web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në debatet politike, njerëzit nuk binden nga faktet por nga përvojat

16 Shkurt 2021, 13:36, Blog CNA

Nga Stephanie Pappas ?Live Science?

Në fjalimin e tij përurues, presidenti i ri amerikan Xho Bajden bëri thirrje për unitet. Por si mund të bashkohen amerikanët, duke pasur parasysh shtimin e konfliktit politik dhe ndarjeve të thella partiake? Një studimi i ri sugjeron që përgjigja mund të gjendet tek historia, dhe jo tek statistikat.

Njerëzit respektojnë ata me të cilët kanë më shumë mendime të kundërta,kur pozicioni i tyre vjen si pasojë e përvojës personale, dhe jo nga faktet dhe shifrat. Një seri e re eksperimentesh u bënë publike më25 janar në revistën ?Proceedings of the National Academy of Sciences?. Kjo është veçanërisht e vërtetë kur historitë personale janë të rrënjosura tek përvojate dëmtimit ose cenueshmërisë.

?Gjatë mosmarrëveshjeve të natyrës morale, përvojat duken më të vërteta se faktet?- thotë Kurt Grej, një psikolog dhe drejtor i Qendrës për Shkencën e Mirëkuptimit Moral në Universitetin e Karolinës së Veriut.

Dallimet partiake mbi çështje që variojnë nga marrëdhëniet racore deri tek roli i qeverisë për t?i ndihmuar njerëzit me të ardhura të ulëta janë rritur në dekadat e fundit. Qendra Kërkimore Pju ka zbuluar se mbi 10 çështje të gjurmuara që nga viti 1994, hendeku mesatar në opinionet mes demokratëve dhe republikanëve, është rritur nga 15 për qind në 36 për qind.

Shumë studime mbi ndryshimet politike, fokusohen në bindjen dhe mënyrën se si ndryshojnë mendimet e njerëzve, por ndryshimi i mendimit është diçka e rrallë, thote Grej për Live Science.?Në klimën politike aktuale, ne duhet të mendojmë për një qëllim më themelor, që të jemi të gatshëm të angazhohemi në një dialog të respektueshëm me një kundërshtar politik?-theksoi Grej.

Në studimin e ri, Grej dhe kolegët e tij u fokusuan mbi mënyrën se si faktet kundrejt përvojave ndikonin në perceptimin e njerëzve mbi racionalitetin e kundërshtarit të tyre, dhe respektin e tyre ndaj këtij të fundit. Në mbi 15 eksperimente të ndara, ata zbuluan se edhe pse njerëzit mendojnë se i respektojnë kundërshtarët që paraqesin fakte, ata në fakt kanë më shumë respekt për kundërshtarët që ndajnë historitë e tyre personale.
Dhe studiuesit e testuan këtë ide në shumë mënyra. Së pari, ata u kërkuan 251 pjesëmarrësve në studim të imagjinonin sikur flisnin me dikë me të cilin nuk ishin dakord për një çështje morale, siç është aborti. Më pas u kërkuan atyre të shkruanin mbi atë që i nxiste ata të respektonin mendimet e kundërshtarëve të tyre.

Pak më shumë se 55 për qind e tyre thanë se opinionet e bazuara në fakte dhe statistika do të rrisnin respektin për kundërshtarin e tyre mbi këtë çështje, ndërsa një pjesë më e vogël – 21 për qind – thanë se ndikues ishin përvojat personale. Në një studim të dytë më përfaqësues, studiuesit u kërkuan 859 pjesëmarrësve që të imagjinonin bashkëveprimin me një kundërshtar që i bazonte mendimet e tij në fakte, dhe një kundërshtar që i bazonte mendimet e veta tek përvoja personale. Pjesëmarrësit e vlerësuan si më racional kundërshtarin që bazohej tek faktet, dhe thanë se do t`a respektonin atë kundërshtar më shumë sesa ai që fliste nga përvoja. Por studimet pasuese zbuluan se shumica e pjesëmarrësve fokusoheshin gjithsesi më shumë tek përvoja personale.

Në ndërveprimet aktuale ballë për ballë, debatet politike dhe ato në internet midis figurave të njohura televizive, argumentet e bazuara tek përvoja shkaktonin më shumë respekt midis kundërshtarëve sesa argumentet e bazuara në fakte.

Në një studim, studiuesit përdorën një njeri që u prezantohej njerëzve si një kalimtar i rastit dhe që i përfshinte njerëzit në diskutime politike mbi të drejtat e mbajtjes dhe kontrollit të armëve. Në 153 bisedat ballë për ballë mbi këto çështje, disa vlerësues të pavarur i vlerësuan përgjigjet si më të respektueshme kur aktivisti i rremë i mbështeste mendimet e tyre,bazuar më shume tek përvoja dhe jo faktet.

E njëjta gjë ishte e vërtetë për komentet e YouTube. Në 300.978 komente në YouTube në 194 video në lidhje me abortin, debati vlerësohej më shumë kur tema fokusohej rreth përvojave personale në vend të fakteve dhe statistikave në përgjithësi. Dhe komentuesit përdornin në rastin e parë fjalë emocionale më pozitive, dhe më shumë fjalë të tjera që lidheshin me përkatësinë dhe bashkësinë.

Ngjashëm, njerëzit ishin më të respektuar ndaj editorialeve të ?NewYork Times? që bazohen në përvojat personale sesa në statistika. Edhe kundërshtarët në intervistat e realizuara nëCNN dhe Fox News midis viteve 2002 dhe 2017, ishin më të respektueshëm dhe i trajtonin kundërshtarët e tyre si më racionalë, kur biseda bazohej tek përvoja e tyre personale. ?Tek e fundit, njerëzit mund t`a gjejnë gjithmonë një mënyrë për të dyshuar apo shpërfillur faktet, por përvojat personale janë më të vështira për t?u hedhur poshtë?- thotë Grej./Përshtatur nga CNa.al

Burimi:  https://www.livescience.com/facts-dont-win-political-arguments.html





Lajmet e fundit nga