“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Historia mbretërore britanike, tregon se me një pushtet të madh vjen edhe një përgjegjësi e madhe?por edhe shumë rregulla nga pas.
Ndërsa roli i Kurorës në shoqërinë bashkëkohore është kryesisht simbolik, gjurmët e traditave të trashëguara gjatë mbretërimit mijëravjeçar të monarkisë, janë përkujtues të fuqishëm të së kaluarës.
Kush ishte mbreti më i hershëm i Anglisë?
Mbreti i parë i të gjithë Anglisë ishte Atelstani (në vitet 895-939 të Erës Sonë) i Shtëpisë së Ueseks, nipi i Alfredit të Madh dhe Mbretëreshës Elizabeta II. Mbreti anglo-sakson mundi pushtuesit vikingë dhe e konsolidoi Britaninë duke sunduar gjatë viteve 925-939.
Kush lejohet të bëhet mbret ose mbretëreshë?
Duke filluar me mbretërimin e Uilliam Pushtuesit, monarkia kaloi nga mbreti tek djali i tij i parë. Ky rregull u ndryshua në vitin 1702 kur Parlamenti Britanik miratoi Aktin e Zgjidhjes, që deklaroi se me vdekjen e mbretit Uilliam III, titulli do t?i kalonte Anës dhe ?trashëgimtarëve të trupit të saj?, gjë që do të thotë se fronin mund ta trashëgonte edhe një grua, për sa kohë që nuk kishte një trashëgimtar mashkull në dispozicion për të zënë
vendin e saj.
Në atë kohë, ligji anglez thoshte se trashëgimtarët meshkuj e trashëgonin fronin para motrave të tyre. Në kuadrin e forcimit të pushtetit të Kishës Anglikane, Akti i Zgjidhjes deklaroi gjithashtu se çdo trashëgimtar që martohej me një katolik romak do t?i hiqej e drejta e trashëgimisë së fronit. Rregullat mbi atë se kush mund ta trashëgonte fronin britanik nuk u përditësuan deri në
vitin 2013, kur parlamenti miratoi Aktin e Pasardhësit të Kurorës. Ai ndryshoi linjën e trashëgimisë në një sistem primogjenitar absolut, çka do të thotë se mbretëria do të kalonte te trashëgimtari i parë i lindur, pavarësisht nga gjinia e tij.
Monarku britanik, ka të drejtën e vetos ndaj martesës së një anëtari të familjes
Akti i Martesës Mbretërore i vitit 1772, i dha monarkut të drejtën e vetos ndaj çdo martese brenda familjes mbretërore. Ai u miratua në përgjigje të zemërimit të mbretit Xhorxh III ndaj martesës së vëllait të tij më të ri Princ Henrit me vajzën e thjeshtë Ana Horton.
Që atëherë, mbretërorët që shpresojnë të martohen,janë detyruar të kërkojnë lejen e Kurorës për ta bërë këtë. Por kjo nuk është dhënë gjithmonë. Kështu mbretëresha Elizabeta II, e refuzoi kërkesën e motrës së saj Princeshës Margaret për t?u martuar me Piter Taunslend, një hero i luftës, të cilën mbretëresha e konsideroi si të papërshtatshme, pasi ai kishte një prejardhje normale dhe ishte i divorcuar.
Ky pushtet u kufizua paksa me miratimin e kalimit nga Zëvendësimi në Aktin e Kurorës të vitit 2013, që u dha mundësinë trashëgimtarëve jashtë 6 të parëve në linjën e trashëgimisë mbretërore, që të martohen pa lejen e monarkut.
Deri në Luftën e Parë Botërore, Mbretërit dhe mbretëreshat e Anglisë, nuk kishin një mbiemër
Deri në fillimin e shekullit XX-të, sovranët aktualë thirreshin sipas emrit të familjes. Për shembull, Henri VIII dhe fëmijët e tij ishin të gjithë Tudorë, të ndjekur nga një seri Stjuartësh. Kjo praktikë ndryshoi gjatë Luftës së Parë Botërore, kur Anglia ishte në luftë me Gjermaninë.
Mbreti Xhorxh V kishte disa lidhje familjare të vështira. Gjyshi i tij, Princi Albert, lindi në Gjermani dhe përmes tij Xhorxh V e trashëgoi titullin e kreut të familjes mbretëror Sakse-Koburg-Gotha. Për të krijuar një lloj distance midis fronit britanik dhe marrëdhënieve të tyre jashtë shtetit, emri i familjes u zëvendësua me një mbiemër më modern, anglez:Uindsor. Emri u frymëzua nga Kështjella Uindsor, e cila u ngrit nga Uilliam Pushtuesi.
A mund të martohen mbretërit britanikë me njerëz të zakonshëm?
Mbretërorët britanikë janë martuar me njerëz të zakonshëm që prej fillim shekullit të XV-, edhe pse një familje ku linjat e gjakut përcaktonte pushtetin, martesa të tilla ishin gjithmonë të diskutueshme. Në vitin 1464, Mbreti Eduard IV u martua fshehurazi me një grua të thjeshtë Elizabet Udvil, një vejushë. Mbreti i ardhshëm Xhejmsi II u martua gjithashtu me një grua të zakonshme Ana Hajd. Me miratimin e Ligjit për Martesat Mbretërore të vitit 1772 pas martesës së Princit Henri me vajzën e thjeshtë Ana Horton, martesat mbretërore me njerëz të thjeshtë u zhdukën thuajse për 250 vjet.
