web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse rusët zgjedhin ende stabilitetin e Vladimir Putinit, dhe jo revolucionin e Aleksei Navalnit

5 Mars 2021, 09:01, Blog CNA

Nga Felix Light ?Newstatesman?

Raundi i fundit i protestave në Rusi kundër sundimit 21-vjeçar të Vladimir Putinit nuk zgjati shumë. Gjatë 2 fundjavave në fund të janarit, një koalicion qytetarësh të pakënaqur mbushi qendrat e qyteteve në të gjithë vendin, për të protestuar kundër arrestimit të liderit të opozitës Aleksei Navalnit, me akuzën e dyshimtë të mashtrimit.

Ata u përballën me dhunën e egër policore dhe me pasoja të rënda ligjore. Sipas standardeve ruse, turmat ishin të mëdha. Në Moskë, ndoshta 40.000 njerëz morën pjesë në tubimin më të madh të organizuar ndër vite. Por edhe reagimi i regjimit ishte i fortë. Pas 2 javësh, dhe një vale të paparë arrestimesh masive dhe dënimesh të shpejta që tejmbushën burgjet e Moskës, lëvizja e protestës u shtyp.

Më 2 shkurt, kur një nga kritikët më të shquar të Putinit, u dënua me 2 vjet e 8 muaj burg për shkeljen e dënimit me kusht, gjatë kohës që ndodhej në gjendje kome në Gjermani, vetëm një grup i vogël mbështetësish sfiduan të ftohtin e hidhur dhe kordonët e policisë duke pritur jashtë godinës së Gjykatës së Moskës.
Lëvizja e Navalnit, nxitoi të bënte një tërheqje taktike. ?Nëse vazhdojmë të dalim çdo javë në protestë, do të arrestohen mijëra të tjerë. Qindra të tjerë do të rrihen nga policia, dhe kjodo të bllokojë punën e shtabeve elektorale?-tha Leonid Volkov, një sipërmarrës i një kompanie të teknologjisë me bazë në Vilnius dhe një ndihmës i Navalnit, që tanimë është udhëheqësi de facto i lëvizjes opozitare, duke mos qenë as në burg dhe as në arrest shtëpiak.

Ai u tha gazetarëve se Lëvizja Navalniu, do të lobojë jashtë Rusisë për shtimin e sanskioneve kundër Kremlinit. Në një intervistë për?Reuters?, ai parashikon që saksionet e reja ekonomike do të shkaktojnë një luftë destabilizuese brenda elitës drejtuese, pasi oligarkët e lidhur me Putin do të fajësojnë presidentin për rrezikimin e interesave të tyre të biznesit.

?Ne do ta nxjerrim Aleksein nga burgu, duke përdorur mjetet e politikës së jashtme?- deklaroi ai për?Dozhd?, një stacion televiziv i vogël liberal në internet, që ndiqet kryesisht nga rusët opozitarë. Ideja e Volkov nuk është origjinale. Qëkur Putini ka zaptuar Kremlinin, analistët i kanë lejuar vetes të imagjinojnë se Rusia e tij po shkon drejt një revolucioni kaotik, dhe se një krizë tjetër ekonomike, mund ta dërgojë vendin në rrëmujën e ngjashme të viteve 1917 apo 1991.
Tani, me Putinin në dekadën e tij të tretë në pushtet, dhe kur të ardhurat reale të rusëve kanë rënë me 11 për qind që nga viti 2013, dhe kur çmimet e ushqimeve janë në rritje, dhe kur sanksionet e reja po dëmtojnë akoma më tepër, parashikimet e një katastrofe të afërt duken më të vërteta se kurrë.

