Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Armstrong Williams ?The Hill?
Demokratët në SHBA ishin kritikë të ashpër të politikave mbi kufirin të administratës së Donald Trumpit. Ata nxituan të sulmonin masat e ish-presidentit Trump, për shkak të?mbylljes në kafaz të fëmijëve? në kushte skandaloze dhe rrëmbimin e foshnjave nga
krahët e nënave të tyre.
Demokratët i mbajtën këta shembuj të zymtë si provë të mungesës së humanizmit të Trump, duke e portretizuar këtë të fundit si një udhëheqës të pashpirt, që nuk shqetësohej aspak për strehimin e fëmijëve në kushte të tmerrshme,të cilat vunë në rrezik shëndetin madje edhe jetën e tyre. Në fakt, keqtrajtimi i zgjatur i fëmijëve ilegalë në kufi dhe ndarja e familjeve, u bë një
kauzë e fortë për Xho Bajdenin gjatë debateve presidenciale vjeshtën e vitit të shkuar. Ndërkohë, tani pas 2 muajsh nga nisja e punës së administratës së tij, presidenti Bajden po lejon që fëmijët e pashoqëruar të kalojnë kufirin, duke i përjashtuar ata nga një ligj i shëndetit publik, që i lejon agjentët që patrullojnë kufirin dhe t?i dëbojnë njerëzit për shkak të pandemisë së Covid-19.
Rezultati? Rritja më e madhe e numrit të emigrantëve të paligjshëm në kufirin SHBA-Meksikë në 5 vitet e fundit, teksa autoritetet po përpiqen me shumë mundim të gjejnë mënyra për t?u siguruar atyre një strehim të përshtatshëm.
Bajden po e mëson shpejt se është shumë ndryshe të kundërshtosh një politikë dhe të ankohesh për të nga stolat e pasmë, sesa të ulesh në Zyrën Ovale dhe të merresh vërtetëme këtë problem madhor. Në fakt, Bajden tani po përballet metë njëjtën situatë për të cilën sulmonte deri dje Donald Trumpin.
Për më tepër, Bajden e ka përkeqësuar më tej situatën në kufi, duke miratuar një politikë të butë të kalimit të kufirit, e cila është e ngjashme me varjen e një tabele aty që thotë:?Ushqim falas, strehim falas dhe kujdes mjekësor falas, për të gjithë ata që hyjnë ilegalisht në Amerikë!?.
Mjerisht, situata me të cilën përballen këta udhëtarë të rinj sapo hyjnë në Shtetet e Bashkuara nuk është aspak një fushë më lule. Ne po lexojmë raporte dhe po shohim imazhe të fëmijëve që mbahen në ambientet e mbyllura të paraburgimeve për të rriturit.
Dhe mos harroni, këto ambiente janë burgje. Aty emigrantët janë të mbyllur pas hekurave, në pamundësi për t?u larguar. Në Amerikën e Bajden, fëmijët që kalojnë kufirin ilegalisht, e gjejnë veten në një qeli të mbyllur burgu pa ndonjë ide të qartë se çarë i pret më pas.
Ne kemi parë një fluks të madh fëmijësh që po kalojnë kufirin, pasi ata e dinë që politika amerikane mbi emigracionin ka ndryshuar, dhe se janë shtuar shumë shanset për të marrë shtetësinë amerikane.
Prindër cinikë nga e gjithë Amerika Qendrore, janë të gatshëm të rrezikojnë t?i dërgojnë vetë fëmijët e tyre,vetëm për të përfituar nga politikat liberale të Xho Bajden. Në fund, ata fëmijë mund të jenë në gjendje ta kapërcejnë kufirin dhe të bëhen Amerikanë.
Por është skandaloz fakti që Bajden përmbysi politikën kufitare ?çnjerëzore? të Donald Trump, pa ofruar asnjë alternativë, dhe duke qenë tërësisht i papërgatitur për atë që parashikohej se do të ndodhte. Çfarë mendonte ai se do të ndodhte, dhe ku mendonte se do të shkonin këta fëmijë të pashoqëruar?
