web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga ecja mbi 2 këmbë tek revolucioni bujqësor/ Pikat e kthesës më të rëndësishme në historinë e njerëzimit

24 Mars 2021, 07:39, Blog CNA

Shumica e njerëzve e mendojnë historinë e njerëzimit si një marshim i vazhdueshëm përpara. Në fakt historia përbëhet nga periudha të gjata, kur nuk ka ndodhur absolutisht asgjë për t?u theksuar, si dhe nga momente unike ku kanë ndodhur ndryshime të papara që e transformuan botën, për mirë dhe keq.

Ecja e njeriut mbi dy këmbë

Bipedalizmi, është ende një nga misteret më të mëdha të biologjisë evolucionare, pasi ne ende nuk e kuptojmë pse e kemi zhvilluar atë. Por pavarësisht nga arsyet, vendimi ynë për të ecur drejt, ishte një pikë kthese në historinë e njerëzimit. Ajo jo vetëm që na liroi duart për të ndërtuar mjete dhe teknika komplekse për të mbijetuar, por çoi në zmadhimin e trurit, dhe në fund na dha mundësi të ishim qenia dominuese e planetit Tokë.

Zbutja e kalit

Kjo gjë ndodhi rreth 6.000 vjet më parë, kur kali u bë mënyra më e zakonshme dhe më efektive e transportit. Zbutja e kalit dhe dominimi i tij në fushën e betejës, e kombinuar me aftësinë e tij për të udhëtuar në distanca të gjata pa u lodhur, u dha mundësi perandorive dhe mbretërive të mëdha që të lulëzonin në të gjithë rajonin Euroaziatik, duke i dhënë formë botës së sotme.

536 Pas Krishtit:Viti më i keq i regjistruar ndonjëherë

Ishte viti kur Evropa, Lindja e Mesme dhe pjesë të mëdha të Azisë u mbuluan nga hiri i prodhuar nga një shpërthim masiv vullkanik në Islandë. Edhe gjatë verës, temperatura mezi u rrit më shumëse 2 gradë Celsius, duke shkaktuar ngordhjen e bagëtive dhe prishjen e të korrave. Ngjarjet e atij viti të kombinuara me epideminë e murtajës, çuan në rënien e Perandorisë Romake Lindore. Kjo gjë krijoi një vakum pushteti në rajon, që u mbush shpejt nga perandori të tjera më të mëdha, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Viti 1918

Fundi i Luftës së Parë Botërore, solli edhe fundin e perandorive të mëdha shekullore evropiane, asaj gjermane, ruse, austro-hungareze dhe osmane. 1918-a ishte gjithashtu viti i gripit spanjoll, një nga pandemitë më vdekjeprurëse në histori, që e transformoi plotësisht qasjen tonë ndaj shëndetit publik.

Murtaja dhe Rilindja evropiane

Sipas disa vlerësimeve, mbi 200 milion njerëz humbën jetën nga kjo sëmundja në Azi, Afrikën dhe Evropë. Ajo shkaktoi rënie të fuqisë punëtore. Por kjo solli një nxitje drejt zhvillimit të teknologjive që e zvogëluan varësinë nga fuqia punëtore. Fillimi i Rilindjes, solli zhdukjen e feudalizmit dhe një periudhë të artë të ndryshimit shoqëror dhe teknologjik.

Fundi i Luftës së Dytë Botërore, 1945

Viti 1945, shënoi fillimin jozyrtar të Luftës së Ftohtë, teksa sovjetikët komunistë dhe fuqitë perëndimore të tregut të lirë rivalizuan për ndikim. Ky vit shënoi gjithashtu fillimin e epokës bërthamore, dhe bashkë me të edhe të epokës moderne teknologjike. Lufta e Ftohtë
do të na çonte në hapësirë, duke frymëzuar një inovacion të paparë në fusha si mjekësia, komunikimet dhe infrastruktura.

Revolucioni Bujqësor

Ndodhi rreth 10.000 vjet më parë, kur njerëzit nisën të kultivojnë bimë të ndryshme për ushqim në vend se të gjuanin çfarë të gjenin. Ndërkohë, një pjesë e madhe e popullsisë, kishte kohë të bënte gjëra të tjera, nga përpunimi i metaleve, tek teoria fetare dhe politika.

Pranvera e Kombeve, 1848

E njohur edhe si Pranvera e Popullit, ajo ishte një periudhë trazirash dhe ndryshimesh politike të mëdha në të gjithë Evropën. Revolucionet nisën me revolta të lokalizuara në Itali dhe Francë, por shpejt u përhapën në gati çdo perandori Evropiane, përveç Rusisë, Spanjës dhe Skandinavisë. Ndërsa u shtypën me forcë në shumicën e vendeve, ato çuan në zgjerimin e barazisë dhe të drejtave të njeriut.

Epoka e Artë e Islamit

Ishte një periudhe gati 600-vjeçare e transformimit shkencor, ekonomik, kulturor dhe shoqëror në Lindjen e Mesme, që i dha formë botës moderne. Ajo ishte koha kur u rikuperuan shumë njohuri të humbura në epokat e errëta të shekujve të mëparshëm, teksa Kalifët u drejtuan ftesa studiuesve nga e gjithë bota. Shumë vepra të lashta greke, kineze, indiane dhe persiane u ri-zbuluan dhe u përkthyen në arabisht.

Revolucioni Industrial

I nxitur nga shterimi i shpejtë i burimeve në Evropë -sidomos në Britani – dhe nga zbulimi i lëndëve djegëse fosile si qymyri dhe gazi, Revolucioni Industrial e ndryshoi mënyrën e përdorimit të energjisë. Me zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit në fabrika, forca e punës u detyrua të migrojë nga zonat rurale në ato urbane, duke krijuar disa nga metropolet më të mëdha.

Fatkeqësisht, ai ishte gjithashtu një revolucion edhe në teknologjinë e luftës, pasi perandoritë e fuqishme të industrializuara kërkuan që të zgjeronin territorin e tyre. Pra ndërsa u bëmë më të mirë në teknologjinë civile, të njëjtat përmirësime u përdorën për t?i bërë armët më vdekjeprurëse se kurrë më parë, duke çuar në disa nga luftërat më shkatërruese në historinë njerëzore./Përshtatur nga CNA.al

Burimihttps://www.toptenz.net/historys-most-important-turning-points.php





Lajmet e fundit nga