"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Nga Ian Bancroft ?Open Democracy?
Një video promovuese e BE-së e publikuar gati një dekadë më parë,i krahasonte vendet individuale të unionit me vendet aspirante. Kështu, Franca lidhej me Serbinë, me pamje nga Beogradi që gjoja i ngjajnë Parisit.
Italia është e lidhur me Bosnjën, pa dyshim për shkak të dashurisë së të dyja vendeve për gatimet e gjyshes, për disa arsye Suedia shihej e lidhur me Malin e Zi. Britania e Madhe lidhje me Maqedoninë, me sa duket për shkak të dashurisë së tyre për statujat. Lidhjet e tjera janë disi më të parashikueshme për arsye kryesisht historike – Spanja me Kosovën (e para refuzon të njohë pavarësinë e së dytës), Gjermania dhe Turqia, Austria dhe Kroacia, Greqia dhe Shqipëria.
Videoja përfundon me moton ?Kaq të ngjashëm, kaq të ndryshëm, kaq evropianë?, edhe pse portretizon – ose ndërton – vetëm ngjashmëritë. Mesa duket dallimet janë kaq të dukshme sa që nuk kërkojnë sqarime të mëtejshme. Por ato as që kanë rëndësi, pasi të gjithë janë ?kaq evropianë?.
Pavarësisht nëse synonte të forconte moralin e atyre që aspirojnë t?i bashkohen BE-së, apo të bindin ata brenda BE-se nuk kanë pse t?i frikësohen zgjerimit të mëtejshëm, reklama përbën një nga shembujt më të mëdhenj të përpjekjeve për të ndërtuar një koncept të solidaritetit midis atyre brenda dhe jashtë BE-së.
Dhjetë vjet më vonë, çështja e solidaritetit midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së po përjeton një rivlerësim thelbësor; e nxitur fillimisht nga reagimi i BE-së ndaj krizës së emigrantëve dhe e komplikuar më tej nga mbështetja e saj e pamjaftueshme për rajonin gjatë pandemisë, sidomos tani me shpërndarjen e vaksinave.
Për këtë arsye çdo bisedë nga lart-poshtë mbi solidaritetit e BE-së, do të pritet me një cinizëm të madh. Shpesh theksohet se Evropa nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor, dhe se investimet financiare, teknike, diplomatike dhe njerëzore në zgjerimin e BE-së kanë qenë pa dyshim thelbësore.
Por merita për angazhime të tilla, ka tendencë t?u njihet të tjerëve.
Për shembull në Serbi, sondazhet zbulojnë se një shumicë beson se donatori më i madh i vendit është Rusia. Qoftë për shkak të ndrojtjes apo mungesës së komunikimeve strategjike, BE nuk po i bën shumë të dukshme investimet e saj në rajon.
Dhe kjo edhe sepse projekti i zellshëm i zgjerimit është zbehur në të gjithë rajonin; sidomos pasi u bllokua nisja e negociatave të anëtarësimit për Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, pavarësisht nga kompromisi historik i kësaj të fundit për çështjen e emrit me Greqinë fqinje. Sot politikanët do të qeshnin po të përmendnit vitin 2025 si një datë të ardhshme të anëtarësimit të këtyre vendeve. Madje edhe Zhan-Klod Junker është duke qeshur me vete ndërsa rrëkëllen një gotë shjivovica.
Pastaj janë premtimet e tjera të dështuara, dhe sidomos refuzimi për t?i dhënë Kosovës liberalizimin e vizave, edhe pse Komisioni Evropian vlerësoi se i kishte përmbushur që të gjitha kriteret.
Ndonëse ekziston një simpati e madhe për pavarësinë e Kosovës në mbarë Evropën, do të ishte e vështirë të imagjinohen protesta në rrugët e Parisit apo Hagës në shenjë solidariteti me të rinjtë kosovarë, që janë të etur të shijojnë qoftë edhe vetëm një pjesë të lirisë së lëvizjes që shumë evropianë e marrin si për të mirëqenë.
Hapësira për solidaritet zgjerohet shumë kur një nga popullatat më të reja të Evropës mendon se po bëhet geto. Dhe më keq akoma, që ky getoizim është një manifestim i islamofobisë evropiane. Në kohë krize, aktet e solidaritetit kanë një ndikim shumë të madh.
Pikërisht në raste të tilla ose krijohen lidhje të qëndrueshme miqësie, ose kristalizohen ndjenjat negative. Dhe kriza e refugjatëve që arriti kulmin në vitet 2015-2016 është shembulli më tipik. E ashtuquajtura ?Rruga Ballkanike?, u ndoq nga qindra e mijëra njerëz që vinin nga Turqia në Greqi dhe në vazhdim drejt Evropës Perëndimore.
