm të qytetarëve të tyre, por edhe të vendeve të varfra gjithashtu. Sigurisht, vaksinimet masive në vendet e pasura, do t?i ndihmojnë bizneset e brendshme si restorantet, palestrat dhe shërbime të tjera, që t?i rikthehen normalitetit.
Por industri të tilla si automjetet, ndërtimi dhe shitja me pakicë që varen nga vendet e jashtme për materiale dhe lëndë të parë, pjesë dhe furnizime të ndryshme, do të vazhdojnë të vuajnë në rast se vaksinat nuk bëhen të disponueshme në të gjithë botën. Asnjë ekonomi nuk është një ishull, dhe rimëkëmbja e plotë ekonomike globale do të ndodhë vetëm kur çdo ekonomi të rimëkëmbet nga pandemia e Covid-19.
Shënim:Sebnem Kalemli-Ozcan, është profesore e ekonomisë në Universitetin e Merilendit, SHBA.
/Përshtati në shqip CNA.al
Teoritë e konspiracionit se kush i ndërtoi piramidat në Egji...
Gati 1 vit pas fillimit të makthit të pandemisë, efektet neg...
Nga Victor Davis Hanson “American Greatness”Senati i kontrol...
Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik, e kanë ditur ...
Gjatë një takimi të mbajtur javën e kaluar në Bruksel, diplo...
Nga Amber Athey “Spectator”Pra sipas gjetjeve mëtë fundit të...
Ajo që ishte në fillim një dokument, që tregonte pëlqimin e ...
Njëra nga dhjetëra simptoma e pazakonta, që janë shfaqur tek...
Njerëzit kanë jetuar nën një stres të madh gjatë kësaj pande...
Nga Adam Finn “The Guardian”Shpërndarja e vaksinave Covid-19...
Nga Kate Golembiewski “Discover Magazine”Ju mund të keni një...
Një studim i kryer të fundmi në Poloni, ka zbuluar se njerëz...
Shkencëtarët që po hetojnë origjinën e koronavirusit të ri, ...
Nëse dyshoni se dikush po ju gënjen, kushtojini vëmendje gje...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”Një pikturë murale e vizatua...
Vaksinimet janë shpëtimtarët më të mëdhenj të jetës së njeri...
Në kohën kur i riu Feliks Dadaev, që vinte nga një fshat i D...
Nga Aarti Narsee “Carnegie Europe”Viti 2020, testoi në shumë...
“I shëndoshë si një elefant”, nuk është vetëm një epitet fye...
Nga Grace C.Roberts “The Conversation”Viruset endemike quhen...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...