“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Nga John Connelly ?History Extra?
Shtetet moderne kanë lindur nga ideja e thjeshtë por revolucionare, se ato përfaqësojnë ?njerëzit? më mirë se sa shtetet nga të cilat zakonisht kanë dalë perandoritë. Gjithsesi, pasi krijohen, shtetet kombëtare duhet t?u shmangen shumë sfidave.
Ata janë të qëndrueshëm vetëm për sa kohë që i shtypin rivalët brenda kufijve të tyre, që pretendojnë të përfaqësojnë popullin më mirë se ata. Shtetet-kombe të reja të krijuara një shekull më parë në Evropën Lindore, janë shembuj kryesorë të këtyre modeleve.
Jugosllavia është veçanërisht një shembull ekzemplar në këtë aspekt. Ajo u krijuar menjëherë pas Luftës së Parë Botërore si një Mbretëri kushtetuese e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve.
Jugosllavia u përball shumë shpejt me sfida, për shkak se popujt në territorin e këtij shteti të ri, kishin jetuar nën regjime të ndryshme perandorake:boshnjakët dhe shumica e serbëve nën Perandorinë Osmane, disa serbë dhe gati të gjithë kroatët dhe sllovenët nën Perandorinë Habsburgase.
Ideja që këta popuj të ndryshëm duhet të jetojnë nën një shtet të vetëm, fillimisht ishte një ide. Ajo u formua në mendjet e intelektualëve të rinj të Evropës Lindore të viteve 1820, të cilët kishin studiuar nën drejtimin e filozofëve gjermanë, dhe besonin se kombet ishin bashkësi të bashkuara nga kultura dhe gjuha.
Ata e dinin se gjuha i bashkonte popujt sllavë të jugut. Nga fshati në fshat përgjatë gadishullit Ballkanik, nga Austria deri në Detin e Zi, njerëzit e kuptonin gjuhën e njëri-tjetrin. Kjo sugjeroi një origjinë të përbashkët të fiseve sllave, të cilët ishin vendosur në këtë gadishull në shekujt VI-VII.
Filozofia pohonte se njerëzit që flisnin një gjuhë, kishin një frymë të përbashkët. Kështu popuj e vegjël sllavë të jugut, duke folur një gjuhë të caktuar, serbo-kroatishten, dukej se ishin të destinuar që të formonin kombin jugosllav.
Shteti jugosllav që kishin ëndërruar patriotët u bashkua shumë shpejt pasi u shemb monarkia e Habsburgëve, dhe politikanët kroatë dhe ata sllovenë – nga frika se Italia ose Hungaria mund të pretendonin territore që ata i konsideronin si të vetat – kishin nevojën e ushtrisë serbe për t?u mbrojtur.
Në fundin e vitit 1918, u vendos që vendet e tyre të bashkoheshin me Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, përpara se fshatarët sllovenë apo ata kroatë të pyeteshin nëse donin t?i përkisnin këtij shteti të zgjeruar. Nuk pati as kohë për të negociuar një kushtetutë që mund t?u kishte dhënë këtyre popujve autonomi të kufizuar.
Qe nga mesi i viteve 1920, ishte e qartë se diçka nuk shkonte. Në mesin e kroatëve u formua një lëvizje popullore që kërkonte pavarësi të plotë. Udhëheqësit e saj pretenduan se serbët ishin të korruptuar dhe ?orientalë të turqizuar?, të cilët po e shfrytëzonin Kroacinë për synimet e tyre, duke preferuar të shfrytëzojnë kroatët ?më të civilizuar? sesa të punojnë më shumë vetë.
Kombet janë ?bashkësi të imagjinuara?, por më shumë ata janë në thelb kolektivitete në të cilat njerëzit i tregojnë njëri-tjetrit një histori të përbashkët mbi atë se kush janë. Deri në vitin 1925, ishte e qartë se historitë e rrëfyera nga serbët dhe kroatët ishin shumë të ndryshme. Shteti jugosllav do të drejtohej për dy breza nga Beogradi, kryeqyteti i Serbisë. Por ai nuk arriti të krijojë kurrë një grup historish të përbashkëta për të bashkuar popujt e tij. Ajo që mund të bënte ky shtet, ishte ta përdorte policinë për të shtypur kërkesat për pavarësi.
Situata ndryshoi në fundin e viteve 1980, kur lëvizjet nacionaliste u shfaqën fuqishëm në Serbi, pastaj në Kroaci, Slloveni dhe Bosnjë. Nacionalistët argumentuan se njerëzit duhej të qeverisnin vetë. Askush nuk i kishte pyetur kroatët apo sllovenët nëse dëshironin t?i përkisnin Jugosllavisë, thanë ata, ndaj kishte ardhur koha që atyre t`u njihej kjo e drejtë ?demokratike?.
