Një vit pritje për 3 milionë borxh, çfarë ndodhi pas ndërhyrjes së “Stop”
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Nga Hans von der Burchard, Maia de la Baume, Adam Bouzi & Florian Eder ?Politico.eu?
Tre presidentë, dy karrige, një foto e sikletshme para kamerave. Kur presidenti i Këshillit Evropian Sharl Mishel dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen mbërritën të martën në Ankara për të takuar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ata gjetën në sallën e pritjes vetëm 2 karrige të vendosura përpara flamujve turq dhe të BE-së.
Ndërsa Mishel zuri vendin pranë Erdoganit përpara flamurit të BE-së, Von der Lejen mbeti në këmbë panë tij, me krahët e zgjatura paksa, me duart e ngritura si të pyeste se ku duhej të ulej.
?Hmmm….?- u dëgjua të mërmërisë ajo në një moment të dukshëm hutimi por edhe zemërimi në një video që u bë shpejt virale në internet. Von der Lejen u tërhoq prapa dhe u ul në një divan aty pranë, përballë Ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu, që ishte ulur në një divan tjetër.
?Presidentit Mishel nuk i pëlqeu aspak ajo situatë?- tha për POLITICO një zyrtar i BE-së.
Nga ai moment në media nisi të flitej për ?Sofagate?. Ishte një moment i vogël gjatë një dite të ngarkuar politike, ku tre udhëheqësit diskutuan se si të rifillojnë koordinimin me Turqinë për çështje jetike si emigrimi dhe zgjerimi i unionit BE-Turqi.
Por takimi u la në hije nga incidenti i turpshëm, që nxori menjëherë në pah një numër aspektesh të nxehta. Në fakt shumëçka, nga seksizmi tek roli i BE-së si një lojtare e politikës në arenën ndërkombëtare, deri te konfuzioni i vjetër mbi atë se kush flet në fakt ne emër të Bashkimit Evropian.
Dhe ndërsa stafet e Von der Lejen dhe Mishel dhanë versione të ndryshme për atë që kishte ndodhur, ajo ngjarje nxori në pah një problem tjetër:Marrëdhëniet midis dy udhëheqësve të lartë të BE-së dhe institucioneve të tyre.
Në fakt, brenda disa orësh nga skena me divanin, shpërtheu një debat i ashpër brenda BE-së rreth protokollit diplomatik. Sipas ekipit të Mishel, gjithçka ishte sipas protokollit, pasi ai në hierarkinë diplomatike qëndron më lart sesa zonja Von Der Lejen. Por në konferencën e përditshme për shtyp të Komisionit Evropian të mërkurën, zëdhënësi kryesor Erik Mamer tha se Von der Lejen ?duhej të ishte ulur njëlloj si Presidenti i Këshillit Evropian dhe presidenti turk?.
?Siç mund ta shihni edhe nga pamjet filmike, Von der Lejen u befasua qartë nga mënyra
e vendosjes së ndenjësve?- tha Mamer. Gjithsesi Mamer tha se ndonëse ajo u befasua, preferoi t?i jepte përparësi përmbajtjes së çështjeve mbi protokollin apo formën.
Më vonë gjatë konferencës Mamer vuri në dukje se Von der Lejen kishte ?kërkuar nga
ekipi i saj të merrte të gjitha kontaktet e duhura, që të sigurohej që një incident i tillë të mos ndodhte më në të ardhmen?.Të mërkurën në mbrëmje, pas një dite kritikash të rënda, Mishel theu heshtjen e tij mbi episodin duke këmbëngulur se ai nuk kishte qenë indiferent ndaj trajtimit të Von der Lejen.
?Disa nga imazhet që janë transmetuar kanë dhënë përshtypjen se unë mund të kisha qenë i pandjeshëm ndaj kësaj situate. Asgjë nuk është më larg nga realiteti ose nga ndjenjat e mia të thella? -tha ish-kryeministri belg në një postim në Facebook.
Ai tha se ?interpretimi i rreptë nga shërbimet turke i rregullave të protokollit?, kishte ?prodhuar një situatë që ishte për të ardhur keq, një trajtim të ndryshëm, madje edhe shpërfillës ndaj presidentes së Komisionit Evropian?. Por Mishel tha se ai dhe Von der Lejen zgjodhën të mos e përkeqësonin atë me një incident publik, dhe t?i jepnin më shumë prioritet thelbit të diskutimit të tyre. Incidenti mbarti disa simbolika.
Së pari, ironia ishte se udhëheqësja më e lartë të BE-së u mënjanua pikërisht gjatë një vizite që synonte të ushtronte presion ndaj Turqisë për të mbështetur të drejtat e grave.
Turqia është tërhequr kohët e fundit nga Konventa e Stambollit, një traktat evropian i të drejtave të njeriut që synonte luftën kundër dhunës ndaj grave, dhe Von der Lejen e preku posaçërisht këtë temë gjatë vizitës së saj.
