A ka vërtet vaksina më të mira, dhe vaksina më të këqija?
Fenomeni i hezitimit ndaj vaksinimit është krijuar me vetë v...
Nga Annamaria Testa
?Nostalgjia është delikate por e fuqishme?, thotë Don Drejpër në një nga skenat më mbresëlënëse të serisë së paharrueshme të ?Mad men?. Dhe shton:?Ajo është një dëshirë e zjarrtë e zemrës, shumë më e fortë se sa kujtesa ? dhe na çon në një vend ku duam të rikthehemi?.
Natyrisht Drejpër e përdor nostalgjinë për t?i gjetur një emër një mjeti të ri për kohën. Por ajo është pjesë e personazhit. Ndërsa nostalgjia është në vetvete figura shprehëse e të gjithë serialit. Ajo mbulon rrobat, mjediset, ngjyrat, gjestet dhe historitë. Dhe e drejton vështrimin dhe emocionet tek ne spektatorët.
Fjala ?nostalgji?, kombinon 2 koncepte dhe 2 fjalë greke: kthimi (??????) dhe dhimbja (?????). Kështu, ne na shkon menjëherë mendja tek Odisea, dhe protagonisti i saj që pikëllohet dhe qan për Itakën, edhe kur është në shoqërinë e Kalipsosë së bukur.
Mërguar nëpër kohë
Gjithsesi, edhe nëse emocioni është i lashtë, termi specifik që e përshkruan atë është i kohëve të fundit. Ai është shpikur në fund të viteve 1600 nga studenti i mjekësisë nga Alsa, Johanes Hofer. Ai ishte i pari që përshkoi gjendjen specifike emocionale të ndjerë nga mercenarët zviceranë që ishin larguar nga malet e tyre, për të qenë në shërbim të mbretit francez Luigji XIV.
Sindroma për të cilën flet Hofer përfshin zbehjen, ethet e forta, dhimbjet e stomakut dhe vdekjen. Ndër trajtimet e sugjeruara:opiumi dhe shushunjat. Pra, mund të mendohet se nostalgjia është një emocion që prek vetëm të mërguarit. Se ajo është në thelb një ndjenjë negative dhe patologjike (tek e fundit mercenarët vdiqën). Dhe se duhet të shpresojmë që mos ta provojmë kurrë atë.
Në fakt, asgjë nga këto nuk është e vërtetë.E para, koncepti i nostalgjisë, duke filluar nga shekulli XIX me periudhën e romantizmi, humbi çdo lloj kuptimi mjekësor dhe evoluoi për të përshkruar bashkimin specifik të dëshirës dhe keqardhjes, që buron nga largësia fizike nga shtëpia.
Në thelb, nostalgjia për ne sot ka të bëjë me gjithçka që është e largët, madje edhe në kohë. Dhe se ajo ka qenë aq e rëndësishme, sa që u bë themeli i identitetit tonë dhe ndjenjës sonë të përkatësisë në një komunitet, dhe jo vetëm në një vend.
Mbi të gjitha, në raport me të shkuarën secili prej nesh është i mërguar. Nga përvojat që ka pasur, njerëzit që ka takuar, pasionet me të cilat jetoi. Pra po flasim për një emocion shumë të fortë, të pa ngatërrueshëm dhe universal. Pikërisht për këtë arsye, nostalgjia mund të ketë kuptime dhe nuanca të panumërta.
Prandaj ajo mund të jetë e tillë, që të nxisë një sasi mbresëlënëse shkrimesh poetike dhe në prozë, prodhime kinematografike, televizion dhe muzikë. Vetëm sa për të kujtuar disa:jo vetëm ?Amarcord?-in e famshëm të Felinit, dhe ?Nostalgjia?e Andrei Tarkovskit, por edhe ?Kinemaja Parajsa e Re?, ?Zanafilla?, ?La la land?, ?Mirupafshim Lenin? etj. Unë jam i sigurt se dhjetra tituj të tjerë mund t?ju vijnë në mendje. Dhe e njëjta gjë vlen për këngët apo për romanet.
Efektet pozitive
Dhe këtu vijmë tek pika e dytë e rëndësishme. Nostalgjia e hidhur dhe e dykuptimtë është kaq popullore, pasi përjetimi i saj duket se sjell një seri efektesh pozitive. Kjo vërtetohet nga shumë studime. Dhe kjo mund të duket në pamje të parë e çuditshme, pasi jemi duke folur për një gjendje emocionale që nuk është kategorizuar as tek gjashtë (shtatë ose tetë, sipas autorëve të ndryshëm) emocionet kryesore.
