"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetë ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Nga Leonid Ragozin ?Politico.eu?
Kur flasin për presidentin bjellorus Aleksandër Llukashenko, analistët politikë janë të detyruar të zhyten disi në fushën e psikanalizës. Cila periudhë e frikës paranojake mund ta ketë nxitur një udhëheqës të një vendi të urdhërojë forcën e tij ajrore të marrë peng një avion civil për të arrestuar jo një kundërshtar të fortë apo një terrorist të rrezikshëm, por një bloger?
Vendimi i Llukashenkos fundjavën që kaloi për të devijuar fluturim e avionit të linjës ?Ryanair?nga Athina në Vilnius për t?u ulur përkohësisht në Minsk, në mënyrë që të kapte gazetarin bjellorus Roman Protaseviç, vështirë se mund të shpjegohet në terma racionalë.
E njëjta gjë vlen për atentatin përmes helmit në gushtin e vitit të shkuar ndaj liderit rus të opozitës Aleksei Navalni, një kritik i shquar i presidentit Vladimir Putin, të cilin Kremlini e kishte cilësuar për vite me radhë me ironi dhe shpërfillje si ?bloger?.
Çfarë bëjnë këta blogerët, që i nxisin diktatorët e Evropës Lindore t?u vënë pas avionë luftarakë dhe ekspertë të armëve kimike? Të dy sulmet janë kosto të mëdha që po paguhen për fuqinë e fjalës së lirë, aktivizmin paqësor dhe mospajtimin e hapur me regjimet autoritare. Ato zbulojnë se çfarë dëmton më shumë udhëheqës si Llukashenko dhe Putin, çfarë i bën ata të ndjehen të vënë me shpatulla pas murit dhe ta humbasin toruan.
Protaseviç ishte redaktor i Nexta-s, një kanal shumë i suksesshëm në rrjetin social Telegram, që ishte shumë i dobishëm në mobilizimin e mbështetësve të opozitës bjelloruse gjatë protestave mbarëkombëtare të vitit të kaluar, të cilat u perceptuan herë pas here si një kryengritje paqësore popullore.
Videot e Navalnit në YouTube, që përshkruajnë në detaje hetimet e tij mbi korrupsionin e Kremlinit, patën një efekt të ngjashëm te rusët, duke e zgjeruar në mënyrë dramatike gjeografinë e protestave dhe mbështetësit e opozitës.
Të dyja lëvizjet kanë nxjerrë në pah një ndryshim radikal midis brezave në Bjellorusi dhe Rusi. Grupet përkatëse që drejtohen respektivisht nga Protaseviç dhe Navalni, nuk kanë luajtur asnjë rol në ngjitjen në pushtet të diktatorëve të tyre. Ata kanë si burimin e tyre kryesor të informimit jo televizionin, por internetin, që sot shërben si baza kryesore e lëvizjeve protestuese në të dyja vendet.
Këto sulme të kohëve të fundit, tregojnë se sa të nervozuar janë dy diktatorët nga kjo gjë.
Në pjesën më të madhe të dy dekadave të mbretërimit të tij në Rusi, Putini ka drejtuar një regjim shumë të butë gjysmë-autoritar. Sundimi i Llukashenkos ka qenë më i ashpër, sidomos në fund të viteve 1990, kur u vranë disa figura të opozitës.
Po sado që e shtoi dozën e shtypjes, ai nuk mund të krahasohet me diktatorët evropianë apo ata latino-amerikanë të shekullit XX. Përkundrazi, të dy regjimet, në Moskë dhe Minsk, kanë spikatur në represionin specifik, që ka synuar një numër shumë të kufizuar individësh, por të dizajnuar për të dërguar një mesazh tek të gjitha shtresa profesionale dhe shoqërore, duke ua ndryshuar kësisoj sjelljen e tyre politike.
Fakti që të dy tani po e përdorin shtypjen në shkallë të gjerë dhe sulmet mizore ndaj kundërshtarëve të tyre, duke mos bërë më asnjë përpjekje për ta mohuar këtë gjë, vetëm sa nxjerrin më në pah paqëndrueshmërinë politike në rritje në të dja vendet, por edhe cënueshmërinë e këtyre regjimeve.
Duke i etiketuar për kaq shumë vite si huliganë mbështetësit e opozitës, diktatorët po zhvillojnë tani atë që ata e perceptojnë si betejën më vendimtare të jetës së tyre, dhe që sipas tyre do të përfundojë me vrasjen e tyre në rast se nuk demonstrojnë një brutalitet edhe më të madh.
Si Putini ashtu edhe Llukashenko, kanë përmendur në momente të ndryshme mënyrën e vdekjes së dhunshme të diktatorit libian Muamar Gadafi, si diçka që forcat e errëta në Perëndim po përgatiten ta realizojnë në vendet e tyre dhe për ata vetë.
Kjo u ka dhënë një lloj ideje se çfarë mund të ndodhë me ta në rastin e një lufte civile apo revolucioni. E megjithatë, historia që po shpaloset para syve tanë, nuk është ajo e bjellorusëve dhe rusëve të pashpresë, të dënuar të jetojnë gjithë jetën e tyre nën diktaturë.
