Kërcënoi pronarët në Tropojë/ Rama degjeneron ish-zv.ministrin socialist: E bënte rrumbullak gjumin në zyrë
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mesazhet e ish-zëvendësmi...
Nga Mark Galeotti ?The Spectator?
Nëse do t?u besojmë disa zërave, Vladimir Putin i përpilon listat e atyre që duhen vrarë, njëlloj si njerëzit e zakonshëm shënojnë në një listë blerjet e tyre. Dhe pasi Xho Bajden e etiketoi si ?vrasës?, britanikja ?Daily Mirror?, raporton se Putini është tërbuar nga ky fshikullim publik,dhe po harton listat e viktimave të mundshme.
Të dhënat raportohet se vijnë nga një zyrë pa emër e Shërbimit Federal të Sigurisë Federale (FSB) të Rusisë, që me sa duket po planifikon se si të ekzekutojë njerëzit që ka vendosur në listë Vladimir Putinit. Dhe nga shënjestrat e pretenduara janë anëtarët kryesorë të ekipit të liderit të opozitës Aleksei Navalni:Vladimir Ashurkov, drejtori i Fondacionit Kundër Korrupsionit, që sot jeton si azilant në Londër, dhe Leonid Volkov, kreu i stafit të Navalni, që sot ndodhet në Lituani.
Pastaj në listë vijnë 2 kritikët e pasur rusë të Putinit, që gjithashtu jetojnë në Londër, Mikail Kodorkovski dhe Jevgeni Çiçvarkin, si dhe investitori i lindur në SHBA dhe i vetë-shpallur si armiku publik nr.1 i Putinit, Bill Brouder.
Kjo listë e zëzë përfundon me Kristofer Still, ish oficeri i MI6,shërbimit sekret britanik, akuzat e paqarta dhe të dyshimta të të cilit rreth Donald Trump dhe lidhjeve të tij të pretenduara ruse, ishin ato që e krijuan një stuhi të tillë rreth njeriut më të fortë të
Kremlinit.
Ai që nuk përmendet në materialin rus të dekonspiruar, por që renditet në artikullin ?Mirror? është Boris Karpiçkov, një dezertues nga radhët e FSB. Ai pretendoi se ishte në një listë të ngjashme njerëzish për t?u eleminuar, ku përfshihej edhe Sergei Skripal, megjithëse duket se kjo u morr vesh vetëm pas helmimit në Salisbëri.
Sipas planit,Volkov dhe Kodorkovski do të rrëmbehen dhe do të futen në Rusi. Ashurkov dhe Çiçvarkin do të helmohen me agjentin nervor Noviçok. Ndërsa vetë Navalni do të detyrohet të kryejë vetëvrasje në burg. Të gjitha këto informacione janë shumë tronditëse, dhe në kuadër të përpjekjeve të mirë-dokumentuara të helmimit të Skripal dhe Navalni, dhe një vargua atentatesh të tjera, janë të vështira për t?u shpërfillur. E megjithatë, në të njëjtën kohë ne duhet të jemi edhe të kujdesshëm.
Koncepti se disa njerëz zemërmirë brenda FSB – një organizatë e shquar për pamëshirshmërinë e saj – kërkon që të sabotojë këtë plan duke dhënë në kohë një paralajmërim të tillë është inkurajues, por gjithashtu i vështirë për t?u besuar verbërisht.
Mjerë sinjalizuesi i Moskës që do të kapet pas këtij zbulimi. Dhe kapja e tij nuk do të ishte një gjë dhe aq e vështirë. Si të gjitha shërbimet e inteligjencës, FSB-ja është e ndarë në disa hallka me synim ruajtjen e sigurinë së operacioneve të tij. Dhe nëse e marrim si të mirëqenë, sinjalizuesi ka njohuri të sakta mi gjendjen shpirtërore të
Putinit dhe një seri të tërë operacionesh të ndara, si ato të FSB-së por edhe të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme (SVR). Kjo do të thotë se është një zyrtar i vjetër por edhe i përfshirë drejtpërdrejt në këto operacione. Dikush mund të çuditet me origjinën e kësaj liste, sidomos pasi ajo vjen në një kohë kur fushata retorike kundër Kremlinit po rritet në të dy anët e Atlantikut. (Le të jemi të sinqertë, dezinformimi nuk është një monopol vetëm i rusëve).