Dhe që duke qenë e hidhur (ose nëse preferoni e ëmbël), ka një përbërës të dykuptimësisë.
E megjithatë nostalgjia nxit motivimin e brendshëm, jep energji, stimulon frymëzim, dikton rritjen personale, dhe shton prirjen për të ndihmuar të tjerët. Kjo është vërtetuar nga një hulumtim britanik në vitin 2019.
Nostalgjia është edhe një burim për shëndetin dhe mirëqenien psikologjike. Ajo i jep kuptim jetës. Ajo e kundërshton ndjenjën e vetmisë dhe ?rindërton ndjenjën e të qenit i lidhur me të tjerët, e cila është jetike për një gjendje psikologjike optimale?. Ajo përmirëson perspektivën për një plakje të suksesshme.
E gjithë kjo dëshmohet nga një meta-analizë (një analizë krahasuese e rezultateve të shumë studimeve të mëparshme) e kryer në vitin 2013 nga Universitetet e Southemptonit dhe Dakotës së Veriut. Së fundmi, nostalgjia përmirëson vetëvlerësimin, dhe i ndihmon njerëzit të ndjehen më mirë me veten e tyre.
Në përgjithësi, ajo ka një funksion pajtues. Dhe lidhet me të mësuarit dhe konsolidimin e kujtesës. Duke pasur këtë gjë në mendje, nuk është për t?u habitur pse revista ?Forbes? këshillon:?Përdorni nostalgjinë, për të përmirësuar rezultatet e biznesit tuaj!?.
Dhe kjo gjë na fton që ti referohemi ?kohëve të mira të vjetra?, dhe shijes së hidhur të nostalgjisë, për të ?aromatizuar? çdo ofertë tregtare, duke e përfshirë publikun në një nivel emocional, dhe duke evokuar ndjenjat e ?sigurisë, rehati dhe besimit?.
Meqë ra fjala:Harvard Business Review e rendit nostalgjinë si një nga 30 gjërat që u pëlqen vërtet konsumatorëve. Duke folur për pandeminë:?Nostalgjia forcon aftësinë për t?u qetësuar gjatë një periudhe stresi?- shkruan ?The New Times?, duke cituar psikologen Valentina Stojçeva, e cila shton:?Nostalgjia funksionon si një lloj biberoni emocional!?.
Duke iu referuar atyre që përmenda më lart, është e lehtë të kuptohet arsyeja pse kohët e fundit edhe konsumi i argëtimit, ka pësuar një devijim të rëndë nostalgjik. Sipas një hulumtimi të fundit nga ?Nielsen Music?, midis muzikës dhe televizionit ?mbi gjysma e përdoruesve kanë kërkuar komoditet tek përmbajtja nostalgjike dhe anëtarët e familjes?.
Pra, nëse edhe juve ju qëllon të dëshironi filma dhe këngë të vjetra, apo të rilexoni librat e adoleshencës tuaj, apo të kërkoni histori që flasin për atë periudhë, mos u shqetësoni:jeni duke zbatuar një strategji efektive të vetë-ndihmës. Dhe më e rëndësishmja, jeni në shoqëri të shkëlqyer. / ?Internazionale? ? Bota.al
Fenomeni i hezitimit ndaj vaksinimit është krijuar me vetë v...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Historia mbretërore britanike, tregon se me një pushtet të m...
Nga Michael Rubin “National Interest”Rexhep Taip Erdogan kre...
Cilido që është i interesuar mbi shkencën, e di se për të pa...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Loja strategjike luftarake adhurohet nga miliona njerëz në t...
Nga Sebastian Gubernator “World Crunch”Berlin- Ata arritën n...
Nga Peter Hunt “The Spectator”Një institucion që i rezistoi ...
Food and Drug Administration (FDA) e Shteteve të Bashkuara k...
“The Wall Street Journal”Kur në fundin e vitit 2019, u rapor...
Nga Kanishk Tharoor “The Guardian”Pas lajmit të bujshëm nënt...
Nga Allison Carragher “EU Observer”Vazhdon gara për të vaksi...
Nga Dominique Moisi “World Crunch”Një ditë Covid -19 do të m...
Nga Martin J.Bull “The Conversation”“Është ora jonë më e err...
Al Kapone ishte një gangster amerikan famëkeq. Me trafiqet e...
Nga John Follain & Alessandra Migliaccio “Star and Stripes”O...
Nga: Ben Hall “Financial Times”Në vitn 1976, 1 vit pasi iu d...
Nga Marco Rubio “Fox News”Xho Bajden është tani presidenti y...
Nga Conrad Black “National Interest”Administrata Bajden ësht...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Garda Revolucionare i Iranit, ka paralajmëruar të gjitha a...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...