SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Nga Patrick Novecosky ?Fox News?
Të enjten e 40 viteve më parë, bota u trondit dhe u tmerrua nga lajmi se një person i armatosur kishte qëlluar mbi Papën Gjon Pali II në Sheshin e Shën Pjetrit. Ishte 13 maji i vitit 1981. Tensionet e Luftës së Ftohtë ishin në kulmin e tyre. Të shtënat ishin edhe më tronditëse sepse vetëm 6 javë më parë Xhon Hinkli Xhunior ishte përpjekur të vriste presidentin Ronald Regan, duke plagosur rëndë presidentin e 40 të SHBA-së.
Atentati ndaj Papës ndodhi të mërkurën pasdite, koha e zakonshme e audiencës së përjavshme të Papës në Vatikan. Papa Gjon Pali II, gati 61 vjeç në atë kohë, ndodhej në makinën e tij të hapur tip Fiat, kur atentatori turk Mehmet Ali Agça hapi zjarr.
Të katër plumbat e goditën Papën. Dy prej tyre mbetën në zorrën e tij të poshtme. Agça, një vrasës profesionist, u kap dhe u dërgua në paraburgim. Ndërkohë, forcat e sigurisë e çuan me shpejtësi Papën në spitalin Gemelli të Romës.
Ashtu si Regan, edhe Gjon Pali II u plagos rëndë. Pas një operacioni urgjent që zgjati 5 orë e gjysmë, Papa polak shmangu rrezikun për jetën. Gjithsesi plagët i shkaktuan vazhdimisht probleme shëndetësore, deri në vdekjen e tij në vitin 2005.
Është magjepsëse të vëresh, se si Papa e dinte me siguri se pas këtij atentati qëndronin sovjetikët. Kur ishte një prift i ri në Poloni, ai ishte konfliktuar shumë herë me zyrtarë komunistë. Në fund të viteve 1950, katolikët polakë ngritën një kryq në vendin ku donin të ndërtonin një kishë në periferi të Krakovit, e cila ishte zgjedhur nga komunistët të ishte një ?parajsë e punëtorëve?.
Papa i ardhshëm kremtoi meshën për ta. Komunistët e shembën kryqin. Ai u bë peshkop, dhe besimtarët vendosën një të ri. Komunistët e shembën prapë. Kjo situatë vazhdoi deri në vitin 1977, kur përpjekjet e tij triumfuan dhe ai shuguroi kishën e parë të qytetit.
Rikthimi triumfues i Papa Gjon Palit II në Poloni në vitin 1979, e tërboi Kremlinin.
Zyrtarët komunistë u zemëruan shumë, kur miliona dolën për të parë Papën e ri. Polakët e përshëndetën atë si një hero triumfator. Qeveria polake e mbështetur nga sovjetikët nuk arriti që ta ndali dot mesazhin e Papës për lirinë fetare.
Prandaj nuk ishte e habitshme kur hetimi i qeverisë italiane, zbuloi se Agça, që kishte vrarë një gazetar 3 vjet më parë, ishte punësuar nga shërbimi sekret bullgar, një regjim kukull i Bashkimit Sovjetik. Nëse papa Gjon Pali e dinte që Moska fshihej pas atentatit ndaj tij, atëherë pse të heshtim mbi këtë fakt?
Studiuesi i Reganit, Pol Kengor, që shkroi parathënien e librit tim mbi Papa Gjon Palin II, dëshmon se bullgarët vepruan për llogari të Moskën. Ata donin që Papa të vdiste për mbështetjen e lëvizjes polake, Solidarnost, dhe për kundërshtimin e tij ndaj regjimit sovjetik.
Sipas Kengor, Regan e udhëzoi CIA-n që të zhvillonte hetimin e saj të fshehtë për sulmin ndaj Papës. Dhe CIA zbuloi se atentati ishte urdhëruar nga një agjenci sovjetike e inteligjencës (GRU). Si Papa, ashtu edhe presidenti amerikan nuk donin asgjë më shumë sesa të shihnin shembjen paqësore të Bashkimit Sovjetik.
Ata ishin të bindur se demaskimi i përpjekjes së Kremlinit për të vrarë Papën do të kishte qenë joproduktiv. Dhe historia u dha të drejtë. Papa Gjon Pali II ishte ndoshta më i vetëdijshëm për shkatërrimin e shkaktuar nga ideologjitë e gabuara të shekullit XX-të se çdo udhëheqës tjetër botëror i epokës së tij.
