Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Conrad Black ?National Interest?
Administrata Bajden është gati në gjysmën e 100 ditëve të saj të para, dhe duket se ka të ngjarë të jetë në gjendje të miratojë paketën e saj të ndihmës prej 1.9 trilionë dollarësh për shkak të situatës së shkaktuar nga koronavirusi, nga të cilat më pak 10 për qind kanë një lidhje direkte me lehtësimin e ndikimit të Covid-19.
Dhjetëra miliona amerikanë do të kënaqen vetëm me 1.400 dollarë secili. Në fjalimin e tij të shkëlqyer në Komitetin Konservator të Veprimit Politik (CPAC) në Orlando më 28 shkurt, ish-presidenti Donald Trump e bëri të qartë se pret që të rizgjidhet në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024. Për 90 minuta ai kritikoi nismat e administratës aktuale dhe shpalosi qëllimet e tij të ardhshme. Përveç njoftimit se synon të ruajë kontrollin dhe drejtimin e Partisë Republikane, dhe të jetë kandidati i saj i ardhshëm presidencial, Trump tregoi gjithashtu se kishte mësuar të ishte më i kujdesshëm mbi ato që thotë në publik, duke u dhënë kësisoj më pak pretekste kundërshtarëve të tij.
Më e rëndësishmja, Trump përsëriti ankesat e tij kundër rezultatit të zgjedhjeve të fundit, dhe shmangu tendencën e tij të mëparshme për një ekzagjerim qesharak:ai nuk pretendoi se e fitoi votën e popullit. Por vuri në dukje se për shkak të pandemisë, disa shtete të lëkundura kishin numëruar shumë vota të paverifikueshme, që në shumicën e tyre ishin në favor të presidentit aktual Xho Bajden.
Kjo ishte mënyra e tij për të vërtetuar se ai dhe numri i madh i mbështetësve që u tubua në Uashington më 6 janar, kishin një ankesë të ligjshme. Trump beson se ata kishin një ankesë legjitime edhe në Gjykatën e Lartë, ndonëse kjo e e fundit nuk pranoi që të merrte parasysh padinë e Prokurorit të Përgjithshëm të Teksasit, të mbështetur nga 16 shtete të tjera, në lidhje me pretendimin e dështimit të shteteve për të siguruar një rezultat zgjedhor më të ndershëm.
Dëshmitë e zbuluara nga hetimet mbi sulmin e 6 janarit në Kapitol, dhe përgjigja e Drejtorit të FBI-së Kristofer Rej ndaj pyetjeve të senatorëve më 2 mars, tregojnë se ish-presidenti dhe mbështetësit e tij nuk kishin asnjë lidhje me planifikimin e sulmit ndaj Kapitolit. Ndaj personave të arrestuar brenda Kapitolit nuk ka asnjë akuzë për keqpërdorim të armëve të zjarrit, dhe shkelja e vetme ishte nga njëri prej policëve që vrau një mbështetës të Trump
që tentoi të hynte në sallën e Kongresit. E gjithë narrativa se Trump shpiku një ankesë të rreme rreth rezultatit të zgjedhjeve, duke i nxitur ndjekësit e tij të angazhoheshin në një përpjekje të paramenduar për një kryengritje, duket se po bie.
Dhe ndërsa kjo po bëhet gjithnjë e më e dukshme, përpjekja për të fajësuar Trumpin me akuzën e ngritjes së rebelimit që ai nuk e bëri, për një kryengritje që ai nuk kërkoi, do të shihet si kulmi i 5 viteve të fundit të historisë së Partisë Demokratike, që nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përveç përbaltjes së Trump.
Nëse në vend të idiotësisë së një impeachment-i tjetër, udhëheqësit demokratë në Kongres do të kishin nxitur prokurorin e qarkut të Kolumbias që të akuzonte penalisht ish-presidentin, një juri e përbërë nga 93 për qind demokratë të Uashingtonit, me siguri që do ta kishte dënuar Trumpin pas gjithçkaje që ata zgjodhën t?i ngarkonin mbi shpinë.
Përveç paketës së ndihmës, e cila mund të kalojnë në Senat nën mbulesën e ?procesit të pajtimit?, asnjë prej masave radikale të gjelbra apo taksave kundër të pasurve nuk do të miratohet. Por me paaftësinë e tyre taktike, menaxherët demokratë të Kongresit duket se po tregojnë se ka të ngjarë që t?i paraqesin formalisht për votim këto projektligje radikale, për të qetësuar anëtarët e ekstremit të majtë në partinë e tyre.
