Pesë mitet e mëdha rreth Luftës së Dytë Botërore
76 vjet pas Ditës së Fitores – kapitullimit gjerman më 8 maj...
Nga Pawe? Paszak
Komisioni Evropian, refuzoi muajin e kaluar propozimin e Malit të Zi për ta ndihmuar shtetin e vogël ballkanik në shlyerjen e një huaje prej 1 miliard dollarësh të marrë nga Kina për të financuar ndërtimin e autostradës Bar-Boljare.
Një zëdhënëse e Komisionit Evropian u shpreh se ?Bashkimi Evropian nuk paguan huatë e palëve të treta?, duke shtuar se qeveria në Podgoricë ishte e lirë të bënte zgjedhjet e saj në fushën e investimeve.
Historia nisi në vitin 2014, kur kinezja ?Exim Bank? lëvroi një hua prej 687 milionë eurosh për qeverinë e Malit të Zi për ndërtimin e 41 km rrugë të autostradës Bar-Boljare, me 2 për qind interes në vit, teksa shlyerja e huasë do të kryhej pjesë-pjesë në 20 vjet.
Banka kineze u zotua të sigurojë 85 për qind të financimit, ndërsa 15 përqindëshi i mbetur (120 milion euro), supozohej të sigurohej nga autoritetet lokale. Kontrata për të përfunduar projektet iu dha kompanisë China Communication Construction Company (CCCC) një degë e China Road and Bridge Corporation (CRBC), dhe punimet filluan zyrtarisht në nëntor 2015.
Duke pasur parasysh terrenin malor të Malit të Zi, ishte e qartë që në fillim se projekti do të ishte shumë i kushtueshëm. Rruga kërkonte 20 ura dhe 16 tunele. Por kostot e papritura shtesë dhe luhatjet e çmimeve, e kanë rritur ndjeshëm barrën financiare të projektit, që tani ka mbërritur në afro 1 miliard dollarë.
Kjo është një sfidë serioze për një vend me një PBB prej pak më shumë se 5.5 miliardë dollarë, dhe që u godit rëndë nga recesioni gjatë vitit të kaluar, për shkak të pandemisë. Sipas Bankës Botërore, rënia ekonomike e rriti borxhin publik në 105 për qind të PBB-së të Malit të Zi.
Autostrada e kushtueshme ka shumë kritikë në radhët e opozitës dhe shoqërisë civile, të cilët vunë në dukje rreziqet e varësisë nga Kina, shpërndarjen e gabuar të burimeve, dhe paqëndrueshmërinë e këtyre investimeve.
Projekti kinez ka ndjekur një model të njohur, ku kontrata për një projekt infrastrukture i jepet një kompanie kineze, me shumë pak informacion në dispozicion të publikut në lidhje me kushtet dhe efektivitetin e projektit. Kontratat negociohen mbi një bazë dypalëshe, ndërqeveritare, e cila përkeqëson rreziqet e mashtrimit dhe korrupsionit.
Prania e Kinës në Ballkan, nuk kufizohet vetëm në Malin e Zi. Në dekadën 2010-2020, Kina
i shumëfishoi përpjekjet e saj për të rritur profilin e vet, në një rajon që vuan nga mungesa e kapitalit dhe investimet në infrastrukturë.
Strukturat e dobëta shtetërore, nivelet e larta të korrupsionit, dhe marrëdhëniet e paqarta me Perëndimin, krijuan një terren pjellor për kompanitë kineze që kanë një mbështetje të fortë diplomatike nga Pekini.
Investimet në zhvillim e sipër përfshijnë ndërtimin e një ure të financuar nga BE në Pelje?ac të Kroacisë (me kosto 340 milion euro), autostradat Pojate-Preljna dhe Novi Sad-Ruma (Serbi, 850 milion dollarë), autostradën Preljina-Pozega (Serbi, 500 milion euro), autostradën Kërçovë-Ohër (Maqedonia e Veriut, 375 milion euro), dhe autostradën Banja Luka-Prijedor (Bosnjë Hercegovinë, 297 milion euro).
Kompanitë kineze janë gjithashtu përgjegjëse për përfundimin e pjesës serbe të hekurudhës me shpejtësi të lartë Beograd-Budapest (943 milion euro), Metronë e Beogradit (3 miliard euro) dhe termocentralin Kostolac B3 (293 milion dollarë).
Për më tepër, në vitin 2019, filloi ndërtimi i parkut industrial në Borca (330 milion euro), që pritet të bëhet projekti më i madh i këtij lloji në Evropën Qendrore dhe Lindore. Projektet e infrastrukturës të motivuara politikisht në Ballkan, i sigurojnë Kinës kontrata fitimprurëse për kompanitë e saj shtetërore, dhe ndërtojnë lidhje politike dhe ekonomike.
Siç e dëshmon më së miri shembulli i Malit të Zi, në shumë raste mungesa e vlerësimeve të efektivitetit të kostos, i vendos vendet pritëse në një pozitë të brishtë. Megjithatë, problemet e hasura nga autoritetet në Podgoricë, kanë potencialin e rritjes së ndërgjegjësimin në lidhje me disavantazhet e modelit kinez të bashkëpunimit.
Prandaj është thelbësore që BE-ja të sigurojë një financim të mjaftueshëm për infrastrukturën e rajonit, e cila ofron përfitime më të mëdha për kompanitë dhe komunitetet lokale, dhe mund të ofrojnë edhe përfitime më të mira mjedisore dhe në fushën e transparencës.
Brukseli po siguron tashmë grante dhe hua preferenciale nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB), siç është Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Edhe për Malin e Zi, ka një farë drite në fund të tunelit, pasi Komisioni Evropian ka ofruar fonde për projekte të tjera të infrastrukturës përmes Planit të tij Ekonomik dhe të Investimeve prej 9 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, të miratuar vitin e kaluar. / ?Center for European Policy Analysis?./Bota.al
76 vjet pas Ditës së Fitores – kapitullimit gjerman më 8 maj...
Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmik...
Nga Abhijit Banerjee & Esther Duflo “The New York Times”Do t...
Nga Jessica Maddox “The Hill”Të mërkurën, Bordi i Mbikëqyrje...
5 maj 1821 Napoleoni mbyll sytë përgjithmonë në ishullin-bur...
Nga Angelo Codevilla “The American Greatness”Çfarë po bëjnë ...
Nga Robin McKie, Ashley Kirk, Michael Safi, Hannah Ellis-Pet...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Lajmi i vdekjes së Napoleon ...
Mungesa e ndjeshmërisë tek disa njerëz, kurrë nuk do të resh...
Nga Matias Bauso “Riot Times Online”Në vitin 1969, Albert Pa...
Ndonjëherë, ndryshimi i botës do të thotë thyerje e rregulla...
Nga Paul Schmidt &Vedran Dzihic “London School of Economics”...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajden, e përshkroi p...
Nga Mihir Sharma “Bloomberg”Kriza e vitit 2008 e testoi glob...
Në orët e para të mëngjesit të 26 Prillit 1986, shpërtheu ce...
Lorenzo Vita “Il Giornale”Rusia zhvendos sërish trupat e saj...
Nga John Burn-Murdoch “Financial Times”Është e lehtë të arri...
Nga Dimitri A.Simes “The American Convervative”Në fund të ja...
Pavarësisht nga lloji i klimës, peizazhit apo kushteve të tj...
Kur u kap në vitin 2001, Robert Hansen kishte fituar mbi 1 m...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...