Populizmi i vaksinave është një lojë, që Evropa nuk ka luksin ta humbasë
Nga Lionel LaurentFushata e vaksinimit në kontinent është në...
Nga Selam Gebrekidan & Matt Apuzzo ?The New York Times?
Në ditët në vijim, më në fund do të lëshohet një patentë mbi shpikjet 5-vjeçare, një arritje e inxhinierisë molekulare që është pjesë përbërëse e të paktën 5 vaksinave kryesore kundër Covid-19. Dhe atë patentë do të kontrollojë qeveria e Shteteve të Bashkuara.
Patenta e re paraqet një shans- dhe disa argumentojnë shansin e fundit më të mirë – për të forcuar presionin mbi kompanitë e ilaçeve që prodhojnë vaksinat me synim zgjerimin e qasjes tek vendet më pak të pasura.
Çështja është nëse qeveria amerikane do të bëjë diçka në këtë drejtim. Zhvillimi i shpejtë i vaksinave kundër Covid-19, i arritur me një shpejtësi rekord dhe i financuar përmes fondeve të mëdha publike në Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania, përfaqëson triumfin më të madh në mesin e kësaj pandemie.
Qeveritë bashkëpunuan me prodhuesit e ilaçeve, duke investuara miliarda dollarë për të blerë lëndën e parë, për të financuar testet klinike dhe për të ri-përshtatur fabrikat. Miliarda dollarë të tjerë u shpenzuar për të blerë produktin përfundimtar.
Por ky sukses i Perëndimit ka krijuar një pabarazi të theksuar. Banorët e vendeve të pasura dhe ato me të ardhura të mesme blenë rreth 90 për qind të gati 400 milion vaksinave të shpërndara deri më tani. Sipas parashikimeve aktuale, shumë vende të varfra do të duhet të presin me vite për të marrin vaksinën.
Por tani një kor në rritje i zyrtarëve shëndetësorë dhe grupeve të interesit në të gjithë botën, po bëjnë thirrje që qeveritë perëndimore të përdorin fuqinë agresive, për t?i detyruar kompanitë ose të bëjnë publike formulën e vaksinës, ose të shtojnë ndjeshëm prodhimin.
Por qeveritë u kanë rezistuar këtyre thirrjeve. Duke nënshkruar marrëveshjet me kompanitë farmaceutike, udhëheqësit perëndimorë blenë atë që u duhej për qytetarëve e tyre, duke injoruar thirrjet Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të përfshirë në kontratë garantimin e dozave edhe për vendet e varfra. Por skenari që miliarda njerëz të presin me vite për t?u vaksinuar, përbën një kërcënim shëndetësor edhe për vendet më të pasura. Një shembull:Në Britani, ku shpërndarja e vaksinave ka qenë shumë më e shpejtë, zyrtarët e shëndetësisë po gjurmojnë variantin e Covid-19 që u shfaq në Afrikën e Jugut, ku procesi i vaksinimit është i ngadaltë.
Ky variant mund të jetë në gjendje që ta zbusë efektin e vaksinave, dhe kjo do të thotë se mund të sëmuren edhe njerëzit e vaksinuar. Zyrtarët perëndimorë të shëndetësisë, janë shprehur se nuk kanë pasur kurrë ndërmend të përjashtonin të tjerët. Por teksa vendet e tyre po përballen më shumë vdekje, fokusi fillestar është tek shtëpia.
Ndarja me të tjerët e patentave të vaksinave, thanë ata, nuk u shqyrtuar kurrë si mundësi.
?Në fokus ishte SHBA-ja, por nuk kishim një qasje anti-globale?– thotë Monsef Slaui, që ishte këshilltari kryesor shkencor për ?Operacionin Warp Speed?, një program i administratës Trump që financoi kërkimin e vaksinave në Shtetet e Bashkuara.
?Marrëveshja ishte që pasi të vaksinohen amerikanët, dozat e tepërta do të shkojnë diku tjetër?- thotë ai. Edhe presidenti amerikan Bajden, po ashtu edhe Ursula von der Leyen, presidentja e degës ekzekutive të Bashkimit Evropian, hezitojnë që të ndryshojnë kurs.
Bajden ka premtuar të ndihmojë një kompani indiane të prodhojë rreth 1 miliard doza deri në fund të vitit 2022, dhe administrata e tij ka dhuruar doza në Meksikë dhe Kanada. Por ai e ka bërë të qartë se fokusi i tij është SHBA-ja.
Presioni ndaj kompanive për të ndarë patentat, mund të shihet si minim i inovacionit, sabotim i prodhuesve të ilaçeve, ose zgjedhje e luftimeve të tërhequra dhe të shtrenjta me vetë kompanitë që hapin një rrugëdalje nga pandemia. Ndërsa vendet e pasura preferojnë që gjërat të mbeten siç janë, të tjerët si Afrika e Jugut dhe India e kanë çuar betejën në Organizatën Botërore të Tregtisë, duke kërkuar heqjen dorë nga kufizimet e patentave për vaksinat Covid-19.