Kjo gjë do të sjellë një zemërim në rritje nga e majta kur ato të mos miratohen, ndërsa republikanët e udhëhequr nga Trump, do të kenë çdo lloj mundësie për ta shigjetuar pa pushim programin e demokratëve, përpara një elektorati që tashmë po sheh dështimin e administratës, për të mos bërë dot asgjë për të ndihmuar të rinjtë amerikanët që të rikthehen në shkollë.
?Terrori i gjelbër?, shkon shumë përtej asaj që amerikanët dëshirojnë ose mund të tolerojnë, dhe anulimi i gazsjellësit ?Keystone XL?, është vetëm një shembull i asaj që po vjen. Në fund, ky proces do të rrisë ndjeshëm kostot për bizneset amerikane. Ndoshta mijëra njerëz do të mbetet të papunë, shoqëruar nga komentet e lezetshme të ?Carit të klimës? Xhon Kerri, se mund të prodhojnë këtej e tutje panele diellore. Por në horizont ka katastrofa edhe më të afërta për Amerikën:kufiri i saj jugor. Tashmë bëhet fjalë për një krizë të dalë jashtë kontrollit, ndërsa administrata e re është gati të zhbëjë të gjithë përpjekjet e administratës Trump për të vënë nën kontroll emigracionin e paligjshëm. Një tjetër katastrofë e pritshme është reforma policore, e cila nuk ka asnjë shans për t?u miratuar në Senat. Por ajo do të mjaftojë për të forcuar argumentin se racizmi në forcat policore në SHBA, është arsyeja pse një numër i tepruar afro-amerikanësh vriten ose plagosen nga policia. Në fakt,problemi i vërtetë është se afro-amerikanët përbëjnë23 për qind të popullsisë së Çikagos, 33 për qind të Nju Jorkut dhe 9 për qind në Los Anxhelos.
Ata kryejnë përkatësisht 75, 80, dhe 50 për qind të krimeve në ato qytete. Përgjigja e Trump ndaj këtij problemi,ishte të përqendrohej në hapjen e vendeve të reja të punës dhe eliminimin e papunësisë. Në këtë pikë, të gjitha të dhënat janë se republikanët do të përfitojnë shumë në zgjedhjet e mesit të mandatit, dhe Trump do të ketë sukses në ri-kandidimin e tij në vitin 2024./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://nationalinterest.org/feature/why-america-will-want-donald-trump-back-white-house-179406
Nga David FarrierTë gjitha qytetet janë rrënoja në gjendjen ...
Nga Felix Light “Newstatesman”Raundi i fundit i protestave n...
Covid-19 ka shkaktuar tashmë shumë vdekje dhe dëshpërim në B...
Nga Janet Bednarek “The Conversation”Në janar të këtij viti,...
Strategjia e vaksinimit të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ...
Nga Ido Vock “New Statesman”Javën e kaluar, nisën të bëheshi...
Nga Larry Bell “Newsmax”Të gjithë oratorët e Konferencës së ...
Operacionet kirurgjikale çezariane, kanë qenë një pjesë e ku...
Kur pacientët me Covid-19 mbërrijnë në urgjencën e një spita...
Nga John Grant “Smithsomian Magazine”Kjo është një pyetje, q...
Parandalimi i infeksionit Covid-19, ndodh përmes shumë gjest...
Nga Robert Zapesochny “Newsmax”Kur Rusia pushtoi Krimenë në ...
Një studim i botuar në “Nature Human Behavior”, i kryer nga ...
Nga Fabienne Martin-Juchat “The Conversation”Disa udhëheqës ...
Nga Lionel Laurent “Bloomberg”Për mua ishte inkurajuese të s...
Nga Tucker Carlson “Fox News”A keni vënë ndonjëherë, që asku...
Një studim i ri sugjeron, se njerëzit që e kalojnë Covid-19 ...
Nuk ka nevojë që të jesh shkencëtar, që të kuptosh se e qesh...
Sot çdo mashkull ka vetëm gjysmën e numrit të spermatoziodev...
Nga Kelly Oakes “BBC”“A është ai ende në dhomën e tij?”- ësh...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...