Por megjithëse performanca e fundit ekonomike e Rusisë ka qenë katastrofike, kjo gjë nuk ka gjasa që ta çojë Rusinë drejt revolucionit, sepse shumica e rusëve mund të kujtojnë ende një kohë kur gjërat ishin shumë më keq. Rusia e vitit 2021, mund të ketë regjistruar një rritje gati zero të PBB-së në një dekadë.
Gjithsesi, ai është një vend shumë më i prosperuar, më i shëndetshëm dhe më i banueshëm sesa rrënojat jofunksionale që Putini trashëgoi në vitin 2000, për të mos bërë krahasimin me kushtet edhe më të këqija të viteve 1990 apo 1950.

Pavarësisht nga gjithçka, e tashmja është ende një kohë e mirë historike për të jetuar në vendin më të madh në aspektin gjeografik në botë. Rusët e sotëm jetojnë më gjatë, pinë më pak alkool, megjithëse mund të duket e çuditshme, gëzojnë më shumë liri personale sesa në thuajse çdo kohë në historinë e tyre.
Gjysmë-demokracia embrionale e Rusisë mund të jetë e asfiksuar. Por në krahasim me katastrofat shoqërore, ekonomike dhe kulturore të viteve 1990 në kohën e Boris Jelcinit apo makthit stalinist ?që është ende në kujtesën e gjallë – autoritarizmi i qartë por jo shumë ndërhyrës ne jetën private i Putinit, është larg nga botët më të këqija të mundshme.

Për më tepër, Rusia nën Putinin – megjithëse pa asnjë dyshim thellësisht e korruptuar -është me tepër sesa një demokraci e gangsterizuar, siç sugjerojnë disa portretizime që bëhen nga jashtë. Aty ekziston një sistem koherent që kërkon vetëm miratimin pasiv të qytetarëve të tij, ndërsa premton në këmbim një lloj pjesëmarrje politike formale, një panoramë të bukur në dukje të ekzistencës së rendit dhe ligjit, dhe të paktën një shans për zhvillim personal.
Për rusët, që i kanë gëzuar shumë rrallë bekime të tilla, pasja e të triave njëherësh është një propozim shumë joshës. Por arsyeja më thelbësore pse pjesa më e madhe e rusëve, vazhdojnë të zgjedhin stabilitetin e Putinit ndaj revolucionit të Navalnit, shkon më thellë se sa interesi ekonomik. Në thelbin e tij, Putinizmi zotohet që të mos e shndërrojë kurrë Rusinë si një kavie për çdo lloj eksperimenti social.

Në vend të kësaj, ai ofron stabilitet, vazhdimësi dhe zhvillim për një komb, të cili i është kërkuar historikisht të mësojë rregullisht nga sundimtarët rregullat e shoqërisë, nga Pjetri i Madh deri tek Jelcini. Për një popullatë të rraskapitur nga përmbysjet ideologjike, ky premtim i thjeshtë mbetet shumë më tërheqës sesa thirrja e Navalnit, për të transformuar rrënjësisht Rusinë. E megjithatë, asnjëra nga këto nuk do të thotë që Putinizmi është i imunizuar ndaj krizave. Thelbi i Rusisë së Putinit, kanë qenë gjithmonë institucionet që ekzistojnë edhe pa funksionuar. Edhe sot, në letër Rusia i ngjan një vendi normal evropian. Ajo ka një gjykatë kushtetuese, media të pavarura dhe parti opozitare.

Zgjedhjet mbahen – përgjithësisht të lira, edhe pse rrallëherë të ndershme – dhe partia në pushtet, herë pas here, i humbet ato. Që të gjitha këto institucione janë ose të korruptuara ose të kooptuara, dhe kanë pasur gjithmonë pikat e tyre të dobëta. Opozita e di mirë këtë gjë, ndaj bashkëpunëtorët e Navalnit i kundërvihen me forcë, duke synuar të zbulojnë hendekun midis pretendimeve të sistemit se është një demokraci dhe realitetit të autoritarizmit të tij./Përshtatur nga CNA.al

Burimi:  https://www.newstatesman.com/world/europe/2021/03/why-russians-still-choose-vladimir-putin-s-stability-over-alexei-navalny-s





Lajmet e fundit nga