Sfidoi hapur komunizmin, ja se si sovjetikët tentuan ta vrasin 40 vite më parë Papa Gjon Palin e II
Nga Patrick Novecosky “Fox News”Të enjten e 40 viteve më par...
Nga Slavisha Batko Milacic ?International Policy Digest?
Një kabllogramë diplomatike jozyrtare dërguar në Bruksel nga kryeministri slloven Janez Jansa, shkaktoi një tërmet politik në Ballkanin Perëndimor. Në dokumentin që Jansa i dërgoi pak javë më parë presidentit të Këshillit Evropian Sharl Mishel, thuhet se problemi kryesorë me të cilin përballet sot Ballkani Perëndimor janë ?çështjet e pazgjidhura kombëtare të serbëve, shqiptarëve dhe kroatëve?.
Këto çështje mbeten të pazgjidhura edhe pas shumë vitesh nga vendosja e paqes pas konfliktit që u zhvillua në rajon, madje edhe pasi Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi shënuan progres në procesin e anëtarësimit të tyre në Bashkimin Evropian.
Dokumenti ofron disa zgjidhje dhe sugjerime se si të adresohen këto çështje. Së pari, ai përmend bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilin Serbia do ta mbështeste nëse pjesë
të mëdha të rajonit të Bosnjës të mbizotëruara nga Republika e Srpska do t?i bashkoheshin
Serbisë.
Gjithashtu ai nënvizon se çështja kombëtare e kroatëve do të zgjidhej, nëse zonat më shumicë kroate në Bosnjë i bashkohen Kroacisë ose atyre ?u jepet një status i veçantë?, duke përdorur si model Tirolin e Jugut në Itali.
Në këtë mënyrë boshnjakët do të fitonin një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur, dhe do të marrin përgjegjësinë e plotë për të. Ndërkohë do të mbahej një referendum, në mënyrë që njerëzit të zgjidhnin midis BE-së dhe një të ardhmeje jo në BE (Turqisë).
Tani për tani, një shumicë e gjerë boshnjakësh e mbështet perspektivën e anëtarësimit në BE. Por nëse vazhdon kaosi dhe ndikimi gjithnjë e më i fortë i Turqisë dhe Islamit radikal, situata mund të përkeqësohet në mënyrë drastike gjatë dekadës së ardhshme, theksohet në dokument.
Sipas Jansës, disa hapa në funksion të arritjes së këtyre qëllimeve janë tashmë në proces, dhe ato përfshijnë shqyrtimin e mundësisë për ta zbatuar këtë plan me vendimmarrësit ndërkombëtarë dhe rajonalë. Komisioni Evropian mohoi të ketë dijeni mbi këtë dokument, duke theksuar se pozicioni i Bashkimit Evropian mbi Ballkanin Perëndimor dhe kufijtë në rajon është i qartë, dhe se ?nuk ka asgjë për të ndryshuar në lidhje me këtë?.
Gjithsesi, është bërë e qartë se Bashkimi Evropian e ka mohuar me jo shumë forcë dhe indinjatë ekzistencën e këtij dokumenti, ndërsa reagimet e tjera ndaj tij janë gjithashtu shumë të buta. Dikur, çdo përmendje e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, refuzohej prerë pa mëdyshje.
Madje kërcënohej me sanksione çdo aktor politik që e përmendte këtë tezë. Për cilindo që e kupton piramidën e pushtetit në Bashkimin Evropian, është e qartë se Sllovenia nuk do ta ngrinte kurrë këtë çështje me mendjen e saj. Pas Sllovenisë fshihen qendrat shumë më të forta të pushtetit.
BE ka kohë që ka deklaruar në mënyrë konfidenciale se Bosnje Hercegovina është një shtet i dështuar, dhe se duhet bërë diçka për këtë problem. Por meqë në Ballkanin Perëndimor ka çështje të tjera të pazgjidhura, përveç Bosnjes, synimi është që ky problem të zgjidhet në një paketë me probleme të tjera.
Dhe dokumenti i Jansës është vetëm një test për opinionin publik. Propozimi i ri për ndarjen e Ballkanit Perëndimor, duhet të na tregojë fakte të caktuara. Sipas kësaj ndarje, fituesit më të mëdhenj do të ishin shqiptarët, pasi ata do të arrinin bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ndërkohë,në planin afatgjatë territoret shqiptare në Maqedoni do t?i bashkoheshin këtij shteti.
