web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kriza globale e vaksinave, si një test për kapitalizmin

1 Maj 2021, 06:26, Blog CNA

Nga Mihir Sharma ?Bloomberg?

Kriza e vitit 2008 e testoi globalizimin financiar. Në vitin 2020, kaosi i muajve të parë të pandemisë së Covid-19, bëri që shumë analistë të vinin në dyshim varësinë e botës nga zinxhirët kompleksë të furnizimit global.

Por muajt e fundit, ndërsa programet e vaksinimit kanë marrë një hov të madh në disa pjesë të botës dhe kanë ngecur në pjesë të tjera, janë ngritur dyshime edhe më të thella mbi globalizimin dhe sistemin kapitalist. Nëse qeveritë nuk veprojnë shpejt, vetë kapitalizmi mund të përballet me një krizë besueshmërie.

Argumenti më i madh në favor të tregjeve të rregulluara, është se ato e menaxhojnë më mirë prodhimin se sa çdo sistem tjetër. I ndërtuar siç duhet, kapitalizmi i rregulluar i tregut supozohet se përputhet me kërkesën dhe ofertën, dhe siguron stimujt e duhur. Kapaciteti prodhues ndërtohet, po nuk harxhohet kot. Blerësit dhe shitësit janë të lidhur. Inovacioni lulëzon, dhe nga ai përfitojnë të gjithë. Por tani nuk është më kështu.

Dhe kjo nuk ka të bëjë me pabarazinë, të cilën e kemi ditur gjithmonë se mund ta krijonte kapitalizmi. Por, bëhet fjalë për mungesën e efikasitetit, të cilin kapitalizmi supozohet se do ta shmangë. Kur bëhet fjalë për vaksinat e domosdoshme kundër Covid-19, kapacitetet po shpërdorohen dhe jo të gjithë po përfitojnë nga inovacioni.

Nëse bashkohen të gjitha parashikimet aktuale, këtë vitmund të prodhohen 12 miliardë doza vaksinash. Në fakt,as nuk jemi afër kësaj të vërtete. Dhe dozat që janë në dispozicion, janë grumbulluar kryesisht nga vendet e pasura. A mund të prodhohen më shumë? Në shumë vende në zhvillim, kapaciteti prodhues farmaceutik është i nën-shfrytëzuar. Një kompani nga Bangladeshi, pretendon se mund të prodhojë600-800 milion doza në vit nëse i jepet licencat dhe njohuritë e duhura.

Edhe nëse ky pretendim është disi i ekzagjeruar, fakt është që shumë fabrika të tilla qëndrojnë bosh, duke pritur dritën jeshile nga entet rregullatore dhe mbajtësit e patentave të vaksinave anti-Covid. 41 anëtarët e Rrjetit të Prodhuesve të Vaksinave të Vendeve në Zhvillim prodhojnë midis 3-4 miliardë vaksina çdo vit.

Prandaj, nuk është për t?u habitur pse shumë vende kanë kërkuar pezullimin e të drejtave të pronësisë intelektuale deri në mbarimin e pandemisë aktuale për barnat dhe vaksinat e lidhura me Covid-19. Kjo tingëllon si një zgjidhje shumë joshëse madje edhe e kënaqshme. Por, siç ka theksuar kolegu im Dejvid Fikling, nëse prodhimi i vaksinave të reja do të ishte diçka aq e thjeshtë sa injorimi i rregullave të pronësisë intelektuale, atëherë ne do t?i shihnim vendet në zhvillim duke bërë pikërisht atë, duke lëshuar ato që quhen ?licenca të detyrueshme?.

 

Por, ato nuk e kanë bërë këtë gjë. Është e vërtetë, disa vende mund të kenë frikë nga hakmarrja nëse lëshojnë licenca të tilla. Por,heqja në shkallë të gjerë nga e drejta e pronësisë do ta zgjidhte këtë problem. Problemi kryesor është se diçka aq komplekse siç është një vaksinë Covid-19 nuk mund të ndërtohet me lehtësi.

