Komunistët kinezë vazhdojnë të marrin ndihma nga Amerika
Nga Newt Gingrich &Claire Christensen “Newsweek”Edhe pse Par...
Nga Clare Nuttall ?Intellinews?
Sektorët e pasurive të patundshme dhe ndërtimit, po përdoren për të pastruar paratë e fituara në mënyrë ta paligjshme nga tregtia e drogës dhe trafikimit të emigrantëve në Ballkanin Perëndimor, duke çuar në një rritje të çmimeve të pronave.
Në këtë përfundim mbërrin një raporti i Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Raporti thekson se pastrimi i parave përmes ndërtimit dhe pasurive të patundshme ?është i popullarizuar, pasi sepse mbetet një mënyrë relativisht e lehtë, dhe mund të thithë sasi të mëdha kapitalit?.
Raporti ndalet në disa nga vendet kryesore të pastrimit të parave në rajon, të cilat kanë pësuar një rritje të fuqishme të çmimeve të pronave në vitet e fundit. Në Shqipëri, raportet ndalet kryesisht tek rritja e ndjeshme e çmimeve si në kryeqytetin Tiranë – që ka përjetuar një bum në ndërtime por edhe një rritje të çmimeve të pronave – ashtu si edhe në qytetin bregdetar të Vlorës, ku çmimet gjithashtu janë rritur.
Ndërsa ekonomia e Shqipërisë në tërësi, sidomos sektori i turizmit, u godit nga pandemia, aktiviteti i pasurive të patundshme u zgjerua me 5.5 për qind në vitin 2020. ?Në Vlorë, mendohet se grupet kriminale kanë investuar në sektorin e turizmit, duke përfshirë në hotele luksoze në bregdet. Çmimet janë rritur nga 600-700 euro për metër katror në vitin 2017 buzë bregut të detit në 1.000-1.200 euro në fillim të këtij viti.
Ekspertët kanë argumentuar se kjo rritje nuk mund të shpjegohet me një kërkesë më të lartë nga ekonomia reale apo rritja e të ardhurave zyrtare, por përkundrazi diktohet kryesisht nga paraja që buron nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, e cila është investuar në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme. Në Tiranë, po zbatohen aktualisht projekte luksoze në qendër të qytetit, të cilat nuk pasqyrojnë forcat e tregut?- thekson raporti.
Dokumenton citon një agjent të shitjes së pronave në Shqipëri, që thotë se një përqindje
e madhe e njerëzve që blejnë apartamente luksoze ?përdorin para që vijnë nga burime të paligjshme, dhe paguajnë me para në dorë?. Edhe kur pagesat nuk bëhen kesh por përmes bankave, verifikimi i burimit të fondeve nga bankat është ?shumë sporadik?.
Edhe industria e pasurive të patundshme në Serbi, përjetoi një ?rritje jashtëzakonisht të lartë? midis viteve 2018-2020, edhe pse shumë prej pallate të reja mbeten bosh. ?Ngjashëm me Shqipërinë, industria e ndërtimit vazhdoi të rritet gjatë pandemisë së Covid-19, pavarësisht tkurrjes së tërësi të ekonomisë.
Një shembull është punësimi në rritje dhe blerja e materialeve për projektin ujor të Beogradit. Çmimet për metër katror, kanë vazhduar të rriten në një treg që cilësohet si i ngopur. ?Ekspertët argumentojnë se kjo rritje, ka shumë të ngjarë të jetë pasojë e një sasie të konsiderueshme fondesh të paligjshme që po injektohen në treg. Ata sugjerojnë që tregu serb i pasurive të patundshme, është bërë qendra rajonale për pastrimin e parave përmes pasurive të patundshme?- vijon më tej raporti.
Në Malin e Zi, Nisma Globale vlerëson se klanet mafioze Kavac dhe Skaljari, zotërojnë pronë me një vlerë minimale 27 milion euro. Edhe tregu i pasurive të patundshme në Bosnje, dhe sidomos në Sarajevë ?ka tërhequr jo vetëm ka tërhequr kriminalët e zonës, por edhe grupe të trafikut të drogës dhe investitorë arabë që veprojnë ndërkombëtarisht? dhe kjo konfirmon faktin që Ballkani Perëndimor, përbën një vend tërheqës për pastrimin e parave të kompanive të huaja?.
Edhe Kosova përjetoi një bum në sektorin e ndërtimit në disa qytete në vitet 2016-2019. ?Një pjesë e madhe e këtyre, investimeve pretendohet se janë realizuar përmes fondeve të gjeneruara nga aktiviteteve kriminale, përfshirë korrupsionin, evazionin fiskal dhe trafikun e drogës nga njerëz pranë elitës në pushtet?-pretendon raporti.
Pas një bumi të ngjashëm edhe në Maqedoninë e Veriut, në vend janë hapur disa hetime mbi pastrimin e parave përmes industrisë së pasurive të patundshme, përfshirë një hetim ndaj ish-kryeministrit tashmë në arrati Nikola Gruevski.
