Vdekja tragjike e Vladimir Komarov, astronauti që u rrëzua nga hapësira
Në jetën e tij, Vladimir Komarov ishte një kozmonaut sovjeti...
Nga Luke McGee ?CNN?
Ka vetëm 6 javë që ka hyrë, e megjithatë viti 2021 ka zbuluar tashmë limitet thelbësore të Bashkimit Evropian. Ndërsa BE-jaka përjetuar kriza edhe më herët, javët e fundit kanë ngritur çështje që nxjerrin në pah hendekun e madh midis ambicies së madhe të Brukselit dhe aftësisë së tij për t?i realizuar ato.
Gjërat kanë qenë aq keq, sa që për dy prej zyrtarëve më të lartë të bllokut është bërë thirrje që të japin dorëheqjen, ndërsa ka pikëpyetje serioze mbi krahun ekzekutiv të BE-së, Komisionit Evropian. Problemi më emergjent është skandali me vaksinat e Covid-19. Në fillim të pandemisë, Brukseli kuptoi se një garë e fortë për vaksinat, mund t?i nxiste vendet e pasura anëtare që të blinin sasi të mëdha, ndërsa vendet më të varfra do të mbeteshin të varura nga bujaria e tyre.
Ndaj ai ndërhyri dhe nënshkroi marrëveshje direkte me prodhuesit me një çmim më të mirë, sesa mund të negocionin vendet e veçanta. Shumica e vendeve anëtare, ishin të kënaqura me këtë situatë ? deri kur Britania e Madhe nisi fushatën e saj të vaksinimin me një shpejtësi më të madhe se unioni. Komisioni vendosi që ta adresonte këtë situatë, duke shpallur një politikë që kërcënon krijimin e një kufiri në ishullin e Irlandës, dhe rrezikuar kthimin e dhunës sektare atje. Shtetet anëtare – mbi të gjitha Irlanda si një vend anëtar – u zemëruan kur nuk u konsultuan mbi këtë vendim.
?Pati një zhgënjim të madh me çështjen e shpërndarjes së vaksinave. Por kur Komisioni ngriti mundësinë e evokimit të nenit 16, gjithçka u përshkallëzua. Ata e pranuan gabimin dhe u rikthyen mbrapsht, por kjo e dëmtoi autoritetin e Komisionit Evropian?-thotë Nill Riçmond, përfaqësues i qeverisë irlandeze.
Ne fillim të javës së kaluar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen, tentoi të shpjegohej para Parlamentit Evropian mbi këtë situatë, teksa iu kërkua disa herë që të jepte dorëheqjen. Ajo pranoi para eurodeputetëve, se BE-ja kishte bërë gabime në mënyrën e blerjes së vaksinave, duke thënë se unioni ishte ?vonuar me miratimin?, dhe ishin ?shumë optimistë për prodhimin masiv?.
Gjithashtu, ajo shprehu keqardhjen e madhe për ngritjen e shqetësimeve mbi stabilitetin në Irlandën e Veriut. Edhe shefi i saj i punëve të jashtme, Josep Borrell, u përball me thirrjet për të dhënë dorëheqjen pas vizitës së tij katastrofike në Moskë, në të cilën BE u poshtërua në një konferencë të përbashkët shtypi mes Borrell dhe homologut të tij rus, Sergej Lavrov.
Borrell ishte nën presion pasi iu kërkua që të anulonte vizitën në Moskë,për shkak të arrestimit dhe dënimit më burg të liderit rus të opozitës Aleksei Navalni. Borrell ishte qartazi i përgatitur për kurthin që i ngriti Lavrov, që e cilësoi BE-në si një ?partner jo të besueshëm?, ndërsa përfaqësuesi i lartë i Brukselit nuk tha asgjë si kundërpërgjigje. Kritika të mëdha ndaj Brukselit, vijnë edhe për shkak të pretendimin të Komisionit Evropian se po e mbron demokracinë brenda bllokut. Të martën, një gjykatë në Budapest, mbështeti një vendim nga Këshilli i Medias për të mbyllur stacionin e fundit të pavarur radiofonik në vend. Anëtarët e Këshillit të Mediave, janë zgjedhur nga Asambleja Kombëtare Hungareze, në të cilën ka shumicën partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban.
Komisioneri i BE-së për të Drejtat e Njeriut, reagoi i tmerruar mbi sulmin e fundit të Orbanit ndaj demokracisë, edhe pse siç e kanë theksuar shumë analistë, vetëm postimet në Twitter nuk i nxisin autokratët që të ndryshojnë qasje.
Një Komision i dobët, do të thotë padyshim një BE e dobët. Por pse kjo ndodh me Komisionin Evropian, që në letër është institucioni më i fuqishëm i Evropës?Roli i saktë i Komisionit është një burim i vazhdueshëm polemikash. Komisionerët paraqiten nga Këshilli i 27 vendeve anëtare dhe aprovohen më pas nga Parlamenti i BE-së.
Në teori, Komisioni është një organ burokratik që supozohet të japë llogari para Parlamentit Evropian. Por ai ka tashmë kompetenca të shtuara, është bërë më politik.?Arroganca e pushtetit po e paralizon. Ky Komision sillet si një qeveri, dhe punon me qeveritë e vendeve anëtare, ndërsa Parlamenti Evrpian nuk arrin t?i kërkojë dot llogari asnjërit prej tyre?- thotë Sofi Veld, një eurodeputete holandeze.
