Strategjia koloniale e huave kineze
Nga Enea Franza “Opinione.it”Duket se politika e zgjerimit e...
Nuk ka asnjë dyshim se siguria është elementi qendror i të gjitha burgjeve, por disa janë shumë më lart se të tjerët. Me teknologjinë në zhvillim e sipër tani të kontrolluar, ato vetëm po bëhen më ekstreme. Këtu keni një përmbledhje të 10 shkelësve më të këqij, si dhe disa mënyra për tu larguar:
Burgu Qendror i Bombeit, Indi
U ndërtua nga britanikët një shekull më parë në periferi të qytetit në fillim të viteve 1920.
Deri vitin e shkuar, kishte më shumë se 2.000 të burgosur mbi kapacitetin maksimal. Të dënuarit mezi gjejnë një vend në dysheme për të fjetur, ndërsa sëmundjet infektive si Ethet Dengue janë të përhapura. Askush nuk ka arritur të arratiset nga andej. Në vitin 2017, një i burgosur arriti të çajë rrethimin, por u arrestua sapo doli rrugë. Që atëherë muret e burgut janë bërë më të larta dhe të pajisur me tela elektrikë.
Burgu Portlaoiz në Irlandën e Veriut
Për shkak të numrit të madh të paramilitarëve irlandezë republikanë (IRA), ky burg ka një siguri tepër të lartë. Ushtarët e armatosur me mitralozë anti-ajrorë,patrullojnë në çdo moment brenda rrethimit të tij. Në vitet 1970, protestat dhe grevat e urisë ishin një dukuri e zakonshme midis të burgosurve paramilitarë. Në vitin 1974, pas një rebelimi, ia dolën të arratisen 19 të burgosur.
Burgu Qinçeng në Kinë
Një orë me makinë nga Pekini, Qinçeng përshkruhet si një burg për ?elitën e rrëzuar?. I burgosuri më i famshëm i tij ishte e veja e Mao ce Dunit, Jiang Qing. Ajo që e dallon këtë burg është luksi që gëzojnë të burgosurit në të, të paktën nëse janë klasë sunduese. Qelitë kanë banjat e tyre, lavatriçe, shtretër të rehatshëm dhe divane. Në disa raste, madje kanë nga 2 dritare. Edhe ushqimi është shumë i mirë, i përgatitur nga shefat kryesorë të kuzhinës në Pekin.
Burgu Fuçu në Japoni
Jeta në këtë burg është shumë e kufizuar. Në vend të masave të sigurisë që përdorin teknologjinë e lartë, zbatohen disa rregulla të çuditshme dhe shpesh arbitrare. Për shembull, të folurit është minimal, madje edhe gjatë vizitave, ndërsa i dënuari e ka të ndaluar të ngrejë kokën lart kur është duke ngrënë bukë.
Gjithashtu,duhet të kryejë44 orë punë të detyrueshme çdo javë. Shkelja e rregullave çon në izolim:ku i dënuari duhet të qëndrojë në gjunjë në dyshemenë e qelisë për 10 orë në ditë, ndonjëherë edhe për muaj me radhë. Pushimi i vetëm, përveç gjumit, është shkuarja në tualet 9 herë në ditë. Në historinë gati 90-vjeçare të Fuçu nuk ka pasur kurrë një arratisje.
Burgu HMP Belmarsh në Angli
Burgu i parë i ri i Londrës që nga koha e Mbretëreshës Viktoria u ndërtua mbi një sit të rëndësishëm arkeologjik në vitin 1991. Dhjetë vite më vonë u bëi famshëm për mbylljen e myslimanëve të pafajshëm, duke fituar pseudonimin ?Guantanamoja e Britanisë?. Sot aty ndodhet themeluesi i WikiLeaks,Xhulian Asanzh. Deri më sot nuk është regjistruar asnjë arratisje.
Burgu Maison d’arrêt de la Santé në Paris, Francë
I pozicionuar në zemër të Montparnasit, deri në vitin 1939 para murit të jashtëm të këtij burgu ekzekutoheshin me prerje koke të dënuarit me vdekje. Në vitin 2000, mjekët raportuan për një nivel tronditës të sëmundjeve infektive, mbipopullimit dhe neglizhencës brenda burgut.
