web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse çdo formë e socializmit, është me e keqe sesa kapitalizmi

20 Prill 2021, 08:07, Blog CNA

Nga Kevin D.Williamson ?National Riview?

Profesori Riçard Ulf i ?University of Massachusetts Amherst Mass? duket se është një njeri i sjellshëm, ndaj unë do ta shtroj këtë pyetje me shumë mirësjellje:Pas gati 100 milionë të vrarëve, edhe sa njerëz të tjerë duhet të dënohen me vdekje nën socializëm përpara se ekonomistët të heqin dorë nga iluzioni i një shansi të dytë për këtë sistem?

Javën e kaluar, Ulf debatoi me Artur Bruks, ish-president i ?American Enterprise Institute? dhe tani profesor në Harvard, mbi temën?Socializmi është më i preferueshëm se kapitalizmi, si një sistem ekonomik që promovon lirinë, barazinë dhe prosperitetin?.

Debati u organizua nga Instituti ?Abigail Adams?, që merrej me ?ofrimin e edukimit plotësues humanistik të komunitetit intelektual të Harvardit?. Por në këtë rast,ai mision fisnik nuk u përmbush. Unë nuk e mohoj që socializmi është një temë e rëndësishme që duhet trajtuar nga studentët në Harvard dhe gjetkë, por për të thënë ?Socializëm apo jo??.

Në diskursin e tij, profesor Ulf merr si shembull krijimin e ndërmarrjeve të biznesit, në të cilat vendimet merren mbi bazën e shumicës së rregullave. Ai këmbëngul se synimet e socializmit mund të përmbushen nga kombinimi i thjeshtë i planifikimit qendror dhe punës.

?Ne vendosim se çfarë duam të prodhojmë?- thotë ai, duke theksuar modelin e sundimit të shumicës dhe pastaj ?i vëmë njerëzit në punë?. Fraza e fundit është një refren që ka një histori të gjatë dhe të përgjakshme në sistemin socialist.

Nëse jeni të interesuar të mësoni më shumë, shkrimtari rusAleksandër Solzhenicin ka shkruar disa libra për këtë. Jo, unë nuk mendoj se gulagët, uria masive, mjerimi dhe shtypja janë ato që dëshiron profesor Ulf. Unë nuk mendoj se ato janë ato që duan shumica e socialistëve.

Por gjithsesi, këto janë ato që prodhon socializmi.Dhe ky nuk është fat i keq, por është natyra e sistemit. Në këtë pikë, ne mund të presim një kor ekspertësh të thonë se ?Socializmi real nuk është provuar kurrë?. Dallimi është se profesor Ulf këmbëngul se nuk ka një socializëm të vetëm, por shumë socializma.

Dhe se ata që kanë vrarë dhe zhytur në mjerim miliona njerëz, nuk janë ata që ai ka në mendje. Ajo që ai dëshiron të provojë është imponimi i ?demokracisë? mbi bizneset, që do të thotë zhdukje efektive e të drejtave të pronës. Ai beson se është e padrejtë që fitimi t?i takojnë mbajtësve të kapitalit, a thua se punëtorët nuk kanë mundësinë e shkëmbimit me kapital të një pjese të pagave të tyre, një zgjedhje që e bëjnë shumë prej tyre, duke u pasuruar më vonë.

Ulf këmbëngul se ekonomitë kapitaliste janë ?të paqëndrueshme?, pasi ato përjetojnë periudha të herëpashershme të recesionit, sikur të mos kishte shembuj të fenomeneve ciklike që mund të gjenden në të gjithë spektrin e aktiviteteve shoqërore njerëzore.

Mua më irriton veçanërisht deklarata e tij se ?kjo rënie e çmendur që po jetojmë tani? ilustron brishtësinë e kapitalizmit. Ne patëm një epidemi mbarëbotërore që imponoi kufizime të papara mbi ekonominë amerikane, dhe për pasojë përjetuam -dhe kjo është e mahnitshme -rënie vetëm në 2 tremujorë,para se të rifillonim rritjen ekonomike.

Shumica dërrmuese e amerikanëve, thonë tani se gjendja e tyre financiare është ose e pandryshuar ose më e mirë sesa para epidemisë, gjatë së cilës kompanitë e mëdha u riorganizuan në një periudhë shumë të shkurtër kohe, ndërsa ato farmaceutike nxorën në treg 3 vaksina anti-Covid me një shpejtësi mbresëlënëse.

Do të ishte e vështirë të mendohej për një shembull më të mirë të inovacionit dhe fleksibilitetit të ekonomive kapitaliste. Ekonomia amerikane, nuk ka qenë në recesion që nga tremujori i dytë i vitit të kaluar. A do të ishte e tepërt t?i kërkohej një profesori të ekonomisë të shohë tabelën e PBB-së ?
Profesor Ulf ka shkruar një libër të famshëm për socializmin. Dhe kur i kërkohet një histori suksesi ekonomik, ai tregon Gjermaninë, shtëpinë e Mercedes-Benz dhe Adidasit, një nga vendet më tërësisht kapitaliste që ka ekzistuar ndonjëherë.

?Por gjermanët i kanë universitetet falas?-thotë profesor Ulf. Kjo nuk është dhe aq e vërtetë për çdo rast. Por është një fakt që në Gjermani rreth gjysma e popullsisë vazhdon universitetin, më shumë sesa në Shtetet e Bashkuara.

Ai këmbëngul se të rinjtë amerikanë po shkatërrohen nga borxhi i huasë studentore ?që ata kurrë nuk mund të shpresojnë ta shlyejnë ndonjëherë?, kur në fakt borxhi mesatar i studentit është një barrë e barabartë me blerja e një ?Toyota Camry?.

Pagesa mesatare mujore e huasë studentore është vetëm 393 dollarë. Profesori Ulf ka të drejtë kur thotë se kemi disa lloje të socializmit. Pra ne kemi llojin e socializmit nën të cilin miliona njerëz u vranë nga uria në ish-Bashkimin Sovjetik, lloji i socializmit nën të cilin miliona vuajtën nga uria dhe u vranë në të ashtuquajturën Republika Popullore e Kinës, llojin e socializmit nën të cilin një numër më i vogël njerëzish u vranë nga uria dhe jo vetëm në Kubë, llojin e socializmit në të cilin njerëzit sot po vriten në Venezuelë. . .

Dhe në skajin tjetër të spektrit, llojin e socializmit që Suedia braktisi në vitet 1970, për një ekonomi të tregut të lirë me një shtet të mirëqenies, që është i madh dhe më i kushtueshëm në krahasim me atë të Shteteve të Bashkuara./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.nationalreview.com/2021/04/socialism-loses-again/





Lajmet e fundit nga