Ndërkohë Rusia dhe Kina, kanë premtuar të plotësojnë boshllëkun, si pjesë e diplomacisë së tyre të vaksinave. Për shembull Instituti Gamaleja në Moskë, ka hyrë në partneritet me prodhuesit nga Kazakistani deri në Korenë e Jugut. Nga ana tjetër, prodhuesit kinezë të vaksinave kanë arritur marrëveshje të ngjashme në Emiratet e Bashkuara Arabe, Brazilin
dhe Indonezinë.
Zgjidhja e çështjes së patentave nuk do të zgjidhte në vetvete pabarazinë e shpërndarjes së vaksinave. Ngritja e fabrikave do të kërkonte kohën e vet. Do të duhet më shumë
lëndë e parë. Dhe ashtu si përgatitja e një pjate të komplikuar, t`i japësh dikujt listën e përbërësve nuk është njësoj si ta mësosh atë se si duhet përgatitur. Për t?i adresuar këto probleme, Organizata Botërore e Shëndetësisë ngriti një grup ekspertësh vitin e kaluar, për të inkurajuar kompanitë të ndajnë njohuritë me prodhuesit në vendet me të ardhura më të ulëta. Asnjë nga kompanitë e vaksinave nuk është regjistruar.
?Problemi është se kompanitë nuk duan që ta bëjnë këtë. Dhe qeveria nuk është shumë e ashpër me kompanitë?- thotë Xhejms Lav, qëudhëheq ?Knowledge Ecology International?, një organizatë jofitimprurëse. Ndërkohë drejtuesit e kompanive farmaceutike u thanë kohët e fundit ligjvënësve evropianë se gjetja e partnerëve me teknologjinë e duhur ishte shumë e vështirë.
?Ata nuk kanë pajisje dhe as kapacitete?- tha shefi ekzekutiv i Moderna, Stefan Bansel. Por prodhuesit nga Kanadaja në Bangladesh, thonë se mund t?i bëjnë këto vaksina, por u mungojnë marrëveshjet e licencimit të patentave. Avokatët e patentave dhe mbrojtësit e shëndetit publik në SHBA, thonë se kompanitë do të duhet të negociojnë një marrëveshje licencimi me qeverinë, ose të përballen me mundësinë e një procesi gjyqësor me vlerë miliarda dollarë. Qeveria ngriti një proces të tillë gjyqësor në vitin 2019 kundër prodhuesit të ilaçeve Gilead mbi ilaçet kundër HIV.
Ata thonë se qeveria amerikane ka më shumë mundësi veprimi ndaj vaksinës Moderna, e cila ishte financuar thuajse tërësisht nga taksapaguesit. Ndërkohë, për muaj me radhë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë bllokuar një propozim në Organizatën Botërore të Tregtisë, për heqjen dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale për vaksinat dhe trajtimet kundër Covid-19.
Aplikimi, i paraqitur nga Afrika e Jugut dhe India me mbështetjen e shumicës së vendeve në zhvillim, është bllokuar në seancat procedurale. Në Bruksel dhe Uashington, udhëheqësit janë ende shumë të shqetësuar për minimin e inovacionit./Përshtatur nga CNA.al
Marrë me shkurtime nga: https://www.nytimes.com/2021/03/21/world/vaccine-patents-us-eu.html
Nga Lionel LaurentFushata e vaksinimit në kontinent është në...
Nga Paul Krugman “The New York Times”Shtetet e Bashkuara kan...
Nga Amina Khan “Los Angeles Times”Në një vaksinë antik-Covid...
Nëse ka ndonjë vend në glob që mund të frymëzojë ndjesinë e ...
Nga Mary A.Shiraef “The Conversation”Udhëtime të anuluara: 2...
Vendimi i nxituar dhe i pamatur nga shumica e shteteve evrop...
Nga Gideon Meyerowitz “Sciencealert”Vaksinat janë inovacione...
Nga Armstrong Williams “The Hill”Demokratët në SHBA ishin kr...
Nga Annamaria Testa“Nostalgjia është delikate por e fuqishme...
Fenomeni i hezitimit ndaj vaksinimit është krijuar me vetë v...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Historia mbretërore britanike, tregon se me një pushtet të m...
Nga Michael Rubin “National Interest”Rexhep Taip Erdogan kre...
Cilido që është i interesuar mbi shkencën, e di se për të pa...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Loja strategjike luftarake adhurohet nga miliona njerëz në t...
Nga Sebastian Gubernator “World Crunch”Berlin- Ata arritën n...
Nga Peter Hunt “The Spectator”Një institucion që i rezistoi ...
Food and Drug Administration (FDA) e Shteteve të Bashkuara k...
“The Wall Street Journal”Kur në fundin e vitit 2019, u rapor...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...