Shpikësit që u vranë nga shpikjet e tyre
Përpara se një shpikje të mbërrijë në duart e publikut dhe t...
Nga Danial Hegedus ?The Hill
Ndërsa administrata e Xho Bajden e cilëson luftën kundër tendencave autoritare dhe korrupsionit si një përparësi të politikës së jashtme, SHBA-ja përballet tani me një sfidë të fortë për axhendën e saj në mbrojtje të demokracisë:zhvillimet autoritare tek aleatët e saj evropianë të NATO-s, dhe sidomos Hungarisë dhe Polonisë.
Që të dyja këto vende kanë përjetuar rënien më të madhe të cilësisë së demokracisë në botën perëndimore, që kur në pushtet u ngjitën partia Fidesz eViktor Orban në Hungari, dhe partia Ligj dhe Drejtësi (PiS) në Poloni, e udhëhequr nga Jarosllav Kazinski, përkatësisht në vitet 2010 dhe 2015.
Fakti që asnjëri nga dy institucionet kryesore të matjes së nivelit të demokracisë në botë – Freedom House dhe V-Dem – nuk e konsideron Hungarinë si asnjë lloj demokracie, duhet të ngrejë alarmin për natyrën e vërtetë autoritare të projekteve jo liberale në mesin e aleatëve të SHBA-së në Evropën Qendrore dhe Lindore.
Nëse Uashingtoni bën një sy qorr ndaj zhvillimeve autoritare në sistemin e vet, SHBA rrezikon që të akuzohet për standarde të dyfishta, gjë që mund të dobësoj ëndjeshëm axhendën e saj në mbrojtje të demokracisë.
Gjithsesi kur bëhet fjalë për demokracinë dhe sundimin e ligjit, autokratizimi i Hungarisë dhe Polonisë përbën një sfidë më të madhe për Amerikës sesa vetë besueshmëria e saj. Përveç Turqisë, Hungaria është i vetmi shtet anëtar i NATO-s që nuk po arrin të veprojë, jo vetëm në përputhje me vlerat demokratike që promovon administrata aktuale në SHBA, por edhe me përparësitë e politikës së jashtme dhe interesat e SHBA në raport me Kinën dhe Rusinë.
Në kontrast të dukshëm me Budapestin, angazhimi i Polonisë ndaj NATO-s ka qenë i palëkundur, për shkak të kërcënimit ekzistues të sigurisë që buron nga Rusia. Gjithashtu Varshava ka qenë e gatshme edhe në të kaluarën për të përmbushur pritshmëritë kryesore të Uashingtonit në lidhje me Kinën, në mënyrë që ta mbajë SHBA-në të angazhuar si një ofrues sigurie në krahun lindor të NATO-s.
Por qëkur ka nisur punën administrata Bajden, Polonia duket se po distancohet nga politika e Uashingtonit ndaj Kinës, duke kërkuar një marrëdhënie më intensive dhe të ekuilibruar me Pekinin, dhe duke e etiketuar si një ?çështje dypalëshe? rivalitetin strategjik SHBA-Kinë.
Varshava mund të besojë se ka epërsi në marrëdhëniet dypalëshe me Uashington, nëse vepron sipas supozimit se SHBA nuk do ta zvogëlojë angazhimin e saj të sigurisë së krahut lindor të aleancës, pa minuar qasjen e vet strategjike ndaj NATO-s.
Sipas perceptimit polak, administrata Bajden nuk mund të kërcënojë Poloninë me dobësimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, edhe nëse qeveria e PiS vazhdon edhe më tej me axhendën e saj autoritare. Po si mund të trajtojë Uashingtoni autokratizimin e aleatëve të saj të Evropës Qendrore, Hungarisë dhe Polonisë dhe afrimin e tyre me Pekinin?
Ndërsa ndikimi i SHBA-së mbi Hungarinë mund të jetë i kufizuar, Uashingtoni ka ende ka fuqi të konsiderueshme mbi Poloninë, për shkak të interesit thelbësor të Varshavës në bashkëpunimin në fushën e sigurisë. Ndaj Uashingtoni duhet të jetë gati që të luajë kartën e sigurisë për t?i bërë presion Varshavës.
