Çfarë ndikimi do të kenë akuzat e Herrit dhe Megan mbi monarkinë britanike?
Nga Peter Hunt “The Spectator”Një institucion që i rezistoi ...
Nga Sebastian Gubernator ?World Crunch?
Berlin- Ata arritën në mëngjes herët. Rreth 500 oficerë policie nga Berlini dhe Brandenburgu, oficerë nga departamenti shtetëror i hetimit penal, skuadra e trazirave sociale dhe njësia kundër terrorizmit dhe ajo e operacioneve speciale GSG 9.
Ata bastisën shtëpi, apartamente dhe një dyqan në Berlin, si dhe dy vende të tjera në Brandenburg. Siç njoftoi më vonë policia, 30 urdhra kërkimi u zbatuan në 22 vende. U arrestuan 2 burra, anëtarë të klanit Remo, një bandë arabe e përbërë nga një familje e
madhe. Bastisja kishte në shenjestër të dyshuarit e akuzuar për armëmbajtje pa leje, trafik
droge, sulm me armë dhe evazion fiskal, midis shumë krimeve të tjera. Autorët ishin të dyshuar se magazinonin drogë në disa depo në Brandenburg, duke e paketuar atë në fuçi dhe transportuar për në Berlin.
Ajo që ndodhi natën e së enjtes ishte një tjetër goditje kundër krimit të organizuar në Berlin. Në nëntor 2020, 1.600 oficerë u angazhuan për të gjetur bizhuteritë e vjedhura nga muzeu Green Vault në Drezden. Pas vjedhjes dyshohet se qëndrojnë sërish Remo.
Por çfarë nënkuptojnë këto sulme për luftën më të gjerë kundër krimit të organizuar?
Kriminelët ishin të sigurt se nuk monitoroheshin nga policia, ndaj ata komunikonin lirisht me njëri-tjetrin. Disa vjet më parë, shumë ekspertëve u dukej se anëtarët e disa familjeve kriminale ishin të paprekshëm. Benxhamin Jendro nga sindikata e policisë, kujton një kohë kur kriminelët mbeteshin të pakontrolluar, dhe nuk kishin frikë nga pasojat.
Ata shisnin shisha pa paguar asnjë taksë, dhe shkonin nëpunës me ora Rolex në dorë. Askush nuk i raportoi në polici pasi nuk guxonin, ose menduan se nuk kishte vlerë. Edhe kur një anëtar i klanit dilte para gjykatës, thotë Jendro, ai shpesh lirohej për mungesë provash.
I dyshuari kryesor i arrestuar nga policia të enjten e shkuar, mendohet se ka përfituar nga butësia e shtetit. ?Der Spiegel? raporton se ai është një 44-vjeçar me origjinë nga Bejruti në Liban.
Ai shkoi në Berlin me familjen e tij në vitin 1982, ndërsa në vitin 1995, u dënua me më shumë se 4 vjet në një institucion për të mitur për trafik heroine. Autoritetet thanë se ai ?nuk ishte integruar me sukses në kulturën lokale?, dhe e urdhëruan të largohej nga Gjermania ?për arsye të sigurisë publike?.
Por sipas ?Der Spiegel?, ai nuk është deportuar gjatë 25 viteve të fundit, për shkak të mungesës së dokumenteve të udhëtimit nga vendi i tij i lindjes. Ndërkohë, autoritetet kanë ndryshuar skemën. Në vitin 2018, Senati i Berlinit dhe policia lokale miratuan një plan me pesë pika për të luftuar krimin e bandave. Ai përfshinte dënimin e shkeljeve më të vogla, sekuestrimin e pasurive kriminale, parandalimin e pastrimit të parave, ndihmën ndaj ish-anëtarëve të bandave për të ndërtuar një jetë të re, dhe përmirësimin e bashkëpunimit midis autoriteteve të ndryshme. Edhe lande të tjera gjermane, kanë filluar të ndërmarrin operacione që synojnë disa familje të mëdha kriminale.
Politikanët flasin për ?strategjinë e 1 mijë prerjeve?. Ideja është që një prerje e vogël mund të mos dëmtojë, por shumë të tilla të dëmtojnë. Ndaj, policia tani po bastis vazhdimisht apartamentet të ndryshme, duke sekuestruar kompjuterë dhe arrestuar të dyshuar.
Në vjeshtën dhe dimrin e këtij viti, 4 persona nga klani Remo u arrestuan nën dyshimin se ishin përfshirë në vjedhjen e bizhuterive nga muzeu Green Vault. I dyshuari i pestë nga e njëjta familje është ende në arrati. Por në bastisjen e së enjtes kishte diçka të re.