Politikanët e tjerë nxituan të vënë në pah këtë lloj diskriminimi gjinor, dy burra që zunë vendet e tyre ndërsa një grua kishte mbetur në këmbë. ?Problemi nuk ishte Von der Lejen. Por dy burrat e tjerë që e vendosën në atë pozitë?-thotë Hana Neuman, eurodeputete gjermane e të Gjelbërve.
Në Parlamentin Evropian, grupi më i madh i bllokut, Partia Popullore Evropiane (EPP), reagoi ashpër:?Dikush duhet të turpërohet për mungesën e vendit të duhur. Gratë meritojnë
të njëjtin respekt si kolegët e tyre burra?- thuhet në reagimin përmes Twitter.
Ndërkohë ekzistonte njëfarë frike se Erdogan kishte organizuar një kurth politik në të cilin ranë liderët e BE-së, duke e bërë bllokun të dukej gjeopolitikisht naiv, pikërisht teksa po përpiqet që të pretendojë një rol më aktiv në skenën botërore.
Të tjerët vunë në dukje shembuj të shumë të mëparshëm të presidentit turk që akomodon përballe vetes më shumë se sa një të ftuar. Eurodeputetja liberale Sofia Veld shkroi:?Jo,
nuk ishte një rastësi, ishte e qëllimshme. Pse heshti presidenti i Këshillit Evropian??
Një zyrtar i BE-së u përpoq ta zhdramatizonte situatën duke këmbëngulur se ?turqit nuk synuan të shkaktojnë ndonjë incident diplomatik, se ata respektuan protokollin, dhe ne gjithashtu?.Po ashtu zyrtari vuri në dukje se vendimet strategjike të BE në lidhje me Turqinë i takojnë Këshillin Evropian të Mishel, dhe jo Komisionit Evropian.
Megjithatë, zëdhënësi i Von der Lejen, Mamer, nxitoi të kundërshtonte këtë interpretim. Komisioni, vuri në dukje ai, ka përparësi me Turqinë në çështje të tilla si bashkëpunimi ekonomik dhe lëvizshmëria.?Të gjitha këto çështje u diskutuan gjatë takimit me Presidentin Erdogan?-theksoi ai.
Pas takimit të së martës, shumëkush filloi që të gërmojë nëpër traktatet e BE-së për të kërkuar informacion sqarues në lidhje me rendin e saktë të hierarkisë midis organeve të ndryshme të BE-së. Sipas nenit 13 të Traktatit për Bashkimin Evropian, Komisioni renditet në të vërtetë i katërti në ?rendin e përparësisë midis personaliteteve të institucioneve evropiane?- pas Parlamentit, Këshillit Evropian dhe Këshillit të BE-së.
Por në praktikë, presidenti i Komisionit Evropian përfaqëson gjënë më të afërt që BE ka me një drejtues qeverie. I pyetur për rendin institucional, Mamer tha se Von der Lejen dhe Mishel ?janë që të dy presidentë të institucioneve evropiane, dhe për këtë arsye ata kanë të njëjtën gradë në protokoll?./Përshtatur nga CNA.al
Fati është një koncept interesant por edhe shumë subjektiv. ...
Atentatet që e ndryshuan rrjedhën e historisëFjala asasin (v...
Bota ka shumë legjenda dhe mite. Përmes përsëritjes së vazhd...
“Financial Times”Prioriteti më madhor në betejën mjekësore k...
Ernest Heminguei:Jeta mes letërsisë, peshkimit dhe shërbimev...
Nga Maxim Samorukov “The Moscow Times”Pas 6 vitesh të një ar...
Nga Covid-19 tek kurimi i kancerit:Si mund ta ndryshojë botë...
Nuk është gjithmonë e qartë se çfarë bën tamam një Papë, por...
Nga Ian Bancroft “Open Democracy”Një video promovuese e BE-s...
“National Riview”Hetimi i Organizatës Botërore të Shëndetësi...
Gjetja e një kure për kancerin është aq e kërkuar sa çdo the...
Nga Lindsey Bever “Washington Post”Deri tani shumë njerëz ja...
Nga Edward Lucas “Center for European Policy Analysis”Nëse N...
Nga David B.Feldman “Psychology Today”Sapo mbusha 45 vjeç. D...
Kompania amerikane Pfizer në mesin e javës së kaluar zhvillo...
Nga Dominic Green “The Wall Street Journal”Udhëheqësit e Evr...
Në vitin 2006, disa biologë që punonin pranë Islandës, gjetë...
Sipas analistëve të kompanisë “Jefferies” brenda 10 deri 20 ...
A u përpoq shërbimi sekret të fshihte incidentin me armë të ...
Nga William S.Smith “The American Conservative”Ka vetëm një ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...