“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Nga Miron Çako
Ikona në vetvete, është një pikturë e shenjtë por jo një pikturë fetare.
Ikona ka karakteristikat e veta dhe kanonet (rregullat) e saj që nuk përcaktohen nga arti i një shekulli, apo veçantitë e një stili kombëtar, apo të autorit që e bën , por është një ikonë (shëmbëlles) e shenjtë e Zotit Jisu Krisht, Tërëshenjtës Zonjës Shën Mari, shenjtorëve.
Ikona është një shprehje e ekonomisë hyjnore që përmblidhet në doktrinën e Kishës Orthodhokse, që thotë sipas Ungjillit :”Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne; dhe ne soditëm lavdinë e tij, si lavdia e të vetëmlindurit prej Atit, plot hir e të vërtetë: (Joani 1 14) dhe sipas Shën Athanasit të Madh (295- 373 pK):?Perëndia u bë njeri që të bëhet njeriu Perëndi.?
Për Kishën Orthodhokse ikona është një gjuhë artistike, që shpreh, Ungjillin, Dogmën dhe Traditën e saj, po aq mirë sa edhe fjala e shkruar dhe folur.
Ajo është teoologji e shprehur me forma e ngjyra dhe simbole , që besimtarët i perceptojnë me anën e shikimit.
Ka një ndryshim të madh mes një ikone orthodhokse dhe një pikture fetare.
Në ikonat orthodhokse Zoti Jisu Krishti paraqitet gjithmonë me një fytyrë të ngjashme me shumë pak ndryshime nga autorët dhe shkollat ikonografike, kjo fal traditës së trasmetuar nëpër shekuj deri më sot.
Kisha Apostolike që prej shekullit të parë pas Krishtit ka pasur dhe nderuar imazhin e Krishtit, si imazhi i stampuar nga vetë Zoti, psh tek peshqiri i Shën Veronikës e cila shkoj për të fshirë fytyrën e gjakosur të Krishtit në rrugën për në Golgotha. Ky imazh i shejntë ,kjo ikonë e bërë nga vetë Zoti u nderua prej shekujsh në Kostandinapojë nga të krishterët por u plaçkit nga kryqtarët dhe sot nuk dihet vendodhja e saj .

Shën Veronika nderohet edhe si mbrojtësja e fotografëve .
Sipas Traditës para imazhit që i’u besua nga Krishti Shën Veronikës, kemi imazhin e Krishtit për kryetarit i Edesës Avgar .
Sipas Sinaksarit (16 gusht Transferimi i Shamisë së Shejntë) na thuhet se : ” Avgari dëgjoi për famën e Jisuit dhe mrekullitë e bëra prej Tij, dëshironte që të shkonte në Jerusalem për të parë Zotin me sytë e tij. Por kjo ishte e pamundur për shkak të sëmundjes së rëndë që e mundonte. Atëherë Avgari, nëpërmjet një burri të quajtur Anania, i dërgoi një letër Krishtit në të cilën i lutej të shkonte e ta shëronte, pasi kishte dëgjuar për mrekullitë e Tij. Gjithashtu ai e porositi Ananinë që t’i përshkruante lartësinë e trupit, ngjyrën e flokëve dhe fytyrën e Tij të shenjtë, sepse, si piktor që ishte, donte të bënte me përpikërinë më të madhe një ikonë të Tij.
Anania, pasi arriti në Jerusalem, i dha Zotit letrën e dërguar nga Avgari dhe vështroi me kujdes fytyrën e Tij, por më pas hipi mbi një gur të lartë, sepse ishte e pamundur ta dallonte qartë për shkak të turmës që e rrethonte. Megjithatë ishte e pamundur të pikturonte fytyrën e Tij, pasi ajo ndryshonte pamje.
Atëherë Krishti, i cili njeh të fshehtat e secilit, duke parë qëllimin e përzemërt të Ananisë, kërkoi ujë për të larë fytyrën dhe një peshqir për t’u fshirë. Dhe për çudi, mbi peshqir mbeti ikona e fytyrës së Tij të shenjtë. Duke ia dhënë Ananisë, i tha: ?Jepja këtë atij që të dërgoi?.Gjithashtu i shkroi një letër Avgarit në të cilën thuhej: ? I lumur je ti Avgar, sepse, pa më parë, besove tek unë.
