Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Nga Jason Chaffetz ?Fox News?
Muaji i parë i plotë i administratës Bajden-Herris nuk mund të kishte shkuar më keq se sa kaq. Pa ndonjë arritje për t?u mburrur, por duke thelluar më tej përçarjen e vendit, dhe me një mori skandalesh të turpshme dhe sjelljesh hipokrite, paaftësia e kësaj administrate ka qenë në shfaqje të plotë.
Le të hedhim një vështrim të shpejtë. Administrata nuk ka asgjë për të treguar në aspektin legjislativ. Impeachment i la demokratët me një humbje 0-2 përballë Trump dhe republikanëve. Pasi mbajtën të zënë Senatin për një javë me nismën e tyre të dështuar, demokratët morën një pushim njëjavor.
Duke humbur kaq shumë kohë me fajësimin e Trump, Senati është shumë prapa me konfirmimin e të emëruarve të administratës Bajden. Dhe si për ta mbyllur atë, lideri i shumicës demokrate në Senat, Çak Shumer, iku me pushime pa miratuar paketën e ndihmës financiare për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid.
Pra,si duket ata janë më të interesuar në zhdukjen e vendeve të punës sesa në krijimin e tyre. Ndër gabimet më të rënda ishte anulimi i ndërtimit të gazsjellësit ?Keystone?. Kjo lëvizje do të nxjerrë nga puna gati 11.000 njerëz, përfshirë 8.000 punëtorë anëtarë të sindikatave, që e mbështeten me aq entuziazëm Bajdenin në zgjedhje.
Nga ana tjetër, ata po dëmtojnë të ardhmen e fëmijëve tanë. Para se të merrte zyrtarisht detyrën, Bajden premtoi se do t?i rihapte shkollat brenda 100 ditëve të tij të para. Por pas marrjes së detyrës, Shtëpia e Bardhë premtoi të rihapte vetëm 50 për qind të shkollave. Ku shkoi respekti ndaj shkencës? Administrata Bajden-Herris nuk ka mbështetur rekomandimet e CDC-së, që rekomandon hapjen e shkollave në mënyrë të sigurt, përmes një strategjie të zbutjes së masave kufizuese. Ndërkohë, disa orë pasi presidenti Bajden bëri thirrje për unitet, ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv, që lejon pjesëmarrjen e transgjinorëve në të gjitha sportet, duke i detyruar vajzat dhe gratë në të gjithë vendin që të garojnë me meshkujt biologjikë, nëse duan që të jenë të suksesshme në sportet e tyre.
Ndërkohë, ka shumë premtime të tjera të bëra që nuk janë mbajtur. Para zgjedhjeve, Xho Bajden tallej me përdorimin e tepërt të urdhrave ekzekutivë nga Donald Trump. Tani, ai po vendos rekorde të reja për numrin e këtyre urdhrave. Deri tani kemi më shumë se 50 urdhra ekzekutivë në më pak se një muaj.
Përkundër një premtimi tjetër të Bajden, se do të pushonte nga puna personelin, nëse ata nuk i respektonin të tjerët, ai e shkeli premtimin vetëm disa ditë më vonë. Premtimeve për të qenë administrata më etike në histori,iu deshën vetëm disa ditë për t`u shkelur.
Zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, T.J.Duklo dyshohet se e kritikoi Tara Palmerin e Politico duke i thënë asaj, ?Unë do të të shkatërroj!? Për shkak të një historie personale të botuar nga gazetarja në bazë të së cilës Duklo mund të ketë qenë në një marrëdhënie personale me një gazetare tjetër që raporton nga Shtëpia e Bardhë.
Dënimi ndaj Duklo ishte 1 javë pa pagë dhe kërkimi i faljes publike. Më pas Duklo dha dorëheqjen, por nuk u shkarkua. Ndërkohë mbesa e zëvendëspresidentet Herris, Mina Herris, është përpjekur që të përfitojë nga pushteti i tezes së saj. Herris ka botuar një libër dhe një linjë veshjesh që mbajnë emrin e tezes së saj. Pavarësisht paralajmërimeve nga avokatët e qeverisë, Mina Harris shkoi në inaugurim me një avion privat dhe e promovoi atë në mediat sociale. Luksi dhe fama është një tendencë e fortë në familjen Herris.