Duke parë mënyrën se si pastrohen paratë përmes sektorit, raporti vëren se në disa vende në të gjithë rajonin, kompanitë që aplikojnë për leje ndërtimi, nuk janë të detyruar me ligj që të tregojnë prova të kapitalit të tyre apo origjinës së tij. Mjafton që ato të paguajnë taksën e infrastrukturës, e cila varet nga vlera e ndërtimit.
Dokumenti përmend praktika të shumta, të cilat krijojnë hapësirë ??për fshehjen e parave
të paligjshme, siç janë parapagimet e apartamenteve nga klientët, detyrimet e larta ndaj furnitorëve, deklaratat e kredive të mëdha nga palët e tjera (përveç bankave apo institucioneve financiare) dhe transaksione të drejtpërdrejta ndërmjet blerësve dhe investitorëve ose ndërtuesve.
?Këto metoda, u japin mundësi kompanive të pretendojnë se i gjithë investimi kryhet bazuar
në pagesat nga klientët, nga furnitorët dhe huatë nga palët e treta, duke lejuar kështu përfundimin e ciklit të pastrimit të produkteve kriminale?- thekson raporti.
Gjetja e mënyrave për të pastruar shuma më të mëdha parash, është bërë më e ngutshme në kushte kur po shtohen flukset e fondeve nga aktivitetet e paligjshme, të tilla si tregtia e barnave dhe kontrabanda e njerëzve. Vlerësimi i Nismës Globale për vlerën totale të tregut të kontrabandimit të emigrantëve në rajon (me një marzh gabimi prej 20 për qind) është midis 33.7 milion 50.6 milion euro për tre zonat kryesore të tranzitit, ndërsa totali për Ballkanin Perëndimor është disa herë më i lartë.
Ekziston gjithashtu një trafik i konsiderueshëm i drogave në rajon, që është njëkohësisht një burim dhe një rrugë tranziti për narkotikët. Shqipëria ka qenë prej kohësh një vend i rëndësishëm për prodhimin e kanabisit, me gjithë përpjekjet e qeverisë për ta zhdukur këtë fenomen, dhe sasi gjithnjë e në rritje të drogës prodhohen tani në Bosnjë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.
Për më tepër, Ballkani Perëndimor është një rajon kryesor tranzit për trafikimin e kanabisit, heroinës, kokainës dhe drogave sintetike. Sipas një vlerësimi nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), pastrimi i parave përbën rreth 2.7 për qind të PBB-së globale, ose 1.6 trilionë dollarë.
Fondi Monetar Ndërkombëtar, flet për 2-5 për qind të PBB-së globale. Duke i përkthyer këto përqindje për Ballkanin Perëndimor, atëherë rezulton se çdo vit në rajon pastrohen midis 1.8 miliardë dhe 4.6 miliardë euro. ?Këto shifra janë të jashtëzakonshme, veçanërisht kur vihen në perspektivë. Për shembull, për këtë vit, buxhetet e Ministrive të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ishin secila 168 milion euro; ndërsa ai i Kosovës vetëm 87 milion euro?- thotë raporti.
Raporti thekson se bankat ?luajnë një rol kryesor në pastrimin e parave, pasi ato shërbejnë shpesh si porta hyrëse drejt sistemit financiar?. Një mënyrë tjetër e pastrimit të parave është përmes blerjeve të aseteve luksoze, të tilla si veprat e artit, bizhuteritë, makinat dhe jahtet,
apo investimet në tregjet në rritje në kriptomonedhat dixhitale./ CNA.al
Nga Newt Gingrich &Claire Christensen “Newsweek”Edhe pse Par...
Nga Avi Loeb “Scientific American”Këshilla ime për shkencëta...
Nga Slavisha Batko Milacic “International Policy Digest”Një ...
Nga Patrick Novecosky “Fox News”Të enjten e 40 viteve më par...
Nga Danial Hegedus “The HillNdërsa administrata e Xho Bajden...
Përpara se një shpikje të mbërrijë në duart e publikut dhe t...
Adolf Hitleri ishte i tërbuar nga inati kur avioni i tij per...
Supozohet se mjekët u japin njerëzve mbështetje kur janë më ...
Nga Arthur C. BrooksNë “shënimet” e tij amerikane të vitit 1...
Nga Patrick Buchanan“Newsmax”“Ka shumë mënyra, përmes së cil...
Nga Jane Stannus “The Spectator”Ishujt Sejshell janë vendosu...
Samurai ishin disa nga luftëtarët më të frikshëm që ka njohu...
Nga Paweł PaszakKomisioni Evropian, refuzoi muajin e kaluar ...
76 vjet pas Ditës së Fitores – kapitullimit gjerman më 8 maj...
Një sistem i aftë që të zbulojë menjëherë një goditje sizmik...
Nga Abhijit Banerjee & Esther Duflo “The New York Times”Do t...
Nga Jessica Maddox “The Hill”Të mërkurën, Bordi i Mbikëqyrje...
5 maj 1821 Napoleoni mbyll sytë përgjithmonë në ishullin-bur...
Nga Angelo Codevilla “The American Greatness”Çfarë po bëjnë ...
Nga Robin McKie, Ashley Kirk, Michael Safi, Hannah Ellis-Pet...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...