Ai jetoi gjatë pushtimit gjerman dhe komunist të Polonisë, që përfundoi në vitin 1989 pas zgjedhjeve të para të lira të vendit, që sollën humbjen e rëndë të komunistëve. Atdheu i Papës ishte çelësi për sjelljen e lirisë në Evropën Lindore, diçka për të cilën ai ishte më shumë se sa i gatshëm të merrte një plumb.
?Njerëzit e refuzuan nazizmin jo vetëm si një sistem që synonte shkatërrimin e Polonisë, dhe komunizmin si një sistem shtypës të imponuar nga Lindja. Por gjatë procesit të rezistencës, ata ndoqën ideale shumë pozitive?- shkruan Papa në librin e vitit 2005 ?Kujtesa dhe identiteti?.
Këto ideale ishin çelësi i rënies së komunizmit në Evropën Lindore. Perandoria Sovjetike po shkatërrohej nga brenda. Ekonomia e saj ishte e dobët për shumë arsye. Por mes tyre ishte edhe fakti se sovjetikët po përpiqeshin të ecnin me një hap me SHBA-në në garën e armatimeve.
Por më e rëndësishmja:Regan dhe Papa Gjon Pali II ishin plotësisht të bindur se ishin në anën e duhur të historisë. ?Vitet në vazhdim janë të mëdha për këtë vend, për kauzën e lirisë dhe përhapjen e civilizimit. Perëndimi nuk do ta frenojë komunizmin; ai do ta kapërcejë atë?- deklaroi ai në fjalimin e inaugurimit të tij të parë në detyrë në vitin 1981.
Papa Gjon Pali II nxori në pah gabimet e komunizmit ateist në enciklikën e tij të parë,
botuar vetëm 5 muaj pasi zgjedhjes në këtë detyrë. ?Kufizimi i lirisë fetare të individëve dhe bashkësive, nuk është vetëm një përvojë e dhimbshme, por është mbi të gjitha një sulm ndaj dinjitetit të njeriut, pavarësisht nga feja apo nga koncepti i botës që kanë këta individë dhe bashkësi?- shkruante ai.
Papa ishte i paepur në ndjekjen e lirisë dhe të vërtetës. Gjatë gjithë papatit të tij, thirrja e tij e ishte ?Mos kini frikë!?. Në librin e tij ?Kalimi i pragut të shpresës?, ai shkruan:?Fuqia e Kryqit dhe Ringjalljes së Krishtit, është më e madhe se çdo e keqe nga e cila njeriu mund ose duhet të ketë frikë?. Ai besonte se nuk ka asnjë sfidë, asnjë të keqe dhe asnjë vuajtje që është shumë e madhe për Zotin. Me atë besim, ai e ndryshoi botën./ CNA.al
Nga Danial Hegedus “The HillNdërsa administrata e Xho Bajden...
Përpara se një shpikje të mbërrijë në duart e publikut dhe t...
Adolf Hitleri ishte i tërbuar nga inati kur avioni i tij per...
Supozohet se mjekët u japin njerëzve mbështetje kur janë më ...
Nga Arthur C. BrooksNë “shënimet” e tij amerikane të vitit 1...
Nga Patrick Buchanan“Newsmax”“Ka shumë mënyra, përmes së cil...
Nga Jane Stannus “The Spectator”Ishujt Sejshell janë vendosu...
Samurai ishin disa nga luftëtarët më të frikshëm që ka njohu...
Nga Paweł PaszakKomisioni Evropian, refuzoi muajin e kaluar ...
76 vjet pas Ditës së Fitores – kapitullimit gjerman më 8 maj...
Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmik...
Nga Abhijit Banerjee & Esther Duflo “The New York Times”Do t...
Nga Jessica Maddox “The Hill”Të mërkurën, Bordi i Mbikëqyrje...
5 maj 1821 Napoleoni mbyll sytë përgjithmonë në ishullin-bur...
Nga Angelo Codevilla “The American Greatness”Çfarë po bëjnë ...
Nga Robin McKie, Ashley Kirk, Michael Safi, Hannah Ellis-Pet...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Lajmi i vdekjes së Napoleon ...
Mungesa e ndjeshmërisë tek disa njerëz, kurrë nuk do të resh...
Nga Matias Bauso “Riot Times Online”Në vitin 1969, Albert Pa...
Ndonjëherë, ndryshimi i botës do të thotë thyerje e rregulla...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...