"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Nuk ka asnjë provë të objekteve aliene që enden në planetin tonë. Të paktën kjo është ajo që pretendohet nga zyrtarët e inteligjencës amerikane, të cilët nuk kanë gjetur prova se të paktën 120 fenomene ajrore të paidentifikuara të para nga pilotët e ushtrisë gjatë 20 viteve të fundit kanë origjinë jashtëtokësore.
Megjithatë nga ana tjetër ata nuk janë ende në gjendje të shpjegojnë trajektoret, shpejtësinë e pabesueshme apo dinamikat e tjera të fluturimit. Kjo është përmbledhja e një raporti ende të klasifikuar, që do të bëhet publik më datën 25 qershor, i paraqitur pak ditë më parë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara nga shërbimet sekrete.
Ai cilësohet si raporti më i detajuar i hartuar ndonjëherë mbi ashtuquajturat Fenomene Ajrore të Paidentifikuara (UAP), një mënyrë më neutrale e atyre që në të kaluarën janë quajtur Objekte Fluturuese të Paidentifikuara (UFO). Po çfarë do të thotë kjo?
Raporti i kërkuar dhjetorin e kaluar nga senatori i Floridës Marko Rubio, përmban një analizë e detajuar të të dhënave mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara, të mbledhura nga Zyra e Inteligjencës Detare, FBI dhe Task Forca e Dukurive Ajrore të Paidentifikuara, dhe një deklaratë e ish-presidentit Barak Obama në emisionin ?Late Late Show? të Xhejms Korben, kanë ndezur fantazitë e atyre që besojnë se alienët ekzistojnë.
A thua se ?UAP? të ishte sinonim i ?jashtëtokësorëve?,dhe jo një përkufizim për të treguar ndonjë objekt që ushtria nuk po mundet ta identifikojë, ndoshta një dron apo një avion civil që ka hyrë në hapësirën ajrore ku stërviten pilotët e ushtrisë amerikane.
Në fakt nuk ka asgjë nga këto. Megjithëse me disa paqartësi, raporti i kërkuar nga Rubio tregon se ekspertët e dinin se çfarëdo të synonte ai:të paralajmëronte opinionin publik, si në Shtetet e Bashkuara dhe më gjerë, mbi veprimtarinë e mbikëqyrjes nga fuqitë e huaja, sidomos nga Kina dhe Rusia, duke qenë se dihen investimet e këtyre të fundit në avionë hipersonikë.
Pra me pak fjalë, nuk ka asnjë zbarkim të Marsianëve ose të vizitorëve të tjerë jashtëtokësorë, të paktën duke gjykuar nga provat e mbledhura deri më tani,numri i të cilave, ç`është e vërteta është rritur vitet e fundit.
Në vitin 2019, marina amerikane kishte konfirmuar vërtetësinë e disa videove ku shfaqen objekte që lëvizin në mënyrë të çuditshme. Ajo shtoi detaje të mëtejshme në zbulimet e bëra nga një program gjurmimi mbi UFO-t nga ana e Pentagonit, i udhëhequr në vitin 2007 nga ish-udhëheqësi i Senatit nga radhët e demokratëve Herry Reid.
Në gushtin e vitit të kaluar 2020, themelohet Task Forca për Fenomenet UAP për të ?marrë informacione të detajuara? mbi ?natyrën dhe origjinën? e objekteve të paidentifikuara fluturuese. Në fakt, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes kishte de-klasifikuar 3 video të realizuara nga pilotët e marinës amerikane – një nga nëntori 2004 dhe dy nga janari 2015 -që tregonin objekte misterioze, të cilat lëviznin me shpejtësi shumë të madhe.
Videot ishin bërë publike në media vite më parë, por zyrtarët e Pentagonit, që konfirmuan vërtetësinë e tyre i klasifikuan ato si sekrete për të ?sqaruar çdo keqkuptim publik nëse imazhet ishin reale ose jo, apo nëse kishte më shumë se një video të tillë?.