Avgari e vendosi ikonën e shenjtë të Zotit mbi portën e qytetit dhe urdhëroi që kushdo që hynte në Edesë të nderonte së pari ikonën e shenjtë.
Më vonë në shekullin e VII ishte dëshirë e Perëndisë që peshqiri i Zotit Krisht të vendosej në Konstandinopojë. Mbreti i atëhershëm, Romanoi, bëri ç’ishte e mundur për ta realizuar këtë. Vlen të përmendet se shumë mrekulli u bënë nëpërmjet ikonës gjatë udhëtimit për në Konstandinopojë. nga shfaqet hyjnore” (Sinaksari )
Po ashtu kemi imazhin në negativ të fytyrës dhe trupit të Krishtit në Sindonin (qefinin) që u mbulua Krishti në varr dhe nderohej në Kostandinopoj prej shekujsh.
Mbasi u rëmbye nga kryqëtarët Sindoni i Shenjtë gjendet sot në Torino të Italisë.
Sipas teknologjisë moderne të fotografisë u arit që imazhin negativ i fytyrës të stamposur në Sindonën të kthehet në pozitiv dhe doli fytyra e vërtet e Krishtit po thuajse njësoj si ajo që na paraqesin ikonat orthodhokse prej shekujve.
Ajo që duhet të dimë është se ikonat para i ka bërë Apostull Lukai një nga shtatëlljetët, që ishte edhe piktor i shkëlqyer.Ai e kishte parë Zotin si njeri nga afër, ( luka 24 13-35),kështu e pikturoi duke na lënë traditën apostolike të ikonografisë dhe imazhet e Krishtit e Tërëshenjtës ashtu siç i kemi pothuajse edhe sot.
Konkretisht në ikona orthodhokse flokët e Krishtit janë të gjatë pak kuqerremtë në ngjyrë, të mbedhura, simboli i nazarinit, virgjërisë dhe përkushtimit të plotë ndaj Perëndisë.
Mbas portretit është auroeloa e artë , simbol i Dritës së pakrijuar të Zotit , ose i hirit të Shpirtit të Shenjtë dhe brenda aureolës është inçizuar Kryqi “shenja e Birit të njeriut”(Mateu 24-30) dhe brenda Kryqit janë gjithmonë shkronjat (O, ?, N) që do të thotë ? UNË JAM AI QË JAM?, emri i Perëndisë që ju zbulua Moisiut në malin Sina; ( Eks 3:13-14).
Po ashtu gjenden edhe shkronjat A (alfa) dhe ? (omega) që simbolizonin përjetësinë dhe hyjninë e Krishtit siç lexojmë tek Zbulesa: ?Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit?(Zbulesa 22:13)
Në ikonën orthodhokse në dy anët e portretit të Krishtit gjenden gjithmonë inicialet, (IC – XC). (IC) është simbol, shkurtim i emrit Iisu që do të thotë “Perëndia shpëton”(Mateu 1 -21) dhe (XC) shkurtim i titullit Krishti, fjalë nga greqishtja ( ??????? – Hristos) që do të thotë “i vajosuri” dhe përkthim i titullit Mesia që iu dha Jisuit nga Ebrejntë, si Mbreti, Profeti dhe Shpëtimtari i Izraelit por jo vetëm i tyre.
Kur e pyetën Judenjtë :” A je ti Mesia (Krishti), Biri i Hyjit te Bekuar? Jiusi i pergjigji: ‘Une Jam! Po edhe ju ‘do ta shihni Birin e njeriut duke ndenjur ne anën e djathtë të Hyjit të gjithëpushtetshëm, dhe duke ardhur me retë e qiellit”.(Marku 14:62-64)
Pra personi që paraqitet në ikonën orthodhokse është Zoti-Njeri, Shpëtimtari i botës.
Gjithmonë ngjyrat që përdoren për rrobat e figurës së Krishti janë dy ngjyra, e kuqja edhe bluja ose jeshilja , duke luajtuar sipas ikonografit me tonacione.