Siç e shpjegoi prokurori i lartë Torsten Kloid, arrestimet ishin rezultat i dekodimit të të dhënave nga platforma e mesazheve EncroChat. Të dhënat e mesazheve iu dërguan Berlinit nga autoritetet franceze përmes Zyrës Federale Gjermane të Hetimit Penal. Ata ngritën dyshime, të cilat çuan më pas në urdhër-arrestet. Sigurisht, policia ka pasur gjithmonë dijeni mbi krime të rënda, pazare droge dhe armësh, thotë Kloid. ?Por jo në shkallën që kemi tani përmes dekriptimit të EncroChat?- thekson ai. Kriminelët kanë menduar se nuk monitoroheshin nga policia, ndaj komunikonin lirshëm me njëri-tjetrin. Policia e kishte quajtur këtë platformë?Whatsapp-i i gangsterëve?. Që atëherë ajo është mbyllur. Vitin e kaluar, agjencitë holandeze dhe franceze të sigurisë përgjuan më shumë se 20 milion mesazhe private. Sipas autoriteteve, depërtimi i i tyre në infrastrukturën e EncroChat ?tronditi bandat e krimit të organizuar në të gjithë Evropën?.
Dhe këtu përfshiheshin edhe klanet e Berlinit. ?Bastisjet i nervozojnë anëtarët e bandës, dhe destabilizojnë aktivitetin e tyre. Tani po shohim më shumë kërkime policore. Dhe ato nuk kanë të bëjnë vetëm me krimet e rënda, por edhe me shkelje të vogla. Kjo është në zemër të strategjisë të policisë. Askujt nuk i pëlqen kur qindra policë mësyjnë në barin e tyre të shishave, apo kur u sekuestrohet makinat e tyre?-shprehet Jendro.
Jendro mendon se është mirë që tani policia po shënjestron më fort klanet kriminale, por ai thotë se ekziston edhe një rrezik. ?Nëse fokusohemi vetëm tek këto familje të mëdha arabe, nga kjo do të përfitojnë grupe të tjera të krimit të organizuar, italianët, rusët etj?- thekson ai, duke shtuar se nëse do që të jetë më efektive,policia ka nevojë për më shumë oficerë.
Në Berlin, është tashmë e qartë se grupet e tjera kriminale luajnë rolin e tyre, dhe se bandat e ndryshme janë shpesh në konflikt me njëra-tjetrën. Shkëndija për bastisjen e fundit ishte një luftë për pushtet midis klanit Remo dhe disa shtetasve rusë me origjinë çeçene.
Nga fundi i vitit 2020, të dyja grupet përplaseshin shpesh me njëri-tjetrin. Më 7 nëntor, një grup çeçenësh të armatosur me shkopinj dhe thika sulmuan një dyqan në lagjen Neukölln të Berlinit. Dyqani mendohet të jetë i lidhur me klanin Remo. Anëtarët e bandave çeçene shihen nga policia si ?mercenarë? në shërbim të klaneve. Për shembull, ata merreshin me gjobat ndaj bizneseve të zonës. Por gjatë viteve të fundit, ata janë përpjekur gjithnjë e më shumë që të konkurojnë me ish-shefat e tyre, gjë që ka çuar në mosmarrëveshje territoriale.
?Është si një fuçi baruti që pret të shpërthejë. ?Dy grupe që kanë qasje tek armët e zjarrit po përplasen me njëri-tjetrin, dhe i pranojnë vdekjet si një dëm anësor?- thotë Jendro. Vitin e kaluar pati 240 operacione policore, që synonin shkatërrimin e bandave në Berlin.
Pas bastisjes të së enjtes, Ministri i Brendshëm i landit të Berlinit Andreas Geisel (SPD) ishte edhe më i vendosur kur deklaroi: ?Ne nuk do të bëjmë një hap prapa në luftën kundër krimit të organizuar. Pavarësisht kush e kontrollon atë?./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://worldcrunch.com/world-affairs/police-decode-encrochat-the-whatsapp-for-organized-crime
Nga Peter Hunt “The Spectator”Një institucion që i rezistoi ...
Food and Drug Administration (FDA) e Shteteve të Bashkuara k...
“The Wall Street Journal”Kur në fundin e vitit 2019, u rapor...
Nga Kanishk Tharoor “The Guardian”Pas lajmit të bujshëm nënt...
Nga Allison Carragher “EU Observer”Vazhdon gara për të vaksi...
Nga Dominique Moisi “World Crunch”Një ditë Covid -19 do të m...
Nga Martin J.Bull “The Conversation”“Është ora jonë më e err...
Al Kapone ishte një gangster amerikan famëkeq. Me trafiqet e...
Nga John Follain & Alessandra Migliaccio “Star and Stripes”O...
Nga: Ben Hall “Financial Times”Në vitn 1976, 1 vit pasi iu d...
Nga Marco Rubio “Fox News”Xho Bajden është tani presidenti y...
Nga Conrad Black “National Interest”Administrata Bajden ësht...
Nga David FarrierTë gjitha qytetet janë rrënoja në gjendjen ...
Nga Felix Light “Newstatesman”Raundi i fundit i protestave n...
Covid-19 ka shkaktuar tashmë shumë vdekje dhe dëshpërim në B...
Nga Janet Bednarek “The Conversation”Në janar të këtij viti,...
Strategjia e vaksinimit të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ...
Nga Ido Vock “New Statesman”Javën e kaluar, nisën të bëheshi...
Nga Larry Bell “Newsmax”Të gjithë oratorët e Konferencës së ...
Operacionet kirurgjikale çezariane, kanë qenë një pjesë e ku...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...