BE i ndihmoi vendet e rajonit -sidomos Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut – që të menaxhojnë flukset e papara të emigrantëve. Gati të gjithë ata që kaluan nëpër rajon u trajtuan me dinjitet dhe respekt. Ballkani Perëndimor u vlerësua për këtë, dhe me të drejtë. Por pas këtij solidariteti fillestar, mbyllja e kufijve evropianë shkaktoi shfaqjen e një narrative sipas së cilës rajoni ishte thjesht një zonë e mbrojtur, i detyruar të përballej menjë problem, për të cilin vendet anëtare të BE-së nuk ishin të gatshme të përballeshin vetë.
Pavarësisht retorikave në lidhje me vlerat evropiane, marrëdhënia midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është perceptuar gjithnjë e më shumë si thjesht transaksionare, pikërisht falë sjelljes së të parës gjatë kësaj krize. Në këtë rast interesat evropiane, duket se i kapërcejnë me lehtësi vlerat evropiane.
Reagimi i BE-së ndaj pandemisë në Ballkanin Perëndimor, duhet të kuptohet pikërisht në
këtë kontekst. Reagimi i saj gjatë valës së parë të Covid-19, bëri që presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, të deklaroi:?Të gjithë e keni kuptuar se solidariteti evropian nuk ekziston, se ai është një përrallë në letër?.
BE është inekzistente edhe në lidhje me shpërndarjen e vaksinave. Shumë vende kanë pak ose aspak qasje tek vaksinat anti-Covid, sidomos Kosova dhe Bosnja. Për më tepër, sistemet e kujdesit shëndetësor në Ballkanin Perëndimor janë dëmtuar rëndë nga largimi i personelit mjekësor shumë i trajnuar në Evropën Perëndimore.
Dështimet e bujshme në reagimin ndaj pandemisë, kanë shtuar skepticizmin dhe lodhjen rreth konceptit të solidaritetit evropian. Gjithsesi një burim i mundshëm për solidaritet të ripërtërirë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor qëndron në rrjetet transnacionale të aktivizmit. Solidariteti nuk ka të bëjë vetëm me ndarjen e burimeve, por me nxitjen e një uniteti të mirëfilltë të synimit të përqendruar rreth çështjeve dhe vlerave të përbashkëta.
Për shembull mbështetja e Konventës së Stambollit mbi dhunën ndaj grave, ka potencialin të bashkojë vendet në një kuazë brenda dhe përtej BE-së. Shumë nga problemet me të cilat përballen qytetarët e Ballkanit Perëndimor janë pothuajse identike me ato me të cilat përballen qytetarët e BE-së.
Për shembull, merrni fushatat e koordinuara me moton ?Fëmijët tanë duan të marrin frymë?, që lobojnë në Parlamentin Evropian për të rritur standardet e cilësisë së ajrit. Kushdo që ka pasur fatin e keq të thithë ajrin në Sarajevë, Beograd, Prishtinë apo Shkup,e di se kjo është një çështje shumë shqetësuese për të gjithë prindërit në rajon.
Ndërkaq, duhet të ndryshojë edhe vetë koncepti i solidaritetit brenda Evropës dhe më gjerë, jo si simpati ndaj një kauze të veçantë, por si një proces i fuqizimit reciprok përmes ndërtimit të koalicioneve dhe realizimit të objektivave të përbashkëta.
Megjithëse nuk ka gjasa që të shohim më shumë shtete të Ballkanin Perëndimor që t?i bashkohen BE-së së shpejti, kauzat dhe vlerat rreth të cilave mund të ndërtohet solidariteti i vërtetë janë të pranishme në zemrat, mendjet, dhe për fat të keq edhe në mushkëritë e shumë prej qytetarëve të saj./Përshtatur nga CNA.al
“National Riview”Hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Gjetja e një kure për kancerin është aq e kërkuar sa çdo the...
Nga Lindsey Bever “Washington Post”Deri tani shumë njerëz ja...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”Nëse N...
Nga David B.Feldman “Psychology Today”Sapo mbusha 45 vjeç. D...
Kompania amerikane Pfizer në mesin e javës së kaluar zhvillo...
Nga Dominic Green “The Wall Street Journal”Udhëheqësit e Evr...
Në vitin 2006, disa biologë që punonin pranë Islandës, gjetë...
Sipas analistëve të kompanisë “Jefferies” brenda 10 deri 20 ...
A u përpoq shërbimi sekret të fshihte incidentin me armë të ...
Nga William S.Smith “The American Conservative”Ka vetëm një ...
Nga Havier SolanaFjala “qëndrueshmëri” (resilence në gjuhën ...
Nga Gerard Baker “The Wall Street Journal”“Kapitalistët do t...
Detyra e çdo zyrtari të policisë është të mbrojë sigurinë e ...
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Nëse do t’u besojmë disa zë...
Shumica e njerëzve e mendojnë historinë e njerëzimit si një ...
Nga Miron ÇakoIkona në vetvete, është një pikturë e shenjtë ...
Bota ka dëgjuar jo pak histori të njerëzve, madje edhe fëmij...
Nga Selam Gebrekidan & Matt Apuzzo “The New York Times”Në di...
Nga Lionel LaurentFushata e vaksinimit në kontinent është në...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...