web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rusia tërheq trupat nga kufiri, çfarë do të ndodhë tani me Ukrainën?

24 Prill 2021, 11:14, Blog CNA

Lorenzo Vita ?Il Giornale?

Rusia zhvendos sërish trupat e saj ushtarake, por këtë herë për t?i çuar larg nga kufiri me  Ukrainën. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, njoftoi të enjten ndërprerjen e stërvitjeve ushtarake të filluara javët e fundit, pas përshkallëzimit të tensioneve diplomatike me Kievin dhe Uashingtonin.

?Unë besoj se janë arritur plotësisht objektivat e kontrolleve të befasishme. Trupat tanë kanë treguar se janë në gjendje të garantojnë një mbrojtje të besueshme të vendit?- deklaroi Shoigu. Tërheqja do të zgjasë për gati një javë, por nuk do të jetë totale.

Ministri i Mbrojtjes, ka konfirmuar se armët më të rënda të artilerisë, do të lihen aty ku janë përgjatë kufirit perëndimor të Rusisë,për të qenë gati ?për një stërvitje tjetër?. Vendi i përzgjedhur është poligoni iPogonovo, 160 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën.

Një shenjë kjo se çmobilizimi i trupave ruse, do të jetë i shpejtë dhe domethënës, por jo total. Dhe kjo,enkas për t?ia bërë të qartë Perëndimit se forcat e armatosura ruse nuk kanë ndërmend ta lënë të pambrojtur frontin.

Njoftimi i Moskës erdhi pikërisht në një moment veçanërisht të rëndësishëm, dhe është qartazi një sinjal qetësues i Kremlinit, pas disa javësh të tensionuara. Qeveria ruse e përcakton mobilizimin e dhjetëra mijëra njerëzve dhe automjeteve si një ?stërvitje?.

Por është e qartë se pas atyre manovrave, kishte diçka shumë më konkrete. Lëvizja e trupave në kufi me Ukrainën,kishte provokuar reagimin e shqetësuar të të gjitha kancelarive të Evropës dhe Shtëpisë e Bardhë, dhe vetë imazhet që vijnë nga kufiri ukrainas dhanë një sinjal shumë të qartë.

Provat erdhën nga analiza e imazheve satelitore të marra nga ?The Wall Street Journal?, që konfirmojnë praninë jo vetëm të një numri të madh avionësh luftarakë Su-30 në një pistë në Krime, por edhe të avionëve luftarakë Su-34, Su-30, Su-27, Su-25 dhe Su-24 në baza të ndryshme ajrore në rajon, por edhe praninë e trupave ajrore, mjeteve të blinduara, helikopterëve sulmues, dromëve, si dhe ndërtimin e një spitali ushtarak.

I pyetur nga gazeta amerikane, gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së,Filip Bredlav, dha një përgjigje të qartë se çfarë ishin duke bërë rusët në kufi me Ukrainën:?Nuk ka asnjë dyshim se ata vendosën në gatishmëri lufte elementë të ndryshëm të fuqisë ajrore, që do të ishin të nevojshëm për të pasur një epërsi ajrore në fushën e betejës, dhe mbështetur drejtpërdrejt trupat tokësore?.

Edhe nëse e marrim që ky grumbullim nuk kishte si synim përgatitjen për një sulm të afërt, mesazhi që Moska kishte vendosur t?u dërgonte kundërshtarëve, ishte ai i të pasurit në dispozicion të një force të aftë të godasë shpejt, në mënyrë të larmishme, dhe mbi të gjitha në një mënyrë vdekjeprurëse.

Të njëjtin mendim shfaqi edhe Oleg Zhdanov, kolonel në rezervë i ushtrisë ukrainase, që theksoi se satelitët komercialë kishin sinjalizuan që herët praninë e forcave ruse dhe sasinë

e mjeteve në dispozicion të Kremlinit në Krime dhe Rusinë Perëndimore. ?Putini po e përdor këtë lëvizje për të shkaktuar një valë paniku?- thotë Zhdanov.

Pra, sinjali në Uashington kishte arritur i fortë dhe i qartë. Ndoshta ka qenë edhe kjo arsyeja pse presidenti amerikan Xho Bajden ishte përpjekur që të ulte tensionet, duke shmangur dërgimin e luftanijeve amerikane në Detin e Zi, dhe duke preferuar që të lëvizte më shumë nën një profil diplomatik, por pa i shtuar tensionet në brigjet e Krimesë.

Tregimi i forcës së Rusisë ndaj stërvitjeve të NATO-s në Evropën Lindore, dhe tensionet me Perëndimin, kishin qenë jo vetëm të fuqishme, por edhe të papritura. Dhe shumë kishin frikë se e vetmja përgjigje nga SHBA, do të ishte dërgimi i ndihmës ushtarake në Ukrainë, me rrezikun e një përshkallëzimi të gjendjes, apo dhe ndoshta shpërthimit të një lufte në shkallë të plotë.

Disa analistë ishin përpjekur të kuptonin se çfarë ndihme mund të dërgohej në Ukrainë kundër grumbullit ushtarak të Moskës në kufirin e Krimesë dhe republikave separatiste. Shumë prej tyre kishin hipotetizuar edhe përfshirjen e Turqisë, që përveçse që ka një marrëdhënie të mirë me Rusinë, është gjithashtu një aleat i çmuar i Kievit në fushën ushtarake.

Dronët ushtarakë turq ishin provuar si tepër të fortë për sistemin anti-raketor rus ?Pantsirs? të vendosur në Libi. Dhe prania e S-400 në Turqi, sugjeron që shërbimi sekret turk ka arritur të vjedhë disa nga sekretet e sistemit raketor të Kremlinit.

Por tani për tani, duket se tensionet janë të prirura të zbuten, por jo në mënyrë përfundimtare. Por në periudhën afatshkurtër, ka të ngjarë të mos ketë përshkallëzime të reja. Presidenti ukrainas Volodimyr Zelenski, shkroi në profilin e tij në Twitter se ?reduktimi i trupave ruse në kufirin tonë, sjell një ulje proporcionale të tensionit?.

Udhëheqësi ukrainas tha se vendi i tij ?mbetet gjithnjë vigjilent?, por shpreh vlerësimin për një gjest që lehtëson jo pak tensionet në Donbas. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Prajs, është më pak optimist për tërheqjen e njoftuar nga Shoigu:?Deri

tani kemi dëgjuar fjalë, tani duam që të shohim fakte?.

E sigurt është se Vladimir Putin ka krijuar 2 vija të kuqe:verën e kaluar në Bjellorusi, dhe këtë pranverë në Ukraina Lindore. Për Kremlinin ekzistojnë zona që nuk mund të rrezikohen. Sepse kjo do të thotë të alarmosh edhe Moskën./CNA.al





Lajmet e fundit nga