?Fakti që Borrell dhe Von der Lejen nuk morën asnjë përgjegjësi për këto gabime, e minon të gjithë BE-në?- shton ajo. Termi ?arrogancë? del shpesh kur flet me burime brenda Brukselit. ?Në rastin e vaksinave, ata lejuan që retorika e tyre të dilte jashtë kontrollit. Tani gjithçka që shkon keq mund t?i vishet Brukselit, edhe pse me shpërndarjet merren vendet anëtare?-shpjegoi një ish-zyrtar i Komisionit Evropian.
Një zëdhënës i Komisionit e pranoi se vendet anëtare janë të zemëruara me shpejtësinë e shpërhapjes së vaksinave në Izrael dhe Britaninë e Madhe. Por ata theksuan, se kjo është më tepër një kompetencë e vendeve individuale. Gjithsesi, kur gjërat shkojnë keq fajësimi i Brukselit është një ?lojë?popullore mes qeverive evropiane. Fakti që Komisioni mori një rol kaq aktiv në programin e vaksinave të BE-së, dhe që është historikisht skandaloz me mënyrën e komunikimit, e bën Von der Lejen dhe vartësit e saj të prekshëm nga kritikat. Në shumë fusha, Komisioni nuk ka një autoritet real dhe mund të veprojë vetëm në rangun organizativ.
Një kritikë tjetër që bëhet ndaj Komisionit të drejtuar nga Von der Lejen, është se qëndron shumë pranë kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron, dy udhëheqësit më me ndikim të BE-së.?Von der Lejen shërbeu në kabinetin e Merkel dhe u propozua nga Makron, ndaj nuk ishte e shqetësuar për të bërë fushatë për këtë post?-tha Kati Piri, socialdemokrate holandeze në Parlamentin Evropian.
?Ajo u miratua me vetëm 9 vota diferencën, duke u mbështetur tek eurodeputetët e Orban. E si mund të jetë ajo e pavarur kur bëhet fjalë për Francën, Gjermaninë apo Hungarinë??– pyet Piri. Në fakt, mënyra se si funksionon Këshilli i BE-së, i huton shpesh të huajt. Në shumicën e çështjeve, diktojnë vendet e pasura. ?Kur Greqia kishte nevojë për ndihmë financiare, ishte Gjermania ajo që këmbënguli për masat e ashpra shtrënguese. Në politikën e jashtme, kur nënshkruhen marrëveshje me Kinën,janë përparësitë ekonomike të Gjermanisë dhe Francës ato që dalin mbi shqetësimet për të drejtat e njeriut?- thotë
Daniel Kelemen, drejtues i qendrës Zhan Mone mbi Politika e Bashkimit Evropian në Universitetin Rutgers. Shumë eurofilë janë të dëshpëruar për ndërmarrjen e reformave që do ta bëjnë Evropën më të përshtatshme për arritjen e synimeve të saj. Parë nga jashtë, BE shpesh shihet si një projekt pozitiv, i ndërtuar mbi një ide të unitetit pas shekujsh konfliktesh të përgjakshme. Megjithatë, ata që kanë hedhur një vështrim më nga afër, besojnë se në gjendjen aktuale, BE-ja është si një shportë, ku lufta e brendshme për pushtet, nuk e lejon që ajo të jetë një fuqi reale globale në shekullin XXI.
Dhe ndërsa kontinenti përpiqet që të adresojë krizat pan-evropiane në momentin më sfidues në historinë e bllokut, është e vështirë t?i shpëtosh ndjesisë se BE nuk ka askënd në krye të punëve./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://edition.cnn.com/2021/02/14/europe/europe-crises-intl-analysis/index.html
Në jetën e tij, Vladimir Komarov ishte një kozmonaut sovjeti...
Ndërsa vaksinat mbi koronavirusin po bëhen më të kudogjendsh...
Kopshtet e Elnuik ndodhen në rajonin Nortumberlendit në Angl...
Që të gjithë njerëzit kanë baktere që banojnë në aparatin e ...
Shumë nga masat tona mbrojtëse, distancimi social, mbyllja e...
Nga Sebnem Kalemli-Ozcan “The Conversation”Shpërndarja e një...
Teoritë e konspiracionit se kush i ndërtoi piramidat në Egji...
Gati 1 vit pas fillimit të makthit të pandemisë, efektet neg...
Nga Victor Davis Hanson “American Greatness”Senati i kontrol...
Shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit publik, e kanë ditur ...
Gjatë një takimi të mbajtur javën e kaluar në Bruksel, diplo...
Nga Amber Athey “Spectator”Pra sipas gjetjeve mëtë fundit të...
Ajo që ishte në fillim një dokument, që tregonte pëlqimin e ...
Njëra nga dhjetëra simptoma e pazakonta, që janë shfaqur tek...
Njerëzit kanë jetuar nën një stres të madh gjatë kësaj pande...
Nga Adam Finn “The Guardian”Shpërndarja e vaksinave Covid-19...
Nga Kate Golembiewski “Discover Magazine”Ju mund të keni një...
Një studim i kryer të fundmi në Poloni, ka zbuluar se njerëz...
Shkencëtarët që po hetojnë origjinën e koronavirusit të ri, ...
Nëse dyshoni se dikush po ju gënjen, kushtojini vëmendje gje...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...