"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Nga Nicu Popescu ?European Council on Foreign Relations?
Pragmatizmi është një ?ilaç?i shpejtë në gjeopolitikë. Helmimi i Alexei Navalny vitin e kaluar dhe burgosja e tij këtë vit, u duk se do të nënkuptonte se marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara do të arrinin një rekord të ri negativ.
Gjithsesi, si Uashingtoni ashtu edhe Brukseli duan ende të eksplorojnë mënyra të ndryshme për të mbajtur të paktën marrëdhënie minimale pozitive me Rusinë. Dhe në këtë aspekt ka njëfarë progresi: SHBA-ja dhe Rusia sapo zgjatën Traktatin e Ri të Reduktimit të Armëve Strategjike, ndërsa Joe Biden dhe Vladimir Putin kanë njoftuar tashmë synimin e tyre për të ?pasur një komunikim transparent dhe të qëndrueshëm në të ardhmen?.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, vizitoi Moskën në fillim të këtij muaji për të shkëmbyer pikëpamje mbi çështjet më të vështira, por gjithashtu edhe për të kërkuar ndoshta shtigje të reja për të rihapur një dritare të re të angazhimit selektiv të Perëndimit me Rusinë. Gjatë dekadës së fundit, ka pasur disa përpjekje për të filluar zyrtarisht apo për të nxitur jo zyrtarisht një rivendosje të marrëdhënieve normale ndaj Rusisë. E para ndodhi që në fillim të presidencës Obama. Në atë kohë, ?rivendosja? e udhëhequr nga SHBA, përputhej me Partneritet BE-Rusi për Modernizimin, të trumbetuar aq shumë në Evropë.
Por që të dyja ato përpjekje dështuan përpara se të nisnin siç duhej. Aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe lufta në Donbas, nuk e shuan plotësisht oreksin për ?rivendosjen? e marrëdhënieve të konsoliduara me Rusinë.
Dy vjet pasi u pushtuaKrimea, në marsin e 2016-ës, Bashkimi Evropian paraqiti të ashtuquajturat 5 parimet e saj mbi Rusinë, njëra prej të cilave bënte thirrje për një ?angazhim selektiv? me Moskën. Ndërkohë në verën e vitit 2019, presidenti francez Emmanuel Macron, nisi një përpjekje të madhe për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë. Që gjitha këto përpjekje kanë hasur në probleme.
Pyetja është:Përse? Së pari, ofertat perëndimore mbështeten tek ideja se?rivendosjet? duhet të bazohen në lëshime të ndërsjellta, dhe ngrirjen pak a shumë të Statuskuosë së sigurisë.
Rusia ka një qasje krejt tjetër. Ndërsa Moska nuk e ka në parim mendjen tek?rivendosjet diplomatike?, ajo nuk dëshiron qët`a ndryshojë politikën e saj të jashtme. Ndërsa nuk i interesojnë rivendosjet diplomatike në parim, sigurisht ajo nuk dëshiron të ndryshojë politikën e saj të jashtme.
Përkundrazi; po e forcon qasjen aktuale. Rusët mendojnë se Moska bëri shumë lëshime të njëanshme strategjike në vitet 1990 dhe 2000, dhe tani është radha e Perëndimit për të bërë lëshimet e veta. Rusia nuk është e interesuar që të ruajë statuskuonë strategjike aktuale, sidomos përreth kufijve të saj.
Përkundrazi, Moska dëshiron të ?rifitojë? ndikim në fqinjësinë e përbashkët me BE-në. Nëse Perëndimi kërkon rivendosje, mendojnë rusët, i takon Perëndimit që të tërhiqet.
Ndërsa perëndimorët që kanë shpresuar shumë në strategjinë e tyre,kanë ndeshur ?murin? e fortë dhe të ftohtë të politikës së jashtme ruse, Rusia ka gjetur mënyrat e saj për të anashkaluar barrikadën e pozicioneve të politikës së jashtme të BE-së dhe SHBA-së:përfito atë që mundesh, derisa të shfaqet një ofertë e re për t?ia nisur nga e para. Në një farë mase, çdo ofertë e re për ?rivendosjen? vetëm sa e nxit hezitimin rus për t?u angazhuar realisht:E pse të bëjnë ata lëshime të ndërsjella,kur është e mundur që çdo disa vjet, liderë të rinj në vendet kryesore perëndimore do të ofrojnë një ?rivendosje? të re?
Kjo qasje e rikthimit dhe e përsëritjes, vetëm sa i sugjeron Rusisë se Perëndimi po zbutet në qasjen ndaj saj. Në këtë situatë, dikush mund të pretendojë se bashkëpunimi me Rusinë është i pamundur. Por pavarësisht tensioneve politike dhe të sigurisë, bashkëpunimi me Moskën vazhdon në shumë fusha.
Madje, në disa prej tyre ai po zgjerohet. Kështu, shitjet e gazit rus në BE, kanë shënuar rekorde të reja vitet e fundit. Investimet perëndimore në Rusi po vazhdojnë me shpejtësi. Dhe po kështu edhe dialogu me Rusinë mbi Iranin.