Së pari, SHBA-ja duhet të kalibrojë lëvizjet e saj diplomatike dhe të politikave që ndjek, në një mënyrë që të krijojë një pykë midis Polonisë dhe Hungarisë. Kjo mund t?i japë pastaj mundësi institucioneve të Bashkimit Evropian të adresojnë në mënyrë më efektive zhvillimet autoritare në të dyja vendet, por kryesisht në Hungari.
Dhe si mund të realizohet një strategji e tillë? amerikane duhet t?ia bëjë të qartë Polonisë se aleanca strategjike e Varshavës me Budapestin, përbën një barrë të rëndë për çdo thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes SHBA dhe Polonisë.
Ndërkohë, Uashington duhet të përdorë edhe kartën e bashkëpunimit të sigurisë në skenën e brendshme polake, për të dobësuar përfaqësuesit kryesorë të politikës autoritare në qeverinë polake të koalicionit, dhe për të forcuar forcat politike më të moderuara.
Për më tepër, presidenti Bajden duhet t?i përdorë institucionet e BE-së si mjete të mundshme për forcimin e interesave të SHBA-së. Nën këtë frymë, SHBA-ja duhet që të ngrejë çështjen e autokratizimit të vendeve anëtare të BE në nivelet më të larta të dialogut transatlantik, dhe të krijojë një diskurs reciprociteti në lidhje me detyrat e shtëpisë për demokracinë si në SHBA ashtu edhe në BE.
Edhe Gjermania ka ndryshuar së fundmi qasjen e saj, duke pasur si fokus kryesor autokracisë brenda BE-së. Ndaj politika e Berlinit ndaj Budapestit dhe Varshavës, duhet të përshihet në axhendën e marrëdhënieve dypalëshe të SHBA-së më Hungarinë dhe Poloninë.
Ashtu siç ndodhi kohët e fundit me ish-prokurorin e përgjithshëm sllovak Dobroslav Trnka, administrata amerikane duhet të vndosë sanksione kundër aktorëve kryesorë të korrupsionit politik në Hungari, duke përfshirë potencialisht edhe prokurorin e përgjithshëm Peter Polt; oligarkun kryesorë të regjimit, Lorinc Mezarosh; apo dhëndrin e Orban, Istvan Tiborz.
Kjo do të ushtronte presion mbi BE-në që të veprojë, dhe mund të ndihmonte për të nxitur zbatimin e rregullores së kushtëzimit të sundimit të ligjit të BE-së, e cila aktualisht është pezulluar. Nëse Uashingtoni synon që të ruajë besueshmërinë e axhendës së tij në mbrojtje të demokracisë, ai duhet të adresojë në mënyrë bindëse autokratizimin e aleatëve të saj të Evropës Qendrore. Por mund të ketë sukses vetëm nëse administrata Bajden është e gatshme që të përzihet në politikën evropiane në mënyra të papara më herët./Përshtatur nga CNA.al
Përpara se një shpikje të mbërrijë në duart e publikut dhe t...
Adolf Hitleri ishte i tërbuar nga inati kur avioni i tij per...
Supozohet se mjekët u japin njerëzve mbështetje kur janë më ...
Nga Arthur C. BrooksNë “shënimet” e tij amerikane të vitit 1...
Nga Patrick Buchanan“Newsmax”“Ka shumë mënyra, përmes së cil...
Nga Jane Stannus “The Spectator”Ishujt Sejshell janë vendosu...
Samurai ishin disa nga luftëtarët më të frikshëm që ka njohu...
Nga Paweł PaszakKomisioni Evropian, refuzoi muajin e kaluar ...
76 vjet pas Ditës së Fitores – kapitullimit gjerman më 8 maj...
Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmik...
Nga Abhijit Banerjee & Esther Duflo “The New York Times”Do t...
Nga Jessica Maddox “The Hill”Të mërkurën, Bordi i Mbikëqyrje...
5 maj 1821 Napoleoni mbyll sytë përgjithmonë në ishullin-bur...
Nga Angelo Codevilla “The American Greatness”Çfarë po bëjnë ...
Nga Robin McKie, Ashley Kirk, Michael Safi, Hannah Ellis-Pet...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Lajmi i vdekjes së Napoleon ...
Mungesa e ndjeshmërisë tek disa njerëz, kurrë nuk do të resh...
Nga Matias Bauso “Riot Times Online”Në vitin 1969, Albert Pa...
Ndonjëherë, ndryshimi i botës do të thotë thyerje e rregulla...
Nga Paul Schmidt &Vedran Dzihic “London School of Economics”...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...