Këto dy ngjyra simbolizojnë dy natyrat dhe dy vullnetet e Krishtit, Hyjnore edhe njerëzore , të bashkuara, të pandara, të papërziera,ashtu si dogmatizuan Sinodi i IV (451 pK) dhe Sinodi i Vi (680 pK).
E kuqja është ngjyra e hirit Hyjnor, sepse :?Perëndia është zjar që konsumon,(Hebrenjve 12:29) dhe bluja në jeshile ngjyra e njeriut e botës materiale që Krishti e mori mbi vete dhe i hyjnizoj:(Hebrejntë 2 6-16)
Gjithmonë në ikonë orthodhoke Zoti Jisu Krishti me dorën e djathtë bekon me emrin e tij , sipas pozicionit të gishtave që formojnë shkronjat (IC- XC), ashtu si bekojnë edhe episkopët dhe priftërnjtë orthodhoks besimtarët, kurse në dorën e majtë ka Ungjillin , të mbyllur, ose të hapur ku shkruhet: “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës”.(Gjoni 8:12).
Po ashtu në krahun e djathtë ka shenjën e shërbëtorit të përulur të Perëndisë:(Isaia 52: 13-15) i bindur deri në vdekje kryqi:(Filipianëve: 2-8)
Në ikonat orthodhokse e Tërëshenjta Zonja Shën Mari paraqitet gjithmonë një grua me fytyrë pothuajse njësoj, e re në moshë .
Pamja e saj na trasmetohet sipas traditës nga ikonat e para të apostull Lukait i cili siç thamë më sipër bëri ikonat e para të Zotit Krisht dhe Zonjës Shën Mari dhe i çoj tek e Tërëshejnta për t’i parë.
Sipas Sinaksarit të Shën Lukait,
Tërëshejntës i pëlqyen shumë ikonat, i bekoi, duke thënë:” Hiri i Krishtit që lindi nga unë, të gjendet nëpërmjet meje gjithnjë bashkë me ikonat e mija”(Sinaksari i Shën Lukait)
Shën Luka pikturoi katër ikona të Tërëshenjtës, po ashtu edhe ikonat e Apostujve të shenjtë që u transmetuan si orgjinale që atëhere në botë dhe u bënë shkak të vendoseshin si tregues nderimi nëpër kishat nga të gjithë krishterët.
Në ikonën e Tërëshenjtës në krahë të figurës janë gjithmonë inicialet (?? ? ??) që do të thotë (Maria Hyjlindësja) sipas Ungjillit;(Mateu 1-23) dhe;(Lukai 1 31-35) dhe sipas Sinodin e III Ekumenik në (vitin 431 pas Krishtit) që vendosi se: ” Ajo duhet të quhet Hyjlindëse, sepse lindi Perëndinë në mish” dhe sipas edhe Shën Qirilit:”Birin e Perëndisë Birin e Njeriut, i Virgjëreshës, është Një Bir”
Në ikonat orthodhokse e Tërëshenjtës është e veshur nga koka tek këmbët me një robë me ngjyrë të kuqe , kjo simbolin i hirit e Zotit dhe se ajo është hirë plote, ashtu si e përshëndeti Kryeëngjëlli Gabriel:”Gëzohu Mari hirplote,Zoti është me ty? (Luk 1-28)
Po ashtu gjthmonë në ikonë e saj janë të vendosur tre yje, një në kokë dhe dy në supe.
Kjo simbolizon virgjërinë e saj para lindjes, në lindje dhe pas lindjes duke mbetur e virgjëreshë dhe u quajtur me termin (Gjithmonë Virgjëreshë) sipas vendimeve të Sinodit të V Ekumenik (533 p K).
Ajo gjithmonë ikonizohet me Krishtin e vogël në prehrin e saj, duke treguar me dorë nga Ai,lëvizje drejtuese që tregon se shpëtimi është tek Biri dhe Perëndia im.
