Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Nga William S.Smith ?The American Conservative?
Ka vetëm një shpjegim për praninë e vazhdueshme të mijëra ushtarëve në Kapitol Hill:kalimi i Shteteve të Bashkuara nga një republikë kushtetuese në një oligarki. Ajo nga e cila kanë më shumë frikë oligarkët është demosi, njerëzit e thjeshtë, që historikisht rebelohen kundër sundimit të elitave egoiste.
Oligarkët janë të detyruar që ta rrethojnë Kapitolin me trupa, për t?i kujtuar plebenjve (njerëzve të thjeshtë), se revolta e tyre e shkurtër e vitit 2016 nuk do të ketë sërish sukses, dhe se ata do të shtypen. Aristoteli e konsideronte oligarkinë një formë sundimi devijante, që tentonte të lindte kur elitat korruptoheshin, dhe nuk ishin më të interesuara për të mirën e përbashkët, por vetëm për pasurimin e tyre.
Ky duket një përshkrim mjaft i saktë i elitave tona. Dhe unë nuk jam i vetmi në këtë konstatim. Pohimi se Amerika është një oligarki nuk është i ri. Ai është bërë nga shumë analistë. Fakti që të pasurit kanë një ndikim tejet jo-proporcional në politikën tonë, është më se i qartë.
Kur vendi shkon në luftë ose e financon qeverinë përmes një Rezolute të Vazhdueshme, përfaqësuesit e popullit në Kongres kanë shumë pak ndikim. Por ajo që është theksuar shumë pak ,është fakti se kalimi në një oligarki sjell rreziqe të mëdha me vete. Në Librin e Pestë të Politikës, Aristoteli paralajmëron se oligarkitë janë forma shumë të paqëndrueshme të qeverisjes. Regjimet ?e përziera?, ku shtresa e mesme ka një farë fuqie politike, janë shumë më të qëndrueshme, thotë ai.
Këshillat e Aristotelit për oligarkët, është që të shmangin mbështetjen tek ?hilet politike? të shpikura vetëm për të mashtruar njerëzit, pasi ato janë dëshmuar nga përvoja si të padobishme?. Pra mos gënjeni pasi nuk funksionon.
Por oligarkët tanë nuk e kanë nxënë këshillën e Aristotelit ? e sa njerëz lexojnë akoma? – dhe dekadat e fundit, ata kanë prodhuar shumë gënjeshtra të mëdha për të justifikuar veprimet e tyre. Në vitin 2003, administrata Xhorxh Bush na tha që bijtë dhe bijat e Amerikës duhet të shkonin të pushtonin Irakun, në të kundërt të gjithë mund të vdisnim nga armët bërthamore të Sadamit.
Dhe kur luftëtarët tanë trima nuk gjetën asnjë shenjë armësh të tilla, na thuhej rregullisht se fitorja ishte e afërt. I njëjti mashtrim vazhdoi me Afganistanin. Oligarkët dhe shërbëtorët e tyre dolën më të majmur nga luftërat:Pol Volfovic drejtoi Bankën Botërore; Dejvid Petreus ishte pjesë e gjigantin e kapitalit privat KKR; ndërsa kontraktorët privatë të mbrojtjes bënë shumë para me ndihmën e gjeneralëve në pension të kohës së luftës, që tanimë janë pjesë e bordeve të tyre. Ndërkohë për 35,000 familjet e shtresë punëtore të amerikanëve të vrarë ose të plagosur, ato luftëra ishin tragjike. Disa vjet më vonë erdhi kriza financiare e vitit 2008. Ne e dimë se çfarë e shkaktoi atë.
Politikanët e të dy palëve, u kërkuan bankave tu sigurojnë disa segmenteve të popullsisë kredi hipotekore, edhe pse shumë prej tyre nuk ishin financiarisht të aftë t?i paguanin ato. Dhe kur ndodhi rënia e pashmangshme, politikanët e bërë njësh me oligarkët, nxituan që të shpëtonin nga bankat nga falimentimi. Në shtresën e mesme, mijëra familje humbën shtëpitë e tyre, dhe mijëra të tjerë panë rënien drastike të vlerës së shtëpive të tyre.
Oligarkët u thanë njerëzve se këto vështirësi ishin pjesë e ciklit të biznesit; se gjërat shkojnë njëherë lart dhe pastaj poshtë. Pra lloji i shpjegimit, për të cilin Aristoteli do të thoshte se është krijuar për të ?mashtruar njerëzit?, por që është politikisht ?i padobishëm? pasi nuk bind askënd. Pas shpëtimit të oligarkëve, erdhi Barak Obama. Si shumë udhëheqës demokratë, Obama pretendoi të ishte avokat i shtresës punëtore. Në fakt ai ishte një politikan krejtësisht oligarkik, i mbajtur me paratë e Uoll Stritit. Pastaj në skenë hyri Donald Trump.
Aristoteli shkroi se kur njerëzit besojnë se po drejtohen nga një oligarki e korruptuar ?çdokush është aq i mirë sa të jetë kampioni i tyre?. Ish-presidenti Trump mund të përshkruhet si një udhëheqës vulgar, narcizist dhe i pasjellshëm, madje edhe si demagog.