Vetëm gatishmëria e kompanive për t?u impenjuar në këtë proces nuk do t`i zgjidhë problematikat. Me fjalë të tjera, ne kemi nevojë për Big Pharma, kompanitë e mëdha farmaceutike që të bashkëpunojnë, shpërndajnë dhe licensojnë teknologjitë e tyre tek sa më shumë prodhues që të jetë e mundur.

Dhe për habinë time, industria e vaksinave duket se tashmë po punon shumë në këtë drejtim. Ndërsa afati i zakonshëm për transferimin e një teknologjie është disa vite, një studim shqyrtoi mbi 70 marrëveshje të tilla të jashtme dhe partneriteti gjatë pandemisë, dhe zbuloi se koha tipike midis transferimit dhe fillimit të prodhimit ishte reduktuar ne vetëm 6 muaj.

Por stimujt për Big Pharma për të zgjeruar edhe më tej prodhimin janë të mëdha. Nuk është se të gjitha ato janë kapitaliste lakmitare dhe të shqetësuara se do të humbasin pak para. Në fund të fundit, disa prej tyre kanë rënë dakord të heqin dorë nga fitimet, derisa të marrë fund pandemia.
Prandaj,është në interesin e tyre që të kontribuojnë që Covid-19 të kalojë sa më shpejt qëtë jetë e mundur nga gjendja e pandemisë në atë endemike. Çdo kompani e licensuar rishtazi do të shtonte një vendndodhje tjetër të prodhimit, që do të duhet të shqyrtohet me kujdes për të siguruar që të përputhet me praktikat më të mira të prodhimit të vaksinës.

Siç e argumentoi në Twitter, Rajev Venkaja nga kompania Takeda Vaccines Inc, ?çdo aspekt i prodhimit të vaksinave duhet tëkontrollohet me rigorozitet, dhe 70 për qind e kohës së prodhimit është shpenzuar për kontrollin e cilësisë?.

Por edhe të thëna në këtë mënyrë, këto standarte nuk mund të shihen si pengesa të pakapërcyeshme, dhe aq më tepër kur situata është kaq e rëndë. Disa figura të shquara të shëndetin publik dhe me lidhje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, bënë një apel muajin e kaluar në British Medical Journal ndaj kompanive të vaksinave që të ofrojnë vullnetarisht licencimin dhe të ndajnë njohuritë e tyre me prodhues të shumtë.

Dhe që kjo të ndodhë, do të duhet të ndihmojnë edhe qeveritë. Sidomos qeveritë e vendeve të pasura duhet të mendojnë se si të paguajnë për ripërtëritjen dhe zgjerimin e pajisjeve në botën në zhvillim, për t?i përgatitur ato që të prodhojnë vetë vaksinat anti-Covid pas marrjes së licencës përkatëse.
Ndërkohë, qeveritë e vendeve në zhvillim duhet të forcojnë angazhimin e tyre për rregullimin dhe pronësinë intelektuale, në mënyrë që të sigurojnë që prodhuesit e tyre të duken tërheqës si partnerë licencimi. Në rast se të dyja palët nuk e përmbushin dot këtë sfidë, atëherë në të gjithë botën njerëzit do të pyesin nëse një sistem që shpërdoron kapacitetet dhe në sabotimin e tregut edhe gjatë një pandemie globale,ka realisht diçka që nuk shkon.

Rregullat e tregtisë globale, respekti bazë për pronësinë intelektuale dhe shumë gjëra të tjera qëndrojnë në ekuilibër. Në qoftë se nuk mund ta shtojmë shumë shpejt reagimin tonë, reputacioni i kapitalizmit mund të marrë një goditje më të madhe në vitin 2021, sesa në vitin 2008 apo vitin 1929./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-04-25/covid-19-vaccine-shortage-is-also-crisis-of-capitalism?srnd=opinion





Lajmet e fundit nga