Nuk ka dyshim se po të ndodhte ky bashkim, faktori shqiptar do të bëhej më i fortë se sot. Pas shqiptarëve, fituesit më të mëdhenj do të ishin kroatët, pasi ata do të merrnin ose njësinë e tretë në Bosnje Hercegovinë ose të drejtën për të aneksuar zonat kroate nga Bosnja. Në të dy skenarët, kroatët janë të fituar.
Pozicioni serb është pozicioni më interesant dhe i rëndësishëm. Duke komentuar dokumentin jo zyrtar mbi ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, presidenti serb Aleksandër Vuçiç, tha se ai nuk e ka parë atë, por vetëm ka dëgjuar për disa spekulime mbi të.
?Ju thoni që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, për të marrë në këmbim Republikën e Srpska. Kjo nuk do të ndodhë. Asgjë prej tyre nuk është e vërtetë, nuk është as e mirë dhe as kemi nevojë për të. Kjo është gjithçka që mund të them në lidhje me të. Unë refuzoj të flas për diçka që nuk ekziston?-tha Vuçiç.
Sipas tij projekti serbëve nuk u ofrohet e gjithë Republika Srpska, por pjesa më e madhe e saj, gjë që ka shumë të ngjarë të nënkuptojë pjesën lindore të saj, zonën nga Hercegovina në Qarkun Brçko. Kjo do të thotë se kryeqyteti aktual i Republika Srpska do të mbetej pjesë e Bosnjes.
E theksoj se pas këtij dokumenti qëndrojnë qendrat e pushtetit në Bashkimin Evropian, që dëshirojnë të rregullojnë situatën në Ballkan, pasi Ballkani Perëndimor ndodhet prej kohësh në stanjacion. Gjithashtu, një faktor tjetër i rëndësishëm është se përveç BE-së edhe Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina janë gjithnjë e më të pranishme në Ballkan, ashtu si edhe Turqia.
Sidoqoftë, ndikimi rus dhe kinez po bëhet më i fortë. Si Rusia, ashtu edhe Kina po luajnë një rol aktiv në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Serbi. Serbia është forcuar ekonomikisht dhe ushtarakisht vitet e fundit dhe ky proces vazhdon.
Ndaj nuk është në interesin e Serbisë që të ndryshojë tani kufirin, sidomos pasi Serbia do të duhej të hiqte dorë zyrtarisht nga Kosova, dhe të merrte vetëm një pjesë më të madhe të Republikës së Srpska. Pra, për të statuskuoja do të ishte opsioni më i mirë./ CNA.al
The New Reality of the Western Balkans
Nga Patrick Novecosky “Fox News”Të enjten e 40 viteve më par...
Nga Danial Hegedus “The HillNdërsa administrata e Xho Bajden...
Përpara se një shpikje të mbërrijë në duart e publikut dhe t...
Adolf Hitleri ishte i tërbuar nga inati kur avioni i tij per...
Supozohet se mjekët u japin njerëzve mbështetje kur janë më ...
Nga Arthur C. BrooksNë “shënimet” e tij amerikane të vitit 1...
Nga Patrick Buchanan“Newsmax”“Ka shumë mënyra, përmes së cil...
Nga Jane Stannus “The Spectator”Ishujt Sejshell janë vendosu...
Samurai ishin disa nga luftëtarët më të frikshëm që ka njohu...
Nga Paweł PaszakKomisioni Evropian, refuzoi muajin e kaluar ...
76 vjet pas Ditës së Fitores – kapitullimit gjerman më 8 maj...
Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmik...
Nga Abhijit Banerjee & Esther Duflo “The New York Times”Do t...
Nga Jessica Maddox “The Hill”Të mërkurën, Bordi i Mbikëqyrje...
5 maj 1821 Napoleoni mbyll sytë përgjithmonë në ishullin-bur...
Nga Angelo Codevilla “The American Greatness”Çfarë po bëjnë ...
Nga Robin McKie, Ashley Kirk, Michael Safi, Hannah Ellis-Pet...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Lajmi i vdekjes së Napoleon ...
Mungesa e ndjeshmërisë tek disa njerëz, kurrë nuk do të resh...
Nga Matias Bauso “Riot Times Online”Në vitin 1969, Albert Pa...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...