Përkundrazi, është më shumë një lloj përralle, është ?ora më e errët, pak para agimit?.Frika irracionale e Llukashenkos dhe Putinit ndaj Protaseviç dhe Navalnit, nuk shpjegon thjesht atë që po ndodh në Rusi dhe Bjellorusi. Por tregon rrugën që duhet të ndjekin ata jashtë vendit që kërkojnë të ndihmojnë këta 2 popuj.
Incidenti i ?Ryanair?, ka nxitur shumë analistë në Perëndim që të kërkojnë sanksione të reja kundër Bjellorusisë dhe Rusisë (shumë prej tyre janë të bindur se në të ishte i përfshirë edhe Kremlini, pasi disa qytetarë rusë zbarkuan në Minsk).
Masat e propozuara variojnë nga dëbimi i linjës ajrore kombëtare bjelloruse nga hapësira ajrore e BE-së, deri tek pezullimi i projektit të gazsjellësit ?NordStream 2?. Por problemi është se sanksionet e gjera dhe jo të personalizuara, vetëm sa i ndihmojnë diktatorët të mobilizojnë mbështetësit e tyre, duke krijuar tek ata ndjenja anti-perëndimore dhe mentalitetin e të rrethuarit nga armiqtë e jashtëm.
Regjimet e vjetra komuniste në Kubë dhe Korenë e Veriut, janë shembuj të gjallë të kotësisë së politikave të tilla. Por siç e treguan ngjarjet e së dielës, janë njerëz si Protaseviç dhe Navalnit, ata që regjimet kriminale i shohin si kërcënime ekzistenciale, si njerëz që përhapin fjalën e lirë dhe frymëzojnë.
Shumë më mirë sesa sanksionet do të ishte një përpjekje për t?u dhënë disidentëve strehë
të sigurta dhe një mundësi për ta bërë punën e tyre nga BE – heqje e pengesës së vizave dhe thjeshtimi i rregullave të qëndrimit për njerëzit që mund të ndikojnë tek bashkatdhetarët e tyre.
Sektorë të tërë të shoqërive civile ruse dhe bjelloruse, po gjejnë strehim në BE gjatë kësaj periudhe të paqëndrueshme:gazetarë, arsimtarë, aktivistë të të drejtave të njeriut. Vendet e BE-së janë bërë baza kryesore për udhëheqjen e opozitës bjelloruse dhe strategëve kryesorë në lëvizjen Navalni.
Mediat kryesore në gjuhën ruse, si Meduza, dhe institucionet arsimore si Universiteti bjellorus Evropian i Shkencave Humane në Vilnius, po operojnë jashtë vendeve baltike. Universiteti i Lirë i Rusisë i porsa-themeluar, me seli në Riga të Letonisë, ka në përbërje akademikët më të mirë rusë, që ofrojnë kurse falas në internet për cilindo që aplikon.
Edhe Shkolla e Studimeve Politike në Moskë – një nga institucionet kryesore që ka arsimuar udhëheqës politikë dhe socialë për 30 vitet e fundit – është detyruar gjithashtu të zhvendoset në Letoni, pasi u shpall si një agjente e huaj dhe organizatë e padëshirueshme në Rusi.
BE ka një mundësi unike për të luajtur një rol kyç në edukimin e brezit të ri të liderëve politikë dhe kulturorë rusë dhe bjellorusë, të cilët do të zëvendësojnë pashmangshmërisht liderët autoritarë të korruptuar që janë sot në pushtet.
Duke përqafuar pjesën e shëndetshme të shoqërisë në të dyja vendet, dhe duke bashkëpunuar me njerëz si Protaseviç dhe Navalni për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët evropiane, BE do të bëjë më shumë për të sjellë rrëzimin e diktaturave, sesa çdo numër sanksionesh që mund të vendosë kundër tyre./CNA.al
Nga Martin Wolf “Financial Times”Ne njerëzit jemi një specie...
Feja dhe filozofia kanë diskutuar prej kohësh mundësinë e ri...
Nga Michael Brendan Dougherty “National Riview”Në fillim të ...
Avioni presidencial “Air Force One”, është një simbol i Shtë...
Nga Renato Cristin “American Thinker”Më 9 nëntor të vitit 19...
Nga Rick Gates“Newsmax”Vendimi i presidentit amerikan Xho Ba...
Shumë studime kanë pohuar se për të pasur një jetë shumë të ...
Midis miteve dhe legjendave detare, pak janë aq të famshme s...
Nga Helen Branswell “Stat News”Po mbushet gati 1 vit e gjysm...
Nga Nektaria Stamouli “Politico.eu”Kryeministri i Maqedonisë...
Nuk ka asnjë dyshim se siguria është elementi qendror i të g...
Nga Enea Franza “Opinione.it”Duket se politika e zgjerimit e...
Nga Amelia Tait “The Guardian”Sa herë që ju puthni një qenie...
Nuk është ndonjë gjë e habitshme që veprimtaria kriminale mu...
Nga Michael Dorstewitz “Newsmax”Në më pak se 4 muaj në detyr...
Monedha kripto ia kaloi më 2020 të gjithë monedhave të tjera...
Telefonat celularë ose siç njihen më shumë sot “smartfonë”, ...
Nga Clare Nuttall “Intellinews”Sektorët e pasurive të patund...
Nga Newt Gingrich &Claire Christensen “Newsweek”Edhe pse Par...
Nga Avi Loeb “Scientific American”Këshilla ime për shkencëta...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...