Në ikonat orthodhokse ndonëse e mban e Tërëshenjta në duar Krishtin, Ai nuk paraqitet si foshnjë normale, por me fytyrë të rrituri, për të treguar se është Perëndi i përjetshëm, që hyri në kohë si njeri,ashtu si Ai u tha judenjve mos besues për origjinën e Tij hyjnore: ” Atëhere judenjte i thanë: ?Ende nuk je as pesëdhjetë vjeç dhe e pe Abrahamin!? Jezusi u përgjigj: ?Me të vërtet,me të vërtet po ju them: përpara se te ishte Abrahami, UNË JAM!? (Joani 8:57-58)
Po ashtu tek Letra e Kolosianëve lexojmë : “Ai është shëmbëllesa e Perëndis së të padukshëm, i Parëlinduri- para çdo krijese.
Sepse në Të u krijua çdo gjë në qiell e në dhe, çka shihet e çka nuk shihet: qoftë Fronet, qoftë Zotërimet, qoftë Principatat, qoftë Pushtetet ? gjithçka u krijua me anë të Tij(nëpër Të) dhe për Të. Ai është para çdo gjëje dhe çdo gjë qëndron në Të.”(Kolosianëve 1:15-18)
Në Kishën Orthodhokse Zonja shën Mari ikonizohet e vetme,kur vendoset poshtë kryqit, por përsëri ajo i ka simbolikat që i përmëndëm më sipër, të cilat e përcaktojnë atë si Hirplote, Hyjlindëse- Nëna e Zotit, Gjithmonë e Virgjërëreshë si :?Më e bekuara ndër të gjitha gratë?(Luka 1- 42).
Çdo imazh tjetër për Zotin Jisu Krisht ose të Tërëshenjtën Gjithmonë Virgjëreshën Zonjës Shën Mari që nuk i ka në vetvete simbolikat e përmendura më sipër, mund të jetë çfarëdolloj imazhi artistik, fetar por nuk mund të jetë një ikonë kanonike që ne nuk mund të përdorim si të krishterët orthodhoks në adhurimin liturgjik dhe nuk jemi të detyruar ti nderojmë,sepse pa simbolikën mund të jenë figura e një buri dhe gruajë çfarë do, por jo imazhi i Krishtit dhe i Zonjës Shën Marisë që njohim ne orthodhoksët sipas traditës shekullore ikonografike .
Edhe mënyra e ikonografisë në trajtimin të fyrtyrave dhe gjymtyrëve është krejt ndryshe nga një piktur fetare, psh drita në ikonë vjen nga brenda jashtë dhe jo nga jasht ashtu si drita natyrale apo artificiale që krijon dritë hije në pikturat fetare.
Kjo mënyrë ikonizimi i dritës paraqet hirin e Zotit i cili është brenda personit të ikonizuar që del jashtë si bekim për ata që nderojnë ikonën, po ashtu edhe mishi nuk është trajtuar si natyral, sensual,i vdekshëm, por i transformuar, pa papasion, i hyjnizuar, i krijimit të ri në Zotin, ku vdekja dhe mëkati nuk kanë më pushtet.
Shmangia e simbolikave dhe e kanoneve të ikonizimit për Zotin Jisu Krishtin, Zonjën Shën Marinë dhe shejntorëve në imazhet kushtuar atyre filloi të shfaqet gjatë kohës së Rilindjes në (shek XV) pranuar në perëndim edhe kjo si një devijim e traditës ikonografike orthodhokse që paraqet perfekt dogmën krishtologjike dhe mariologjike në Kishën Katholike Apostolike me anën e ikonës në sy të njerëzimit.
Gjatë kësaj kohe mjeshtrit e mëdhenj si Davinçi (1452-1519),Mikelanxhelo(1474-1564),Rafaelo (1484-1504) etj realizuan kreyvepra artistike me figurën e Krishtit edhe Shën Marisë (Madona), por këto nuk mund të quhen ikona, ose imazhe të shenjta, sepse nuk respektojnë kanunet ikongrafike edhe paraqisin një Krisht dhe Mari tjetër nga ajo që na thotë Shkrimi i Shejntë dhe Tradita Apostolike, në lidhje me ikonën.
Përpara një pikture fetare, vizitori edhe mund të mahnitet nga mjeshtëria e lartë e autorit, duke i thurur lavde autorit, por përpara ikonës vizitori do të nxitet ti lutet personit që paraqet ikona, në mënyrë ikonografike.
