SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Nga Adrien Pécout ?Le Monde?
Pavarësisht nëse dëgjoni fjalimet e dikurshme të ish-presidentit francez Sharl de Gol apo ndiqni këtë javë ndeshjet e Kampionatit EvropianEuro 2020, që të dyja do t?ju tregojnë se kontinenti shtrihet nga Oqeani Atlantik deri në Malet Urale.
Deri vonë, kampionati evropian i futbollit, i njohur si ?Euro?, është mbajtur kryesisht vetëm në një ose 2 vende. Por në vitin 2021, ai po organizohet nga 11 vende të ndryshme:nga Azerbajxhani (Baku) dhe Rusia (Shën Petersburg) deri në Gjermani (Mynih) dhe Itali (Romë).
Finalja e këtij viti, e planifikuar për më 11 korrik, do të zhvillohet në Londër, që sapo ka dalë nga Bashkimi Evropian. Ekzistenca kryesore politike e Evropës e ka selinë në Bruksel dhe merr formë në BE, që tani përbëhet nga 27 shtete anëtare, pasi Britania doli zyrtarisht më 31 janar 2020.
Ky numër është tashmë shumë më i vogël sesa Këshilli i Evropës ( 47 vende), organizata për të drejtat e njeriut me seli në Strasburg. Dhe është edhe më e vogël se Unioni i Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA), që është organi ?evropian? më i madh.
Me seli në Nion të Zvicrës, UEFA e përcakton veten si ?politikisht neutrale?, megjithatë ka shumë ndikim. Ajo ka të anëtarësuar 55 federata kombëtare, 24 prej të cilave po marrin pjesë në finalet e ?Euro 2020?.
Madhësia e UEFA-s është luhatur gjatë viteve, veçanërisht pas shpërbërjeve të Bashkimit Sovjetik dhe ish-Jugosllavisë, të cilat sollën disa anëtare të reja. Dhe Izraeli, në fillim anëtar, madje kampion i Konfederatës Aziatike, ra viktimë e bojkotit të shumë vendeve në zonën aziatike, ndaj u bë anëtar i UEFA-s në vitin 1994.
Por të dyja Evropat, ajo sportive dhe politike, u rritën veç e veç. Pas Luftës së Dytë Botërore, Federata Ndërkombëtare e Futbollit ushtroi presion për krijimin e konfederatave kontinentale. Kështu, UEFA u themelua në vitin 1954, në të njëjtin vit me homologen e saj aziatike dhe 3 vjet para asaj afrikane.
Konfederata e Amerikës së Jugut ekziston që nga viti 1916. Në kontinentin evropian, themelimi i UEFA-s në vitet 1950 përkoi me nënshkrimin e Traktatit të Romës (1957), që i hapi rrugën themelimit të Bashkimit Evropian, me krijimin e Komunitetit Ekonomik Evropian ( KEE).
Një tjetër simbol i dashur i ?evropianizimit?, festivali i këngës ?Eurovision?, nisi po ashtu atë dekadë. Në nivelin politik, ndërtimi i Shteteve të Bashkuara të Evropës ?u përball me mungesën e kohezionit midis popujve? thotë Uilliam Gasparini, autor i librit ?Evropa e Futbollit:Një socio-histori e ndërtimit të Evropës?.
Sociologu shpjegon se Bashkimi Evropian ?mbeti një çështje ekonomike dhe elitare; në zgjedhjet e para evropiane në vitin 1979, demokracia nuk kishte marrë ende formë?.Megjithatë, në kuptimin krejtësisht të kundërt, përmes popullaritetit të tij ?futbolli funksionoi si një vektor i fuqishëm për evropianizimin e qytetarëve?.
Por ka qenë një proces kompleks, siç dëshmohet edhe nga titulli ?Ashtu si në vitin ?18? që u shfaq në faqen e parë të revistës Franceze, ?L?Equipe?, kur Franca mundi Gjermaninë në ndeshjen e saj të parë në ?Euro 2020?. E përditshmja sportive zgjodhi të luante me dykuptimësinë,duke iu referuar fitores së Les Bleus në Kupën e Botës 2018, por në mënyrë të nënkuptuar edhe fitoren e aleatëve ndaj Gjermanisë në Luftën e Parë Botërore në vitin 1918.
Ndërsa Komuniteti Ekonomik Evropian ishte e kufizuar në 6 vende të Evropës Perëndimore, UEFAsynoi që në fillim të çlirohej nga logjika e Luftës së Ftohtë. Dhe kampionati evropian i futbollit e ilustron këtë hapje ndaj Lindjes komuniste.
Në edicionin e tij të parë, Kupa Evropiane e Kombeve bashkoi dy rivalë nga blloku socialist në finale kur Bashkimi Sovjetik mundi Jugosllavinë në Paris në korrikun e vitit 1960. Ndeshja u ?luajt në një mot me shi dhe para vetëm 17.000 spektatorëve? vinte në dukje Le Monde në atë kohë.