Në dallim nga rasti i Çekosllovakisë, shpërbërja e Jugosllavisë ishte shumë e dhunshme, pasi kufijtë e republikave nuk përputheshin me ato të kombësive.
Kur kroatët votuan për pavarësi në pranverën e vitit 1991, zonat serbe të Kroacisë Lindore e shpallën veten të pavarur si një republikë serbe. Vitin që pasoi, edhe kroatët dhe myslimanët në Bosnjë zgjodhën pavarësinë, teksa paramilitarët serbë filluan të pushtonin territorin dhe t?i vrisnin dhe dëbonin banorët jo-serbë.
Fraza ?spastrim etnik?u bë më se e zakonshme. Leksioni që nacionalistët pretenduan t?u mësonin qytetarëve, ishte se jeta e një populli është e pasigurt nëse nuk garantohet ekzistenca e një shtet-kombi me kufij të sigurt. Të përhapura nga mediat e kontrolluara etnikisht, pretendimet ekstreme u bënë ?fakte? ndaj të cilave duhej të reagonin të gjithë politikanët.
Serbëve iu tha se myslimanët po planifikonin të krijojnë një Bosnjë etnikisht të pastër, se do t?u përdhunonin gratë dhe do t?u skllavëronin fëmijët. Deri në vitin 1992, mbështetësit e unitetit jugosllav dukej se flisnin një gjuhë të shkëputur nga realiteti.
Në vitin 1986 organi më i lartë akademik në Beograd pohoi se serbët në Kosovë përballen me ?gjenocid?. Ky ishte mesazhi që përdori diktatori serb Sllobodan Millosheviç për të ndërtuar pushtetin e tij në fund të viteve 1980, bazuar në tubime masive dhe mobilizimin e qindra mijëra njerëzve.
Por a mund të kishte mbijetuar Jugosllavia? Është e vështirë të imagjinohet një skenar në të cilin Jugosllavia mund të kishte mbijetuar, përveçse ndoshta njërit:Nëse ajo do të ishte bashkuar me BE-në përpara ngritjes së politikës nacionaliste.
Atëherë ajo do t?i përkiste një njësie të madhe që pretendonte të ekuilibronte interesat e rajoneve të saj, duke ruajtur identitetet e ndara. Kroatët ose myslimanët boshnjakë do të kishin qenë si skocezët apo irlandezët e veriut në një Mbretëri të Bashkuar para Brexit. Ndoshta Brexit e ka bërë Evropën Lindore më të kuptueshme në Britani.
Tani Irlanda e Veriut dhe skocezët mund t?i kuptojnë më mirë ndjenjat e kroatëve dhe myslimanëve që jetonin në Bosnjë në vitin 1992,kur ishin në një bashkim shumë më të vogël të dominuar nga një popull historikisht agresiv dhe perandorak si serbët.
Shënim:John Connelly, është profesor i historisë në Universitetin e Kalifornisë, dhe autor i librit ?Nga njerëzit tek kombet:Një histori e Evropës Lindore?./CNA.al
Nga Adrien Pécout “Le Monde”Pavarësisht nëse dëgjoni fjalime...
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në vjeshtën e vitit 2017, CNN, ...
Nga Philip Stephens, “Financial Times”Epoka e internacionali...
Është e vështirë të thuash nëse kujtesa fotografike ekziston...
Nga Cesare Martinetti “Huffington Post Italia”Vladimir Luzhg...
Nga Filippa Lentzos & Gregory Koblentz “The Conversation”A d...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Nga Tim O’Donnell “The Week”Gazsjellësi shumë i diskutueshëm...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Himnet kombëtare marrin një vëmendje të pazakontë në turnetë...
Edhe pse Vladimir Putin është një nga burrat më të pushtetsh...
Nga Daniel DePetris “The Spectator”Takimi midis presidentit ...
Nga Jennifer Mathers “The Conversation”Askush nuk pret ndonj...
Nga Igor Pellicciari “Formiche.net”Më 8 qershor, një muaj pë...
“The Straits Times”Me mefshtësinë e tij në procesin e zgjeri...
Ai quhet ndonjëherë si shteti më i vogël në botë, por nuk ës...
Në pamje të parë, historia njerëzore mund të duket si një ka...
Nga Alina Polyakova & James Lamond “Center for European Poli...
A është e vërtetë që diktatori sovjetik lexonte deri në 500 ...
Një vit më vonë sesa ishte planifikuar për shkak të pandemis...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...