Gjithsesi, kjo nuk është asgjë në krahasim me marrëdhëniet e biznesit të familjes së presidentit Bajden. Djali i presidentit, Hanter Bajden, është nën hetim federal. Ndërkohë edhe mbi Frenk Bajden, vëllain e Xho Bajden, bien gjithashtu shumë dyshime. Frenk Bajden, që nuk është avokat në profesion, iu bashkua së fundmi studios ligjore Berman, e cila e ka reklamuar në media afërsinë e Frenk Biden me zyrtarët e administratës dhe ligjvënësit federalë. Pra, unë jam vëllai i presidentit, na punësoni ne, dhe unë mund të ndihmoj që gjërat të jenë gjithmonë në favorin tuaj.
Pastaj është dështimi me pandeminë. Lufta kundër Ciovid-19 është ndoshta çështja më e ngutshme që ka sot SHBA. Por ndërsa po përgatitej për të ringjallur ekonominë, Bajden zgjodhi që të merrej me problemin e papunësisë. Ndërkohë, Bajden ka vendosur kufizime të udhëtimit për amerikanët, teksa po e shndërron SHBA-në në një magnet për emigracionin e paligjshëm. Raportet tregojnë se dhjetëra mijëra emigrantë të pa vaksinuar po vijnë nga Meksika dhe Amerika Qendrore pavarësisht se pandemiavijon, dhe pavarësisht faktit që ne të tjerët duhet të testohemi kur rikthehemi në vendin tonë.
E fundit, por jo nga rëndësia, janë sulmet ballore ndaj Kushtetutës. Amendamenti i Dytë tashmë është nën sulm, teksa Bajden vazhdon të premtojë disa ligje të çuditshme dhe po nënshkruan shumë urdhra ekzekutivë. Mbështetja e administratës për kufizimet në të folurit, censurimin e teknologjisë dhe mbikëqyrja e fortë, nuk parashikojnë ndonjë gjë të mirë për të ardhmen e lirisë. Dhe të mendosh që këto vetëm në muajin e parë të administratës Bajden-Herris. Skandalet, paaftësia dhe mashtrimet janë mbresëlënëse./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.foxnews.com/opinion/biden-harris-disastrous-start-scandal-incompetence-jason-chaffetz
Nga Angela L.Rasmussen “The New York Times”Synimi i vaksinav...
Reshjet ekstreme të shiut, sjellin pasoja shkatërruese për s...
Nga Adrian Lobe “Worldcrunch”Pandemia e koronavirusit, ka sh...
Nga Steve Emerson“Newsmax”Autoritetet në Danimarkë dhe Gjerm...
Nga Rafa Euba “Psychology Today”Shkrimtari francez Gustav Fl...
Nga Dorcha Lee “Brussels Times”Diku në Afrikë ekziston një f...
Nëse me fillimin e këtij viti keni nisur te ecni, për të rri...
Historia e evolucionit të pandemisë së Covid-19 është e njoh...
Nga Josef Joffe “Project Syndicate”“Nord Stream 2”, gazsjell...
Në orët e para të 25 marsit 1990, një i ri zemëruar u shfaq ...
Nga Adam J.Powell&Peter Moseley “The Conversation”Ishte një ...
Nga Nicu Popescu “European Council on Foreign Relations”Prag...
Nga Steven Smith “The Conversation”Qëllimi i vaksinave anti-...
Nga Miguel Farias “The Conversation”Studimi konjitiv mbi fen...
Nga Ben Weingarten “The Federalist”Administrata e Bajden dhe...
Temuxhin Borjixhin, ky është emri i parë i një prej udhëheqë...
Në luftën kundër sëmundjes së koronavirusit (Covid-19), një ...
Nga Miranda Devine “Fox News”Tani që zgjedhjet kanë mbaruar ...
Të gjithë përjetojmë herë pas herë dhimbje koke. Nga dhimbje...
Nga Stephanie Pappas “Live Science”Në fjalimin e tij përurue...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...