Katër pyetje lidhur me vaksinën e Johnson & Johnson
Food and Drug Administration (FDA) e Shteteve të Bashkuara k...
Nga Peter Hunt ?The Spectator?
Një institucion që i rezistoi dhe i mbijetoi krizës së abdikimit dhe pasojave që solli vdekja E Princeshës së Uellsit Diana Spenser,tani është tronditur thellë nga një program televiziv prej 2 orësh i transmetuar në televizionin amerikan CBS News.
Në këtë intervistë nipi i mbretëreshës së Britanisë së Madhe Herri, dhe bashkëshortja e tij. Megan e bënë të qartë se martesa brenda familjes mbretërore britanike në shekullin XXI, nuk është një përrallë. Ajo që do të qëndrojë mbi të gjitha është akuza për racizëm.
Asnjë manovër mediatike e Pallatit Mbretëror nuk mund ta fshijë atë nga kujtesa kolektive. Akuza është se një nga të afërmit e Herrit e pyeti atë, kur Megan ishte shtatzënë me Arçin, ?se sa e errët mund të ishte lëkura e tij kur të lindte??.
Herri i tha moderatores amerikane Oprah Uinfri se biseda ?ishte e vështirë? dhe e la atë ?paksa të tronditur?. Çifti nuk e ka zbuluar identitetin e personit që ia bëri këtë pyetje, që është tepër toksike për një institucion që është kreu kushtetues i shtetit në një Mbretëri të Bashkuar multikulturore dhe 15 vende të tjera ish-koloni të perandorisë. Po aq i dëmshëm është lëndimi shpirtëror i Herrit nga dështimi i familjes së tij për t?i ardhur në ndihmë, dhe për të denoncuar disa nga mbulimet mediatike që ishin raciste, kur u bë në fillim publike marrëdhënia e tij me Megan. Lista e akuzave kundër Shtëpisë mbretërore Uindsor, pas intervistës së Herrit dhe Megan tek Oprah, është shumë e gjatë.
Në bazë të rrëfimit të Megan, është një institucion antik që më herët ka marrë leksione të dhimbshme dhe që nuk ka mësuar prej tyre. Mbi djalin e saj që qëndronte në krah të dukeshës së larguar nga familja mbretërore, ndihej hija e Ledi Dianës. Me gjithë problemet e shëndetit mendor të përjetuara nga princesha e ndjerë, Megan i ka thënë tani botës se ajo përjetoi mendime vetëvrasëse kur u martua me princin dhe se nuk iu ofrua asnjë ndihmë.
Gjithashtu në rrëfimin e tij, Herri kritikoi edhe të atin që refuzon t?i përgjigjet telefonatave të djalit të tij të vogël. Person i vetëm që doli relativisht i padëmtuar është Mbretëresha – përveç fakti që ajo është kryefamiljarja e një familje që i është nënshtruar një sulmi të tillë të ashpër në këtë transmetim. Është një rrëfim i njëanshëm i Megxit, që do të vihet përballë atyre që këmbëngulin se
u përpoqën ta ndihmonin anëtaren më të re të familjes që të përshtatej me rolin e saj mbretëror. Por zërat e këtyre të fundit, nuk mund të konkurrojnë me një zë të amplifikuar nga audienca e madhe që ka Oprah Uinfri.
Naiviteti i Megan mbi atë me të cilin po martohej është i habitshëm. Dështimi i Herrit për ta përgatitur në mënyrën e duhur është i dukshëm. Ishte Fergi, ai që u detyrua ta ndihmonte Megan dhe ta mësonin atë si të sillej si një mbretërore, përpara një takimi privat me gjyshen e burrit të saj.
Herri dhe Megan ka gjasa që ta shohin këtë intervistë si një moment katarsisi. Tani që nuk janë më të ?’bllokuar në sistemin e monarkisë?, ata e kanë anashkaluar shtypin britanik, kanë dhënë versionin e tyre sesi shkuan gjërat dhe kanë krijuar një pamje optimiste të së ardhmes së tyre.
E ardhmja e afërt e familjes Uindsor që ata lanë pas, është më pak rozë. Ata do të shpresojnë që ashtu si në vitet 1936 dhe 1997, do ta marrin veten dhe do ta kthejnë fokusin tek përkufizimi i tyre se cila duhet të jetë detyra e tyre. Por mos krijoni ndonjë iluzion: institucioni i monarkisë britanike është dëmtuar nga kjo intervistë. Republikanët do të shpresojnë që kjo krizë të zgjasë; monarkistët do të luten që ajo të kalojë sa më shpejt./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.spectator.co.uk/article/what-the-oprah-interview-means-for-the-monarchy
Food and Drug Administration (FDA) e Shteteve të Bashkuara k...
“The Wall Street Journal”Kur në fundin e vitit 2019, u rapor...
Nga Kanishk Tharoor “The Guardian”Pas lajmit të bujshëm nënt...
Nga Allison Carragher “EU Observer”Vazhdon gara për të vaksi...
Nga Dominique Moisi “World Crunch”Një ditë Covid -19 do të m...
Nga Martin J.Bull “The Conversation”“Është ora jonë më e err...
Al Kapone ishte një gangster amerikan famëkeq. Me trafiqet e...
Nga John Follain & Alessandra Migliaccio “Star and Stripes”O...
Nga: Ben Hall “Financial Times”Në vitn 1976, 1 vit pasi iu d...
Nga Marco Rubio “Fox News”Xho Bajden është tani presidenti y...
Nga Conrad Black “National Interest”Administrata Bajden ësht...
Nga David FarrierTë gjitha qytetet janë rrënoja në gjendjen ...
Nga Felix Light “Newstatesman”Raundi i fundit i protestave n...
Covid-19 ka shkaktuar tashmë shumë vdekje dhe dëshpërim në B...
Nga Janet Bednarek “The Conversation”Në janar të këtij viti,...
Strategjia e vaksinimit të 27 vendeve të Bashkimit Evropian ...
Nga Ido Vock “New Statesman”Javën e kaluar, nisën të bëheshi...
Nga Larry Bell “Newsmax”Të gjithë oratorët e Konferencës së ...
Operacionet kirurgjikale çezariane, kanë qenë një pjesë e ku...
Kur pacientët me Covid-19 mbërrijnë në urgjencën e një spita...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...