Spektatorët e paktë në stadiumin ?Parc des Princes?, patën privilegjin të admironin ?Merimangën e Zezë?, portierin sovjetik Lev Jashin, i njohur për preferencën e tij ndaj veshjeve të errëta. Ashtu si në rastin e Kupës së Botës, e organizuar për herë të parë në vitin 1930 nga francezi Zhyl Rime, asokohe president i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatës së Futbollit (FIFA), nisma për garën e re evropiane erdhi nga një tjetër drejtues i Federatës Franceze të Futbollit:Henri Delonei.
Me zgjerimin e mbulimit mediatik, interesi për evropianin e futbollit do të vazhdonte të shtohej gjatë dekadave. Ky kampionati do të realizonte?projektin e vjetër të një kampionati evropian që jo domosdoshmërisht synonte të ndërtonte një identitet Evropian, por që më tepër synonte të nxirrte në pah stilet e lojës, bazuar në konceptet kulturore të kombeve, me shpresën e vendosjes së një hierarkie sportive midis popujve?-shkroi Pol Dietshi, profesor i historisë bashkëkohore në Universitetin Franche-Comté, në revistën shkencore ?Pôle Sud? në vitin 2017.
?Suksesi popullor i kampionatit evropian të futbollit është sot një tregues i sigurt i fuqisë së ndjenjave kombëtare?-theksoi ai. Për Dietshi, evropiani i futbollit është provë se patriotizmi miqësor dhe festiv ekziston në të njëjtën shkallë, krahas ultranacionalizmit të dhunshëm dhe agresiv.
Garat midis klubeve, të cilat organizohen po nga UEFA, ndërtojnë po ashtu peizazhin evropian. Champions League, një tjetër nismë e francezëve, është një shembull i shkëlqyer i kësaj. Historiani dhe studiuesi i sporteve Filip Vonar shkroi në të përditshmen zvicerane Le Temps se ?Evropa është e përbërë nga vendet anëtare të UEFA-s?. Ai shtoi se përmes futbollit ?mbeten shumë të qëndrueshme përfaqësimet mendore të gjeografisë së Evropës?.
Në vitet 1990, lëvizja e lirë e kapitalit dhe mallrave brenda tregut të përbashkët evropian u pasua nga lëvizja e lirë e futbollistëve profesionistë, që u vulos nga ?vendimi mbi rastin Bosman? në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në vitin 1995.
BE përpiqet ende sot të kuptojë rolin e saj (nëse ka vërtet një të tillë) në rregullimin e këtij sporti. Rregulli i UEFA-s për një ?lojë të ndershme financiare?u miratua në vitin 2010, dhe synon të parandalojë që klubet të shpenzojnë më shumë nga sa fitojnë. Megjithatë, kjo nuk ka parandaluar hiper-inflacionin e pagave që marrin lojtarët.
Dhe as përpjekjen (tani për tani të dështuar) në fillim të këtij viti nga klubet më të pasura për të krijuar një Super League vetëm për përfitimet e tyre ekskluzive. Kjo nismë ishte një kujtesë se e ardhmja e projektit evropian të futbollit është përfundimisht po aq e pasigurt sa edhe ajo politike./CNA.al
Nga Tucker Carlson “Fox News”Në vjeshtën e vitit 2017, CNN, ...
Nga Philip Stephens, “Financial Times”Epoka e internacionali...
Është e vështirë të thuash nëse kujtesa fotografike ekziston...
Nga Cesare Martinetti “Huffington Post Italia”Vladimir Luzhg...
Nga Filippa Lentzos & Gregory Koblentz “The Conversation”A d...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Nga Tim O’Donnell “The Week”Gazsjellësi shumë i diskutueshëm...
Ajo e Kullës së Babelit, është një nga historitë më të famsh...
Himnet kombëtare marrin një vëmendje të pazakontë në turnetë...
Edhe pse Vladimir Putin është një nga burrat më të pushtetsh...
Nga Daniel DePetris “The Spectator”Takimi midis presidentit ...
Nga Jennifer Mathers “The Conversation”Askush nuk pret ndonj...
Nga Igor Pellicciari “Formiche.net”Më 8 qershor, një muaj pë...
“The Straits Times”Me mefshtësinë e tij në procesin e zgjeri...
Ai quhet ndonjëherë si shteti më i vogël në botë, por nuk ës...
Në pamje të parë, historia njerëzore mund të duket si një ka...
Nga Alina Polyakova & James Lamond “Center for European Poli...
A është e vërtetë që diktatori sovjetik lexonte deri në 500 ...
Një vit më vonë sesa ishte planifikuar për shkak të pandemis...
Nga Jonathan Guyer “American Prospect”Përmes një direktive t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...