Ndërsa rregullat sociale rreth martesës, divorcit dhe partneritetit ndryshuan, po kështu ndodhi edhe me martesat mbretërore. Të dy fëmijët e Princit Çarls dhe Princeshës Diana, u lejuan të martoheshin me gra me prejardhje të zakonshme. Princi Uilliam u martua në vitin 2011 me Kejt Midëllton, vajza e dy prindërve që zotërojnë një kompani kateringu të furnizimeve të festave, ndërsa vëllai i tij Herri, u martua me aktoren amerikane Megan Markëll në vitin 2018.
A mund të divorcohen mbretërit?
Divorci mbretëror ishte deri vonë diçka shumë e vështirë. Vetëm në vitin 2002 Kisha e Anglisë lejoi që njerëzit e divorcuar të martoheshin sërish. Duke qenë se monarku është gjithashtu kreu i Kishës Anglikane, trashëgimtarëve të fronit u ndalohej që të martoheshin me njerëz të divorcuar,apo të divorcoheshin vetë. Kjo ishte ironike pasi ishte mbreti Henri VIII, ai që themeloi kishën pasi Kisha Katolike nuk e lejoi të ndahej nga gruaja e tij e parë, Katerina e Aragonës. Meqë Akti i Martesës Mbretërore i vitit 1772, i dha monarkut fuqinë e vetos mbi martesat në familjen mbretërore, për shekuj me radhë nisma rreth divorcit nënkuptonte se çdo bashkim i propozuar midis familjes mbretërore dhe një personi të divorcuar nuk kishte asnjë perspektivë.
Në vitin 1936, Eduardi VII e braktisi fronin në mënyrë që të martohej me amerikanen Uollis Simpson, që ishte divorcuar 2 herë. Ai ishte mbreti i fundit i detyruar të zgjidhte midis dashurisë dhe trashëgimisë. Para vendimit të Kishës Anglikane në vitin 2002, motra e Mbretëreshës Elizabeta II, Princesha Margaret, u lejua që të divorcohej në vitin 1978. Ndërkohë, në vitin 1996, Elizabeta II e miratoi divorcin midis djalit të saj Princit Çarls dhe Princeshës Diana. Çarlsi do të martohej në vitin 2005 me Kamilla Parker Boulles, gjithashtu e divorcuar. Ndërsa djali i tij, Herri, do të martohej me të divorcuarën Megan Markëll në vitin 2018.
Monarku britanik, është mbreti ose mbretëresha e më shumë se sa vetëm Anglisë
Përveçse është kreu i Kishës Anglikane, monarku britanik është gjithashtu Kreu i Komonuelthit, një organizatë e 54 vendeve të pavarura, shumica e të cilave ishin dikur koloni ose baza të Perandorisë Britanike. Elizabeta II është mbretëresha e 16 vendeve që janë pjesë e Komonuelthit:Antigua Barbuda, Australia, Bahamas, Barbados, Belize, Kanada, Grenada, Xhamajka, Zelanda e Re, Papua Guinea e Re, Shën Kits dhe Nevis, Santa Luçia, Shën Vincent dhe Grenadine, Ishujt Solomon, Tuvalu dhe Mbretëria e Bashkuar./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.history.com/news/british-royal-family-monarchy-facts
Nga Michael Rubin “National Interest”Rexhep Taip Erdogan kre...
Cilido që është i interesuar mbi shkencën, e di se për të pa...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Loja strategjike luftarake adhurohet nga miliona njerëz në t...
Nga Sebastian Gubernator “World Crunch”Berlin- Ata arritën n...
Nga Peter Hunt “The Spectator”Një institucion që i rezistoi ...
Food and Drug Administration (FDA) e Shteteve të Bashkuara k...
“The Wall Street Journal”Kur në fundin e vitit 2019, u rapor...
Nga Kanishk Tharoor “The Guardian”Pas lajmit të bujshëm nënt...
Nga Allison Carragher “EU Observer”Vazhdon gara për të vaksi...
Nga Dominique Moisi “World Crunch”Një ditë Covid -19 do të m...
Nga Martin J.Bull “The Conversation”“Është ora jonë më e err...
Al Kapone ishte një gangster amerikan famëkeq. Me trafiqet e...
Nga John Follain & Alessandra Migliaccio “Star and Stripes”O...
Nga: Ben Hall “Financial Times”Në vitn 1976, 1 vit pasi iu d...
Nga Marco Rubio “Fox News”Xho Bajden është tani presidenti y...
Nga Conrad Black “National Interest”Administrata Bajden ësht...
Nga David FarrierTë gjitha qytetet janë rrënoja në gjendjen ...
Nga Felix Light “Newstatesman”Raundi i fundit i protestave n...
Covid-19 ka shkaktuar tashmë shumë vdekje dhe dëshpërim në B...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...