Gjithashtu, Perëndimi i ka akomoduar në heshtje interesat ruse për shumë çështje. Zgjerimi i NATO-s në Ukrainë dhe Gjeorgji ka ngrirë. Pozicioni i SHBA-së dhe BE-së mbi ngjarjet e fundit në Bjellorusi apo luftën Armeni-Azerbajxhan, sinjalizoi gjithashtu një dozë të madhe të vetëpërmbajtjes perëndimore, për të respektuar ndjeshmërinë ruse në atë rajon.Duke gjykuar nga politikat ruse në Libi, Republikën e Afrikës Qendrore dhe Serbi, nuk mund të thuhet se një vetëpërmbajtje e ngjashme ka diktuar edhe llogaritjet në politikën e jashtme ruse. Dhe kjo mungesë reciprociteti, shtron pyetjen se si duhet të reagojnë SHBA dhe BE ndaj mentalitetit gjeopolitik të fuqive si Rusia (apo Turqia).
Ashtu si në shekullin XIX, për këto të fundit ajo që më shumë ka rëndësi është mos-humbja e terrenit. Fuqitë e detyrojnë veten e tyre të lëvizin shpejt dhe në mënyrë agresive, të shënojnë territorin, dhe më pas t`a përdorin atë për të negociuar dhe angazhuar me lojtarë të tjerë rajonalë.
Por deri tani, BE-ja ka lënë gjithnjë e më në harresë shumë kriza të ndjeshme, madje edhe në lagjet e saj si:Libia, Siria, Kaukazi i Jugut, pjesë të Afrikës nën-Sahariane. Diskutimet e sjellshme të?rivendosjes?, nuk do t`a shndërrojnë BE-në nga një spektatore në një aktore.
Veprimi konkret po. Rusia do të stimulohet të kërkojë një ?rivendosje? vetëm kur të ndeshet me ?murin? e papajtueshmërisë perëndimore, pa pasur asnjë shpresë se mund t`a anashkalojë një papajtueshmëri të tillë. Tani për tani, oferta të tilla vjetore kanë sjellë vetëm një shpërfillje akoma më të madhe nga ana e Rusisë,ndaj interesave perëndimore në sigurinë e Evropës Lindore apo në Lindjen e Mesme.
Edhe pse paradoksale, një qasje më konfrontuese ndaj Rusisë mbi disa çështje, e shoqëruar me ofertën për të biseduar, mund të japë në fakt rezultate më të mira sesa ofertat e rregullta të ?rivendosjes?. Kjo nënkupton ruajtjen e sanksioneve, heqjen dorë nga gazsjellësi ?Nord Stream 2?, dhe nxitjen e partneriteteve më të thella të sigurisë me fqinjët lindorë të BE-së.
Kjo mund të jetë një rrugë më e vështirë, por tek e fundit më e sigurt, për t?u ri-angazhuar me Rusinë. Një qasje më muskulore, ka gjasa të sjellë më shumë angazhim sesa lutje diplomatike, dhe jo përpjekje të dobëta diplomatike për rivendosje. Këto të fundit Evropa dhe pjesa tjetër e Perëndimit i kanë provuar vazhdimisht prej 10 vitesh, dhe kanë dështuar në mënyrë të përsëritur./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://ecfr.eu/article/why-attempts-to-reset-relations-with-russia-always-fail/
Nga Steven Smith “The Conversation”Qëllimi i vaksinave anti-...
Nga Miguel Farias “The Conversation”Studimi konjitiv mbi fen...
Nga Ben Weingarten “The Federalist”Administrata e Bajden dhe...
Temuxhin Borjixhin, ky është emri i parë i një prej udhëheqë...
Në luftën kundër sëmundjes së koronavirusit (Covid-19), një ...
Nga Miranda Devine “Fox News”Tani që zgjedhjet kanë mbaruar ...
Të gjithë përjetojmë herë pas herë dhimbje koke. Nga dhimbje...
Nga Stephanie Pappas “Live Science”Në fjalimin e tij përurue...
Nga Ross Clark “The Spectator”Të shtunën qeveria britanike e...
Ne flasim shpesh mbi “kiminë” midis 2 njerëzve, për “flutura...
Nga Luke McGee “CNN”Ka vetëm 6 javë që ka hyrë, e megjithatë...
Në jetën e tij, Vladimir Komarov ishte një kozmonaut sovjeti...
Ndërsa vaksinat mbi koronavirusin po bëhen më të kudogjendsh...
Kopshtet e Elnuik ndodhen në rajonin Nortumberlendit në Angl...
Që të gjithë njerëzit kanë baktere që banojnë në aparatin e ...
Shumë nga masat tona mbrojtëse, distancimi social, mbyllja e...
Nga Sebnem Kalemli-Ozcan “The Conversation”Shpërndarja e një...
Teoritë e konspiracionit se kush i ndërtoi piramidat në Egji...
Gati 1 vit pas fillimit të makthit të pandemisë, efektet neg...
Nga Victor Davis Hanson “American Greatness”Senati i kontrol...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...