Pjesa më e madhe e detajeve është gjithashtu problematike. Vrasja e një veterani të MI6? Rrëmbimi i Kodorkovskit dhe largimi i tij drejt Rusisë? Kremlini mund të mos shqetësohet shumë për rrezikun e më shumë sanksioneve nga Perëndimi, por nuk po i kërkon me domosdo ato.
Por në të njëjtën kohë, Times raportoi mbi një listë çeçenësh që duheshin eleminuar, dhe që u dekonspirua vitin e kaluar nga agjencitë evropiane të inteligjencës. Lista përmbante 5 emra, 4 prej të cilëve kanë vdekur tashmë, ndërsa njëri fshihet në Austri.
Viktima me e fundit, Zelimkan Kangoshvili, u qëllua për vdekje në Berlin nga një gangster rus që mesa duket është i lidhur me FSB. Pikërisht këtu qëndron thelbi i çështjes. Kremlini vret veçanërisht ata që i konsideron jo vetëm armiq, por edhe tradhtarë, ish të brendshëm që janë kthyer.
Dhe duket se ai është ende i etur për gjak, pasi Putini dhe miqtë e tij shqetësohen shumë për të ardhmen e tyre, dhe për mundësinë që Perëndimi po pret atje jashtë për t?i rrëzuar nga pushteti. Njëherazi, ka akte dhune dhe vrasje të kryera jo me urdhër të Kremlinit, por nga oligarkë, zyrtarë dhe bosë të krimit të organizuar, që kryejnë hakmarrjet e tyre personale.
Por pastaj janë edhe vdekjet gjoja të dyshimta, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse nga shkaqe natyrore, dhe pretendimet e mjegullta që nuk kanë asnjë bazë në të vërtetë.
Ne duhet të sigurohemi që të bëjmë dallimin midis një filmi të Xhejms Bond dhe jetës reale. Një nga problemet me dosjen e Kristofer Still mbi marrëdhëniet e pretenduara të Trump me Rusinë, ishte se ai rrëfeu mbi thashethemet më të zhurmshme që bënin xhiron në Moskë dhe qarqet e mërgimtarëve rusë.
Njerëzit i marrin fjalë për fjalë pretendime të tilla, në rast se ato përputhen me pritshmëritë e tyre. Ndërsa po hyjmë në atë që mund të jetë një fazë e re e konfrontimit politik me Rusinë, duhet të jemi shumë të qartë mbi faktet përkundrejt trillimeve./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.spectator.co.uk/article/the-truth-behind-putin-s-hit-lists
Shumica e njerëzve e mendojnë historinë e njerëzimit si një ...
Nga Miron ÇakoIkona në vetvete, është një pikturë e shenjtë ...
Bota ka dëgjuar jo pak histori të njerëzve, madje edhe fëmij...
Nga Selam Gebrekidan & Matt Apuzzo “The New York Times”Në di...
Nga Lionel LaurentFushata e vaksinimit në kontinent është në...
Nga Paul Krugman “The New York Times”Shtetet e Bashkuara kan...
Nga Amina Khan “Los Angeles Times”Në një vaksinë antik-Covid...
Nëse ka ndonjë vend në glob që mund të frymëzojë ndjesinë e ...
Nga Mary A.Shiraef “The Conversation”Udhëtime të anuluara: 2...
Vendimi i nxituar dhe i pamatur nga shumica e shteteve evrop...
Nga Gideon Meyerowitz “Sciencealert”Vaksinat janë inovacione...
Nga Armstrong Williams “The Hill”Demokratët në SHBA ishin kr...
Nga Annamaria Testa“Nostalgjia është delikate por e fuqishme...
Fenomeni i hezitimit ndaj vaksinimit është krijuar me vetë v...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Historia mbretërore britanike, tregon se me një pushtet të m...
Nga Michael Rubin “National Interest”Rexhep Taip Erdogan kre...
Cilido që është i interesuar mbi shkencën, e di se për të pa...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Loja strategjike luftarake adhurohet nga miliona njerëz në t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...