Kaosi që po ndodh sot në kufi është tanimë plotësisht faji i tij. Pse duhet që Trump të shahet dhe të portretizohet si i lig, kur situata nuk po ndryshon as me presidentin tonë aktual demokrat? Në thelb, po ndodhin të njëjtat gjëra, sot me Bajden dhe dje me Trumpin.
Fakti që po ndodh në mesin e pandemisë së Covid-19 e bën edhe më të rëndë këtë krizë, sepse fëmijët emigrantë po strehohen në lagje të afërta dhe me shumë pak alternativa.
Mbipopullimi në mjediset e Patrullës Kufitare është aq i tmerrshëm sa të paktën 3.000 të rinj po zhvendosen në qendrën e paraburgimit në Dallas, dhe mund mbeten atje për muaj të tërë, derisa të mund të ribashkohen me të afërmit apo të vendosen tek familjet që sponsorizojnë qëndrimin e tyre në SHBA. Qeveria federale -pra të gjithë amerikanët -janë ata që po e paguajnë faturën e kësaj krize. Përfundimi? Veprimet kanë pasoja. Nuk mjafton të sulmosh dhe të ankohesh. Në nxitimin e tyre për të çmontuar politikat e epokës së Donald Trump, demokratët hapën portat e kufirit, dhe krijuan një problem që është pafundësisht shumë më i rëndë se sa ishte më parë.
Në turravrapin e tyre për të zhbërë me shpejtësi politikat ?çnjerëzore? të Trump, ata i kushtuan shumë pak vëmendje planifikimit. Dhe kjo tregon se politika e parandalimit që Shtetet e Bashkuara kishin dhe zbatuan nën Trumpin ishte vërtetë efektive. Ajo funksionoi pasi emigrantët e dinin se do të ktheheshin mbrapsht në kufi nëse hynin në SHBA në mënyrë ilegale. Por administrata Bajden e shkeli më këmbë politikën e Trump,dhe tani po përballet me pasojat negative. Kjo situatë katastrofike ishte e pashmangshme, duke pasur parasysh faktin që administrata Bajden eci përpara pa ndonjë plan konkret.
Kjo që po ndodh është e turpshme,dhe është diçka që do ta dëmtojë Bajdenin politikisht. Por tek e fundit nuk duhet të habitemi aspak. Përkundër gjithë fokusit pozitiv që administrata e re ka vendosur tek vaksinat kundër koronavirusit, ajo po burgos fëmijët në kufi, dhe po i vendosin ata në rrezik edhe më të madh për t?u sëmurur për shkak të mbipopullimit të ambienteve. Kjo nuk është e drejtë dhe bie erë hipokrizi./Përshtatur nga CNA.al
Nga Annamaria Testa“Nostalgjia është delikate por e fuqishme...
Fenomeni i hezitimit ndaj vaksinimit është krijuar me vetë v...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Historia mbretërore britanike, tregon se me një pushtet të m...
Nga Michael Rubin “National Interest”Rexhep Taip Erdogan kre...
Cilido që është i interesuar mbi shkencën, e di se për të pa...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Loja strategjike luftarake adhurohet nga miliona njerëz në t...
Nga Sebastian Gubernator “World Crunch”Berlin- Ata arritën n...
Nga Peter Hunt “The Spectator”Një institucion që i rezistoi ...
Food and Drug Administration (FDA) e Shteteve të Bashkuara k...
“The Wall Street Journal”Kur në fundin e vitit 2019, u rapor...
Nga Kanishk Tharoor “The Guardian”Pas lajmit të bujshëm nënt...
Nga Allison Carragher “EU Observer”Vazhdon gara për të vaksi...
Nga Dominique Moisi “World Crunch”Një ditë Covid -19 do të m...
Nga Martin J.Bull “The Conversation”“Është ora jonë më e err...
Al Kapone ishte një gangster amerikan famëkeq. Me trafiqet e...
Nga John Follain & Alessandra Migliaccio “Star and Stripes”O...
Nga: Ben Hall “Financial Times”Në vitn 1976, 1 vit pasi iu d...
Nga Marco Rubio “Fox News”Xho Bajden është tani presidenti y...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...