Pra videot nuk janë të rreme,dhe siç pritej ato nuk tregojnë avionët amerikanë, madje as programet tepër sekrete. Siç konfirmoi raporti i prezantuar në Kongres Më 3 qershor dhe për mediat më 25 qershor, kjo nuk do të thotë se kemi të bëjmë doemos me objekte aliene që kanë zbarkuar në Tokë.
E njëjta gjë vlen edhe për një video tjetër të marinës amerikane, që daton në korrikun e vitit 2019, dhe në të cilën një objekt sferik i panjohur fluturon mbi det afër San Diegos. Video e marrë nga një regjisor dokumentarësh dhe e transmetuar në televizionin Nbc News, tregon objektin e padeshifrueshëm që fundoset në ujë pas një fluturimi prej disa minutash.
Në realitet, qëndrimi i autoriteteve amerikane është gjithçka veçse jo i qartë. Ata autorizojnë shpërndarjen e pamjeve dhe ndërkohë konfirmojnë vërtetësinë e tyre, pra faktin që imazhet dhe fotot nuk janë artificiale.
?Përshtypja ime është se Departamenti amerikan i Mbrojtjes, është lodhur duke toleruar fuqi të tjera që ta vëzhgojnë atë dhe po kërkon mënyrën më të zgjuar për ta bërë të njohur këtë fakt?- thotë Paolo Ativisimo, një nga ekspertët më të njohur në Italinë Komitetin Italian për kontrollin e pretendimeve mbi Pseudoshkencat.
?Nga pikëpamja ushtarake, situata është delikate. Për amerikanët do të ishte një shenjë dobësie, pranimi se nuk janë në gjendje që të reagojnë kur dronët e fuqive të tjera survejojnë anijet e tyre ose shkelin hapësirën ??ajrore të stërvitjes së avionëve luftarakë.
Edhe rrëzimi i këtyre dronëve do të shkaktonte një incident diplomatik. Kjo është arsyeja se pse ka qenë gjithmonë më e përshtatshme të besojmë se ekzistojnë UFO-t. Nga incidenti i Rozuell e tutje, ekziston një traditë e pasur në këtë drejtim. Incidentet ushtarake shpesh mbulohen duke sugjeruar se ishte ndonjë ndërhyrje jashtëtokësore, në mënyrë që të parandalohen hetime më të thelluara mbi një operacion sekret??- thekson ai./CNA.al
Nga John Keiger “The Spectator”Zemërimi i shtirur në Berlin ...
Teksa bota po bëhet gati që të udhëtojë sërish, Evropa po dë...
Piratet femra janë bërë të njohura me portretizimin e person...
Nga Justin Urquhart Stewart “New Europe”Një aeroplan që devi...
Në një ditë gushti në vitin 30 Para Krishtit, faraonesha egj...
Nga Elisabeth Braw, Politico.euAleatët evropianë të Danimark...
Aty ku i mbyllin dyert europianët për shkak të krizës, shkoj...
Disa zyrtarë të qeverisë amerikane kanë vuajtur vitet e fund...
Nga Brian Fitzpatrick “Fox News”Si një agjent special i Kund...
Nga Joschka Fischer “Project Syndicate”Përveç pandemisë aktu...
Ngjarjet e ndryshme në historinë botërore,të cilat kanë form...
Nga Jan M.Olsen “Associated Press”Kopenhagen – Disa vende ev...
Mjekësia moderne ka bërë një rrugë të gjatë për të arritur n...
Nga Paolo Mauri “Il Giornale”60 mijë trupa, një buxhet vjeto...
“Linkiesta”Njerezit në mbarëbotën, duket se po bien dakord m...
Nga Laura Dodsworth “Spiked Online”Duhet të keni frikë. Shum...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Presidenti Xho Bajden dëshiron ...
“Gjeniu dhe çmenduria kanë diçka të përbashkët:që të dy jeto...
Shumica e vendeve në botë janë patriarkale, ndërsa gratë sun...
Hollivudi është i njohur për prodhimin e disa prej filmave a...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...