Ata e cilësuan La Santé një ?qytet brenda qytetit?, me ligjet dhe moralin e vet (ose mungesën e tij) dhe me shumë dhunë. Gjatë rikonstruksionit të fundit që përfundoi në vitin 2019 fokusi kryesor ishte tek siguria:sistemet e modernizuara të dyerve të qelive, bllokimi i sinjalit 4G, etj. Pra tani, arratisjet mund të jenë shumë më të vështira sesa dikur.
Kolonia Penale Nr.6 në Rusi
Është një burg disa shekullor, dhe i paraprin edhe rebelimit të kozakëve kundër Perandorisë Ruse (1773-1775), gjatë të cilit u përdor për të burgosur robërit. Por vetëm në vitin 2000 u modernizua dhe u klasifikua si një burg i sigurisë maksimale. Midis të burgosurve që vuajnë dënimin në këtë burg në vrasësit serialë, të burgosurit politikë dhe kanibali Vladimir Nikolajev.
Asnjë qeli e burgut nuk ndodhet në katin e parë, ndaj nuk ka asnjë shans të hapen tunele nën toke për tu arratisur. Dhe të burgosurit janë nën mbikëqyrje 24-orëshe përmes kamerave, ndërsa dritat e qelive qëndrojnë gjithmonë të ndezura.
Burgu ADX Firence në SHBA
Burgu më i sigurt në botë sot është padyshim ADX Firence. Ai ka 1.400 dyer të telekomanduara, detektorë lëvizës, jastëk presioni, kamera të fshehta, dhe një perimetër sigurie me tela të mprehtë si brisku, qen roje dhe rreze lazer. Popullata e burgut që përmban spiunë, informatorë dhe kriminelë të tjerë të profilit të lartë, është në izolim gati
të plotë për 23 orë të ditës.
Qelitë janë të papërshkueshme nga zhurmat. Muret janë prej betoni të armuar, shtretërit, stolat dhe një lavaman janë prej çeliku inoks. Dritaret janë vetëm me kënd nga lart, për të bllokuar çdo lloj fushëpamje përveç qiellit. Në qeli ka gjithashtu një ekran të vogël bardhezi që transmeton mesha kishtare dhe programe psikologjike të menaxhimit të zemërimit./CNA.al
Nga Enea Franza “Opinione.it”Duket se politika e zgjerimit e...
Nga Amelia Tait “The Guardian”Sa herë që ju puthni një qenie...
Nuk është ndonjë gjë e habitshme që veprimtaria kriminale mu...
Nga Michael Dorstewitz “Newsmax”Në më pak se 4 muaj në detyr...
Monedha kripto ia kaloi më 2020 të gjithë monedhave të tjera...
Telefonat celularë ose siç njihen më shumë sot “smartfonë”, ...
Nga Clare Nuttall “Intellinews”Sektorët e pasurive të patund...
Nga Newt Gingrich &Claire Christensen “Newsweek”Edhe pse Par...
Nga Avi Loeb “Scientific American”Këshilla ime për shkencëta...
Nga Slavisha Batko Milacic “International Policy Digest”Një ...
Nga Patrick Novecosky “Fox News”Të enjten e 40 viteve më par...
Nga Danial Hegedus “The HillNdërsa administrata e Xho Bajden...
Përpara se një shpikje të mbërrijë në duart e publikut dhe t...
Adolf Hitleri ishte i tërbuar nga inati kur avioni i tij per...
Supozohet se mjekët u japin njerëzve mbështetje kur janë më ...
Nga Arthur C. BrooksNë “shënimet” e tij amerikane të vitit 1...
Nga Patrick Buchanan“Newsmax”“Ka shumë mënyra, përmes së cil...
Nga Jane Stannus “The Spectator”Ishujt Sejshell janë vendosu...
Samurai ishin disa nga luftëtarët më të frikshëm që ka njohu...
Nga Paweł PaszakKomisioni Evropian, refuzoi muajin e kaluar ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...