Por njerëzit që kërkojnë një kampion kundër establishmentit të korruptuar, e mirëpritën atë me entuziazëm. Mesazhi i Trump bëri jehonë, pasi ai u dha zë atyre që ishin injoruar me vetëdije, nga establishmenti, oligarkik:rënie e prodhimit, rënie e pagave të klasës punëtore, emigracion ilegal jashtë kontrollit, pabarazi të mëdha të të ardhurave, dhe luftëra të pafundme.
Trump nuk i zgjidhi këto probleme, por ai ishte gjenial kur fajësoi me të drejtë për to oligarkët. Me Trumpin në pushtet, shumë amerikanë kuptuan se arkitektët e institucioneve që përbëjnë sot Amerikën oligarkike – media, universitetet, industria e argëtimit, politika dhe biznesi – e kanë manipuluar lojën për veten e tyre dhe jetojnë në një ?flluskë? të pasur. Prandaj, edhe para se Trump të merrte nominimin zyrtar për president, establishmenti oligarkik u përpoq që ta minonte lëvizjen e tij. Ata e përgjuan në mënyrë të paligjshme, me shpresë se do ta kapnin duke bashkëpunuar me rusët, gjë që nuk ndodhi.
Klasa punëtore e pësoi më shumë gjatë pandemisë, ndërsa oligarkët shumëfishuan fitimet e tyre. Pastaj erdhën zgjedhjet e vitit 2020. Vetëm hetimet e hollësishme mund të vërtetojnë nëse pretendimet e Trump mbi manipulimin e zgjedhjeve kanë ndonjë gjë të vërtetë. Por duke pasur parasysh sjelljen e pamëshirshme të establishmentit oligarkik gjatë presidencës së Trump, dyshimi i thellë i mbështetësve të tij është i kuptueshëm. Besimi se zgjedhjet u vodhën, u bë pika që derdhi gotën. Zemërimi u shfaq deri në Kapitol.
Strategjia e oligarkëve ka qenë të përdorin protestat e shëmtuara, për të justifikuar një herë e përgjithmonë shtypjen e të varfërve. Në fillim e dëbuan Trump nga mediat sociale, Më pas tentuan parandalimin e garimit të tij në vitin 2024 përmes një fajësimi të dytë. Hapi tjetër do të vijnë ndjekjet penale të stilit të republikave të bananeve. Mbështetësit e tij, mund të vendosen në listat e ndalimit të fluturimeve, të pushohen nga puna etj. Oligarkët do të supozojnë se duke pasur parasysh partneritetin e tyre të besueshëm me Amerikën e korporatave, Silicon Valley, median kryesore dhe FBI, dominimi i tyre politik tani është i përhershëm.
Por siç thoshte Aristoteli, paqëndrueshmëria e politikës sonë po drejtohet gjithnjë e më shumë nga përplasjet midis institucioneve të kontrolluara nga oligarkët dhe njerëzve të klasës punëtore, që i shohin elitat me përbuzje dhe që nuk ndajnë pikëpamjen e tyre të zgjuar kulturore, fetare dhe filozofike. Ashtu si shumë elita, edhe Xho Bajden duket i pavëmendshëm ndaj fuçisë së barutit mbi të cilën është ulur. Nëse ai vazhdon që të injorojë ankesat e klasës punëtore, dhe të mbetet thjesht një zëdhënës i oligarkisë, Aristoteli do të thoshte se vendi ynë po shkon drejt kaosit./Përshtatur nga CNA.al
Burimi: https://www.theamericanconservative.com/articles/aristotle-and-our-american-oligarchy/
Nga Havier SolanaFjala “qëndrueshmëri” (resilence në gjuhën ...
Nga Gerard Baker “The Wall Street Journal”“Kapitalistët do t...
Detyra e çdo zyrtari të policisë është të mbrojë sigurinë e ...
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Nëse do t’u besojmë disa zë...
Shumica e njerëzve e mendojnë historinë e njerëzimit si një ...
Nga Miron ÇakoIkona në vetvete, është një pikturë e shenjtë ...
Bota ka dëgjuar jo pak histori të njerëzve, madje edhe fëmij...
Nga Selam Gebrekidan & Matt Apuzzo “The New York Times”Në di...
Nga Lionel LaurentFushata e vaksinimit në kontinent është në...
Nga Paul Krugman “The New York Times”Shtetet e Bashkuara kan...
Nga Amina Khan “Los Angeles Times”Në një vaksinë antik-Covid...
Nëse ka ndonjë vend në glob që mund të frymëzojë ndjesinë e ...
Nga Mary A.Shiraef “The Conversation”Udhëtime të anuluara: 2...
Vendimi i nxituar dhe i pamatur nga shumica e shteteve evrop...
Nga Gideon Meyerowitz “Sciencealert”Vaksinat janë inovacione...
Nga Armstrong Williams “The Hill”Demokratët në SHBA ishin kr...
Nga Annamaria Testa“Nostalgjia është delikate por e fuqishme...
Fenomeni i hezitimit ndaj vaksinimit është krijuar me vetë v...
Kur pyesim se cila është droga më e fuqishme sot në botë, du...
Historia mbretërore britanike, tregon se me një pushtet të m...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...