Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Nga Edward Lucas ?Center for European Policy Analysis?
Nëse NATO ngatërrohet me Kinën, atëherë edhe Kina do të ngatërrohet me NATO-n. Ky ishte nënteksti i vizitës që zhvilloi në Beograd javën e kaluar Ministri kinez i mbrojtjes
Uei Fenge.
?Disa vende anëtare të NATO-s po përpiqen që të luajnë role të caktuara të sigurisë në rajonin e Indo-Paqësorit. Kina mund të reagojë duke u përfshirë në çështjet e sigurisë në Evropë,duke i dhënë mundësi NATO-s që ta kuptojë më mirë se Kina është tashmë një aktore globale për sigurinë?-shkroi Kui Hongjian, një ekspert me ndikim i politikës së jashtme në gazetën nacionaliste kineze ?Global Times?.
Por bërja e kërcënimeve është një gjë. Realizimi i tyre në praktikë është një gjë tjetër. Autoritetet kineze mund të kërkojnë prova besnikërie. Për të nuk mjafton që të përmbaheni nga kritikat. Përkundrazi, për të qetësuar partinë-shtet, ju duhet të mbështesni në mënyrë aktive politikat e saj shtypëse dhe agresive.
Si ndëshkim, ajo mund të vendosë sanksione për vizat. Në rastet më shqetësuese, ndëshkimi mund të materializohet si presion mbi diplomatët, gazetarët dhe biznesmenët e huaj që jetojnë brenda kufijve të Kinës.
Një kujtesë për këtë na ofron fati i Majkëll Kovrig dhe Majkëll Spavor, qytetarë kanadezë që u mbajtën për 2 vite në burg në kushte të vështira me akuza të rreme, të motivuara politikisht. Pengjet e radhës mund të jenë evropianët. Por projeksioni i fuqisë në anën tjetër të botës është shumë më i vështirë. Në sipërfaqe, Serbia është mikja më e afërt e Kinës në Evropë. Por një shqyrtim më i imtësishëm zbulon se marrëdhënia mes tyre është e dobët.
Vizita e Uei ishte në kuadër të një marrëveshje për ngritjen e një qendre për mjekësinë tradicionale kineze në akademinë mjekësore ushtarake serbe, ndoshta është një fitore simbolike për Pekinin, por jo një lojë gjeopolitike mekanike.
Marrëveshje të tjera përfshijnë organizimin e stërvitjeve të forcave speciale, dhe ndihma në programimin e dronëve ushtarakëve të Serbisë. Investimet e Kinës në Serbi – kryesisht në termocentrale, zënë titujt kryesorë të mediave atje. Por lidhjet e Serbisë me Gjermaninë janë shumë më të forta. Dhe një histori e ngjashme është në Hungari, Maqedoninë e Veriut dhe Greqi, vendet e tjera që vizitoi Ministri i Jashtëm kinez. Kinës i pëlqen që të ndërtojë marrëdhënie me individë dhe institucione përgjatë viteve.
Kjo qasje mund të japë frytet e veta në një moment. Për shembull, ajo ka sjellë një mbulim të favorshëm të Kinës në mediat serbe. Por duke pasur parasysh kohën dhe paratë e shpenzuara gjatë dekadës së kaluar, rezultati është i dobët. Ndoshta aspekti më shqetësues i pranisë kineze në Evropën Juglindore është në frontin kibernetik. Vjelja e informacionit personal nga vendasit dhe të huajt, për t?i magazinuar në?depot? e të dhënave në Kinë. Por entuziazmi mbi teknologjinë kineze mund të zbehet kur të rritet ndërgjegjësimi mbi atë që përfshin përdorimi i saj.
Kina ka disa letra të tjera për të luajtur. Ka të ngjarë që ajo të dërgojë të paktën forca simbolike në stërvitjen ushtarake ?Zapad-21? gjatë këtij viti. Përparësia ushtarake e Rusisë në rajonin e Detit Baltik, përbën tashmë një dhimbje koke për NATO-n.
Pajisjet ushtarake kineze (avionët dhe dronët) mund t?i përkeqësojnë gjërat. Por kryesisht, Kina ka sukses atje ku dështon Perëndimi. Shembulli më i fundit është diplomacia e vaksinave. Koprracia dhe ç?organizimi perëndimor, i ka zemëruar dhe futur në panik njerëzit. Për më tepër, ata tani janë të gatshëm të pranojnë vaksina nga Rusia dhe Kina. Gabimi më i madh ndodhi më herët, kur Bashkimi Evropian ua mbylli dyert anëtarëve të rinj:vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut); vendet e ?Partneritetit Lindor?, kryesisht Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia; dhe Turqia.
Kostot e kësaj qasje të ndrojtur, dritëshkurtër dhe egoiste ishin të mëdha. Ajo demoralizoi forcat pro-perëndimore në këto vende, dobësoi ndikimin tonë atje, nxiti cinizmin publik dhe krijoi hapësirë për aktorët dashakeqë. Ne nuk mund ta fajësojmë për këtë Kinën:ia bëmë vetes.
Ngjashëm, askush nuk i bëri vendet e mëdha të ?Perëndimit të vjetër? si Britania dhe Gjermania t?u hapeshin parave kineze, apo të bënin atje investime të mëdha. Kompanitë zgjodhën ta bënin këtë, dhe politikanët i inkurajuan, pasi ishin lakmitarë dhe të vetëkënaqur. Çmimi i këtyre gabimeve është i madh, dhe po paguhet vetëm pjesërisht nga ata që i kanë bërë ato./Përshatur nga CNA.al
Burimi: https://cepa.org/irresistible/
Nga David B.Feldman “Psychology Today”Sapo mbusha 45 vjeç. D...
Kompania amerikane Pfizer në mesin e javës së kaluar zhvillo...
Nga Dominic Green “The Wall Street Journal”Udhëheqësit e Evr...
Në vitin 2006, disa biologë që punonin pranë Islandës, gjetë...
Sipas analistëve të kompanisë “Jefferies” brenda 10 deri 20 ...
A u përpoq shërbimi sekret të fshihte incidentin me armë të ...
Nga William S.Smith “The American Conservative”Ka vetëm një ...
Nga Havier SolanaFjala “qëndrueshmëri” (resilence në gjuhën ...
Nga Gerard Baker “The Wall Street Journal”“Kapitalistët do t...
Detyra e çdo zyrtari të policisë është të mbrojë sigurinë e ...
Nga Mark Galeotti “The Spectator”Nëse do t’u besojmë disa zë...
Shumica e njerëzve e mendojnë historinë e njerëzimit si një ...
Nga Miron ÇakoIkona në vetvete, është një pikturë e shenjtë ...
Bota ka dëgjuar jo pak histori të njerëzve, madje edhe fëmij...
Nga Selam Gebrekidan & Matt Apuzzo “The New York Times”Në di...
Nga Lionel LaurentFushata e vaksinimit në kontinent është në...
Nga Paul Krugman “The New York Times”Shtetet e Bashkuara kan...
Nga Amina Khan “Los Angeles Times”Në një vaksinë antik-Covid...
Nëse ka ndonjë vend në glob që mund të frymëzojë ndjesinë e ...
Nga Mary A.Shiraef “The Conversation”Udhëtime të anuluara: 2...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...