Ndryshimi i kanoneve si novacion në perëndim riktheu edhe njëherë mënyrën pagane të pikturuar të “hyjnive” me një lakuriqësi mishi të theksuar, si për engjëjt, por edhe personazheve Biblikë.
Për, Krishtin, Tërëshejntën dhe shejntorët u morën modele nga gra të zakonshme, të pikturuara në mënyrë sensuale dhe jo sipas, modeleve dhe kanoneve ikonografike dhe kjo shkon në kufijtë e blasfemisë.
Kjo mënyrë e çlirët i artistit i jep të drejta tunduesit (i ligu) të përfitoj nga pikturimi mishor i personave shpirtëror të shejntë ose engjëjve dhe mund të sjelli mendime dhe tundime blasfemuese ndaj tyre tek ata që kundrojnë pikturën fetare.
Pra ekziston një ndryshim i madh ndërmjet agjiografisë dhe pikturës fetare.
Piktura fetare pasqyron botën që ndjejmë, mendimet dhe sentimentet e saj dhe e ndjen Perëndinë Krijues, sipas këndvështrimit të ikonës të njeriut, kurse arti liturgjik, ikonografik, nuk ka për qëllim t?i mallëngjejë të tjerët, por do të shpërfytyrojë dhe rindërtojë çdo qenie njerëzore sipas ikonës të Perëndisë.
Prandaj ka dhe një ndryshim edhe ndërmjet një piktori dhe një agjiografi( artisti i artit kishtar).
Misioni i agjiografit ngjan shumë me misionin e priftit, sipas shën Theodhosit: ?Prifti kompozon trupin dhe gjakun e Zotit me anë të lutjes kurse tjetri ikonografi e paraqet atë me anë të ngjyrave dhe linjave?.
Pra ikonografi ashtu si dhe prifti na sjell përpara të njëjtin realitet Krishtin Perëndi-Njeri, duke lënë çdo person ta ndjejë sipas karakterit dhe gjendjes shpirtërore ku ndodhet .
Kurse artisti i zakonshëm kërkon të japi realitetin hyjnor me ligjet dhe format e kësaj bote të prishur dhe mëkatare që me dashje pa dashje sjell më shumë çoroditje profane dhe mëkat.
Prandaj ne orthodhoksët nuk duhet t’i përdorim këto piktura për nderim edhe lutje as në tempull as në shtëpi, por duhet të ruajmë traditën shekullore ikonografike orthodhokse të të bërit dhe të nderuarit të ikonës që është tregues i shkëlqyer me anën të, të vijave, formave, ngjyrave dhe simboleve të së vërtetën së madhe teologjike se :?Perëndia u bë njeri që njeriu të bëhet Perëndi?.Amin./CNA.al
Bota ka dëgjuar jo pak histori të njerëzve, madje edhe fëmij...
Nga Selam Gebrekidan & Matt Apuzzo “The New York Times”Në di...
Nga Lionel LaurentFushata e vaksinimit në kontinent është në...
Nga Paul Krugman “The New York Times”Shtetet e Bashkuara kan...
Nga Amina Khan “Los Angeles Times”Në një vaksinë antik-Covid...
Nëse ka ndonjë vend në glob që mund të frymëzojë ndjesinë e ...
Nga Mary A.Shiraef “The Conversation”Udhëtime të anuluara: 2...
Vendimi i nxituar dhe i pamatur nga shumica e shteteve evrop...
Nga Gideon Meyerowitz “Sciencealert”Vaksinat janë inovacione...
Nga Armstrong Williams “The Hill”Demokratët në SHBA ishin kr...
Nga Annamaria Testa“Nostalgjia është delikate por e fuqishme...
Fenomeni i hezitimit ndaj vaksinimit është krijuar me vetë v...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Historia mbretërore britanike, tregon se me një pushtet të m...
Nga Michael Rubin “National Interest”Rexhep Taip Erdogan kre...
Cilido që është i interesuar mbi shkencën, e di se për të pa...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Loja strategjike luftarake adhurohet nga miliona njerëz në t...
Nga Sebastian Gubernator “World Crunch”Berlin- Ata arritën n...
Nga Peter Hunt “The Spectator”Një institucion që i rezistoi ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...